• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in

“Mbasi ndenjëm gjysëm ore të rrethuar, kursantët rusë i hodhën armët dhe …”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
“Mbasi ndenjëm gjysëm ore të rrethuar, kursantët rusë i hodhën armët dhe …”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
“Në stacionin e trenit në Leningrad, kursantët tanë filluan të brohorisnin për shokun Enver, kurse populli…”/ Ngjarjet e ’61-it, prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik

Halim Ramohito
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
Halim Ramohito
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
Halim Ramohito
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in
“Shoku Jorgji Pando i tha Kolonel Cibikinit, se po të jetë nevoja dhe me thikë nëpër dhëmbë do ta…”/ Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në ’61-in

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret”, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të P.P.SH-së) të cilat i përkasin vitit 1961 dhe janë pjesë e një dosje voluminoze me letra, raporte, informacione, relacione, udhëzime, peticione, etj., ku bëhet fjalë për fillimin e kontradiktave dhe prishjen e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Bashkimin Sovjetik, gjë e cila asokohe u ndie shumë tek studentët shqiptarë që  ndodheshin me studime në shkollat dhe universitetet e Bashkimin Sovjetik, të cilët, sipas urdhrit të marrë nga Tirana, i ndërprenë studimet dhe prisnin udhëzimet për t’u kthyer në Shqipëri. Dosja e plotë e studentëve shqiptarë në ish-Bashkimin Sovjetik, ku pjesa më e madhe e tyre, kryesisht ata që vazhdonin akademitë ushtarake, patën probleme të mëdha dhe u ndeshën me peripeci të shumta me autoritetet zyrtare ruse, duke u vënë deri në masën e arrestit si dhe ndërhyrja e atasheut ushtarak shqiptar në Moskë, gjeneral-major Halim Ramohito, për zhbllokimin e situatës dhe kthimin e studentëve ushtarakë shqiptarë në atdhe.

              Fondi: KOMITETI QENDROR I PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

                                               (Drejtoria e Jashtme)

Përmbajtja: RAPORTE E RELACIONE TË ISH ATASHEUT USHTARAK SHQIPTAR NË BASHKIMIN SOVJETIK HALIM RAMOHITO, PËRGJEGJËSVE TË GRUPEVE E SEKRETARËVE TË ORGANIZATAVE BAZË TË PARTISË TË KURSANTËVE DHE TË OFICERËVE QË STUDIONIN NË SHKOLLAT USHTARAKE TË BRSS KU BËHET FJALË: MBI ZBATIMIN E URDHRIT TË QEVERISË SË RPSH, PËR KTHIMIN NË ATDHE TË KURSANTËVE TË MARINËS, ETJ. PENGESAT DHE VËNIEN E TYRE NË KONDITA ARRESTI NGA ORGANET SOVJETIKE, QËNDRIMIN E MIRË POLITIK TË KURSANTËVE DHE OFICERËVE SHQIPTARË DHE BISEDAT QË ATA KANË PASUR ME QYTETARË, KURSANTË E OFICERË SOVJETIKË, PËR GJENDJEN NË BASHKIMIN SOVJETIK PAKËNAQËSITË NDAJ POLITIKËS SË HRUSHOVIT, MBLEDHJEN E BUKURESHTIT E TË MOSKËS, QËNDRIMIN NDAJ REVIZIONIZMIT JUGOSLLAV, SOLIDARITETIN E POPULLIT, KURSANTËVE, SI DHE DISA OFICERËVE SOVJETIKË, ME QËNDRIMIN E DREJTË TË PPSH-së.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

                                                                                                TEPËR SEKRET

                                                        R A P O R T

Gjatë qëndrimit tonë në Baku, që nga fillimi e deri në fund kemi dëgjuar nga oficerët, nga kursantët, dhe gjithashtu nga populli, sharje të ndryshme për Hrushovin. Një rast i tillë ka qenë kur u ngrit çmimi i biletës së autobusit që punonte nga ‘uçelishtja’ në Baku, nga 40 kopek në 2 rubla. Dëgjuam për herë të parë nga populli që e quanin Hrushovin, “kukuruza” dhe “tullac”. Në diskutimet me ne shumë oficerë dhe kursantë, pa i pyetur fare neve na thoshin që Hrushovi është hakmarrës dhe do të bëjë ashtu siç dëshiron ai. Sidomos shumë azerbajxhanas, e shanin dhe thoshin se nuk është Stalini që ka kryer krime, por Hrushovi që i mori të gjitha dekoratat për vete. Gjithashtu ata, thonin me humor se: tani do të dalë me propozimin e Hrushovit, një dekoratë në formën e kallirit të misrit. Na bëri shumë përshtypje qëndrimi i popullit, kur Hrushovi vizitoi Bakunë.

Makina e tij ecte me shpejtësi shumë të madhe dhe qëndroi afër tribunës qendrore. Kur një grua i’u afrua Hrushovit që t’i jepte bukë me kripë, vetëm 20 vetë duartrokitën, ndërsa të tjerët e vërshëllyen. Gjatë kësaj kohe, komanda sovjetike ka mbajtur qëndrim të mirë ndaj nesh. Pas ardhjes së Atasheut tonë në Baku, komanda filloi të na pyeste se përse ka ardhur Atasheu juaj këtu. Pas përfundimit të Mbledhjes së Moskës, edhe qëndrimi i komandës sovjetike ndaj nesh, ndryshoi shumë. Ky ndryshim, u bë më i theksuar kur qeveria sovjetike nxori jashtë territorit të Bashkimit Sovjetik, Atasheun tonë ushtarak. Në këtë periudhë, neve na vjen Sekretari i Parë i legatës, Gac Mazi dhe na sqaron plotësisht për situatën. Kur ne shëtisnim gjithmonë, na vinte nga mbrapa një i Sigurimit dhe për këtë arsye takimin e shokun e ambasadës, e zhvilluam në park. Kur përfunduam takimin, mua dhe një kursant, Baki Balilin, na thirri Zv/Komandanti për punët politike i ‘uçilishtes’ dhe na tha që t’i komunikonim shkakun që ne po iknim nga Bashkimi Sovjetik.

Ne, i treguam gjithë të vërtetën dhe ai na propozoi që kursantëve dhe popullit sovjetik mos tu deklaronim gjë, por t’u thoshim që po ikim me leje dhe do të riktheheshim përsëri. Në vijim të këtyre ditëve shumë ushtarakë sovjetikë, donin të dinin shkakun se përse ne po iknim nga atdheu i tyre. Dhe në përfundim të gjithë thonin fjalët më negative për Hrushovin dhe shokët e tij. Një Kapiten i I-rë që jepte kimi ushtarake, Hitrimov, kur ne i treguam se përse po largoheshim, deklaroi: “Hrushovi është si një shushunjë që të pi gjakun pak nga pak, por në fund ai do të pëlcasin. Ju doajeni Partinë tuaj dhe shokun Enver, pasi ju dhe e drejta jonë, do të fitojë”. Ai, deklaroi se kishte qenë në Shqipëri dhe se populli shqiptar e admironte popullin sovjetik. Gjithashtu një Kapiten i I-rë, inxhinier silurësh, na tha se: çfarë bën ai qerosi ne e marrim vesh, pasi ai po ndërton uzinën e çelikut në Indi dhe indianët, po luftojnë në Tibet kundër kinezëve. ‘Kukuruzu’, theksoi ai. po minon unitetin e kampit tonë socialist me ato udhëtimet e tij në SHBA, duke e quajtur Aizenhauerin “moi drug” dhe e ul shumë prestigjin e BRSS-së dhe socializmit.

Kur neve na u komunikua se partia ka marrë vendimin që ne të ktheheshim në atdhe, komanda sovjetike i ndaloi kursantët e tyre që të takoheshin me ne. Mirëpo prapë se prapë, ata vinin tek ne dhe na kërkonin që të takoheshim. Nga bisedimet tona, ata e morën vesh gjithë të vërtetën dhe kërkuan mbledhje në Organizatën e Partisë. Kur ne u bëmë gati për t’u nisur, kursantët sovjetikë nuk i lanë që të takoheshin me ne, por ata për nder të miqësisë sonë, brohoritën me ovacione të mëdha. Në takimin e fundit që unë pata me profesorin tim, Kapitenin e I-rë, Izotov, ai më tha: “Këtë parti komuniste e ka krijuar Lenini, dhe në këtë parti ka forca të tilla që edhe karrieristin më të madh, siç është ky plaku jonë, t’i tregojë vendin. Partia jonë, ka kaluar shumë furtuna, por kjo e tanishmja është më e rrezikshmja.

Në çdo biseda që ne kemi bërë, qoftë me qytetarët e thjeshtë, qoftë me oficerët, ata kanë një antipati shumë të madhe për Hrushovin dhe shokët e tij. Gjatë udhëtimit tonë me tren, me shumicën e pasagjerëve që takuam dhe biseduam, ata e etiketuan Hrushovin si një njeri të poshtër dhe hakmarrës. Një nën-kolonel i Mbrojtjes kundër-ajrore, na deklaroi që një shushunjë të tillë kaq të poshtër, nuk i’a kishin zënë sytë deri tani. Hrushovi ka qenë shkaktar i vdekjes së Kryekomandanti të raketave si dhe shkaktar i shumë aksidenteve të tjera. Në republikat e Kaukazit Hrushovi, nuk gëzon asnjëfarë autoriteti madje në shumë vende të dukshme të qytetit, ka shumë fotografi që e tregojnë atë shumë të shëmtuar.

                          Përgjegjësi i Grupit të I-rë 

                         Nën / toger Zahari Pirro d.v.

U shtyp në 2 kopje 

E dakt Kap.I. K. Kole

2.6.1961 Nr. 387

Tiranë më 17.6.1961

Biseda e A.P.P.SH. Jorgji Pando, me ish – Drejtorin e Fakultetit, Kol. Cibikin Afanas Vasilijeviç

Cibikin: E, shoku Pando, ju do të ikni dhe ne nuk e dimë ku do t’ju caktojnë?!

Pando: Do të na gjejnë ndonjë punë, nëse do ta të na lënë të lire, siç keni filluar juve të flisni, kohët e fundit.

Cibikin: Kështu na kanë thënë sovjetikët që kanë ardhur nga Shqipëria, të dëbuar nga juve dhe të qëlluar me gurë.

Pando: Ky është problem i madh i shkallës ndërkombëtare për të prishur miqësinë?! Por për dijeni ne, i kemi takuar disa nga ata sovjetikë “të dëbuar” nga vendi ynë, dhe nuk mundëm të dallonim “plagët” e tyre nga gurët. Përkundrazi, pamë në sytë e tyre lot indinjate për padrejtësitë që i bëhen një populli bujar dhe mikpritës. Dhe ata sovjetikë, e mbajnë mënd mirë që populli ynë i ka “qëlluar” me buqeta lulesh.

Cibikin: Juve, kështu ju ka thënë partia juaj dhe ambasada shqiptare këtu, ju ka udhëzuar që të jeni “nastrojeni” kundër Bashkimit Sovjetik.

Pando: Ju, po spekuloni në kuptimin “panjatije” me Bashkimin Sovjetik. Këtë fjalë, ju e ngatërroni me linjën e shtrembër që ndiqet nga grupi juaj. Partia dhe ambasada jonë, është më se e vërtetë që na kanë udhëzuar mirë e bukur që të ruajmë miqësinë me popullin dhe Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ashtu si edhe juve, ju kanë udhëzuar njerëzit e kësaj linje pa ju thënë të vërtetën, dhe kjo duket nga fjalët tuaja.

Cibikin: Po, ju kanë udhëzuar që të flisni kundër Hrushovit, duke mos kuptuar dhe vendi ynë dhe Nikita, janë një e të pandarë.

Pando: Ka kohë që tani marksistët “panjatije” dhe “popull-parti”, në vendin tuaj nuk janë më një. Një udhëheqje marksiste shpreh gjithmonë dëshirat e masave dhe popullit.

Cibikin: Me këto pikëpamje, mendoni se forcohet miqësia?!

Pando: Përderisa juve ndiqni këtë kurs, mendoni se do të forcohet miqësia?! Ne dimë që vetëm marksizmi, ka norma të caktuara në miqësi.

Cibikin: D.m.th. sipas jush ne nuk jemi marksistë?!

Pando: Nuk është e vështirë për të dalë në konkluzione të drejta, nëse ndiqni situatën e gjërave.

Cibikin: Sipas jush, kush është marksist?!

Pando: Mbaj mënd që shumë herë, ju na keni folur se njiheni personalisht me shokun Mao Ce Dun dhe e admironi atë si një njeri të madh. (Ky Cibikini, ka qenë disa vjet në Kinë, si zbulues para çlirimit të saj). Ky, i deklarova unë, është një nga ata të mëdhenjtë e të urtët.

Cibikin: Mbase dhe Enver Hoxha juaj, është “vsemirnij izvjesnij”. Pastaj unë, nuk kam folur ndonjëherë për Mao Ce Dunin.

Pando: Shoku Enver, është me të vërtetë i njohur në të gjithë botën marksiste. Dhe e keqja është se vetë Nikita juaj, i’a ka thënë këtë gjë. Por tani që s’ju ndoqëm linjën revizioniste, ai nuk na dalka i njohur! Kjo nuk varet nga juve. Pastaj, qëndrimi juaj për të mohuar se çka keni folur për shokun Mao Ce Dun, është i justifikuar, nëse pikëpamja e linjës suaj që njihet pa kurrfarë stabiliteti, ashtu si dhe nga pikëpamja juaj personale. Meqenëse po afrohet dhe dalja juaj në pension, dhe mesa dihet kohët e fundit shumë persona për arsye të njohura, nuk e gëzojnë këtë të drejtë, dhe jo vetëm kaq. Dhe më vjen shumë keq që nga goja juaj, si njeri i moshuar që jeni, të mohoni ato që keni thënë shumë kohë më parë.

Cibikin: Mao Ce Duni, do të ishte i madh nëse ai do të dilte nga zyra dhe do të merrte kontakt me popullin.

Pando: Ai, i ka marrë kontaktet dhe ka organizuar gjithë atë popull të madh që nga koha kur luftonte. Pastaj një gjë duhet të keni parasysh që marksistët, nuk i konsiderojnë udhëheqësit e tyre si tregtarë shëtitës.

Cibikin: Ja për shembull Nikita ynë, s’ka lënë vend pa shkuar për mbrojtjen e paqes. Ja kjo, është marksiste.

Pando: Sipas jush edhe princërit me suitën dhe familjen e tyre që shëtisin botën, mbrojnë paqen?! Kohët e fundit një gjë e çuditshme po i shtohet marksizmit. Që nëse udhëheqësit komunistë, do të puthen dhe përkëdhelen me udhëheqësit kapitalistë, atëherë këta të fundit do të na zbuten dhe pastaj të na bëhen “paqësorë”?!

(Shënim: Një ditë më pas në televizor po transmetohej takimi i përzemërt i Hrushovit me Sukarnon. Cibikini, që u ndodh atje, tha: “Ku është ai shoku Pando, që nuk i duron të puthurat”. Atëherë shokët tanë, i’u kundërpërgjigjën që këto ishin argumentet që ju kishin mashtruar juve. Se ju, besoni më shumë tek Sukarno, sesa tek lufta e komunistëve që i ka futur nëpër burgje, si pasojë e kësaj politike).

Cibikin: Parulla juaj është lufta dhe gjysma e njerëzimit le të vdesë, pastaj gjysma tjetër të shkojë në komunizëm.

Pando: Edhe poshtërsia, ka kufi. Nuk është hera e parë që dëgjohen fjalë të tilla në adresë të marksistëve. I kemi dëgjuar këto më parë nga imperialistët amerikanë, më pas nga revizionistët jugosllavë, dhe tani që i keni kopjuar, po i dëgjojmë dhe nga ju. Por përgjigja jonë, është e njëllojtë edhe për juve. Popujt, nuk janë të interesuar për luftën, se ajo sjell shkatërrime të mëdha, por mënyra sesi popujt do të mbrojnë paqen, është e ndryshme nga ajo që predikon revizionizmi dhe oportunizmi juaj.

Cibikin: Atëherë, tha ai merrni thikat nëpër dhëmbë (dhe bëri një gjest duke afruar thikën në gojën e tij si për të treguar se ne jemi kriminelë që mbajmë thika në dhëmbë) dhe luftoni.

Pando: Edhe disa herë të tjera ju kanë thënë se juve, nuk i keni shumë të qarta konceptet e politikës. (Shoku Mato Idrizi, po kështu, i kishte thënë më parë Cibikinit). Po juve, veproni ashtu siç ju thonë. Por për sqarim, po të jetë nevoja edhe marksizëm-leninizmin do ta mbrojmë me thikë në dhëmbë.

Cibikin: Sipas jush, ne do të qëndrojmë duarkryq dhe nuk do të luftojmë?!

Pando: Kundër kujt, do të luftoni?!

Cibikin: Kundër imperializmit.

Pando: Çfarë kuptoni ju me fjalën imperializëm?!

Cibikin: Imperializmin amerikan.

Pando: Ju, po putheni me ta dhe po i cilësoni si krenarinë e kombit, në një kohë që pak kohë pasi i thurët lëvdata De Golit ai, qëllon kundër udhëheqësit tuaj?!

Cibikin: Juve nuk e njihni gjendjen në Shqipëri, pasi ajo ka ndryshuar shumë kohët e fundit. /Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 2 Tetor

Next Post

“Për t’i shpëtuar punës së rëndë sfilitëse, gra dhe vajza të reja, gjymtonin trupin apo tentonin të hidheshin…”? Historia tragjike e të dënuarave në burgjet e Enver Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
“Për t’i shpëtuar punës së rëndë sfilitëse, gra dhe vajza të reja, gjymtonin trupin apo tentonin të hidheshin…”? Historia tragjike e të dënuarave në burgjet e Enver Hoxhës

“Për t’i shpëtuar punës së rëndë sfilitëse, gra dhe vajza të reja, gjymtonin trupin apo tentonin të hidheshin…”? Historia tragjike e të dënuarave në burgjet e Enver Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!