• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti sekret i ministrit Hekuran Isai: “Ushtarët e portit i kemi ndërruar disa herë, se janë implikuar në kontrabandë floriri, orësh dhe…”/ Raporti “sekret” për Ramiz Alinë

Arratisja e bujshme e ’89-s: “Dilni ju çuna shikoni Evropë me sy, në Brindisi do shohim televizor pa antenë dhe…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë

0
Shares
3.7k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e pestë

Memorie.al publikon disa dokumente të panjohura arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat bëhen publike për herë të parë, ku ndodhet një korrespodencë e titullarëve kryesorë të Ministrisë së Jashtme, me ambasadën italiane në Tiranë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë, lidhur me ngjarjen e datës 6 janar 1989, kur anija “Dukati” gjatë lundrimit në Detin Adriatik, u rrëmbye nga kapiteni i saj, Enver Meta, i cili kishte fshehur tetë shokë të tij në ambientet e anijes dhe bashkë me ta, mbajti peng shtatë pjesëtarët e ekuipazhit, deri sa dolën në portin e Brindisit. E gjithë kronologjia e asaj ngjarje të rëndë që pati jehonë të madhe në shtypin italian, e cila jo vetëm që shkaktoi një përplasje të fortë diplomatike në mes Tiranës zyrtare dhe Romës, por shkaktoi një furtunë të madhe në radhët e Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku u shkarkuan apo i’u dhanë masa të rënda ndëshkimore 15 zyrtarëve të lartë të zinxhirit drejtues, nga nënoficeri i Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, e deri tek Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, si dhe vetë ministrit Hekuran Isai, që i’u dha vërejtje e rëndë në mbledhjen e Byrosë që vazhdoi për disa ditë me radhë nën drejtimin e Ramiz Alisë, ku pati përplasje të forta midis anëtarëve të saj, me akuza të ndërsjellat për abuzime dhe shpërdorime, e deri në problemet familjare që ata kishin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

                                               Vijon nga numri i kaluar

Raporti sekret i ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, lidhur me dënimet dhe masat e rënda që u dhanë për ngjarjen e anijes “Dukati”

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE                            S E K R E T                                         

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME                                                 Ekzemplar Nr. 3                                     

NR.281 PROT

Tirane, më 13.1.1989

                                                                    I N F O R M A C I O N

                                  PËR ARRATISJEN E 9 PERSONAVE NGA RRETHI I DURRËSIT

Më datën 6 janar 1989 realizuan arratisjen me motobarkën “Dukati” 9 persona ndër të cilët Enver Halit Meta, lindur e banues në Durrës, vjeç 30, i martuar me 2 fëmijë, kapiten i motobarkës “Dukati” dhe Bardhyl Jakup Vogli, lindur e banues në Durrës, vjeç 22, i pamartuar, me arsim 8-vjeçar, punëtor në peshkim.

Shtatë personat e tjerë me qëndrim moralo-politik të mirë, me përjashtim të njërit,….., që ka qenë 3 herë i dënuar për vjedhje të pasurisë qytetare dhe nëna e tij……, pasi është divorcuar me të atin e…. është arratisur në vitin 1966 aktualisht ndodhet në SHBA.

Si u realizua arratisja?

Në kohën kur nuk ishin peshkatarët në motobarkë, Enver Meta e Bardhyl Vogli, organizojnë futjen dhe fshehjen e 7 elementëve armiq në të.

Në orën 17.40 është bërë nisja e motobarkës në rajonin e peshkimit, duke mbajtur ndërlidhje me dispeçerin deri në ora 20.00.

Pasi mbritën në kuadratin 24, peshkatarët kanë hedhur spirancën dhe kanë shtrirë elektro-linjën, Enver Meta, organizon shërbim, duke lënë roje Bardhyl Voglin, kurse të tjerët i fut të pushojnë. Në këtë kohë nxjerr elementët armiq nga vendi që i kishte fshehur, organizon izolimin e peshkatarëve, ndez motorin e motobarkës dhe niset në rrugën e tradhtisë.

Pse këta armiq arritën të arratisen?

  • Këta elementë armiq realizuan arratisjen, pa u zbuluar e ndëshkuar, për arsye se organet e Sigurimit të Shtetit nuk ranë në gjurmët e tyre që në fazën e kompaktësimit dhe të organizimit si grup prej 9 vetash. Kuadrot kryesorë të Sigurimit të Degës së Brendshme Durrës, e në veçanti ata që kanë patur e mbajtur në lidhje si……, kanë përgjegjësi të rëndë si për paaftësinë e forcës zbuluese ashtu dhe për shkeljen e normave që kanë të bëjnë me vërtetimin e rrjetit sekret informativ.

Fakti që…..vinte nga radhët e të dënuarve, që edhe pasi ishte liruar vazhdonte veprimtarinë armiqësore në grup për arratisje, bënte të domosdoshme rritjen e vigjilencës e zbatimin me disiplinë të lartë të normave të punës me rrjetin sekret informativ.

Gjithashtu….. kishte nënën të arratisur, ai ishte interesuar për të, kishte filluar edhe korrespondencën. Për këto kishte informuar në organet e Sigurimit në Durrës, por nga këto organe nuk ishin bërë verifikimet e nevojshme për të parë saktësinë, vërtetësinë e tyre. Ai kishte informuar edhe për…., me sa duket për të vënë në gjumë organet e Sigurimit të Shtetit. Edhe kjo e dhënë nuk ishte verifikuar e saktësuar.

Për këtë ngjarje të rëndë si dhe për shkeljen e normave të veprimtarisë operative, ka përgjegjësi të veçantë shoku Agron Tafa, si drejtues i organit; përgjegjësi ka dhe Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit, shoku Zylyftar Ramizi, që megjithëse kanë shkuar disa herë në Durrës, nuk janë ndaluar për një punë konkrete efektive në çështjet e mëdhaja që preokupojnë Sigurimin e Shtetit në këtë rreth delikat.

  • Arratisja u bë për shkeljen e të gjitha normave dhe rregullave në kontrollin e shërbimit kufitar, megjithëse disa ditë përpara, ishte tërhequr vëmendje dhe thënë një sërë porosish me rastin e futjes të një punëtori tjetër në anijen tregtare e që arriti deri në Ravena të Italisë.
  • Nuk u zbatuan rregullat për kontrollin fizik të motobarkës. Kontrolli i Kufirit që sipas rregullave duhej të futej në të gjitha mjediset ku mund të fshihen shkelës kufiri, për neglizhencë nuk e bëri, por u mjaftua vetëm me rreshtimin e ekuipazhit nga larg, bile ai nuk hipi fare në barkë. Për këtë u arrestua.

-Rojet e shërbimit kufitar në vend-qëndrimin e mjeteve të peshkimit, nuk zbuluan elementët armiq që u futën pa leje në motobarkë, megjithëse nuk e kishin motobarkën më larg se 30 m.

Shkaqet e këtyre shkeljeve të rënda e kanë bazën tek liberalizmi në zbatimin e normave e rregullave të vendosura për ruajtjen e kufirit në sektor ujor. Ato vërtetojnë mungesën e disiplinës në kontroll ndaj mjeteve tona të lundrimit, me mendimin e gabuar se ekuipazhi është i zgjedhur dhe elementi armik që mund të fshihet s’ka ku shkon, sepse mjeti pas peshkimit do të kthehet prap në qendër.

Siç doli nga efektivi i kufirit dhe peshkatarët, shkelje të tilla janë bërë edhe herë të tjera. Këto shkelje të rregullave të regjimit kufitar ishin studiuar, njohur dhe u shfrytëzuan nga armiku Enver Meta.

