• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, May 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu, i cili do të…”/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85

Hysni Kapo: “Në Teatër ka njerëz me lakra në kokë’,… Manush Myftiu: ‘Sherri Mita me baba të arratisur, drama e tij me frymë social-demokrate, prandaj’…”
“Këto pyetje kanë filluar të bëhen edhe në vendin tonë, për dhënat mjekësore dhe vdekjen e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Nako Spirut, etj., pasi…”/ Studimi profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore
“Sapo na njoftuan për vdekjen e Enverit, bashkë me kolegun D.D., u mbyllëm në zyrën tonë në Komitetin Qendror dhe nxorëm shishen e rakisë…”/ Dëshmia e panjohur e ish-diplomatit
“Në rastin e zhvarrimit të Enver Hoxhës në vitin 1992, të drejtuar prej meje, për të përgënjeshtruar shpifjen e publikuar në atë kohë,…”/  Studimi profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore
Memorie.al
“Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë janë shtuar trupat ushtarake, postat greke me flamurin në gjysëm shtizë…”/ Raportet e Sigurimit, 11 prill ‘85, ditën që vdiq Enver Hoxha

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / 11 prilli i vitit 1985 është fiksuar nga propaganda e kohës vetëm nëpërmjet filmimeve zyrtare. Pjesa më e padukshme ngelet reagime i antikomunistëve apo të pakënaqurve, të cilët gjenden në raportet e Sigurimit të Shtetit. Kam zgjedhur sot disa komente nga rrethi i Vlorës. Në raportet e muajve prill-korrik 1985, të kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Vlorë, Raqi Iftica, për Degën e 8-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në lidhje me parullat e hedhura në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit, në lidhje me vdekjen e Enver Hoxhës, ndër të tjera thuhet:

“Elementi armik dhe ai me qëndrim antisocialist me aktivitet armiqësor, të zhvilluar gjatë këtij 3-mujori në formën e agjitacionit e propagandës, kanë synuar të godasin Ramiz Alinë, unitetin në radhët e saj, të errësojnë veprën e shokut Enver Hoxha dhe zë shprehen për ndryshim situate në vendin tonë.

Disa nga parullat me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës:

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë, është…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja, mbi “kolaboracionizmin”

– “U bë mbledhja e popullit për vdekjen e shokut Enver Hoxha dhe disa u ra të fikët. Ndërsa mua nuk më erdhi keq fare sepse ai na mori shpirtin dhe bagëtinë”.

– “Duhen lyer sytë pak me piper që të më dalin pak lot se më vdekshin vajzat, nuk më vijnë lotët. Po shyqyr që ka perëndi që vdiq ai. Ishalla do të shpëtojmë ne të tjerët. Ata që shpikën këtë sistem e ndryshuan, ndërsa ky desh ta mbante deri në fund…! Vëllai, atë ditë që vdiq Enver Hoxha, më tha të kthehesha në shtëpi se këta janë bërë si bishat e mos më rrëmbente kjo valë”.

– “E dija me kohë se ai do të vdiste, por me vdekjen e Enver Hoxhës ne shpëtuam, se na kish marrë frymën”.

– “Enver Hoxha mohoi shokët që punoi e luftoi tërë jetën. Ramiz Alia kur foli, nuk e përmendi fare luftën e klasave…”.

– “Ramiz Alia nuk e mban më tepër se 2-3 vjet. Po të jetë i zgjuar do ta ndryshojë kursin, ndryshe do kapitullojë”.

– “Lëre mos ua vër veshin zhurmës së madhe dhe stërbetimeve, se edhe atëherë në Rusi për Stalinin, kështu bënë, pastaj ia kënduan këngën. Prandaj avash-avash, se ky që u vu tani (Ramiz Alia), andej nga malësia është dhe sytë nga Serbia do t’i ketë”.

– “Iku dhe i fundit, vdiq Enver Hoxha. Tani nuk ka kush ta mbajë. Do të fillojnë këta do të hanë kokën e njëri-tjetrit…”.

“Jam shumë i gëzuar që vdiq Enver Hoxha. E prisja këtë vdekje prej 15 vjetësh, se ai ishte vrasës…! Tani qeverinë nuk dihet kush do ta marrë në dorë. Në qeveri do të vriten me njëri-tjetrin për pushtet e, do fillojë përçarja. Kështu njerëzit do të jenë të lirë për të shkuar ku të duan”.

– “Situata në vendin tonë pas vdekjes së Enver Hoxhës do të ndryshojë, se tani vetëm 3 muaj kanë kaluar. Hrushovi pas 3 vjetësh e ka ndryshuar. Hrushovi u betua, por ja që më vonë e ktheu situatën. Kjo do të ndodhë edhe te ne, sepse historikisht nuk është parë ndonjëherë, që të qëndrojë një sistem kaq gjatë.

Edhe ky që u zgjodh tani sekretar i parë, pa vazhdoi si ai i pari, nuk ka gjë në terezi. Ramiz Alia nuk mund të bëjë kthesë të menjëhershme, do kalojë të paktën një vit. Tani ai përpiqet të konsolidojë pozitën e tij, të krijojë dhe ai mbështetjen në popull e kudo. Enver Hoxha ishte shumë dinak, e qëroi Mehmet Shehun brenda natës”.

“Nuk kemi ekonomi. Populli po vdes për të ngrënë. Si ujët këtu në Shqipëri, ne çamët kishim vajin e ullirit…! Shumë njerëz janë kënaqur për vdekjen e Enver Hoxhës, sepse njerëzit kanë pasur nga 300-400 kokë bagëti, ndërsa sot presin ditën e mishit sikur çfarë të jetë. Po vuajmë shumë nga gjendja ekonomike, por nuk del rroga. Këta të gjithë gënjejnë. Më mirë të isha në burg, sa jam i lirë”.

-“Enver hoxha vdiq. Tani më mirë do të jemi, se ai që do të vijë në fuqi, do të hapë dyert e burgjeve dhe ne do të na lirojnë nga internimi. E kam të sigurt që sistemi do të shkatërrohet dhe nuk do ta marrë vesh i pari të dytin…!

Me internimin që bëri qeveria jonë, do të tregonte se sa e fortë ishte, por ja të ishin nja 5 veta të armatosur, e di unë sa të fortë do të ishin këta. Këta flasin për përparimin e vendit, por çfarë përparimi ka këtu, kur ky është vendi më i prapambetur në botë…! Edhe për neve të internuarit dhe të vijë koha jonë”.

– “Edhe Ramiz Alia, po vazhdoi si ai që vdiq, nuk ka gjë në terezi. Po pse nuk lidhet me Amerikën, se ajo ka bollëk…?! Unë kam parë në televizor që jashtë shtetit jetojnë mirë, ndërsa këta na japin të kundërtën…”!

– “Punë e madhe se vdiq Enver Hoxha. Unë tani po bëj sehir se nuk më bëhet vonë. Mot, vitin që vjen, do t’ua shihni tymin këtyre në Kongresin e 9-të të Partisë…do të ketë së shpejti ndryshim të situatës (sistemit) dhe do të lirohen edhe të burgosurit…! Po vuajmë shumë nga ana ekonomike. Rroga nuk del më. Më mirë të isha në burg se i lirë”.

– “Enver Hoxha bënte vetëm pallate dhe dyqanet ngelën bosh dhe nuk kemi çfarë të hamë…! Mirë bëri që vdiq Enver Hoxha. Po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu e, do shpërndante përsëri bagëtitë…! Populli po vdes për të ngrënë…! Ramiz Alia nuk e mban më tepër se 2-3 muaj.

– “E bukur ishte t’i shikoje si u vajti frika në zemër gjithë këtyre e u bënë si lepuj, se tërë forcën e kishin te ai që vdiq”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi...”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

Next Post

Kalendari 13 Prill 2026

Artikuj të ngjashëm

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë, është…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja, mbi “kolaboracionizmin”

May 29, 2026
“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Dossier

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 28, 2026
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 28, 2026
“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Në Danimarkë pushtuesi gjerman, si edhe në Shqipëri ai italian, strukturën shtetërore e lanë të pacenuar, pra të dy vendet patën parlamentet dhe qeveritë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 29, 2026
Next Post
Kalendari 01 Prill 2026

Kalendari 13 Prill 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme