• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 25, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Po mirë mo Kadri, kur ti shkoje te Beqir Balluku dhe te Mehmet Shehu, e u’a thoje ato gjëra, pse nuk vije edhe tek unë…”?! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82

“Kadri, komploti i Teme Sejkos, ka qenë i kurdisur nga Mehmeti dhe Beqiri, për të na thënë ne, të mos bënim shakara me sovjetikët, se… / Akuzat e Enverit në Byronë Politike, 8 tetor ‘82
“Po mirë mo Kadri, kur ti shkoje te Beqir Balluku dhe te Mehmet Shehu, e u’a thoje ato gjëra, pse nuk vije edhe tek unë…”?! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82
Diskutimi i Enverit: “Na tregoni letrën që shoku Hysni i’a ka dërguar Mehmet Shehut në 1975-ën, ku i thotë për Kadrinë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ’82
“Po mirë mo Kadri, kur ti shkoje te Beqir Balluku dhe te Mehmet Shehu, e u’a thoje ato gjëra, pse nuk vije edhe tek unë…”?! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82
Diskutimi i Enverit: “Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Po mirë mo Kadri, kur ti shkoje te Beqir Balluku dhe te Mehmet Shehu, e u’a thoje ato gjëra, pse nuk vije edhe tek unë…”?! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82
Memorie.al
“Po mirë mo Kadri, kur ti shkoje te Beqir Balluku dhe te Mehmet Shehu, e u’a thoje ato gjëra, pse nuk vije edhe tek unë…”?! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82
Dokumentet sekrete të CIA-s: “Hoxha akuzoi Hrushovin se ai vetë nxiti kultin e Stalinit, kurse Moska thotë se Tirana me studentët që ka në BS, ka bërë….”
“Po mirë mo Kadri, kur ti shkoje te Beqir Balluku dhe te Mehmet Shehu, e u’a thoje ato gjëra, pse nuk vije edhe tek unë…”?! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82
0
Shares
1.6k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, letra, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Zoi Themeli, etj., të cilët u akuzuan nga Enver Hoxha, si “bashkëpunëtorët kryesorë të poli-agjentit Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një dokument me autokritikën e Kadri Hazbiut, e cila mban datën 27 shtator 1982, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “punën e tij të dobët në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mungesën e vigjilencës, për mos zbulimin e grupeve armiqësore, të cilat të gjitha i kishte zbuluar partia dhe shoku Enver”. Në këtë dokument, ish-kreu i Ministrisë së Brendshme, shkruan: “Aty nga fillimi i shtatorit kur isha duke u qethur, më vjen një shofer që punon me linjat e transportit me jashtë e më thotë se, duke u kthyer nga jashtë, shoferët i kishin folur keq për fatin tim. Nuk e pyeta se çfarë i kishin thënë, por i thashë që të shkonte e ta raportonte aty ku duhej. Ai, shtoi më hollësisht se kishte folur me shoqëruesin që rri me mua, që dhe këtë e porosita që të raportonte. Ai më tha se e kishte bërë këtë gjë. Nuk e di se për këtë rast i kam thënë apo jo, shokut Hekuran. Mbas disa ditësh kur u ktheva nga një shërbim 3-4 ditor, në familjen time për të parën herë më thanë, se po na marrin në telefon e të tjera, në takime pyesin për ty, ku je e si je, sepse kemi dëgjuar gjëra jo të mira, sikur ne jemi arratisur familjarisht jashtë shtetit, sikur unë jam shkarkuar nga detyra si Ministër i Mbrojtjes, etj. Ju thashë se kushdo që pyet për ne, ju thoni jemi mirë dhe mos u fusni më tej në muhabete. Theksoj se këto gjëra janë përhapur aq shumë saqë edhe një punëtore nga ato që shërben në familjen time, u largua pa pritur, se me mua e me familjen time, diçka po ndodh. Të gjitha këto gjëra, ja kam thënë shokut Ramiz, bashkë me mendimin tim se s’po luftohet aq sa duhet kundër këtyre parullave të dëmshme dhe se ato në radhë të parë, po përhapen nga Tirana”. Po kështu në dokumentin në fjalë ndodhet gjithashtu edhe prces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më datën 8 tetor 1982, ku është marrë në analizë “veprimtaria armiqësore e Kadri Hazbiut” që nga periudha e pas luftës kur ai ishte në funksionin e Shefit të Sigurimit të Ushtrisë, gjë e cila ka sjellë debate të ashpra, ata diskutuan të gjithë, duke filluar nga: Adil Çarçani, Hekuran Isai, Simon Stefani, Manush Myftiu, Rita Marko, Prokop Murra, Foto Çami, Lenka Çuko, Pali Miska, Besnik Bekteshi, Muho Asllani dhe Llambi Gegprifti. Madje debatet dhe tonet e forta në atë mbledhje, nuk kanë munguar edhe në mes Enver Hoxhës dhe Kadri Hazbiut, të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë mbledhjes, prej disa seancash. Por për më shumë rreth këtyre, na njeh dokumenti, që për herë të parë publikohet nga Memorie.al

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 8 tetor 1982, ku u muarr në analizë “veprimtaria armiqësore” e Kadri Hazbiut

PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË                                                 TEPËR SEKRET

KOMITETI QENDROR

                                                         PROCES-VERBAL

I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 8 TETOR 1982

        Rendi i ditës:

  1. Diskutim mbi fjalët e rënda të shokut Kadri Hazbiu
  2. Miratimi i raportit mbi transportin për në plenum

Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.

                  ZHVILLIMI I MBLEDHJES

Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSh-së, shoku Enver Hoxha.

Diskutim mbi fajet e rënda të shokut Kadri Hazbiu.

SHOKU KADRI HAZBIU: Ai mund të thotë shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: A, po ne, nuk duhet ta besojmë?

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, unë me ndërgjegje po të them. Ju them sinqerisht se mua kjo që është bërë nuk më shfajëson, por deri sa këshilltarët sovjetikë kishin mundësi që të njiheshin me të gjitha çështjet me hollësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Unë e thashë edhe atë ditë dhe kjo ka rëndësi, pse na i kërkuan ata zyrtarisht këto dokumente, kur kishin mundësi t’i merrnin edhe pa na pyetur fare.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Po mirë, këshilltarët sovjetikë, të tëra dokumentet kishin mundësi që t’i merrnin?

SHOKU ENVER HOXHA: Jo kishin mundësi, po kush ua dha atyre këtë mundësi?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po ne shoku Enver, unë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ah, bukur, bukur, kjo tashti është e qartë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po mirë, në qoftë se është kështu si thua ti Kadri, të ndjekim këtë logjikë, atëhere pse shqetësohesh ti, që këtë fakt përpiqesh ta përzësh nga vetja jote?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, po cilën të heq?

SHOKU RAMIZ ALIA: Ja, këtë fakt. Ti thua që është bërë në shpinën tënde dhe me qëllime të këqija, Pse trembesh atëhere për këtë? Se kur përgjigjesh për gjithë këto, punë e madhe për atë, ku mija, edhe qindi, atëherë, pse përpiqesh ta përzësh?

SHOKU KADRI HAZBIU: E them, sepse një gjë është që u kërkua zyrtarisht për t’a përdorur. Kështu u tha atë ditë këtu.

SHOKU RAMIZ ALIA: Çdo të thuash me këtë që, u kërkua zyrtarisht?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë dhe kështu e shpjegova që, deri sa këshilltarët sovjetikë kishin mundësi t’i merrnin, përse u kërkuan t’u dërgohej zyrtarisht. Unë kështu mendova.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, jo, ata nuk kërkuan, po ua dërguat ju zyrtarisht.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, këtë nuk e di.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po kjo është dhe më e keqe, Kadri. Pse thua ti që nuk e di, pastaj shton që kjo është bërë me qëllim të keq nga ana e tyre?

SHOKU KADRI HAZBIU: Me qëllim të keq, është bërë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse? Se këtu ka një logjikë, Kadri. Ne nuk duam që ta trajtojmë këtë çështje si punë hetimi, po një logjikë ka këtu, ti e konsideron që me këtë që kemi bërë, s’ka gjë të keqe, këtë që keni dërguar me shkrim, e konsideron të keqe? Ti ke frikë nga kjo dhe përpiqesh ta largosh nga vetja këtë të keqe, atëhere na thuaj, pse?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, unë them atë që mendoj, më kupton, që këtu s’kishte arsye?

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo mirë, po na shpjego, pse është e keqe kjo?

SHOKU KADRI HAZBIU: Është e keqe, sepse këtë mund ta kenë marrë dhe ta kenë përdorur, siç tha shoku Enver atë ditë këtu, që mbi këto dokumente, mund të jenë bazuar Gomulka, njëri dhe tjetri, për të thënë ato që kanë thënë kundër nesh.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po po, ato dokumente ata mund t’i merrnin në rrugë tjetër, ashtu siç the ti.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo po, nga se këtu u tha zyrtarisht!

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo Kadri, Përpiqu të jesh më i çiltër. Pse i trembesh ti këtij fakti? Fol hapët.

SHOKU HEKURAN ISAI: Dokumentet janë atje.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, ç’ti trembem faktit, i kam thënë, jo njëherë, por njëqind herë.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Ti Kadri, jo vetëm që nuk po i thua, por ato po i mohon tashti.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë atëhere, çfarë t’ju them unë tashti?

SHOKU PALI MISKA: Shiko Kadri, Llambi Peçini, nuk mund ta nënshkruante atë dokument ashtu siç e ka nënshkruar, pa autorizimin tënd.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për ato raste Kadri, kur na ka dokumente, thua nuk mbaj mënd, për rastet kur ka dokumente, këtyre ju bie hasha?

SHOKU HEKURAN ISAI: Nuk mund të bëhej ai veprim te ju, pa urdhrin e ministrit, Kadri Hazbiut.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Si ore të bëhej nga shefi i Sekretariatit një veprim i tillë? Si mund të veproj një sekretar pa urdhër, të dërgoj dokumente shumë të rëndësishme me kokën e vet?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë po ju them që nuk më kujtohet që të ketë ardhur Llambi Pecini për këtë çështje dhe unë t’i kem thënë se, me qenë se sovjetikët duan dokument zyrtar, ua dërgoni këto zyrtarisht.

SHOKU PALI MISKA: Po mirë po, ai shkruan atje, se kjo gjë është bërë me urdhrin dhe me porosinë tënde ama?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë mo, ai mund të thotë këtë dhe kjo kështu mund të jetë, po nuk e kujtoj dot tani, nuk e kujtoj dot.

SHOKU PALI MISKA: Po mirë, pse ca gjëra të tjera i kujton, dhe këtë se kujtoke?! Ato të parëndësishmet, fare mirë i kujton?

SHOKU RITA MARKO: Kadri, Kristaq Qarri në Byronë Politike është vendosur si shef i Drejtorisë Operative të Ushtrisë në vitin 1975, kur ai ka qenë në listat e agjentëve. Pse nuk na e the këtë fakt ti në atë kohë, po e kalove këtë në Ministrinë e Mbrojtjes?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po pse, i mbaja mënd unë të gjithë këta?

SHOKU RITA MARKO: Si ore nuk i mbake mënd, kur ky është një nga kuadrot kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, kur figuron në atë listë?

SHOKU RAMIZ ALIA: Më fal shoku Rita, po pse atëhere ja the Mehmet Shehut që shefi i Akademisë, M.T. është në atë listë?

SHOKU RITA MARKO: Për M.T. ke thënë se ai është në dijeni për materialet e zeza

SHOKU KADRI HAZBIU: Kush?

SHOKU RITA MARKO: Ti i ke thënë Mehmet Shehut, se M.T. është në dijeni për materialin e zi.

SHOKU RAMIZ ALIA: I ke thënë se është dhe në listën e bashkëpunëtorëve.

SHOKU KADRI HAZBIU: Se me sa më kujtohet mua, ka dalë që ai ka informuar për këtë çështje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po, që atë e kemi pasur bashkëpunëtorin tonë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Sepse unë pyeta ç’është ky, kur erdhën më njoftuan, se ma kanë prurë mua atë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po, kjo është e qartë.

SHOKU RITA MARKO: Mirpo Hysni Kapos, në të njëjtën kohë, ti i thua se me këtë ne i kemi prerë marrëdhëniet, dokumentet i kemi asgjësuar. Tashti të pyes, çfarë dokumentesh të tjera keni asgjësuar ju atje?

SHOKU ENVER HOXHA: Po, përgjigju edhe kësaj pyetje.

SHOKU RITA MARKO: Si ministër i Punëve të Brendshme, ti kur ke marrë punën në dorëzim, ke asgjësuar dokumente, këtë e keni bërë dhe kur ka qenë Mehmet Shehu, ke qenë edhe vetë ti atje.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, janë asgjësuar dokumente.

SHOKU RITA MARKO: Po, mund të na thuash, çfarë dokumentesh?

SHOKU KADRI HAZBIU: Dokumentet në vitin 1966.

SHOKU RITA MARKO: Se unë shikoj se për Liri Gegën ti s’ke folur gjë, për Hulusi Spahiun, megjithëse ke qenë në hetuesi, nuk ke treguar gjë, atëhere, çfarë dokumentesh të tjera ke asgjësuar, nga ato që ka treguar ai në hetuesi?

SHOKU KADRI HAZBIU: Kam thënë se ato që janë asgjësuar, janë asgjësuar, dokumentet atje janë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po cilat? Ku janë?

SHOKU KADRI HAZBIU: Në ministrinë e Punëve të Brendshme duhet të jenë dokumentet shoku Enver. Po pse, çfarë, unë i paskam asgjësuar këto?!

SHOKU ENVER HOXHA: Po dale një minut, një minutë, letra e Hysni Kapos është e qartë si drita e diellit. Ai të ka kërkuar ty më 13 janar të vitit 1975 dhe ti e ke kënduar letrën e tij, të cilën e kam këtu dhe, po të duash, ta jap prapë ta këndosh. Hysniu është çuditur nga kjo praktikë. Çështë kjo që është bërë nga Ministria jonë e Punëve të Brendshme, shkruan ai, që t’u jepet agjentura dhe punëtorët operativë Sigurimit Sovjetik? Kjo do të thotë se deri në vitin 1975, ti e ke mbajtur të fshehtë nga Hysni Kapoja, domethënë nga Komiteti Qendror, dhënies sovjetikëve të agjenturës dhe punëtorëve tanë operativ, ata zyrtarë dhe ata jo zyrtarë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë e kam mbajtur këtë fshehur nga Partia?

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Po atëhere, pse nuk e ke thënë?

SHOKU ENVER HOXHA: Këtë e ka shkruar Hysni Kapoja, ti nuk na ke thënë asgjë deri më sot?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë nuk e di se si e ka shkruar shoku Hysni këtë!

TË GJITHË SHOKËT: Jo ore, po ne e lexuam të gjithë materialin e shokut Hysni!

SHOKU ENVER HOXHA: More, po njëmijë herë ta kemi kënduar gjer tani këtë material!

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Po, po, ne e kemi lexuar të gjithë.

SHOKU ENVER HOXHA: Si mund ta mohosh ti një gjë të tillë?! Ja ku e kemi ne atë përpara, këndojeni, shokë!

TË GJITHË SHOKËT: Po ja ku është, të gjithë ne e kemi lexuar atë.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, po, Kadriu thotë që “nuk di gjë unë për këtë”?!

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po kjo u lexua njëherë edhe në Sekretariat, ku isha ftuar të merrja pjesë edhe unë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Për këtë gjë kam folur, Për çështjen e bashkëpunëtorëve që kanë qenë në Bashkimin Sovjetik, kemi nxjerrë edhe listën e tyre dhe si është asgjësuar kjo në vitin 1966, a kur është asgjesuar, nuk mbaj mënd mirë, dhe porsa biseduam me shokun Hekuran, gjetëm dhe materialet e tjera.

SHOKU ENVER HOXHA: Këndoje atë material, këndoje, mos na mbyt me një lugë ujë! Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Vala goditëse e ‘Revolucionit Kulturor’, përfshiu artin e kulturën, nga Kadare e Shvarc, te Lasgushi, Kuteli, Lluk Kaçaj, etj,. të cilët...”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik, Amik Kasaruho

Next Post

“Si u helmua babai im, Tuk Jakova, në Spitalin Civil të Tiranës në ‘59-ën, pas urdhrit të Enverit, që u zbatua nga...”/ Dëshmia e Agim Jakovës dhe kërkesa për kryeministrin e sotëm

Artikuj të ngjashëm

“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Next Post
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!

“Si u helmua babai im, Tuk Jakova, në Spitalin Civil të Tiranës në ‘59-ën, pas urdhrit të Enverit, që u zbatua nga...”/ Dëshmia e Agim Jakovës dhe kërkesa për kryeministrin e sotëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!