• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi fola me Bardhosh Gjonzenelin, kur erdhën ata të komandës në qeli, për të na komunikuar amnistinë, u thashë; Ua kam falur Partisë dhe shoqes Nexhmije, nuk i dua…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik

“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
“Kur u arratis babai, nënën e internuan në Plug dhe pas 12 vitesh kur shkuam ta takonim, pyeta një grua që ishte në arë, pa e ditur se ajo…”/ Dëshmia e trishtë e djalit nga Dukati
“Si e ’festonim’ vitin e ri në burgun e Burrelit, me Ngjelën, Kurt Kolën, Sherif Merdanin dhe…” / Flet ish – i dënuari
“Kur autoritetet e kampit, arrestuan Fadilin, Vangjelin dhe Xhelal Koprenckën, një i burgosur nga Shkodra, bërtiti….”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tiranës
“Poezitë që shkruaja kundër regjimit kur isha i internuar në Shtyllas, ja tregova një bashkëvuajtësi, por ai shkoi menjëherë në Degën e Brendshme dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit politik
“Vuajta 32 vjet në burgjet komuniste, se shkrova gabim, ‘Rroftë Komiti Qendror’ dhe se pikturova shqiponjën pa yll në Revoltën e Spaçit”/ Historia tragjike e ish-drejtorit të Burgut Burrelit

Nga Enver Lepenica

Memorie.al / Bardhosh Gjonzeneli, ai burri trim e guximtar, u shua më 29 nëntor 2020 dhe shkoi të prehet në përjetësi, më 30 nëntor. I lodhur nga jeta e tij plot vrull, plot beteja, furtunë e dallgë, të cilat nuk e mposhtën dot. Një nga legjendat e burgjeve komuniste, një personalitet si ai, që la pas gjurmë të pa shlyera, do të jetojë midis vlonjatëve e shoqërisë  shqiptare, me gjurmët që la pas, gjurmët e një luftëtari lirie. Ashtu si i ati, profesor Bego Gjonzeneli, ose “Bego Bukuria”, siç e quajtën bashkëluftëtarët e tij, Hysni Lepenica e Skënder Muçua.

Laureuar në Itali, Begua me oratorinë e fjalën e zjarrtë, u bë propagandist i Luftës Antifashiste në fshatrat e Vlorës. U burgos nga komunistët më 1945. E dënuan dhe e liruan, e arrestuan përherë të dytë më 1949 dhe e pushkatuan, në moshën 37-vjeçare.

Bardhoshi, djali i tij, do ia kalonte babait, u burgos tre herë, por i shpëtoi plumbit, që i kishte marrë jetën të atit. Historia tragjike e një familjeje të njohur patriotike e demokrate nga Tragjasi i Vlorës, që u përball për tre breza rresht, me sakrifica e dinjitet, me dhunën e përgjakshme komuniste. U dënua tre herë, gjithsej me 50 vjet burg

Gjithashtu mund të lexoni

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

“Pakti i Romës në janar 1920, nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Zogut dhe…“/ Ana e panjohur e synimeve serbe ndaj Shqipërisë

Bardhosh Gjonzeneli lindi në vitin 1940, në Tragjas, Vlorë. U dënua tre herë, gjithsej me 50 vjet burg, kreu vetëm 27 vjet, sepse diktatura u shemb. Më 13 maj 1960, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake Tiranë, e dënoi; Për “tradhti ndaj atdheut, në formën e arratisjes”, me 15 vjet burg. Humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie.

Më 14 dhjetor 1976, me vendim nr. 323, Gjykata Vlorë, e dënoi për; “agjitacion e propagandë”, me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë, e dënoi për; “pjesëmarrje në një grup kundër-revolucionar nacionalist, për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë“, me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave, për 5 vjet.(AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 74-75)

Bardhoshi ishte qëndrestar dhe luftëtar i diktaturës komuniste, ishte një trim që nuk e lodhën dhe nuk e mposhtën prangat, torturat, uria, as dhe sëmundjet e burgjeve të zeza komuniste, kështu ai u bë modeli i luftëtarit e qëndistarit për kundërshtarët e diktaturës komuniste.

“Ia kam falur partisë dhe shoqes Nexhmie, këto që më keni falur mua…”!

Qani Beqo Sadiku (lindur në vitin 1950), dënuar me 17 vite burg dhe i ri dënuar me 25 vjet të tjera, bashkëvuajtës me Bardhosh Gjonzenelin në qelitë e Burrelit, tregonte se: “Pas vitit 1982, u bënë disa ulje dënimesh qesharake. Komanda vinte në dhomat tona dhe për propagandë, shpallte uljet e dënimeve. Unë pyeta Bardhosh Gjonzenelin:

– ‘Çfarë t’u them atyre kur të vinë e të shpallin uljen e dënimit’?

– ‘Thuaju ia kam falur partisë, nuk i dua’, – më tha Bardhoshi.

Dhe unë thash në fakt: ‘Ia kam falur Partisë dhe shoqes Nexhmije, këto që më keni falur mua. Ti marrin ata, se mua nuk më duhen’. Natyrisht që menjëherë, u dërgova në qeli…”!

Ndërsa ishte duke vuajtur dënimin e dytë në burgun famëkeq të Spaçit, Bardhoshi u arrestua në shkurt të vitit 1979. Partia, me anë të Sigurimit të Shtetit, kishte shpikur, duke krijuar organizata “terroriste”, të formuara në burg. Se si mund të formohet në burg, nën terror, një organizatë, këtë e dinë vetëm komunistët…?!

Synimi i këtyre arrestimeve dhe ri dënimeve për herë të dytë dhe të tretë, ia kishte shprehur në hetuesi Bardhosh Gjinzenelit, hetuesi i tij. “Mua më ka thënë hetuesi, që asnjeri nga ne nuk do të shpëtoi gjallë”. (Fatos T. Lubonja “Ridënimi”, Përpjekja Tiranë 1996, f. 262),

Nën tortura, pa bukë e pa ujë, pa mjekim e barna…!

Fatos Lubonja shkruan se; “Pas 4 muaj hetuesi dhe tortura çnjerëzore fizike e morale, gjyqi filloi në maj të vitit 1979 dhe pas 7 ditëve, u dha vendimi. Me vdekje, me pushkatim, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, ndërsa gjithë të tjerët, mbi 20 vetë, u dënuan me mbi 20 vjet burgim, praktikisht kuptohet se ata dënoheshin, me burgim të përjetshëm”!

Nën tortura, pa bukë e pa ujë, pa mjekim e barna, njeri nga ta që nuk ju tremb syri kur e priste plumbi dhe litari Bardhosh Gjonzenli nuk mposhtej. Ngadhënjente nga errësira e qelive, duke u dhënë kurajo shokëve të qelive, siç e përshkruan shoku i prangave, Fatos Lubonja:

“Pastaj u hap qelia nr. 1. Personin që erdhi prej andej, e njoha edhe nga shpina. Ishte Bardhosh Gjonzeneli, i cili kishte ardhur në Spaç, para një viti, i dënuar për së dyti në kamp, me 10 vjet. Goja e Bardhoshit, punonte vetëm në një drejtim: Shante e mallkonte qeverinë; ‘më të degjeneruar në botë’, siç e quante ai qeverinë e Enver Hoxhës.

Këtë e bënte sikur hante bukë, shoqëruar me humor dhe me një mirësi që të bënte të mendoje se, me gjithë mllefin e pa fund, ky ishte një njeri i mirë që, sikur t’i binin në dorë ata kriminelët, mund t’i falte po me atë lehtësi, që i shante. Natyra e tij e hapur, e bënte të fliste me këdo që kishte fytyrë njerëzore në kamp, pa dyshuar se mos ishte spiun.

U vonua më shumë se dy të parët, te çezma!

Bardhoshi u vonua më shumë se dy të parët te çezma. Prisja t’i shikoja fytyrën, pasi ashtu më dukej se mund të kuptoja diçka nga ajo që po ndodhte me të. Kur më erdhi përballë, pashë se kishte marrë një pamje të rreptë dhe të vrerët, mjaft të ndryshme nga ajo pamje njerëzore dhe e ngrohtë, që kishte në kamp…!

Pasi kishim marrë dënimin në Tiranë, po ktheheshim në Spaç. Kur arritën përpara portës së hekurt të Spaçit, auto-burgu ndaloi, pa e shuar motorin. Ndërkohë që hapej dera, Bardhoshi nxjerr jashtë shqetësimin që na kishte kapluar të gjithëve:

– ‘Për kokë të nënës (bënte be për nënën’ se babanë ia kishin pushkatuar)’ këtu na kanë sjellë’ për të na bërë gropën. Më ka thënë hetuesi’ që asnjeri nga ne’ nuk do të shpëtoi gjallë”. (Fatos T. Lubonja, “Ridënimi”, Përpjekja Tiranë, 1996, f. 79, 262)

Bardhosh Gjonzeneli nuk ua plotësoi dëshirën komunistëve kriminelë!

Bardhosh , nuk ua plotësoi dëshirën komunistëve kriminelë. Ai pas vitit 1990, doli i gjallë nga burgu. Kishte qenë në diktaturë, shembulli i qëndrestarit, tani në liri, do të bëhej model i aktivistit dhe luftëtarit shoqëror, për përparimin e proçeseve demokratike.

Ai do të jetë nisiatori i krijimit të shoqatave të ish-të Persekutuarve e Burgosurve Politikë, të krijimit të Partisë së “Balllit Kombëtar”, etj., duke dhënë në këto organizata, shembullin e propagandistit shoqëror e politik.

Ai do të botonte në shtypin e përditshëm, artikuj e pamflete politike, ku evidentonte krimin, dhunën dhe terrorin e diktaturës komuniste të regjimit të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, duke qenë edhe vetë një dëshmitar i asaj dhune çnjerëzore.

Ai do të shquhej si intelektual i shqetësuar, për fatin e shoqërisë, do jepte intervista në shtypin e përditshëm, në Radio e Televizion dhe gjithashtu do të inkurajonte e nxiste shokët e burgut, e sidomos rininë, për të qenë në vijën e para të proçeseve demokratike.

