• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nëse do keni ftesa nga nuncët e Vatikanit, ju nuk do të shkoni, qëndroni në heshtje dhe…”/ Realcioni sekret i zv / ministrit Sokrat Plaka

“Nëse u pyesin përsëri nga Vatikani për priftin Nikolla Troshani, u thoni se ai…”/ Korrespodenca sekrete me ambasadën shqiptare në Romë në ’90-ën

Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al publikon disa dokumenta të panjohura të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilat i përkasin vitit 1990, ku ndodhet një korrespodenca e ambasadës shqiptare në Romë, me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, ku ambasadori shqiptar, Dashnor Dervishi, informon ministrin Reiz Malile dhe eprorët e tjerë të tij në Tiranë, lidhur me letrën e dërguar pranë asaj përfaqësie diplomatike nga ana e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kryepeshkopit, Angelo Sordano, i cili shprehte dëshirën për të ardhur vetë në Shqipëri, me qëllim për të takuar ish – priftin katolik, Monsinjor Nikolla Troshanin, i cili pasi kishte kaluar vite të tëra në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, në atë kohë punonte në bujqësi në fshatrat e rrethin të Lezhës. Korrespodenca e plotë në mes ambasadës shqiptare në Romë dhe titullarëve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku përveç interesimit të madh, të shfaqur nga Vatikani për ish – Peshkopin, Nikolla Troshani me të cilin ata kishin humbur çdo lidhje, që nga koha e burgosjes së tij dhe nuk dinin nëse ai jetonte ende, si dhe përgëzimet ndaj qeverisë shqiptare, për pritjen që i bëri Nënë Terezës, ambasadori Dervish i bën me dije eprorëve të tij, se dy profesorët e Teologjisë në Universitetin e Romës, Andrea Rikardo dhe Damako në Universitetin e Barit, i kishin thënë se: Vatikani po shfaqte interesim të madh, për zhvillimet në Shqipëri dhe veprimtarinë e saj në arenën ndërkombëtare, ku në mënyrë të veçantë Selia e Shenjtë, po shprehte interes për integrimin e Shqipërisë në KSBE dhe po ndërhynte pranë qeverive të Europës Perëndimore, që të mbështesë hyrjen e saj në KSBE, para se të mblidhej konferenca e Helsinkit, etj., e deri tek përpjekjet e ambasadorit shëtitës të Vatikanit në vendet e Europës Lindore, Kolosuono, i cili i kishte konfirmuar se Vatikani kishte përgatitur dyzet peshkopë shqiptarë nga Kosova, në shkollat e Romës dhe po bëhej gati të krijonte diogjenezën me qendër në Prishtinë, që do të varej direkt nga Roma.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Korrespodenca e zv / ministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, me ambasadat shqiptare në Athinë, Gjeneve, Meksikë, Tanzani dhe Argjentinë, lidhur me ftesat e bëra nga ambasada e Vatikanit

                        DREJTORIA E PARË

                                                           I n f o r m a c i o n

Ambasada jonë në Athinë njofton se nuncio i Vatikanit i cili sapo ka paraqitur kredencialet, i ka dërguar ftesë titullarit tonë për të marrë pjesë në festën kombëtare më 5 dhjetor. Ambasada është në pritje të mendimit tonë. Nisur nga proceset e sotme ndërkombëtare, sidomos vendimet e mbledhjes së nivelit të lartë të KSBE-së në Paris si dhe nga vendimet e Pleniumit të 12 për çështjen e fesë, mendojmë se edhe mund të merret pjesë në festën kombëtare të Vatikanit.

                                   Tiranë 24 nëntor 1990

                                               SH I F R I M

                                     Nr. 4105            Data: 2.12.1990

Adresa: Ambasadës Athinë (shokut Izedin)

Koncepti: Tuajit 1792

Merr pjesë në pritjen, që jep nuncio i Vatikanit në 5 dhjetor. Po kështu, përgjigju letrës së tij të notifikimit. Për dijeninë tuaj, ambasadat tona në vendet e tjera, nuk do të marrin pjesë në pritjet e nuncëve të Vatikanit.

                                              Sokrati

                                                 D Ë SH I F R I M

                                        Nr. 31131                Nga: Athina

                                        Nr. 1863                  Data: 8.12.1990

                                     MINISTRISË SË JASHTME 

Sipas udhëzimit, vajta në pritjen e Vatikanit ku qëndrova rreth 30 minuta. Pronuncio shprehu hapur gëzimin e tij për pjesëmarrjen dhe kërkoi të bënim një fotografi së bashku. Edhe unë e falenderova për ftesën. Sot nga ambasada e Vatikanit, njoftuan se pronuncio kërkon të më bëjë një vizitë më 13 ose 14 dhjetor.

                           (vijon)

                                              SH I F R I M

                                 Nr. 4107            Data: 2.12.1990

Adresa: Ambasadave Meksikë, Argjentinë, Tanzani dhe misionit në Gjenevë.

Koncepti: Në rast se do të keni ftesa nga nuncët e Vatikanit, në pritjet e tyre mos shkoni. Për dijeninë tuaj, ambasadori ynë në Athinë do të marrë pjesë në pritjen e nuncit të Vatikanit atje.

                              Sokrati

                                           SH I F R I M

                              Nr. 4106                Data: 2.12.1990

Adresa: Gjithë ambasadave e titullarëve (Athinës jo)

Koncepti: Në rast se do të keni ftesa nga nuncët e Vatikanit për të marrë pjesë në pritjet e tyre, ju mos shkoni duke e lënë në heshtje. Për dijeninë tuaj, kemi autorizuar ambasadorin tonë në Athinë, që të shkojë në pritjen e nuncëve të Vatikanit në Greqi.

                                     Sokrati

                                                      D Ë SH I F R I M

                                           Nr. 31131                Nga: Athina

                                           Nr. 1863                  Data: 8.12.1990

                                           MINISTRISË SË JASHTME 

Sipas udhëzimit, vajta në pritjen e Vatikanit ku qëndrova rreth 30 minuta. Pronuncio shprehu hapur gëzimin e tij për pjesëmarrjen dhe kërkoi të bënim një fotografi së bashku. Edhe unë e falenderova për ftesën. Sot nga ambasada e Vatikanit, njoftuan se pronuncio kërkon të më bëjë një vizitë më 13 ose 14 dhjetor.

                        (vijon)

                                                D E SH I F R I M

                                       Nr.31132                Nga: Athina

                                       Nr.1865                  Data: Mbaroi

Lutemi miratimin dhe porositë se ku të përqendrojmë bisedën në se do ta pres. Për dijeni tuaj, nuncio nuk ka asnjë muaj që ka paraqitur kredencialet dhe tani po bën vizitat e njohjes.

                                     Izedini

                                                    SH I F R I M

                                                              Nr. 41624163

                                                             Data: 9.12.1990

Adresa: Ambasadës Athinë, shokut Izedin

Koncepti: tuajit

Prite pronuncion. Dëgjoje çfarë do të thotë. Nëse, propozon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mbaj shënim. Nga ana jote foli për procesin e demokratizimit në Shqipëri, përfshirë qëndrimin tonë ndaj fesë dhe institucioneve fetare, në bazë të fjalimit të shokut Ramiz dhe punimeve të Kuvendit Popullor. Foli dhe për vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri.

                                          D Ë SH I F R I M

                               Nr. 31667                Nga: Athina

                               Nr. 1904                  Data: 15.12.1990

                                 MINISTRISË SË JASHTME

Më bëri vizitë nuncio i Vatikanit. I fola për procesin e demokratizimit në Shqipëri, se po punohet nëpërmjet diversitetit të mendimeve e ideve. Në këtë drejtim ka edhe pengesa sic janë, mungesa e strukturave adekuate, e eksperiencës, etj.

                              (vijon)

                                     D Ë SH I F R I M

                              Nr. 31668                  Nga: Athina

                              Nr. 1906                    Data: e dyta

Këtu vura në dukje se disa forca si në rastin e Shkodrës, po e pengojnë këtë proces, duke shkatërruar pronën publike si dhe duke ngjallur ndjenjën e urrejtjes brenda kombit. Nuk përjashtohet edhe mundësia e influencave të huaja. Pastaj i fola për fenë, për vizitën e Nënë Terezës, etj.

                        (vijon)

                                         D Ë SH I F R I M

                              Nr. 31674                Nga: Athina

                              Nr. 1906                  Data: e treta

Në fund urova që takimi ynë të shërbejë sidoqoftë për në kuptuar më mirë njëri tjetrin. Pronuncio më falenderoi me terma të ngrohta që mora pjesë në pritjen e tyre kombëtare, dhe që i dhashë mundësinë që të bisedonim. Ai tha: “Ne kemi pasur lidhje të vjetra me Shqipërinë dhe do dëshironim të vendosim lidhjet diplomatike”.

                          (vijon)

                                    D Ë SH I F R I M

                          Nr. 31675                 Nga: Athina

                          Nr. 1907                   Data: e katërta

Ne vendosëm para pak ditësh marrëdhënie me Bullgarinë dhe tani ka mbetur vetëm Shqipëria me të cilën nuk kemi lidhje. Veprimet e të rinjve në Shkodër janë të dënueshme. Ata duhet të kuptojnë që po shkatërrojnë pronën e tyre që e kanë ndërtuar me djersë.

               (vijon)

                                     D Ë SH I F R I M

                      Nr. 31676                   Nga: Athina

                      Nr. 1906                    Data: e pesta

Vatikani e ka pritur mirë vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri. Unë e njoh personalisht atë qëkur kam shërbyer në Indi. Ajo, ka shumë influencë në Vatikan, sidomos tek Papa. Kaq influencë të madhe ka saqë e detyroi Papën të pranojë e të ngrejë në Vatikan, një shtëpi kongregacioni të saj.

                            (vijon)

                                D Ë SH I F R I M

                      Nr. 31677                   Nga: Athina

                      Nr. 1909                    Data: e gjashta

Kështu që tani atje, mblidhen lloj lloj njerëzish që mblidhen për të ngrënë e për të fjetur. Dhe kjo ka prishur pamjen e selisë, por Papa nuk mund t’i rezistojë kërkesës së Nënë Terezës. Pastaj pronuncio më pyet sesi qëndron problemi i familjes mbretërore shqiptare.

                                                 (vijon)

                                     D Ë SH I F R I M

                         Nr. 31678                Nga: Athina

                         Nr. 1910                 Data: mbaroi

Pasi dëgjoi shpjegimet e mia, ai tha se koha e mbretërve ka kaluar dhe se ata nuk mund të rikthehen e të zëvendësojnë sistemin republikan. Në fund pronuncio tha se i bëri përshtypje mënyra e civilizuar e shkëmbimit të mendimeve që bënë, dhe shprehu dëshirën të vazhdojmë të mbajmë kontakte.

                                             Izedini

                                 D Ë SH I F R I M

                          Nr. 31132              Nga: Athina

                           Nr. 1865               Data: mbaroi

Lutemi miratimin dhe porositë se ku ta përqendrojmë bisedën. Për dijeninë tuaj nuncio nuk ka asnjë muaj që ka paraqitur kredencialet dhe tani po bën vizitat e njohjes./Memorie.al

                                        Izedini

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 08 Gusht

Next Post

“Duke ripërdorur tapat e shisheve, po i nxjerrim namin e keq…”/ Korrespodenca me zv / kryeministrin, Spiro Koleka për pijen ‘Birra Korça’ që alarmoi Byronë Politike në ’63-in

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Duke ripërdorur tapat e shisheve, po i nxjerrim namin e keq…”/ Korrespodenca me zv / kryeministrin, Spiro Koleka për pijen ‘Birra Korça’ që alarmoi Byronë Politike në ’63-in

“Duke ripërdorur tapat e shisheve, po i nxjerrim namin e keq…”/ Korrespodenca me zv / kryeministrin, Spiro Koleka për pijen ‘Birra Korça’ që alarmoi Byronë Politike në ’63-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!