Për shkelje të rregullave të shërbimit, komprometime e in-disiplinime të disa ushtarëve në shërbim, kemi konstatime e kemi pasur informacione, për të cilat gjatë 3-4 vjetëve të fundit, jemi ndalur, duke shkarkuar dy herë komandën e pikës së kontrollit në portin e Durrësit, kemi hequr e zëvendësuar ushtarë të kompromentuar me të huaj me dhurata, kontrabandë orësh, deri shitje floriri. Për këtë qëllim edhe i kemi dubluar rojet pranë anijeve të huaja. Por ngjarja e rëndë që ndodhi tregon se edhe këto masa nuk kanë qenë efektive.

Ngjarja ngarkon me përgjegjësi të rëndë edhe komandën e Batalionit të Kufirit të Durrësit, për mungesë kontrolli e mos vendosjen e disiplinës ushtarake, të fortë e rigoroze, për ambientim me një situatë të sëmurë.

Veç përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që kanë kuadrot e bazës, për këto të meta e dobësi përgjegjësi të rëndë ka dhe Komanda e Forcave të Kufirit, shoku Ferit Zeneli, Enver Pataj e Ismail Skeja të cilët megjithëse edhe këta kanë shkuar shpesh herë në Durrës, nuk kanë vendosur rregull, disiplinë që kërkojnë masat e shërbimit në kufi.

Ngjarja u analizua në sektorin e sigurimit dhe të kufirit, u caktuan detyra konkrete për përmirësimin e gjendjes. Detyra konkrete ju shtruan sektorit të Sigurimit për të verifikuar e zbuluar dorën e zbulimeve të huaja.

Çështja u analizua dhe në Kolegjiumin e Ministrisë ku me një frymë kritike e autokritike nxora dhe unë si ministër i Punëve të Brendshme, përgjegjësinë time për këtë ngjarje.

Kolegjiumi i Ministrisë sipas shkallës së përgjegjësisë direkt mori dhe masa. U nxorën në lirim (me afate të ndryshme):

  1. Zëvendës Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Durrës, që drejton sektorin e Sigurimit dhe ka në vartësi portin, shoku Shemsi Spaho.
  2. Shefi i sektorit të Sigurimit për qytetin e Durrësit, shoku Arif Mezini.
  3. Punëtori Operativ që ka patur……., shoku Hamdi Medani.
  4. Komandanti i Batalionit të Kufirit Durrës, shoku Sabri Keçi
  5. Komandanti i Pikës Kontroll Kalimit në Portin e Durrësit shoku Adrian Lala.
  6. Oficer i drejtimit pranë Komandës Kufirit në Ministri, shoku Kapllan Vani.
  7. Komandanti i Postës Policisë Portit të Durrësit, shoku Bajram Idrizi.
  • U shkarkuan nga funksionet ekzistuese 2 kuadro që lidheshin me ngjarjen: shefi i shtabit Batalionit të Kufirit Durrës, Sadik Ahmeti dhe shefi i seksionit të Sigurimit të Portit, Pëllumb Dedja.
  • Ju dhanë në linjë shtetërore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” shokëve: Agron Tafa, Zylyftar Ramizi, Ferit Zeneli dhe Ismail Skeja si zëvendës komandant i Forcave të Kufirit që ka në vartësi direkt pikat e kontroll kalimit të kufirit.

Disa çështje të tjera që edhe mund të lidhen me problemin e mësipërm.

  1. Është e vërtetë që tendenca e arratisjes ka qenë dhe është e mprehtë. Organet tona për këtë tendencë kryejnë një volum të madh pune; në ndjekjen e tyre harxhojnë mjaft kohë, forca, mjete dhe para. Për këtë tendence nga viti 1984 e deri tani janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 1100 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe Degët e Punëve të Brendshme. Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6 mujorin e parë të vitit 1988, mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për t’u arratisur në zonat kufitare, 495 vetë.
  2. Që nga çlirimi e deri në vitin e fundit janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria 11.800 vetë. Para vitit 1955, arratisjet kanë pasur karakter klasor, ata kanë qenë kryesisht armiq të pushtetit popullor e të deklasuar, kurse pas këtyre viteve e deri tani kryesisht nuk janë persona të armiqësuar politikisht apo ideologjikisht me pushtetin popullor, por në pjesën dërmonjëse janë njerëz të degjeneruar dhe të moshave të reja, të ndikuar nga propaganda borgjezo – revizioniste për një jetë të shthurur e liberale, kanë qenë të rinj me vese dhe akte rrugaçërie; shumica e tyre nuk i janë shtruar punës e kanë patur prirje të dembelizmit, nuk janë afruar e nuk kanë qenë të organizuar me organizatat e rinisë.
  3. Ngjarja e fundit na evidenton se portet tona që ndodhen brenda qyteteve nuk trajtohen si vija kufitare nga ku elementi armik sidomos ai i brendshëm mund të realizojë e kryejë veprimtari armiqësor, deri në arratisje. Konkretisht në portin e Durrësit kryejnë aktivitetin e tyre 6 ndërmarrje ekonomike, aty qarkullojnë në hyrjet e daljet rreth 10.000 punonjës. Sot të drejtën e fletë hyrjeve në port për punonjësit që punojnë në tokë e kanë vetë drejtoritë e ndërmarrjeve, kurse për ata që punojnë e hipin në mjetet lundruese e kanë Degët e Punëve të Brendshme. Përveç liberalizmit që ka në zbatimin e rregullave të hyrje-daljeve, ndikon negativisht edhe rrethimi jo si duhet i territoreve të porteve, ndriçimi i dobët i këtij rrethimi, ekzistenca e disa portave për hyrje- daljet etj.

Një gjendje e tillë është përafërsisht edhe në portet e tjerë. Mendojmë që krahas masave për përmirësimin e rrethimeve dhe të ndriçimit të porteve nga ndërmarrjet ekonomike e organet e pushtetit, të merren masa të forta për hyrje – daljet në porte si nga organet tona të punëve të brendshme, ashtu dhe drejtoritë e ndërmarrjeve. Rojet e post-blloqeve të porteve të jenë në vartësi e ky shërbim të kryhet nga forcat e kufirit sepse sot ato për hipjet e zbritjet në anije janë të forcave të kufirit; kurse në post-blloqet për hyrje daljet, disa janë të policisë, disa të vetë ndërmarrjeve.

4. Analiza e ngjarjes në anijen “Dukati” nxjerr në pah edhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkërendimit midis ndërmarrjeve të mjeteve të lundrimit, kufirit dhe ushtrisë. Këtu ka vend për të saktësuar ndonjë të metë në urdhrat e udhëzimet, por kërkohet sidomos bashkërendim për të zbatuar me rigorozitet normat dhe rregulloret ekzistuese, për koordinimin e punëve që mbulojnë radarët e kufirit e radarët e ushtrisë në ruajtje të sipërfaqes së ujit, për të zbatuar me rreptësi urdhrin që kur anijet dalin në det, çdo dy orë të lidhen me radio me qendrën. Në këtë drejtim ka shkelje flagrante. Vetëm në natën e 6 janarit 1989, nuk e zbatuan këtë urdhër 13 anije të peshkimit. Gjithashtu ndërmarrjet e peshkimit nuk japin sipas rregullave qysh më përpara komandës kufirit dhe ushtrisë edhe planin e lëvizjes së anijeve me formularët e caktuar për këtë çështje./Memorie.al

                MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                           HEKURAN ISAI

                                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 21 Korrik

Next Post

“21 korrik 1969, anija kozmike “Apollo-11” zbriti në hënë. Uljen e saj po e shikojmë në televizor, kthimin s’e pashë se fjeta, por fatkeqësi që…”/ Kur Enveri ndiqte live garën hapsinore

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
“21 korrik 1969, anija kozmike “Apollo-11” zbriti në hënë. Uljen e saj po e shikojmë në televizor, kthimin s’e pashë se fjeta, por fatkeqësi që…”/ Kur Enveri ndiqte live garën hapsinore

“21 korrik 1969, anija kozmike “Apollo-11” zbriti në hënë. Uljen e saj po e shikojmë në televizor, kthimin s’e pashë se fjeta, por fatkeqësi që…”/ Kur Enveri ndiqte live garën hapsinore

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!