Kështu, si dje në burgje edhe sot në liri, ai do të ishte modeli i njeriut të mirë, qytetarit, demokratit me vizion europian, shembulli i atdhetarit, që nuk pyeti kurrë se ç’bëri atdheu për të dhe familjen e tij. Por deviza e tij, do të ishte deri në fund të jetës, se; çfarë duhet të bëj unë për atdheun dhe popullin tim.

Shoqëria kishte nevojë për zërin e tij…!

Shoqëria kishte nevojë për zërin e tij dhe Bardhoshi i shërbeu shoqërisë deri në fund, pa kërkuar asgjë prej saj, qoftë edhe një shërbim moral.

Një personalitet si Bardhosh Gjonzeneli, la pas gjurmë të pa shlyera, për familjen, fëmijët e sidomos, për shoqërinë tonë. Prandaj ai do të jetë mes nesh edhe pas vdekjes, me shembullin e jetës së tij, në diktaturë dhe në liri. Me artikujt e shumtë në shtyp, me intervista dhe biseda, me këshillat e tij.

Bardhosh Gjonzeneli, ishte shpirt i lirë, njeriu që s’diti të bënte kompromise me diktaturën, ishte kundër rrymave, me synim tek liria. Sepse liria thoshte ai; nuk ka çmim, prandaj ai do të nderohej nga të gjithë. Nga çdo krah kishte miq e, do të gëzonte respekt e dashuri prej tyre.

Bardhosh Gjonzeneli, do të mbetet “guardian” dhe luftëtar i fjalës së lirë, i lirisë.  Si në diktaturë dhe në demokraci, ai ruajti tek vetja dashurinë e pa shuar, të lirisë. Shembulli i tij si luftëtar lirie, inkurajoi dje shokët e prangave dhe burgjeve. Inkurajon sot rininë, për të vazhduar luftën për mbrojtjen e fjalës së lirë.

Bardhosh Gjonzeneli, ishte “Nderi i Vlorës”, edhe pse këtë titull nuk ia dhanë zyrtarisht, sa qe gjallë…! Ai do të kujtohet nga vlonjatët dhe nga gjithë shoqëria jonë, për shembullin që na la me jetën e tij prej luftëtari, për liri e demokraci.

Bardhosh Gjonzeneli u shua në heshtje!

Bardhosh Gjonzeneli, u shua në heshtje. Zemra e tij e lodhur, shkoi të pushojë në përjetësi. Humbja e tij nuk është vetëm e Vlorës, por e gjithë shoqërisë sonë. Respekt për gjurmët që na le miku im fisnik, që edhe nga shtrati i vdekjes, 15 ditë para se të mbyllje sytë, më the: “Si je Enver, kam merak për ty…”?! Kështu ra perdja e teatrit tragjik, që u lojt nga një burrë i pa harruar, në zymtësinë e jetës shqiptare. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur doli nga spitali Shkodrës, se kishte prerë damarët në tentativë vetëvrasje, nga presionet e Sigurimit, u vetëflijua, duke u mbytur në...”/ Historia tragjike e përkthyesit të njohur, vëllai i Teme Sejkos

Next Post

“Vëllai i Nako Spiros, i vetmi që s’pranonte materiale propagandistike, jetonte në Pragë dhe na tha; ‘Ata më vranë vëllanë, unë nuk vij në Shqipëri, se...”/ Dëshmia e rrallë e ish-punonjësit të ambasadës

Artikuj të ngjashëm

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982
Dossier

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

May 1, 2026
Memorie.al
Dossier

“Pakti i Romës në janar 1920, nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Zogut dhe…“/ Ana e panjohur e synimeve serbe ndaj Shqipërisë

May 1, 2026
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se nacionalisti Haki Taha e vrau komunistin Milladin Popoviq, që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enverin, pasi…”/ Misteri i vrasjes së bujshme në marsin ’45-ës

April 29, 2026
“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912
Dossier

“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912

May 1, 2026
“Pas vitit 1945, Prof. Peppo, nuk do t’i përmendte shkrimet e botuara te revista e Koliqit, ashtu siç nuk përmendi njohjen me Lef Nosin dhe…”/ Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur
Dossier

“Një ditë, duke ecur në ‘Rrugën e Dibrës’, në trotuar pashë mësuesin tim të Liceut të Korçës, Enver Hoxhën, i cili më ndali dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Arben Putos; Në klasë s’na qëlloi kurrë me pëllëmbë…!

April 28, 2026
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
Dossier

“Strauss nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi me kryeministrin Çarçani, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit Çaushi

April 28, 2026
Next Post
“Vëllai i Nako Spiros, i vetmi që s’pranonte materiale propagandistike, jetonte në Pragë dhe na tha; ‘Ata më vranë vëllanë, unë nuk vij në Shqipëri, se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-punonjësit të ambasadës

“Vëllai i Nako Spiros, i vetmi që s’pranonte materiale propagandistike, jetonte në Pragë dhe na tha; ‘Ata më vranë vëllanë, unë nuk vij në Shqipëri, se...”/ Dëshmia e rrallë e ish-punonjësit të ambasadës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme