• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi torturonte ndonjë në hetuesi, Durim F., shkonte te kamarieria bionde e Hotel Turizmit dhe…”/ Historia e rrallë e hetuesit, që i çoi telegram ngushëllimi Enverit, për vdekjen e Mehmet Shehut

“Pasi dy hetuesit, i humbën shpresat se Agroni do firmoste proces-verbalin, aty në qeli, në prezencë të tij, njeri kapi gruan e tjetri vajzën dhe….”/ Dëshmia tronditëse e ish-të burgosurit politik
Raporti i Sigurimit: “Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse Dhurata shton; udhëheqësi është budallallepsur dhe për pesë vjet, do i vrasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret, i 19 tetorit 1982
“Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
“Ja njerzit e Sigurimit që më arrestuan në fshatin tim, Markat dhe më dërguan në Degën e Brendshme të Sarandës, ku….”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
“Dy oficerët e Sigurimit në Degën e Krujës, më mashtruan dhe firmosa dokumentin sikur isha i dërguari i UDB-së për…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që u arratis në 1960-ën

Nga Përparim Hysi

Memorie.al / Durim F., u bë si me krahë kur mori lajmin se do të vazhdonte shkollën e sigurimit në Tiranë. Qe bir oficeri dhe, sado që i ati kish vdekur, biografia e ndiqte nga pas. Të lidhur si mishi me kockën me partinë, Durim F., tanimë bënte hesapet se ku mund të përfundonte: e mendonte veten, tek përkëdhelej në brendësi, me ndonjë ambasadë ose deri në një të zgjedhur të  hetuesisë së lartë, se hetues kish qenë dhe i ndjeri, i ati, Hysen F. Kjo përsiatje e tij merrte,veç tjerash,krahë dhe nga një fakt tjetër:qe nga e njëjta krahinë me kryeministrin, Mehmet Shehu dhe kaq nuk qe pak. Po t’i shtoje mandej dhe faktin tjetër, se i ati, Hyseni, kish qenë në një brigadë me atë që tanimë qe kryeministër, për të riun, Durim F., nuk kish derë që nuk hapej.

Atje, në shkollë, u thanë se kjo që përgatiste këto kuadro besnike, të pajiste me një diplomë që barazohej me atë të Juridikut, kështu që çdo një i tillë nga këta, hiqej ose njihej si jurist. Ç’shkruaj, nuk është se shkruaj apriori apo kështu dua unë.

Po qe një e vërtetë që nuk e luan topi: kushdo nga këta “besnikë”, kur binte nga kali, për një arsye apo për një tjetër, tak dhe fillonin, si pa të keq, dhe jepnin mësimin e filozofisë nëpër shkolla të mesme, se “kishin mbaruar juridikun”. Ja, kështu!

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Durim F., e mbaroi shkollën dhe, ndërsa priste ndonjë bum emërimi (epo për ato të shkreta ambasada, i qante syri), tak dhe emëruan hetues në një qytet në Jug të vendit. Nga Jugu qe dhe vet ky, po jo në qytetin e tij, po diku, larg. Hetues dhe zuri e kapardisej, se laj-thaj ky qytet, dy të tillë kish. Njëri qe shefi, një skile e vjetër që kish shkulur dhe me darë kuajsh “dhëmbët e kundërshtarëve politikë” dhe tjetri: epo kush tjetër?

Veç Durim F., që pozonte dhe demonstronte forcë dhe impozancë, se kot nuk qe hetues. I lidhur me Çlirimtaren, bir hetuesi dhe, veç këtyre, qe nga ai çik vend: nga vend-lindja e kryeministrit. Është gjenetike – thonë – që të gjithë të ardhurit nga provincat e thella, siç vinte dhe Durim F., kur vijnë në qytet, tjetërsohen dhe bëhen qesharak, se duan që të flakin atë lëkurën e vjetër që kanë veshur.

Kjo tentativë, zakonisht, është e njerëzve mediokër që, pa e kuptuar, bëhen qesharakë dhe pak Don Kishotë. Kështu ndodhi dhe me Durim F. Vishej me rrobat që i kishin dhënë (qenë modele që njerëzve u ngjallnin krupën); kurrë nuk e hiqte kollaren dhe kur bënte nxehtë, sado që gojët e liga thoshin që nuk dinte ta lidhte, dhe, veç kësaj, ecte me çap të rëndë, pothuajse, vetëm dhe me sy-zakoni i qenit të gjahut – përshkonte gjithë shëtitoren.

Se, siç mendonte, një hetues i tillë duhet të jetë: i paafrueshëm; i ftohtë mermer dhe, kur të flas, ta ngrejë zërin gati një oktavë mbi tjetrin, për të thënë që ai është larg, shumë larg nga çdo i gjallë tjetër. Se lufton “armiqtë e partisë dhe të popullit”.

Dhe Durim F., e dinte mirë këtë punë sidomos atje në birucat e Degës së Brendshme. Aq qe i dhënë pas këtij “zanati”, sa nuk flinte dot rehat, në se nuk kish torturuar si duhet ata “armiqtë”.

Dhe, ky sy vigjilent i Partisë, tek secili shikonte një armik të mundshëm. Dhe kur ky “armiku i mundshëm”, binte në dorë të tij, e dinte vet ky se si ia përdridhte zverkun. Mandej, pas gjithë atyre torturave të paimagjinueshme, frymën e mbante drejt e tek turizmi i qytetit, ku çlodhej, veç tjerash, dhe me banakieren bionde të atij qyteti. Se kot nuk qe hetues, Durim F.

Sakaq dhe me “punën e madhe dhe të fshehtë të partisë”, u zbulua që në jug, në një kooperativë bujqësore, që nga kryetari e deri poshtë, qenkan “shitur” andej matan: në Greqi. Dhe gjithë grupi, en bloc, u arrestua.

Qe pak si tronditës lajmi për”zbulimin” e këtij grupi, se grupi en bloc, qe i njohur, veç tjerash, si një grup këngëtarësh popullorë në zë. Durim F., mënd kaloi në një si “orgazëm” nga kënaqësia. Se do merrej me një grup agjenturor dhe ai, përkëdhelej në sedër, s’e fal torturave dhe “zbardhjes së vërtetës”, çonte “trampolinën” e ngritjes së tij në përgjegjësi.

Dhe filloi nga ato “avazet” që i kishin mësuar në shkollë. Hetuesia, këtë radhë, për “kapon e grupit”, që qe dora vet, ish-kryetari i kooperativës, bëhej me dy veta: një që “ekzekutonte veprimet sipas drejtësisë, alla komunistçe”, dhe tjetri, për t’u bërë sa më “reale” hetuesia, kish ardhur si ndihmës, nga një rreth tjetër.

Ky tjetri, – epo shkollë me të futur qe ajo e Sigurimit, – shikonte mundësinë e ngritjes së vet në përgjegjësi dhe hiqej më prudent, në zbatimin e ligjit. E paska pasur ligji me të shkruar, që nuk duhej përdorur torturë ndaj të pandehurit.

Durim F., u lëshua me sa fuqi kish me shuplaka mbi fatkeqin. Ky “ndihmësi”, veç shikonte dhe, kur Durimi u “lodh”, dhe shkoi drejt e në turizëm për “relaks”, “ndihmësi” i thotë të pandehurit: – “Ankohu që të qëlloi me shuplaka, se dalë dëshmitar unë.

I pandehuri kështu bëri dhe në ballafaqim, “ndihmësi” që e shikonte Durimin si hije, i vuri stërkëmbëshin. Që të nesërmen, Durim F., në vend të shkonte në ambasadë, u zhvesh nga hetues (“ndihmësi” zuri menjëherë vendin) dhe mbërriti në qytetin tonë. Aty dhe e njoha se e caktuan të jepte filozofi në një nga shkollat tona të mesme. Këtë ç’tregova më lart, e kam nga goja e tij.

Jepte filozofi, por mëndja i punonte për tutje: atje tek ndonjë vend ku të relaksohej dhe i qe bërë fiksim: Kuba. Se Kuba, aso kohe qe vend mik dhe, veç kësaj, ky qejfli i krisur dhe sadist, pluskonte në ujëra të kripura. Nga përgatitja si mësues, qe bosh. Hiq psalltjet “made in Enver”, slogane të mësuara përmendësh dhe, ende, mbahej me atë kohën e hetuesisë.

Shoqërinë me ata “gritë” nuk e shkëpuste dhe, kur mori vesh që njëri prej tyre, sosi deri në Paris, mënd i iku truri dhe u bë tejet nervoz. Ku ai dhe ku unë. Pse, – ndërhyra unë, – po ai kish të bënte me sh. Hysni (Kapo). Po unë a nuk kam të bëj me sh. Mehmet? Bile dhe ime shoqe, atje është rritur, tek Shehët. Po ma bëri ai, lugati, mua që më hëngri në besë. Dhe për kë? Për një armik?!

Termometri politik në Shqipëri, sakaq po ngrihej. Veç armiqve të jashtëm (revizionistët dhe imperialistët, tani dhe tribotistët kinezë), po shtohej rreziku nga brenda. Qe “zbuluar” Grupi i Beqir Ballukut e Co… dhe tani, kudo, po zbuloheshin “armiq. “Po vjen shansi tek dera’, – më tha Durim F. – Ke për të parë kur t’më thërresin.

Se duhen ‘specialistë’ për të zbërthyer ‘armiq’ që kanë punuar nën ‘lëkurë’”. Kur, një ditë prej ditësh, sapo u dha lajmi se qe “vetëvrarë” vet kryeministri, Mehmet Shehu! Durim F., kish ndryshuar çehre, qe bërë, pothuaj, dyllë i verdhë dhe lotët nuk i mbajti. “Qeshë në postë, – më tha, – dhe i bëra telegram vet shokut Enver. E ngushëllova për ‘humbjen’ e shokut të ngushtë të armëve”.

Se i letrave që jam, më tregoi dhe tekstin. Dhe sot nuk e harroi atë tekst, që, sa të bën të qeshësh, aq dhe më donkishotesk e bën ish hetuesin, Durim F. Për ta bërë pak më të prekshëm për lexuesin, po e sjellë atë siç e kam në kujtesë:

“… si të gjithë, jam i tronditur nga ‘fatkeqësia që ju ka rënë mbi kokë,juve dhe partisë’, në pamundësi që të jem pranë jush në këtë moment, ju lutem putheni për mua kufomën”.

Durim  F.       

19 dhjetor, 1981

Sado hetues që qe, mendoj se ai qe aq i tronditur, sa nuk mund të vinte re, një si pështirosjen time në këtë tekst, kaq bufonat. Sidoqoftë, bubullimat do ndjeheshin më pas. Teksti, padyshim, s’kish se si mos vihej re, sa kaloi ajo “tronditja” që pati sh. Enver nga “humbja” e “shokut të ngushtë të armëve” dhe si kompensim për këtë ngushëllim donkishotesk, erdh dhe “dogana”.

Durim F., duhet të linte vendin e punës, por duhej pak “delikatesë”. Dhe “delikatesa” u fabrikua me aq “finesë”, sa bënte mu. Tek ishin mbledhur për të hyrë në klasë nxënësit e shkollës dhe ndërsa mësuesit qenë në krye, tak dhe dikush çan përmes nxënësve dhe para gjithë shkollës, ia fut me pëllëmbë Durim F.

Figura e mësuesit qe cënuar. Ai nuk mund të jepte mësim aty dhe, tek priste transferimin në një shkollë tjetër, e çuan magazinier në një fermë. Pastaj, me të parë e me të bërë. Por një gjë qe e sigurt: Durim F., jo vetëm nuk shkoi në ambasadë, po katandisi punëtor. Veç kur erdh demokracia, u kthye dhe u bë avokat. Pse mos? Kush më mirë se ai di që t’i “mbrojë” të drejtat e njerëzve.

Unë, – shpjegohej mes njerëzve, – për një “puthje me korrespodencë” e pësova dhe, sa për të kaluarën si hetues, as që e zinte në gojë. Po dhe ne të tjerët as që ia zinim në gojë. E keqja qe se dhe ai “ndihmësi”, që doli si “dëshmitar”, ka marrë status të ish-përndjekurit politik. Kurse “vullnetari” që e qëlloi me pëllëmbë, në sy të nxënësve, tani është kryetar i një partie në rreth. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Çu Enlai, i tha shokut Rita Marko, se me këtë politikë, ne mund të çarmatosnim revizionistët sovjetikë, por në të vërtetë ata...”/ Diskutimi i Enverit në Byro, në ’69-ën, për problemet me kinezët

Next Post

Kalendari Historik 19 Qershor 2024

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2024

Kalendari Historik 19 Qershor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!