• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi Enveri, i shoqëruar nga Mehmeti, Adil Çarçani e Kadri Hazbiu, vizitoi tunelin të vënd-komandës së Shtabit të Ushtrisë në Linzë, u kthye nga ne dhe…”/ Kujtimet e ish-zv/ministrit, Veli Llakaj

Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
“Jo Kadri, Mehmeti më thirri, jo për tanket e Saukut, por për nusen e djalit që takoi francezin te…”/ Plenum i V-të, tetotor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!
“Mehmet, cilët ishin ata shokë që kishin dijeni për fejesën e djalit tënd dhe nuk erdhën për…”/ Diskutimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
“Shoku Mehmet i ofendon rëndë njerëzit, siç bëri me ministrin Viktor Nushi e Nesip Ibrahimin, që e detyroi të qante, sepse…”/ Akuzat e Rita Markos në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
Akuzat ndaj ish-ministrit: “Kadri Hazbiut, megjithëse i’u kërkua që të ndihmonte Partinë dhe të hidhte dritë në këtë lëmsh agjenturor, ai…”/ Plenum i V-të i Komitetit Qendror, tetor ‘82
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
Raporti sekret i Kadri Hazbiut i vitit 1982: Kush e detyroi Mehmetin të vrasë veten?
“Kadriu, është njeriu që na la Mehmeti këtu, unë propozoj që ai t’i jepet gjyqit dhe të vejë atje me…”/ Plenum i V-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

Nga Kujtim Boriçi

Pjesa e katër

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Memorie.al / Në kuadër të festimeve të 70 vjetorit të Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes hap për herë të parë për publikun bunkerin anti-bërthamor në periferi të Tiranës, i ndërtuar gjatë kohës së regjimit komunist, “një pallat i kyçur në zemrën e një kodre me plot çudira të vjetra e surpriza të reja”, siç thoshte në lajmërimin e Kryeministrisë për këtë aktivitet. Por, çfarë ka brenda ky bunker pesëkatësh i ndërtuar në atë mënyrë që t’i bënte ballë edhe një lufte bërthamore që mund të përfshinte Shqipërinë? Ai është një ndërtim gjigand me pesë kate nëntokë, i ndërtuar gjatë viteve ’70-të. Janë 501 dhoma nën tokë, ku në rast lufte strehohej Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSh-së dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë . Ka apartamente, zyra, madje edhe salla të mëdha ku do të mblidhej në rast lufte Shtabi i Përgjithshëm dhe Kuvendi Popullor. Për t’ju njohur më mirë me këtë kuriozitet dhe me kohën në të cilën është ndërtuar ai, po ribotojmë disa pjesë nga libri me kujtime i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Veli Llakaj, me autor Kujtim Boriçi, ku flitet pikërisht për ndërtimin e këtij vendstrehimi…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Pas prishjes së marrëdhënieve të vendit tonë me Bashkimin Sovjetik, me interesimin dhe porosinë direkte të Enver Hoxhës, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, sipas dokumenteve luftarake të kohës, në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, u vendos që; vend-komanda e komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, në rajonin e Bërzhitës, të kalonte në vend-komandë rezervë dhe të ndërtohej vend-komanda e re, në rajonin e Linzës.

Ndërtimi i vend-komandës së re, e gjitha nëntokësore, u bë në përputhje me konceptet e reja, të mbështetjes së mbrojtjes në forcat tona. Ai ishte një objekt shumë funksional dhe ndoshta unikal në Ballkan, e më gjerë. Barra kryesore e kësaj detyre të rëndësishme, i binte Veli Llakajt, shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Ai, por edhe bashkëpunëtorët e tij, kujtojnë se; vend-komanda e re, ishte një punë voluminoze, por mbi të gjitha, një përgjegjësi tepër e veçantë. Vendstrehimi i luftës, që u ndërtua në Linzë të Tiranës, nga e cila në një luftë të pritshme, do të drejtonte situatën Enver Hoxha dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, ishte ndërtuar për t’u rezistuar goditjeve direkte me bombardime ajrore, deri dhe atomike, me aftësi mbrojtëse nga goditja direkte, nga vala goditëse, rrezatimi termodinamik, radiacioni përshkues dhe efektet e dëmtimit të armëve kimike, e bakteriologjike.

Ai ishte i pajisur me dyer të blinduara disarradhëse, me pajisje ventiluese, agregate të fuqishëm, për ndriçim e ngrohje, pajisje matëse e kontrolluese të lagështisë. Në brendësi, në tunele, kishte dhoma të shumta fjetjeje, dushe, nyje funksionale hidrosanitare, sallë kinemaje e mbledhjesh, me një kapacitet 500 veta, kafene, ambiente çlodhëse, salla e mjedise të bollshme, për efektivat komanduese e të shërbimit, të të gjitha armëve, rezerva logjistike e, ushqimi, etj.

Pas përfundimit të punimeve në “qytetin” e nëndheshëm të luftës, Enver Hoxha, i cili ishte urdhëruesi e nga më të interesuarit për realizimin e projektit, në një kohë sa më të shkurtër e në parametrat cilësore, kishte konfirmuar vizitën në këtë objekt të rëndësisë së veçantë, për të parë e verifikuar nga afër, shkallën e gatishmërisë të strukturave të mbrojtjes së vendit, në një situatë të improvizuar lufte.

Kujtimet e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj

“Para se në vend-komandë të vinin Enver Hoxha, Mehmet Shehu (Kryeministër e Ministër i Mbrojtjes, njëkohësisht) dhe Veli Llakaj, si shefi i Shtabit të Përgjithshëm, kishin bërë për rreth një muaj kontrolle të befasishme në vend-komandë, në qendrat e ndërlidhjes, duke verifikuar direkt nivelin e gatishmërisë, me të gjitha komandat e korpuseve e drejtoritë në ministri”, kujton Llakaj.

Më 24 qershor 1978, Enveri në vend-komandën e re, në Linzë

Vend-komanda e shtabit të Komandës së Përgjithshme në Linzë të Tiranës, që në kompleks ishte një “qytezë” e nëndheshme, prej një muaji, nën drejtimin dhe kontrollin e Veli Llakajt, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, jo vetëm i ishte nënshtruar një kontrolli sistematik, për nivelin e gatishmërisë luftarake, në të gjithë elementët, por ishte pajisur e kompletuar, me të gjithë logjistikën e nevojshme, në pritje të ardhjes për inspektim, të Enver Hoxhës, kryeministrit Mehmet Shehu, si dhe drejtuesve të tjerë më të lartë, të partisë dhe shtetit të asaj kohe.

“Për vetë situatën, problemet që po kalonte ushtria e vendi, mbrojtja e atdheut u vlerësua, si; detyrë mbi detyrat, ndaj inspektimi i Komandantit të Përgjithshëm në mjediset ku do të drejtohej një luftë e mundshme ndaj Shqipërisë, ishte një përgjegjësi e madhe ,jo vetëm për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, titullarët e Forcave të Armatosura, por veçanërisht, për atë që ishte marrë me projektimin dhe realizimin e elementëve të ndryshëm të planëzimit luftarak”, shkruan në ditarin e tij, Veli Llakaj.

“Për të pritur Enver Hoxhën, vazhdon më tej në ditarin e tij sekret Llakaj, dhe ata që e shoqëronin në këtë inspektim të rëndësishëm, u ndërtua edhe një tendë e bukur, në një vend piktoresk, jashtë hyrjes së tunelit të nëndheshëm. Më 24 qershor 1978, në orën 10.00, mbërritën Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Kadri Hazbiu, etj. Ata u pritën nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, nga sekretari i Komitetit të Partisë së Ministrisë Mbrojtjes, Ali Vukatana, si dhe titullarët e drejtorive, në Ministrinë e Mbrojtjes.

Fillimisht, Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha dhe drejtuesit e tjerë të lartë të shtetit, të shoqëruar nga pritësit, u vendosën në çadrën e përgatitur në hyrje të “qytezës” së nëndheshme, për këtë qëllim…! Për vetë situatën që po kalonte vendi, edhe ushtria shqiptare në atë kohë, inspektimi i vend-komandës së re të luftës nga Enver Hoxha, ishte jo vetëm një vlerësim dhe impenjim direkt i tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, për sigurimin e një drejtimi rezultativ, të operacioneve luftarake ndaj një agresioni të mundshëm të Shqipërisë, por edhe një “kolaudim”, për punën e bërë, në këtë objekt të rëndësishëm.

Efektivat e vend-komandës së re të komandës e Shtabit të Përgjithshëm, ishin vënë në gatishmëri nr. 1, ku përgjegjësia maksimale, për detyrën luftarake, nuk mund të ndahej nga gëzimi e privilegji që, oficerët madhorë të ushtrisë, deri te centralistet e thjeshta, që do të mundësonin ndërlidhjen e Enverit me abonentë. Në tendën e përgatitur, sipas Shametajt, Enver Hoxhës, iu raportua, nga titullarë të Ministrisë e drejtorë të drejtorive, situata e gatishmërisë luftarake, në njësi e reparte, gatishmëria e armëve e shërbimeve, gjendja dhe pajisja e vend-komandës së re, si dhe shkalla e drejtimit e komandimit në situata të një lufte të mundshme ndaj vendit.

I pari që i raportoi Enverit, ishte Veli Llakaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe njeriu kryesor që përgjigjej para Komandantit të Përgjithshëm për të gjithë elementët luftarakë të gatishmërisë së strukturave mbrojtëse. “Me një raportim të saktë deri edhe në detaje, për shkak të përgatitjes profesionale, por dhe për faktin se e njihja në detaje vend-komandën e re dhe shkallën e gatishmërisë, në të gjitha elementët e saj, i raportova Enverit, duke folur shkurt e qartë. Pashë që më ndiqte me vëmendje, pa më ndërprerë. Shprehu kënaqësi, gjë e cila sikur na dha krahë, mua dhe atyre që ishin në këtë inspektim. Pas meje, raportuan dhe drejtorët”, vazhdon Llakaj.

Me shprehjen e Enverit, drejtuar Mehmetit: “Të shikojmë konkretisht, si jemi gati për luftë”, u mbyllën raportimet. “Enveri, Mehmeti dhe drejtuesit e tjerë të shtetit, në këtë vizitë, dëgjuan me vëmendje raportimet, por fillimisht nuk shprehën vlerësime, me sa duket, i lanë për në përfundim të inspektimit konkret, në qytezën e nëndheshme…! Pas raportimeve të ushtarakëve madhorë, Enver Hoxha, Mehmeti e shoqëruesit e tjerë, e nisën fillimisht inspektimin nga zyra dhe mjediset e nëndheshme, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për të vazhduar më tej nëpër objektet e nëndheshme.

Shprehja e Enver Hoxhës: “Të jemi gati në çdo çast për luftë”, drejtuar Mehmetit në përfundim të raportimeve që oficerët madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes, i bënë para inspektimit praktik të vend-komandës së re të luftës, me 24 qershor 1978, vuri në siklet të gjithë kuadrot, në shoqërimin që i bënin Komandantit të Përgjithshëm, në mjediset e pozicionet luftarake në “qytetin” e nëndheshëm të Linzës, veçanërisht kreun e Shtatmadhorisë, Veli Llakaj.

“Kisha dëgjuar dhe e dija se Enveri e Mehmeti, ndryshe nga drejtuesit e lartë të shtetit të asaj kohe, kur vinin për kontrolle, vinin të përgatitur, ndaj gjatë shpjegimeve që duhet të jepja jo vetëm unë, por të gjithë, duhej saktësi e argument…”, shkruan për atë moment në ditarin e tij sekret, Llakaj. Ndërsa vetë Mehmet Shehu, ndonëse ishte në krah të Enverit, rrinte si mbi “gjemba”, në pritje të konstatimeve dhe vlerësimeve që do të jepte Enveri, për vend-komandën qendrore të luftës e, mbi të gjitha, për nivelin e gatishmërisë.

Duke lëvizur disa hapa, Enveri, u afrua tek efektivët që ishin në detyrë. Afrohet te telegrafistja Diana Mata, e përshëndet dhe e pyet: “Me kë ke lidhje”? “Me Korçën”, përgjigjet Diana. “Po, mirë, pa na lidh me Korçën”, urdhëron Enveri Dianën, e përqendruar mbi aparatura. Në atë çast, Enveri shikoi orën për të verifikuar kohën e lidhjes me abonentin që kërkoi.

Të njëjtën gjë bëri edhe Mehmet Shehu, por te ky i fundit, unë vura re edhe njëfarë përqendrimi e merakosjeje, që lidhej me suksesin apo mossuksesin e funksionimit të ndërlidhjes së kërkuar. Sapo Diana mbaroi thirrjen, korrespondenti nga Korça, iu përgjigj menjëherë, pa kaluar asnjë sekondë!

Enver Hoxhës i bëri shumë përshtypje se, nuk fiksoi asnjë kohë vonesë e, po lexonte i përqendruar, përgjigjen e Korçës. Ishim në ankth. Pa nga unë, më pas nga të tjerët dhe qeshi. Qeshën të gjithë, por unë jo. As Mehmet Shehu. Enveri mbeti shumë i kënaqur për nivelin e gatishmërisë…”, thuhet në vazhdim në ditarin e Llakajt. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 16 Qershor 2023

Next Post

“Deputeti britanik, Herbert, Prengë Bibë Dodën, Ismail Qemalin dhe Esad Pashën, e përfshin në tre personalitetet më të shquara të Shqipërisë...”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Në përpjekje për të goditur autonominë e Mirditës, në 1867-ën, kur Bibë Doda gjendej në Prizren, Valiu i Shkodrës, i shkruante Kapidanit, që Marka Gjonin…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

“Deputeti britanik, Herbert, Prengë Bibë Dodën, Ismail Qemalin dhe Esad Pashën, e përfshin në tre personalitetet më të shquara të Shqipërisë...”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!