• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
“Aventura shqiptare” e tre vajzave: Elsa Koch, Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, pengje të Enverit, që çoi në pushkatimin e 104 të burgosurve të Prishtinës
“Ndrecë ‘qelbaci’, apo ‘Akrepi’, siç e thërrisnim ne të dënuarit mes nesh, pasi qelbte era përç një orë larg, ishte polici më negativ, pisanjos proverbial, mizor…” / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
“Torturat, pushkatimi i 104 shokëve dhe lirimi pasi familjet paguan 20 napolona flori../Kujtimet e ish-të burgosurit në kampin nazist të Prishtinës.”

Nga Frank Shkreli

Memorie.al / Më 7 Nëntor 2025, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur zyrtarisht, javën 2-8 Nëntor 2025, si ‘Java e Anti-Komunizmit’. Anti-Communism Week, 2025 – The White House. Deklarata e Presidentit Trump, ka për qëllim të kujtojë viktimat e regjimeve komuniste dhe të ritheksojë kundërshtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj komunizmit. Në deklaratën e lëshuar javën që kaloi nga Shtëpia e Bardhë, në lidhje me këtë njoftim, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump, e përshkruan komunizmin si “një nga ideologjitë më shkatërruese në histori”.

Një ideologji që ka shkaktuar vdekjen e “më shumë se 100 milionë jetëve”, nga regjimet komuniste të shekullit të kaluar. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e sheh Javën e Anti-komunizmit në Amerikë, edhe si një nderim e kujtim të viktimave të regjimeve komuniste në të kaluarën, por, njëkohësisht, edhe si një paralajmërim kundër lëvizjeve politike majtiste bashkëkohore të ditëve të sotme, duke thënë se; “zëra të rinj po përsërisin gënjeshtrat e vjetra”.

Duke i paraqitur idetë e tyre me gjuhën e gjoja ‘drejtësisë sociale’ dhe të ashtuquajturit “socializëm demokratik”. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila përcakton Javën e Anti-Komunizmit në Amerikë, kritikohet ashpër “doktrina e keqe” e komunizmit, ndërsa u bëhet thirrje amerikanëve të mbrojnë “lirinë dhe vlerat njerëzore”, përballë kërcënimeve aktuale në botë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

Në deklaratën e tij, Presidenti Donald J. Trump përshkroi komunizmin si një ideologji shkatërruese, përgjegjëse për vuajtje të mëdha, anë e mbanë botës. Ai tha se; “anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim mbi kombe dhe jetë njerëzish.

Më shumë se 100 milionë njerëz janë vrarë nga regjime komuniste që synonin të zhduknin besimet fetare, të shtypnin lirinë dhe të shkatërronin begatinë e fituar me punë të rëndë, duke shkelur, njëkohësisht dhe brutalisht të drejtat dhe dinjitetin njerëzor dhuratë nga Zoti kundërshtarëve politikë të komunizmit dhe gjithë njerëzve.

Ndërsa nderojmë kujtimin e viktimave të komunizmit, ne ritheksojmë premtimin tonë kombëtar për të qëndruar të palëkundur kundër komunizmit, për të mbrojtur kauzën e lirisë dhe vlerat njerëzore dhe për të afirmuar edhe një herë se asnjë sistem qeverisjeje nuk mund të zëvendësojë kurrë vullnetin dhe ndërgjegjen e një populli të lirë”, – thuhet në deklaratën e Presidentit Trump, me rastin e njoftimit të shpalljes së Javës së Anti-komunizmit në Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se për më shumë se një shekull, komunizmi ka sjellë vështirësi dhe vuajtje të mëdha kudo që është përhapur ajo ideologji, anë e mbanë botës. Presidenti Trump shtoi se: “Për më shumë se një shekull, komunizmi nuk ka sjellë gjë tjetër përveç rrënimit të njerëzimit. Kudo që përhapet, regjimet komuniste zhdukin kundërshtarët, ndëshkohen bindjet e kundërta dhe kërkon që njerëzit të gjunjëzohen para pushtetit të gjithëfuqishëm të shtetit, në vend që të mbrojnë lirinë dhe të drejtat njerëzore.

Historia e komunizmit është shkruar me gjak dhe dhimbje, një kujtesë e zymtë kjo se komunizmi nuk është gjë tjetër veçse një fjalë tjetër sinonime me skllavërinë”, – shprehet Presidenti Trump në deklaratën e tij. “Amerika e refuzon këtë doktrinë të keqe”, nënvijoi Presidenti Trump.

“Ne mbetemi një Komb i themeluar mbi të vërtetën e përjetshme që liria dhe mundësia janë të drejta që nga lindja për çdo person, dhe asnjë ideologji, qoftë e huaj apo vendase, nuk mund t’i shuaj ato”, – theksoi ai.

Njoftohet se si pjesë e festimeve të Javës Anti-Komuniste në vitin 2025, plot 34 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në nderimin e viktimave të regjimeve shtypëse, ndërsa do të angazhohen për mbrojtjen e lirisë individuale. Duke përfunduar deklaratën e tij me atë rast, Presidenti Trump u shpreh se; “ndërkohë që shpallim Javën Anti-Komuniste në Shtetet e Bashkuara, ne qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave që na dallojnë si një popull i lire”.

“Ne nderojmë viktimat e regjimeve diktatoriale shtypëse duke mbajtur të gjallë kauzën e tyre për të cilën ata dhanë jetën duke siguruar që komunizmi dhe çdo sistem që mohon të drejtat për jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë, më në fund të gjejnë vendin që meritojnë, njëherë e përgjithmonë në koshin e plehrave të historisë”, – ka deklaruar Presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke njoftuar Javën e Anti-komunizmit në Amerikë.

Për mua dhe veteranë të tjerë të luftës së ftohët shekullin e kaluar, shpallja e Javës Anti-Komuniste në Amerikë nga Presidenti Trump javën që kaloi, ishte një dejavu, duke na kujtuar “Javën e Shteteve të Robëruara” (The Captive Nations Ëeek), përcaktuar si e tillë me një rezolutë të Kongresit dhe nënshkruar nga Presidenti Eisenhoëer në vitin 1953, me qëllim për të treguar solidaritetin e Amerikës me vendet e robëruara nga komunizmi, në kulmin e luftës së ftohtë.

Sa i përket shpalljes së Javës së Anti-Komunizmit nga Presidenti Trump javën që kaloi, disa media reaguan duke shkruar se ky vendim nga Shtëpia e Bardhë në këtë kohë, nuk duket të jetë, thjesht, nji vendim simbolik, por një përpjekje e qëllimit si pjesë e një diskursi më të gjerë politik në Amerikë, përball dukurive të të ashtuquajturit “socializëm demokratik”, një qëndrim i fortë i administratës Trump ndaj ideologjive politike të majta, si një kërcënim i vazhdueshëm ndaj lirisë nga regjimet autoritare.

Në fund, mbetet për t’u parë, por sipas disa vërejtësve, shpallja nga Presidenti Trump i Javës së Anti-Komunizmit, javën e kaluar, mund të ketë, eventualisht edhe ndërlikime në politikën e jashtme dhe ndërkombëtare, duke marrë parasysh se në Deklaratën e Shpalljes së Javës Anti-Komuniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Presidenti Trump, u referohet regjimeve dhe viktimave të shtypjes komuniste.

Veçanërisht kur është fjala për shtetet me histori dhe regjime komuniste të shekullit të kaluar, siç është Shqipëria, një vend që si asnjë tjetër shtet ish-komunist në Evropë –35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — refuzon të përballet, zyrtarisht, me të kaluarën e saj kriminale komuniste,

Është absolutisht e pakuptueshme dhe e papranueshme që jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë ajo frymë skllavëruese sllavo komuniste që vrau e preu kundërshtarët e saj për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndërsa bota e qytetëruar kujton viktimat dhe dënon krimet e komunizmit në botë me qëllim që të mos përsëriten më – klasa politike shqiptare vazhdon të hesht për krimet e komunizmit në trojet shqiptare.

Me këtë heshtje zyrtare dhe me refuzimin e saj për t’u distancuar njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe refuzimi për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e regjimit komunist, ashtu siç ndodh në Washington, Londër e vende të tjera, përfshirë ato ish-komuniste të Evropës — politika zyrtare në Tiranë por dhe në Prishtinë mbetet e lidhur, nostalgjikisht, dhe besnike e palëkundur e trashëgimisë së komunizmit sllavo-aziatik anë e mbanë trojeve shqiptare – një majtizëm fanatik politik, të cilit tanimë jo vetëm që i ka dalur boja si ide politike, por po e mbyt Kombin shqiptar! Kujdes shqiptarë! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë, 26 burra u masakruan, kurse 20 gra e fëmijë...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për spastrimin etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

Next Post

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai...”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

Artikuj të ngjashëm

“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

July 28, 2026
“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës
Dossier

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

July 27, 2026
“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914
Dossier

“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 28, 2026
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Armiqtë tanë mendojnë se mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, pasi erdhi koha për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ne…”/ Zbulohet biseda sekrete e Enverit me Mehmetin e Ramizin, 3 prill ‘81

July 28, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Turqia e ropi pasurinë e shqiptarëve dhe sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, qyteti i Vlorës paguante 1.000.000 franga në vit dhe vetëm 20.000…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 28, 2026
”Kur Princ Widi zbriti nga vaporri në portin mjeran të Durrësit, ’i’u kujtua aristokracia europiane ku burrat mbanin bastun, kurse këtu mbanin…”/ Libri i suedezit për Shqipërinë
Dossier

“Tragjedia e gabimeve filloi para se të vinte Princ Vidi në Durrës, pasi Esad Pasha, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi dhe…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 27, 2026
Next Post
“Nasuf Beg Dizdari, në revistën ‘Albania’ të Konicës me 15 korrik 1898, shkruan se; Molla Ahmet Bushati, ishte mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen ‘Dërgut’ dhe…”/ Historia e panjohur e klerikut të Shkodrës

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai...”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme