• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, August 28, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim

“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
“Në spitalin civil u çel dhoma e destinueme për të vdekunit dhe u panë të shtrirë 10 kufoma”?! / Dosja hetimore e 4 shkurtit ’44, ku figurojnë të vrarë vetëm …
“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim
“Prof. Zef Nekaj nga Domgjoni Mirditës, i diplomuar në dy universitete në Kaliforni, shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së, si…”/ Mërgata antikomuniste në Perëndim

Nga Idriz Lamaj

Pjesa e njëzet e dy

                                       Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim 

                                        – Kosova në kohën e Shqipnisë etnike –

Gjithashtu mund të lexoni

“Dita e lirimit tim nga burgu pas 22 vitesh, ishte 30 janari 1982 dhe unë shpëtova pa më ridënuar, pasi më 18 dhjetor 1981, ndodhi ngjarja me kryeministrin Mehmet Shehu, i cili…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

                                                       Vijon nga numri kaluar

                                          Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjona Shtufaj

Memorie.al/Gjon Shtufaj lindi në Gjakovë në maj të vitit 1932. Giatë Luftës së Dytë Botërore, familja Shtufaj mbajti anën e nacionalizmit; axha i tij shërbeu si polic në Prizren dhe në Vlorë. I ati ishte tregtar. Me ardhjen e komunizmit në pushtet, shpallet kulak. Të dy vëllezërit qëndrojnë disa vjet në mal. Ata dorëzohen me shpalljen e një amnistie në të cilën theksohej se, nuk do të përkitshin të arratisurit “që nuk i kanë lyer duart me gjak”. Në periudhën e pushtimit italian, Gjoni ishte nxënës i Zef Nekajt, i cili banonte në shtëpinë e babait të tij, Mark Shtufajt. Mbas luftës, Gjoni mbaroj vetëm shkollën tetëvjeçare.

Në moshën 22 vjeç, bëhet anëtar i një grupi të fshehtë dhe zhvillon veprimtari anti-jugosllave, duke shpërndarë natën Flamuj Shqiptar dhe parulla kundër regjimit shtypës të Beogradit. Arrestohet me 17 qershor 1957, së bashku me Adem Krasniqin dhe dënohet me 7 vjet burgim. Mbas pesë vjetësh përfiton nga një amnisti shtetërore e lirohet nga burgu. Në vitin 1968, i lë lamtumirën vendlindjes dhe ende nuk është kthye në atdhe. Për sjelljet e tij shembullore e patriotike gjatë qëndrimit në burg, Deva njoftohet nga Shaban Dërguti. Në këtë mënyrë angazhohet, në radhët e ‘Lidhjes së Prizrenit’ dhe emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Me vrasjen e Kalosh Hamdis dhe dorëheqjen e Hysen Terpezës, ‘Lidhja’ mbetet pa nënkryetar. Me propozimin e Ismet Berishës dhe mbështetjen e shokëve, emërohet nënkryetar i ‘Lidhjes’.

Gjoni qysh në fillim fitoi besimin e plotë të Devës dhe këmbejnë letra të formës më miqësore. Mbas vitit 1978, tërhiqet gradualisht nga ‘Lidhja’, bën një jetë familjare pa u angazhuar në veprimtari politike, por gjithnjë mbetet besnik i frymës dhe idealeve klasike të ‘Lidhjes se Prizrenit’ dhe të Xhafer Devës. Mbas përfundimit të Kongresit të Dytë, ‘Lidhja’ mbeti pa editor të gazetës. Meqenëse Deva, i jepte rëndësi të veçantë shtypit, unë i thash se, mund t’a përgatisja gazetën derisa të gjendej editori, nëse z. Krasniqi dhe ai më ndihmonin me artikuj anglisht. Kërkova gjithashtu që Prof. Zef Nekaj, të merrej me redaktimin gjuhësor. Në këtë mënyrë u zgjidh edhe çështja e shtypit dhe u botuan disa numra të gazetës “Lidhja e Prizrenit” e cila u vlerësua lart, në sajë të punës redaktuese të Prof. Nekajt.

Zef Nekaj

Zef Nekaj lindi me 14 mars 1919 në katundin Domgjon të Mirditës në një familje të varfër. Shkollën fillore e mbaroi ne Konviktin e Mirditës, në Orosh më 1930, e shkollën ‘Normale’ në Elbasan më 1939. Mbas pushtimit të atdheut dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shërbeu si mësues (1940-1944) në shkollat fillore, në Gojan, në Mirditë, në Kërçisht, në Peshkopi, në Prizren, Isniq dhe në Gjakovë. Në vitet 1944-‘45 ishte mësimdhënies dhe zv/drejtor i Shkollës ‘Normale’ në Gjakovë. Në vjetet 1945-‘49 u dënua me pesë vjet burgim për arsye se: “mbolli mëni midis popujve vëllazën të Jugosllavisë”; siç shkruante akuza.

Në vitet 1950-‘51 shërben si përkthyes dhe redaktor i “Komisionit Pedagogjik” në Prishtinë, nën kryesinë e Prof. Zekeria Rexhës, i cili ndërhyri për punësimin e tij. Gjatë punës në Komisionin Pedagogjik, Zefi u mor kryesisht me përkthime nga serbo-kroatishtja në shqip. Brenda dy vjetësh (1950-‘51), përktheu: ‘Gjeli i Artë’ i Pushkinit, poezi, me Prof. Esad Mekulin: ‘Prrallat’ e Krillovit, poezi me Esad Mekulin: ‘Ditët Gazmore’ e M. Aleçkoviqit; M. Aleckoviqit; ‘Kunora e Maleve’ e P. Njegoshit, me Esad Mekulin; ‘Antologjia e Shkrimtarëve Shqiptare’, bashkëpunim me kolegët e punës; ‘Historia e Shkencave të Natyrës’ për shkollat e mesme, bashkëpunim; ‘Shoqnia e Pjeter Macallungës’, me Sulejman Drinin; ‘Lendina e Lavrueme’ e Shollohovit, përkthyer nga Vehap Shita, redaktuar nga Zef Nekaj, etj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, bashkëpunoi me revistat ‘Jeta e re’ dhe Buletini pedagogjik, ku botoi shumë nga fusha e folklorit. Mbas largimit nga Jugosllavia (1951), Zef Nekaj ishte redaktor i seksionit të kulturës në gazetën ‘L’Albanie Libre’, dhe bashkëpunëtor i gati të gjitha revistave dhe gazetave më të njohura të mërgatës shqiptare, si ‘Shejzat e Koliqit’, ‘Jeta Katolike Shqiptare’ e Monsinjor Oroshit, ‘Buletini Katolik Shqiptar’ i Gjon Sinishtës, që nga botimi i parë e deri me vdekjen e editorit. Këtu duhet theksuar se, në asnjë revistë në mërgim, nuk është shkruar për Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi dhe në Maqedoni, nga autorë shqiptar apo të huaj, më shumë se në këtë revistë. Mbi nëntëdhjetë përqind e atyre studimeve janë shkruar nga Zef Nekaj.

Ai ka qenë bashkëpunëtor i gazetave: ‘Shqipëria e K.K.SH.L., “Vardari”, i Shemsedin Vendreshës në Stamboll, ‘Shqiptari i Lirë’, organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe bashkeditor i gazetës ‘Lidhja e Prizrenit’ mbas Kongresit të Dytë të ‘Lidhjes’. Zef Nekaj ka përkthyer shumë punime, prozë e poezi, nga anglishtja në shqip, si; vjershat për Ilirinë prej Harry T. Fultz, pjesë e parë dhe ‘Fustanella piktoreske shqiptare’ e Faik Konicës, prozë, etj. Përveç punës vullnetare si përkthyes, Zefi bëri edhe punë të thjeshta për të nxjerrë bukën e gojës. Me 1964 mori BA në Gjuhë e Letërsinë ruse, nga Instituti i Gjuhëve të Huaja në Monterey të Kalifornisë. Me 1975, mori MA, në edukatë e linguistikë nga Universiteti i Berkeley, po në Kaliforni.

Për vite me radhë, ishte instruktor dhe hartues i teksteve te gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve të Huaja të Ministrisë Amerikane të Mbrojtjes në Monterey. Shkrimet e tij të fushave të ndryshme, të shpërndara në revista dhe gazeta, janë vëllimore. Ato janë nënshkruar shpesh me pseudonime të ndryshme. Zefi përdori pseudonimet, për të mënjanuar persekutimet e njerëzve të tij në Shqipëri e në Jugosllavi, por, megjithatë të afërmit e tij, i persekutuan. Babai i tij, Vorf Nikoll Kola Nekaj arrestohet në Shqipëri në vitin 1949 dhe bën pesë vjet burgim. Doli nga burgu i verbuar dhe vdiq në vitin 1972.

Xhafer Deva dhe Mbledhja e Madridit

Në qershor të vitit 1972, Xhafer Deva merr një ftesë nga Oborri Mbretëror Shqiptarë, atëherë me seli në Madrid, të nënshkruar nga Mbreti Leka. Në ftesë, Xhafer Devës i bëhej thirrje të merrte pjesë në një tubim të udhëheqësve politik, në përpjekje për realizimin e një bashkëpunimi ndërpartiak. Mbas këshillimesh me Dr. Rexhep Krasniqin dhe Kalosh Hamdin, Xhafer Deva, menjëherë autorizon mbajtjen e një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv të ‘Lidhjes së Prizrenit’ për shqyrtimin e ftesës. Mbasi merr pëlqimin e Këshillit Ekzekutiv, Dvea vjen në New York për pak ditë, dhe i shoqëruar nga Kalosh Hamdia, shkon në Madrid. Siç pritej, atje zgjidhet Kryetar i Mbledhjes.

Ai mbanë korrespondencë me Oborrin Mbretëror, gjatë viteve 1972-1975. Letrat që merrte, megjithëse mbanin nënshkrimin e Mbretit Leka, ose autorizimin e tij, janë të shkruara nga Kolonel Hysen Selmani dhe më vonë nga Kolonel Xhemal Laçi, ish-ministra të Oborrit Mbretëror. Letrat nuk përmbajnë ndonjë rëndësi të veçantë për studim. Të dy palët bëjnë plane për afrimin e partive politike të mërgatës. Simbas letrave, as Mbreti Leka as Xhafer Deva, nuk kanë ndonjë plan për veprim konkret. Hendeku midis grupeve politike ishte i madh, sa nuk mund të dilte asgjë më shumë se kjo akt marrëveshje e thatë:

Akt – Marrëveshje

Mbas ftesës se Madhërisë së Tij Leka i Parë, partitë dhe grupet shqiptare të mërgatës u mblodhën në Hotel ‘Cuzco’, në Madrid, me 2 dhe 3 Korrik 1972, dhe mbasi shqyrtuan gjendjen shqiptare dhe ndërkombëtare, Vendosën:

  1. Të bashkërendohen fuqitë kombëtare për sigurimin e Shqipërisë etnike, për rrëzimin e regjimit antipopullor që sundon sot në Shqipëri dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit nga çdo kërcënim i huaj.
  2. Të zhvillohet një veprimtari e gjithanshme në fushën politike, kulturore dhe shoqërore.
  3. Të krijohet një shtyp i përbashkët i cili të shprehi besnikërisht vendimet që janë marrë nga Kuvendi i sotëm.
  4. Për zbatimin dhe vënien në veprim të marrëveshjes së arritur krijohen:
  5. Organi Ekzekutiv që ka për t’u përbërë prej 9 anëtarëve. Anëtarët do të zgjedhin 196 Kryetarin, N/Kryetarin, Sekretarin dhe Arkëtarin.
  6. Organi Këshillues do të përbëhet prej aq anëtarësh që partitë dhe grupet politike do të vendosin në Statutin e ardhshëm. Për zgjedhjen e kryetarit, të nënkryetarit dhe të sekretarit do të ndiqet e njëjta procedurë që parashihet në shkronjën A, të nenit 4 dhe 5.

Të gjitha partitë dhe grupet politike që nuk morën pjesë në këtë kuvend si dhe personalitete të botës shqiptare të njohura për veprimtarinë e tyre kombëtare do të ftohen të marrin pjesë si pas marrëveshjes që u arrit sot.

7. Organi i Përbashkët do të mbahet me kontributin e palëve nënshkruese si pas mundësive të tyre.

8. Kompetencat e organeve të kësaj marrëveshje do të caktohen me një rregullore të veçantë.

9. Me aprovimin e Statutit, veprimtaria e partive dhe grupeve politike duhet të zhvillohet në pajtim me frymën dhe shkronjën e kësaj marrëveshje.

10. Si të jetë marrë pëlqimi nga komitetet qendrore të palëve nënshkruese të kësaj marrëveshje, ka për t’u përpilua Statuti, i cili fill mbas nënshkrimit, do të marrë formën definitive për të gjitha efektet ligjore.

11. Gjer në aprovimin e nënshkrimit të Statutit, që nuk duhet të kalojë gjashtë muaj, krijohet Këshilli Drejtues i përkohshëm i cili do të drejtojë veprimtarinë e gjithanshme të Organit të Përbashkët.

12. Për të përballuar nevojat fillestare të Këshillit Drejtues të përkohshëm, Kuvendi ven në dispozicion të atij Këshilli, shumën prej 1.600 dollarësh (njëmijë e gjashtëqind).

13. Kuvendi njeh që aktiviteti i zhvilluar deri sot nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”, në të njëjtat kondita, t’i vazhdojë punimet edhe në të ardhmen.

14. Shoqatës Pan Shqiptare “Vatra” t’i jepet përkrahje morale dhe materiale e nevojshme, me qëllim që të zhvillojë veprimtarinë e saj si në të kaluarën.

15. Të bashkëpunojë rregullisht me Lidhjen e Prizrenit, gjer në arritjen e qëllimeve të saj.

16. Komiteti “Shqipëria e Lirë”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vatra”, për shkak të karakterit të tyre të veçantë, nuk i nënshtrohen dispozitave të kësaj marrëveshje.

17. Me rastin e aprovimit të Statutit do të caktohet prej palëve nënshkruese emri i Organit të Përbashkët si dhe personat që do të bëjnë pjesë në Këshillin Ekzekutiv dhe Këshillin Konsultativ.

18. Kjo marrëveshje do të qëndrojë në fuqi deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë.

19. Këshilli Drejtues i përkohshëm do të përbëhet prej të nënshkruarve: Zotërive: Dr. Halim Begeja, Prof. Theodor Papalilo (‘Partia Agrare, Balli Kombëtar’, Grupi H. Dostit), Dr. Fuat Myftia dhe Hysen Mulosmani (O. K. L. Legalitetit), Isa E. Ndreu (‘Partia Katundare’), Nue Pjeter Gjomarkaj (‘Heroizma Shqiptare’), Ymer Bardhi (‘Bashkimi Shqiptar’).

Më poshtë, vazhdojnë nënshkrimet e personave të sipërshënuar ku gjendet edhe nënshkrimi i Devës dhe Kalosh Hamdis në emër të “Lidhjes së Prizrenit”. Mungon firma e përfaqësuesit të Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe firma e ‘Bllokut Kombëtar Indipendent’ i cili përfaqësohej nga Dr. Gjon Buçaj, në pozitën e vëzhguesit. Si vëzhgues ishte edhe z. Hajdar Tonuzi, në emër të Federatës “Vatra”. Mbas Kuvendit te Madridit, Xhafer Deva përpiqet të vej në veprim vendimet që morën partitë, por më kot.

Vazhdon korrespondencën me personalitete të ndryshme politike të mërgatës dhe me Sekretarin e Mbledhjes, Lec Shllakun, të cilët ishin ngarkuar të vazhdonin bisedimet ndërpartiake. Për të pasur një pasqyrë sa më reale të kësaj mbledhje, duhet shfletuar korrespondenca e Devës dhe e Shllakut. Arsyeja që sollëm këtë kapitull të shkurtër në vete është, se shtypi i emigracionit politik shqiptar i asaj kohe, bëri shumë fjalë për këtë mbledhje. Grupet e interesuara për propagandë i bëjnë jehonë, kurse në realitet, Xhafer Deva, shkriu të gjitha energjitë e veta të viteve të tij të fundit, pa arritur asnjë sukses.

Në letrat e Devës mësojmë dy gjëra për angazhimin e tij. Ai u jepte rëndësi kontakteve politike të Mbretit Leka, me qarqe politike Perëndimore dhe ëndërronte një shtyp të përbashkët, një gazetë të vetme mbi nivelet partiake: “Në qoftë se del gjë nga kjo mbledhje, nxjerrja e nji gazete të vetme, mbi nivelet partiake, ka rëndësi të madhe. Një gazetë e vetme, në emër të t’gjitha rrymave politike, një gazetë mbi kuptimin parti, mund të dalin vetëm nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”. Rexhepi asht i vetmi që mund ta ruaj balancën dhe t’i sigurojnë gazetës seriozitetin e duhun. Unë do të bëj çmos t’i bindi Rexhepin dhe Idrizin, t’a marrin përsipër këtë detyrë të vështirë…“, i shkruan Shllakut, me 21 prill, 1973. Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 20 Maj 2022

Next Post

“Vëllai im, ish-kolonel, me poste të larta në Ushtrinë Jugosllave, do të vij këtu në shtator dhe ai ka porositur…”/ Raporti sekret i Sigurimit nga biseda me Myrteza Bajraktarin, në ’74-ën

Artikuj të ngjashëm

“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar
21 Vjet burg komunist

“Dita e lirimit tim nga burgu pas 22 vitesh, ishte 30 janari 1982 dhe unë shpëtova pa më ridënuar, pasi më 18 dhjetor 1981, ndodhi ngjarja me kryeministrin Mehmet Shehu, i cili…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

August 3, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
21 Vjet burg komunist

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

August 3, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
21 Vjet burg komunist

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

August 3, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
21 Vjet burg komunist

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

August 3, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
21 Vjet burg komunist

“Ashtu si Sali N., edhe Faik K. mavria, ishte bërë spiun, madje thoshin se ai raportonte jo vetëm të burgosurit, por edhe policët e kampit, prandaj ata e shtynin dhe…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

August 3, 2025
“Kryetari i Degës së Brendshme Pukë, urdhëroi që vend-roja nr.1, të përdorte armën, ndaj të dënuarve, M. Leka, K. Gjordeni dhe T. Ndoja, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Revoltës së Qafë-Barit, 22 maj ‘84
21 Vjet burg komunist

“Mehdi N., nga Rrajca, kryetar i Zyrës Teknike të Spaçit, flinte në një dhomë më vete me ‘dylberin’ e vet, të cilit me dijeninë e komandës, i kishte veshur një fustan dhe…”! / Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

August 3, 2025
Next Post
“Vëllai im, ish-kolonel, me poste të larta në Ushtrinë Jugosllave, do të vij këtu në shtator dhe ai ka porositur…”/ Raporti sekret i Sigurimit nga biseda me Myrteza Bajraktarin, në ’74-ën

“Vëllai im, ish-kolonel, me poste të larta në Ushtrinë Jugosllave, do të vij këtu në shtator dhe ai ka porositur…”/ Raporti sekret i Sigurimit nga biseda me Myrteza Bajraktarin, në ’74-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme