• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Plot 60 vite më parë kur ish-piloti vrau presidentin e SHBA-ve, Xhon Kenedi…”/ Nga ëndrra e shqiptarëve për Amerikën, tek filmat e ndaluar dhe…! Reportazh i publicistit të njohur në Arlington Cemetery

“Plot 60 vite më parë kur ish-piloti vrau presidentin e SHBA-ve, Xhon Kenedi…”/ Nga ëndrra e shqiptarëve për Amerikën, tek filmat e ndaluar dhe…! Reportazh i publicistit të njohur në Arlington Cemetery
“Plot 60 vite më parë kur ish-piloti vrau presidentin e SHBA-ve, Xhon Kenedi…”/ Nga ëndrra e shqiptarëve për Amerikën, tek filmat e ndaluar dhe…! Reportazh i publicistit të njohur në Arlington Cemetery
“Plot 60 vite më parë kur ish-piloti vrau presidentin e SHBA-ve, Xhon Kenedi…”/ Nga ëndrra e shqiptarëve për Amerikën, tek filmat e ndaluar dhe…! Reportazh i publicistit të njohur në Arlington Cemetery
“Plot 60 vite më parë kur ish-piloti vrau presidentin e SHBA-ve, Xhon Kenedi…”/ Nga ëndrra e shqiptarëve për Amerikën, tek filmat e ndaluar dhe…! Reportazh i publicistit të njohur në Arlington Cemetery
“Plot 60 vite më parë kur ish-piloti vrau presidentin e SHBA-ve, Xhon Kenedi…”/ Nga ëndrra e shqiptarëve për Amerikën, tek filmat e ndaluar dhe…! Reportazh i publicistit të njohur në Arlington Cemetery
“Plot 60 vite më parë kur ish-piloti vrau presidentin e SHBA-ve, Xhon Kenedi…”/ Nga ëndrra e shqiptarëve për Amerikën, tek filmat e ndaluar dhe…! Reportazh i publicistit të njohur në Arlington Cemetery

Nga Uvil Zajmi

                                               Një ditë në Arlington te Kenedi

Memorie.al / Nga maji i vitit 1917 kur lindi, deri në maj të 2023 – ës, janë 106 vite të lindjes së Xhon Kenedit. Dhe nëse shkon në Uashington, e do preferosh të bësh një vizitë në Arlington Cemetery, aty do të gjesh një pjesë të historisë së familjes Kenedi, atë më tragjiken, pasi aty ndodhet memoriali i familjes së ish-presidentit amerikan Kenedi, me origjinë irlandeze, deputet, pastaj senator i shtetit Masaçusets, i pari president amerikan i fesë katolike. Një karrierë e shkurtër politike, pasi u nda nga jeta në moshë shumë të re. Janë vitet e Luftës së Ftohtë, ndërtimit të Murit në Berlin, në vitin 1961, pastaj vrasja në nëntorin e vitit 1963, në Dallas, në moshën 46-vjeçare. Ndonëse vite e dekada kanë kaluar, figura e Kenedit vazhdon të mbetet edhe sot shumë e vlerësuar në të gjithë rruzullin, sigurisht edhe për ne shqiptarët.

UASHINGTONI I MUZEVE

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Udhëtimin disaditor në SHBA-ës e kam të lidhur jo vetëm me qëndrimin me vajzën që prej vitesh jeton dhe punon atje, por edhe për të vizituar e ri vizituar sigurisht Shtëpinë e Bardhë, United States Capitol, Muzeun Lincoln, Memorialin e ushtarëve amerikanë të rënë në Vietnam, etj., etj. Bashkë me to dhe mrekullitë që të ofrojnë muzetë gjigantë të Uashingtonit, National Air and Space Museum, National Museum of America, National Museum of Natural History, United States Holocaust Museum etj., madhështorë për çfarë të seririn. Nga kapsula e anijes kozmike “Apollo 11”, avionët e luftës në Vietnam, ata presidencialë, “Enola Gay”-n që hodhi bombën atomike në Hiroshima, një “Boing B-29”, emrin e nënës së pilotit, kolonelit Paul Tibbets, gjithçka.

Por vajtja në Arlington, të paktën për mua, ka një tjetër efekt emocionues. Janë varrezat e mëdha, aty ka janë vendosur të gjithë ushtarakët, midis tyre edhe ish-Presidenti amerikan, J.F. Kenedi, gruaja e tij, Zhaklina, dhe fëmijët e tyre. Ngjitur me të, në një kodër të vogël, është muzeu, i rrethuar në një gjelbërim, qetësi por edhe madhështi. Të paraprin Kambana e Madhe, dhuratë e Holandës për SHBA-të si falënderim për ndihmën e dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pranë së cilës është Memoriali i Marine Corps, i inspiruar nga një fotografi e gjashtë marinsave që ngulin flamurin amerikan në majë të malit Suribachi në Japoni, në betejën e Iëo Jima-s

PËR TË GJITHË “QETËSI DHE RESPEKT”.

Ajo që më shtyn të shkoj në Arlington Cemetery, lidhet kryesisht me të kaluarën, ngjarjen e madhe tragjike që tronditi botën, atë të Xhon Kenedit. Nga dashuria me Zhaklinën, gruan bukuroshe, zgjedhja si president, pastaj vrasja, e cila ka pasur një jehonë që vazhdoi gjatë, vite e dekada më pas. Madje edhe në ditët e sotme, kërkohet e vërteta për vrasjen e tij. Edhe në Shqipërinë e fillim viteve ’60-të, ajo ngjarje pati impaktin e saj, pasi Kenedi simpatizohej nga shqiptarët asokohe. Varrezat hapen në orën 9 paradite, deri në orën 19:00.

Nuk mbyllen asnjëherë në 365 ditë të vitit. Atmosfera, ajo botë ndryshe nga gjithçka tjetër, të godet sapo futesh në atë park kolosal 2.5 km 2, kur fillimisht i nënshtrohesh një kontrolli elektronik në hyrje dhe vijon të ecësh përgjatë tij i shoqëruar nga tabelat “Qetësi dhe Respekt”. Njerëz nga e gjithë bota, që lëvizin në këmbë ose me mjetet e vëna në dispozicion, ndalojnë aty, domosdoshmërish te varri i familjes Kenedi. E rrethojnë atë memorial me aparate fotografike në duar. Është veçse një pllakë drejtkëndëshe 10×15 metra të vendosur në tokë, kufizuar me një rrethim simbolik. Midis tyre jam edhe unë, një shqiptar.

TE MUZEU ROBERT E. LEE

Është kthyer në muze, ajo që quhet Shtëpia e Komandantit të Flotës, Robert E. Lee. Memorial i transformuar në muze e që ndodhet në majë të kodrës, disa metra mbi varrin e familjes Kenedi. Një ndërtesë dykatëshe me një kontroll shumë rigoroz në hyrje. Ajo që të mrekullon përveç çfarë është vendosur aty, është pjesa më e rëndësishme që i përket pavijonit të familjes Kenedi, ku janë ekspozuar fotografi të ceremonisë së varrimit, veshja, tromba e oficerit që drejtonte marshin funebër, detaje të karrocës, kuajve, veshjet, gjithçka që ka lidhje me atë funeral.

Gjithçka e ruajtur me kujdes, shoqëruar me informacionin e nevojshëm. Për të vijuar me pavijonet e tjera, ku janë vendosur pjesë të historisë së familjes së komandantit Lee, i cili ia kishte dhuruar shtetit amerikan atë shtëpi. Në dalje të pret një shesh në gjysmë harku, ku janë vendosur të gdhendura në mermer thënie, fraza, në kujtim dhe nderim të ushtarakëve amerikanë të rënë nëpër botë. Dhe pamja që të ofrohet, është një tjetër mrekulli. Nga lart ke mundësinë të vështrosh në thellësi Memorial Avenue, Arlington Memorial Bridge dhe Lincoln Memorial.

NDËRRIMI I ROJAVE NË ARLINGTON NATIONAL CEMETERY

Ky ritual ushtarak kryhet te varri i “Ushtarit të Panjohur”, një shesh i vogël afër në të majtë të Robert E. Lee Memorial, me pamje shumë të gjerë që sheh nga jugu. Është një proces që zhvillohet çdo një orë, i ndjekur në një qetësi absolute nga qindra vizitorë, që bëjnë fotografi dhe filmojnë në heshtje. Tre ushtarakë ecin me hap rreshtor, fillimisht 21 hapa nga jugu, kthim me fytyrë për 21 sekonda nga lindja, pastaj 21 sekonda kthim me fytyrë nga veriu, më pas kthim për 21 sekonda nga perëndimi dhe së fundi për 21 sekonda, kthim me fytyrë nga jugu. E përsërisin këtë ritual, derisa të ndërrohet turni. Në dalje është “Arlington Shop”, me suvenirë të shumëllojshëm nga ato çfarë të ofron memoriali gjigant.

VRASJA, NGA NJË ISH-PILOT

Ishte e premte, 22 nëntor i vitit 1963, në Dallas të Teksasit, në orën 12:30, kur Xhon F. Kenedi (John Fitzgerald Kennedy) u plagos shumë rëndë nga goditjet e një arme, ndërsa ai po shëtiste në Dealey Plaza me gruan e tij Zhaklinë, në bordin e një limuzine presidenciale (Lincoln Continental e vitit 1961). Me ta në makinë ishte edhe guvernatori Xhon Kanelli edhe ky i plagosur rëndë, me gruan Nellie.

Ai që e filmoi çastin tragjik ishte një rrobaqepës, Abraham Zapruder, i cili ishte në vendin dhe çastin e duhur në momentin e goditjes. Ai që e qëlloi (me një armë të modelit italian) nga dritaret e një punëtorie, ishte 24-vjeçari Li Harvei Osvald, një ish-pilot në marinën amerikane, që një pjesë të jetës e kishte kaluar në Bashkimin Sovjetik. Ai u kap menjëherë, por në mënyrë befasuese, u vra nga Xhak Rubi në korridoret e gjykatës, në hyrje të rajonit të policisë në Dallas, më 24 nëntor, vetëm dy ditë pasi ai kishte vrarë Kenedin.

AMERIKA NË ZI

Lajmi i vrasjes së Kenedit shtangu gjithë Amerikën e mbarë botën. Gra e burra duke qarë, njerëz të mbledhur në qendra të mëdha tregtare duke ndjekur televizorin që vazhdimisht transmetonte ngjarjen. Trafiku u bllokua dhe shkollat në të gjithë Amerikën, deri në Kanada u mbyllën. Qeveritë e mjaft vendeve ngritën në shenjë solidariteti flamurin në gjysmë shtize. Në radio dhe televizionet e shumë vendeve të botës, pasi kishin ndërprerë transmetimet, jepnin muzikë funebre dhe njoftime lidhur me vrasjen e presidentit.

Ambasadat amerikane në të gjithë botën hapën “Librin” e ngushëllimeve. Ndërkohë televizioni, për herë të parë në histori, vijoi me transmetim të drejtpërdrejtë për katër ditë radhazi. Vrasja e Presidentit Kenedi, është transmetimi maratonë më i gjatë dhe i pandërprerë e lajmeve në historinë televizive amerikane. Ky fakt deri në orën 9:00 të datës 11 shtator 2001, kur rrjetet transmetuan drejtpërdrejt për 72 orë radhazi, sulmin terrorist në New World Trade Center Jork.

FUNERALI, NJË CEREMONI MADHËSHTORE

Vetëm dy janë presidentët e SHBA-ve, që janë varrosur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. William Howard Taft, i cili vdiq në vitin 1930 dhe Xhon Kenedi, që bashkë me një tjetër President, Wodroë Wilson, janë varrosur jashtë vendit të tyre të lindjes. Zhaklin Kenedi, në konsultim me vëllanë e Kenedit, Robertin, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Robert McNamara, miratoi varrimin e Presidentit në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Virxhinia. Të dielën, më 25 nëntor 1963, në orën 11:00, trupi pa jetë i Presidentit, i cili qëndroi në dhomën ovale të Shtëpisë Bardhë për 24 orë, i vendosur mbi një karrocë dhe i mbuluar me flamurin amerikan, iu drejtua varrezave të Arlingtonit.

Ishte një funeral ku merrnin pjesë udhëheqës nga mbarë bota. Pranë varrit të tij qëndronin Presidenti i Francës Charl De Gol, Kancelari i Gjermanisë Ludwig Wrhard, Perandori Haile Selassie i Etiopisë dhe Princi Philip i Mbretërisë së Bashkuar. Në atë ceremoni ishin të pranishme 220 personalitete të huaj nga 92 vende, anëtarë të familjeve mbretërore, përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik. Kanali televiziv NBC, transmetoi gjithë funeralin nëpërmjet satelitit në 23 vende të botës, përfshirë Japoninë dhe Bashkimin Sovjetik. I gjithë funeral u shoqërua nga muzikë funebre.

50 avionë të Marinës dhe të Forcave Ajrore, fluturuan të ndjekur nga aeroplani presidencial “Air Force One”. Zhaklina ishte e veshur me një xhaketë të gjatë, me fëmijët, në njërën dorë Xhon Jr. (që festonte trevjetorin pikërisht atë ditë) dhe në tjetrën Karolinën. Rrugët e qyteteve ishin të shkreta; shkollat, zyrat, dyqanet dhe fabrikat ishin të mbyllura. Heshtja kombëtare u ekzekutua në orën 12:00 dhe zgjati pesë minuta para fillimit të funeralit. Bazamenti fillestar ishte 20×30 metra, i rrethuar nga një gardh i bardhë.

Gjatë vitit të parë, më shumë se 3.000 njerëz në një orë kanë vizituar varrezën e Kenedit, ndërsa në fundjavë rreth 50.000. Tre vjet pas vdekjes së Kenedit, më shumë se 16 milionë njerëz, kishin ardhur për të vizituar varrin e tij. Për shkak të turmës së madhe, zyrtarët e varrezave dhe anëtarët e familjes Kenedi vendosën që të ndërtohej një bazament më i përshtatshëm, i cili filloi në vitin 1965 dhe përfundoi më 20 korrik 1967. E ndezur nga Zhaklin Kenedi gjatë varrimit, Flaka e Përjetshme e vendosur në një gur granit rrethor në krye të varrit, vazhdon të digjet edhe sot.

TRAGJEDITË QË GODITËN FAMILJEN KENEDI

Në fillim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, Kenedi dhe Zhaklin, të martuar më 12 shtator 1953, zhvilluan së bashku gjithë turin në SHBA-ës. Në zgjedhjen e 8 nëntorit 1960, Kenedi triumfoi ndaj Richard Nixon, duke u bërë i 35-ti president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur ishte vetëm 43 vjeç. Zhaklin e diplomuar në George Toën University Uashington, u bë Firts Lady më e re, vetëm 34 vjeçe. Ajo kujtohet për raportet me median, admiruese e modës, me veshjet e krijuara për të nga stilisti Oleg Kasini, një ikonën e njohur për nga eleganca.

Po kështu, për menytë që zgjidhte gjatë pritjeve në Shtëpinë e Bardhë. Ajo u shqua për aftësinë e saj në aspektin social, sidomos në marrëdhëniet ndërkombëtare, shpeshherë decizive në politikën e bashkëshortit Xhon, duke filluar nga raportet me Parisin e Sharl De Gol, deri me Nikita Krushovin. Gjithmonë në vijën e parë në evenimentet sociale dhe kulturore, krijoi një rreth miqësor me artistë të famshëm. Pas vdekjes së Xhon, dhe me rrezikun që e kanoste gjithë familjen Kenedi, ajo vendosi të largohej nga Amerika.

Më 20 tetor 1968, martohet me armatorin grek, miliarderin Aristotele Onasis, i cili ndërpreu “Love story”-in me këngëtaren Maria Kalas. Zhaklin Bouvier Kennedy Onassis, vdiq më 23 maj 1994, dhe trupi i saj u vendos pranë varrit të bashkëshortit, Xhon Kenedi, në Arlington. Tragjedia e familjes Kenedi, është e lidhur edhe me vdekjet e fëmijëve: Arabella, që lindi e pajetë dhe Patrik, që vdiq dy ditë pas lindjes, të cilët janë vendosur pranë Xhon e Zhaklinë.

Ndërkohë Karoline ishte vajza e parë dhe pas saj djali Xhon Kenedy Junior, i cili u rrëzua me avionin e tij bashkë me gruan dhe hiri i trupave të tyre u shpërnda në oqean, aty ku ra avioni në korrikun e vitit 1999. Aty pranë është edhe varri i vëllait, Robert Kenedi, ish-ministër e Drejtësisë në administratën e Xhon Kenedit, më pas senator i Nju Jorkut, i vrarë edhe ky gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet presidenciale të vitit 1968.

SHQIPTARËT DHE TRI DITËT ME XHERI LUIS, TEK “ARMIKU I PËRBASHKËT …”!

Ndonëse largësi e madhe, me një censurim total, shqiptarët e kanë ëndërruar Amerikën dhe lidhjet me të kanë qenë të të gjitha mënyrave. Nga arratisjet e bujshme, “diversantët”, që vinin në Shqipëri, deri te slogani i njohur komunist “Imperializmi amerikan…”! Filmi rus “Vizita e Hrushovit në Amerikë”, shfaqur në kinematë e kryeqytetit në fillim të viteve ’60-të, ishte ndër të parët që solli pamje nga Amerika ku krahas filmit, shihje grataçelat e Nju Jorkut.

Ndërsa ai që tronditi mjedisin shqiptar, ishte filmi “Armiku i përbashkët”, që u shfaq rreth vitit 1963, në kinema “Partizani” e “17 Nëndori”, në kryeqytet. Por vetëm tri ditë. Njerëz që vërshonin në kinematë kryeqytetase për të parë filmin, ku tregohej jeta në Amerikë. Momentet elektrizuese ishin ato ku këngëtari i famshëm i Rock and Roll, Xherri Ljuis, ekzekutonte në piano dhe njerëzit në kinema që ndiqnin ritmin, duke kënduar nën zë.

Por, pas tri ditëve filmi u hoq me shpejtësi. Për të vijuar sërish me filmat hollivudianë, me Merilin Monro, aktorin Stive Rives, filmat western, apo “Tango e fundit në Paris”, me Marlon Brando, i parë fshehurazi në orët e vona të natës, serialët “Dallas”, “Dinasty”, apo seriali i famshëm te kanali i dytë i televizionit jugosllav, “This is Amerika” i shumë ndjekur nga tiranasit, çdo të enjte në mbrëmje. Pastaj këngëtarët Rey Charls, Tom Xhons, Frank Sinatra, mbreti i Rock and Roll-it, Elvis Presly, vdekja e të cilit mbërriti edhe në Shqipëri. Nuk mungonte edhe letërsia amerikane, librat “e verdhë”, të ndaluar, si “Tragjedi amerikane” nga Teodor Drajzer. Amerika do të linte gjurmë edhe në rrugët e Tiranës, si “Broadway” i famshëm. Do të ruhej si relike, një shishe “Coca-Cola”.

Ishte me fat kush qepte apo siguronte një palë pantallona kauboj, ato blue jeans. Do të nguliteshin në mendjet e shqiptarëve emrat Maiemi, Çikago, New York, Uashington, Los Anxheles, Detroit, Dallas, me kazinotë e njohura të tyre. Por edhe historitë që do të ndryshonin botën, figura si tre astronautët, Kollin, Oldrin dhe Armstrong me ‘Apolo-n 11’, tre njerëzit e parë që zbritën në hënë. Por edhe lufta në Vietnam, kur gazeta “Zëri i Popullit”, njoftonte se forcat vietnameze kishin rrëzuar një avion dhe numri i tyre shkonte nga 453, në 454, pastaj 455…. dhe pilotë të zënë robër.

Do të mbërrinte mes tonë edhe historia e boksierit Mohamed Ali (Kasius Klei), që refuzoi të shkonte ushtar atje, atleti Tomi Smith, me grushtin lart, basketbolli i NBA-së me Karim Abu Jabar, shahisti amerikan Bob Fisher që çmendi rusët. Do të ndihej jehona e skandalit të “Watergate”-it, jeta intensive, dashuritë e famshme. Çfarë fati, për kë kishte lindur atje, ose me prindër që kishin jetuar në Amerikë! Ai shihej si i veçantë. I paharrueshëm është viti kur “Oransoda” e Italisë, erdhi në Tiranë dhe në formacion kishte dy amerikanë, ndaj të cilëve Agim Fagu shënoi 48 pikë.

NGA SHKOLLA TEKNIKE, TE HRUSHOVI NË SHBA DHE “TOKA E AMERIKANE”

Shkolla teknike është e para e njohur dhe me kontribut të madh në vitet ‘30-’40-të, ku janë arsimuar shumë shqiptarë. Në Shqipërinë e izoluar kanë mbërritur lajme edhe nga turneu amerikan i Nikita Hrushovit, që filloi më 15 shtator 1959, çka në kthim ndryshoi përfundimisht drejtimin e kampit socialist. Dhe ajo e vitit 1972, kur “Timonieri i Madh”, Mao Ce Dun, priti Presidentin amerikan, Richard Nikson, në Pekin, duke sinjalizuar një politikë të hapjes së Republikës Popullore të Kinës.

Ndërsa ai truall në jug të Muzeut Lenin-Stalin, përballë Liceut Artistik në Tiranë, për të cilin thuhej se “është tokë, truall amerikan”, ishte “i pazaptueshëm”. Ishte një informacion që qarkullonte nën zë për kohën dhe sa herë që do të kaloje në “Rrugën e Elbasanit”, do të shikoje atë hapësirë. Sot aty është Ambasada Amerikane.

ZËRI I BIBERAJT, SHPRESA E MADHE

E tillë ka qenë ora dhe zëri që vinte përtej oqeanit. Shumë shqiptarë në ato vite e më pas, e kanë ndjekur sistematikisht, me ankth, fshehurazi, atë moment, kur në 18:00 të mbrëmjes, uleshin me veshin te radioja për të ndjekur “Zërin e Amerikës” në shqip, nga i cili prisni, shpresonin dita-ditës për ndryshime, hapje. Gjithçka që përcillej nga zëri legjendar e Elez Biberajt, zëri i shpresës, zëri i Perëndimit. Sa kanë besuar shqiptarët tek ai zë! Të nesërmen në grupe konfidenciale fillonin diskutimet, interpretime, hamendje për atë çfarë ai kishte thënë.

“OK” DHE LIBRI I PANGOS

Gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Beker në vitet ’90-të në Shqipërinë e etur për demokraci. U rikthye ambasada, filloi aplikimi i Lotarisë Amerikane, shqiptarë që shkonin e vinin në Amerikë. Por edhe “OK”, që pak mund ta dëgjoje ose aspak në ato vite, u shfaq si një shprehje normale në komunikimin popullor.
Ishin dy germat “e ndaluara”, shqiptimi i të cilave rrezikonte të të etiketonte si “pro-perëndimor”. Por, përpara se Amerika të mos ishte më “një mollë e ndaluar”, një pamje të saj na ofroi edhe libri i Ylli Pangos “Amerika”, parë dhe trajtuar nga një këndvështrim kurioz, interesant dhe informues nga një personalitet i jetës intelektuale shqiptare, i cili e kishte prekur atë vend. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“R. Q., që në 1946-ën u infiltruar në grupin e T. Hoxhës, Z. Bregut, M. Shabanit dhe A. Brahës, mbeti një prej bashkëpunëtorëve më të fortë...”/ Historiku i Sigurimit për Tropojën, Korçën dhe Pogradecin

Next Post

“Shkodra, djep i antikomunizmit, që gjatë periudhës së diktaturës, foli më shumë me heshtjen e tij, se sa...”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për librin e intelektualit Mark Zadeja

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
“Gjatë darkës, u thashë bashkëfshatarëve të mi, të mos mërziten, se sapo të vdesin këta udhëheqësit e sotëm, të rinjtë që do vijnë, do të…”/ Deponimet e Dom Shtjefën Kurtit në hetuesi, Tiranë 1970

“Shkodra, djep i antikomunizmit, që gjatë periudhës së diktaturës, foli më shumë me heshtjen e tij, se sa...”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për librin e intelektualit Mark Zadeja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!