• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, October 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!

Nga Dash Frashëri

Memorie.al / “Piktori i Merituar”, Shaban Hysa konsiderohet si një nga emrat më të rëndësishëm në skenografinë dhe pikturën shqiptare. Shaban Hysa u lind, më 30 shtator të vitit 1938, në Tiranë. Ndërroi jetë më 28 gusht të vitit 2005, në moshën 67-vjeçare. Një rrugë në kryeqytet mban emrin “Shaban Hysa” “Shaba” kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja, në Tiranë, në degën e pikturës ne harkun kohor 1953-1957. Nga 1957 deri në vitin 1961, kreu studimet e larta ne Akademinë e Arteve të Bukura të Varshavës – Poloni, në degën e pikturës dhe specialitet skenografi-grafikë. Po, në këtë akademi studioi edhe piktori i njohur shkodran, Danish Jukniu.

Mbron diplomën me skenografinë e dramës “Mbi gërmadha” të Fadil Paçramit në Teatrin Popullor, ku edhe filloi punën si skenograf, arkitekt skene dhe kostumograf. Në shtator 1963, ai shkoi si skenograf ne Teatrin e Operës dhe Baletit deri më 1970. Në vitin 1970, emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ku ngriti për herë të parë në Shqipëri Atelienë e Skenografisë, të cilën e drejtoi deri në vitin 1979.

Ka punuar për një kohe në Lidhjen e Shkrimtareve si drejtues i komisionit te arteve te aplikuara dhe në vitin 1979, u rikthye në Teatrin Popullor. Piktori Shaban Hysa ka projektuar skenografi dhe kostume për thuajse të gjitha Teatrot profesionistë në Shqipëri, Teatrin Kombëtar, Teatrin e Operës, koncerte qeveritare, Koncertet e Majit, Festivalet e Këngës në RTSH dhe për skena në vende të ndryshme jashtë vendit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

Shaban Hysa është skenografi i Festivalit të Parë të Këngës në Radio, në vitin 1962 (21-23 dhe 26 dhjetor), të cilin e prezantuan Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi, por edhe disa të tjerëve. Hapësira kohore e veprimtarisë se tij shtrihet 40 vjet: në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, me me tepër se 250 realizime në skenografi dhe 600 të tilla ne kostumografi.

Ai punoi mbi 250 skenografi në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operës dhe Baletit, ku veçohen pjesët: “Furrnalta”, “Epoka para Gjyqit“, “Monserati”, “Romeo dhe Zhulieta”, “Prometeu”, “Shkallët”, “Valsi i Titanikut”, “Vdekja e Dantonit”, “Rikardi III”, “Besa”, “Oportunesku”, “Tiranozauri”, “Gjethja”, “Streha e të harruarve”, “Halili dhe Hajrija” etj.

Shfaqjet dhe skenografitë në ditarin e Shaban Hysës

 “Pas skenografëve të improvizuar të viteve ’50-të, si Vangjush Mio, Rrok Daberdaku e Ismail Hidri, vitet ’60-të kishin sjellë skenografët e parë profesionistë, si Shaban Hysa, Agim Zajmi, apo Hysen Devolli. Në vitet ’70-të, krijimtaria e këtyre artistëve kishte arritur kulmin, ndërsa kritika e kohës në vitet që do të pasonin, do të veçonte skenografi funksionale si ajo e Shaban Hysës në veprat “Shoqja nga fshati”, apo “Furrnalta”, atë piktorike të Agim Zajmit në veprat “Lumi i vdekur” e “Besa e madhe”, ku zgjidhjet volume-trike e funksionale të mizanskenave, përshtaten me veprën sipas kërkesës të kohës”, shkruan Dr. Ermir Hoxha në librin e tij studimor, “Arti në Shqipëri në vitet 1945-2000

Aktiviteti krijues i tij shtrihet në të gjitha gjinitë e skenografisë dhe pikturës, si pjesëmarrës në aktivitete teatrore, por edhe në ekspozita kombëtare, ku është nderuar me mjaft çmime.

OPERA DHE OPERETA

Opereta “Princesha e Çardashit”, premiera së cilës u shfaq më 2 korrik 1964. Kompozitor: Imre Kȧlmȧn. Libreti: Leo Stein & Bela Jenbach. Dirigjent: Rifat Teqja. Regjisor: Luigj Gurakuqi. Skenograf: Shaban Hysa. Mjeshtër kori: Kostandin Trako. Koreograf: Skënder Selimi. Në shtator të vitit 1964, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore shfaqi operetën “Vjeshtë e artë” të kompozitorit Tish Daija. Një operetë e realizuar me libret të Aleksandër Banushit, regji të Luigj Gurakuqit. Dirigjimi i shfaqjes iu besua mjeshtrit Milto Vako, koreografia Gëzim Kacelit dhe skenografia piktorit Shaban Hysa.

Opera “Rigoletto” u shfaq më 21 mars 1965. Kompozitor: Giuseppe Verdi, Libreti: Francesco Maria Piave, dirigjent: Mustafa Krantja, regjisor: Luigj Gurakuqi, skenograf: Shaban Hysa, mjeshtër kori: Kostandin Trako, koreograf: Agron Aliaj.

Opera “Dasma e Figaros” u shfaq më 26 shkurt 1966. Kompozitor: W.A Mozart, libreti: Lorenzo da Ponte, dirigjent: Rifat Teqja, regjisor: Jorgjia Truja, skenograf: Shaban Hysa, mjeshtër kori: Kostandin Trako.

Në 17 janar 1968, kompozitori Prenkë Jakova, libretisti Llazar Siliqi, dirigjenti Mustafa Krantja, regjisori Pirro Mani dhe piktori Shaban Hysa, vunë në skenë operën ”Skënderbeu”, e cila mbetet vepra e parë historike e plotë në muzikën shqiptare, që tregon një afresk të madh, të një epoke të lavdishme në historinë tonë kombëtare. Interpretuesit e parë në rolin e Gjergj Kastriotit kanë qenë Gjoni Athanas e Ibrahim Tukiçi, në rolin e Mamicës, Luzia Papa e Tefta Çavo dhe në rolin e Donikës Nina Mula dhe Irena Gjergjo.

Opera “La Boheme” u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, në muajin nëntor 2016. Nën dirigjimin e maestros Salvatore Percacciolo, regjisor Andrea de Manincor, skenografia dhe kostumet nga Shaban Hysa dhe interpretimin në rolet kryesore Eva Golemi, Jenish Ysmanov, Enkelejda Kamani, etj.

BALETE

Këto foto i përkasin baletit “Delina. Ishte 17 maj i vitit 1964, kur kompozitori Çesk Zadeja, mjeshtri Panajot Kanaçi, dirigjenti Rifat Teqja dhe piktori Shaban Hysa vunë në skenë baletin e dytë shqiptar “Delina”. Baleti për fëmijë “Petja dhe Ujku”, premiera e tij u realizua më 30 dhjetor 1964. Kompozitor: Sergei Prokofiev. Dirigjent: Mustafa Krantja. Baletmaester: Skënder Selimi. Skenograf: Shaban Hysa.  Regjisore: Jorgjia Truja.

Drama “Halili dhe Hajria” është shkruar në vitin 1949 nga Kolë Jakova. Ajo pasqyron trimërinë e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në ndeshje me pushtuesit turq, në shekullin XVIII. Baleti shqiptar “Fatosi partizan”, u shfaq më 27 tetor 1967. Kompozitor: Kozma Lara, libreti: Panajot Kanaçi, dirigjent: Rifat Teqja. Vënë në skenë nga: Panajot Kanaçi, Agron Aliaj Zoica Haxho. Piktor: Shaban Hysa. Më 14 dhjetor 1988 u shfaq premiera e baletit “Zhizel”. Muzika: Adolphe Adam. Libreti: Jules-Henri Vernoy de Saint-Georges, Théophile Gautier. Vënë në skenë nga baletmaestër: Agron Aliaj. Skenografia dhe kostumet: Shaban Hysa. Dirigjent: Rifat Teqja.

TEATRI KOMBËTAR

Shaban Hysa ka realizuar skenografinë e shume shfaqjeve teatrale. I respektuar gjithmonë nga aktorët dhe regjisorët me të cilët ka punuar. “Epoka para gjyqit”, vepër e Ekrem Kryeziut, regji të Piro Manit dhe skenografi të Shaban Hysës,  është vënë në skenë, më 14 dhjetor 1980.

Në 1982, Teatri Popullor ngjiti në skenë dramën “Udha e flamurit”, kushtuar shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. Autorë: Ruzhdi Pulaha dhe Mirosh Markaj, regjia: Pirro Mani, skenografia: Shaban Hysa, muzika: Sokol Shupo, interpretim: Edmond Budina (në rolin e Ismail Qemalit), Ahmet Pasha, Zef Bushati, Gjon Karma, Violeta Manushi, etj. Shfaqja “Prometeu”, e shkruar nga Viktor Eftimiu, u vu në skenë në vitin 1984. Regjisorë ishin Piro Mani dhe Fatos Haxhiraj, Skenograf & Kostumograf Shaban Hysa. Kryevepra e Shekspirit, “Romeo dhe Zhulieta”, u vu në skenë me regji të Dhimitër Pecanit, më 12 shtator 1987. Skenografia iu besua Shaban Hysës.

Shaban Hysa është gjithashtu, një piktor shumë i mire dhe me punë shumë të vlerësuara. Një nga kompozimet më të njohura të Hysës është “Besëlidhja”, “Më tej”, 1969, “Kur lindi Partia”, 1974, “Traktet”, 1976, etj. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 22 Janar 2026

Next Post

“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si...”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të

Artikuj të ngjashëm

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

September 17, 2026
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

September 13, 2026
“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm

September 7, 2026
Next Post
“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si…”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të

“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si...”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme