• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Korrik

0
Shares
216
VIEWS

1904 – Louis Rigolly, një francez, bëhet njeriu i parë që thyen pengesën 100 km/orë  në tokë. Ai drejtoi një makinë, 15-litra Gobron-Brillie në Ostend, të Belgjikës. Ky do të ishte rekordi i parë automobilistik, në botë i këtij lloji. Rigolly gjithashtu mori pjesë në garat e hershme me makina, të Grand Prix.

 

 

1949 – Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikon Traktatin e Atlantikut të Veriut. Ky traktat, i referuar gjithashtu si Traktati i Uashingtonit, është traktat që formon bazën ligjore dhe zbatohet nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Traktati u nënshkrua në Uashington, D.C më 4 prill 1949.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 23 Mars 2023

Kalendari Historik 22 Mars 2023

 

 

1960 – Sirimavo Bandaranaike zgjidhet Kryeministre e Sri Lanka, duke u bërë kreu e parë i qeverisë femër në botë. Ajo shërbeu tre mandate qeverisëse, përkatësisht në vitet, 1960-1965, 1970-1977, dhe 1994–2000. Mandati i Bandaranaike u shënua nga zhvillimi ekonomik në nivelin kombëtar. Ajo luajti një rol të madh jashtë vendit si një negociatore midis kombeve jo të bashkuara.

 

1969 – Gjatë programit Apollo në 02:56 UTC, astronauti Neil Armstrong bëhet personi i parë që ecën në Hënë. Kjo ngjarje u pa live jo vetëm nga stacioni i NASA-s, por në të gjitha radiot dhe televizionet e botës. Shprehja e famshme e Neil Armstrongut për suksesin e këtij misioni ishte, “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”.

 

1973 – Në Lillehammer, të Norvegjisë, agjentët e Mossad vrasin një kamerier të cilin ata gabimisht menduan se ishte i përfshirë në Masakrën e Lojërave Olimpike të Mynihut të 1972. Gjashtë vetë nga ekipi i Mossad, u kapën dhe u dënuan për bashkëpunim në vrasjen nga drejtësia norvegjeze, në një goditje të madhe për reputacionin e agjencisë së inteligjencës.

 

1978 – Lind në Minnesota, Josh Hartnett. Hartnett, është një aktor amerikan dhe producent i filmit. Ai së pari erdhi në vëmendje në 1997 për rolin e tij si Michael Fitzgerald në serialin dramatik të krimit televiziv Cracker. Disa nga filmat e tij janë, Pearl Harbor, Black Hawk Down, Black Dahlia, Lucky Number Slevin.

 

 

1983 – Temperatura më e ulët në botë në një vend të banuar është regjistruar në Stacionin Vostok, të Antarktidës në – 90 gradë celscius. Stacioni Vostok njihet ndërkombëtarisht si një ndër vëndet me klimën ekstreme më të ftohtë në botë. Ky stacion kërkimor i vendosur në Antarktidë, shfrytëzohet për qëllime të ndryshme nga Rusia.

 

2012 – Vdes në moshën 69 vjeçare, Ali Podrimja. Podrimja, ishte një poet shqiptar. Ai lindi në Gjakovë, në atë kohë pjesë e Shqipërisë së kontrolluar nga Italia. Podrimja, konsiderohej nga shumë njerëz si përfaqësuesi më tipik i vargjeve moderne shqiptare në Kosovë dhe ishte padyshim poeti kosovar me reputacionin më të gjerë ndërkombëtar.

 

 

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Në Durrës ka agjentura të huaja, peshkatarët tanë shkëmbejnë plaçka me italianët në det dhe…”/ Raporti “sekret” për Ramiz Alinë

Next Post

Raporti sekret i ministrit Hekuran Isai: “Ushtarët e portit i kemi ndërruar disa herë, se janë implikuar në kontrabandë floriri, orësh dhe…”/ Raporti “sekret” për Ramiz Alinë

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Mars 2023

March 22, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Mars 2023

March 21, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Mars 2023

March 20, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Mars 2023

March 19, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 19 Mars 2023

March 18, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 18 Mars 2023

March 17, 2023
Next Post
Arratisja e bujshme e ’89-s: “Dilni ju çuna shikoni Evropë me sy, në Brindisi do shohim televizor pa antenë dhe…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë

Raporti sekret i ministrit Hekuran Isai: “Ushtarët e portit i kemi ndërruar disa herë, se janë implikuar në kontrabandë floriri, orësh dhe…”/ Raporti “sekret” për Ramiz Alinë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!