• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi babai i’a riparoi aparatin fotografik që i duhej urgjent për te Enveri, Sulo Gradeci, nxorri urdhër-xhirimin ku firmosi një shumë të madhe, por ai…”/ Historia e rrallë e mjeshtrit të shquar durrsak

“Pasi babai i’a riparoi aparatin fotografik që i duhej urgjent për te Enveri, Sulo Gradeci, nxorri urdhër-xhirimin ku firmosi një shumë të madhe, por ai…”/ Historia e rrallë e mjeshtrit të shquar durrsak
“Pasi babai i’a riparoi aparatin fotografik që i duhej urgjent për te Enveri, Sulo Gradeci, nxorri urdhër-xhirimin ku firmosi një shumë të madhe, por ai…”/ Historia e rrallë e mjeshtrit të shquar durrsak
“Pasi babai i’a riparoi aparatin fotografik që i duhej urgjent për te Enveri, Sulo Gradeci, nxorri urdhër-xhirimin ku firmosi një shumë të madhe, por ai…”/ Historia e rrallë e mjeshtrit të shquar durrsak
“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut

Nga Mark Brunga

Memorie.al / Në qytetin e Durrësit kanë pasur aktivitet shumë persona që janë shquar për mjeshtërinë që zotëronin si dhe për urtësinë e tyre. Një ndër ta ishte edhe mjeshtri, Xhemal Topi. Mjaft i njohur në qytetin e Durrësit për mjeshtëritë e shumta që zotëronte dhe natyrën e komunikueshme me klientët gjatë periudhës që punoi si fotograf. Ai ishte një mekanik i talentuar që dha kontribut në disa sektorë të ekonomisë. Duke përballuar mungesën e bazës materiale që në vitet e pas çlirimit ishte shumë e ndjeshme e me adoptime të ndryshme. Ndër zejet e shumta që ai zotëronte përveçse fotograf i talentuar, ai qe shquar për riparimin e aparateve fotografike. Që ishin të shumëllojshme në tipe dhe vjetërsi dhe për to nuk kishte pjesë këmbimi të veçanta.

Klient i veçantë, Sulo Gradeci

Në vitin 1964, tek Xhemal Topi filloi të vinte një klient i veçantë. Jo në lokalin shtetëror ku punonte, por në shtëpi. Klienti ishte Sulo Gradeci, komandanti i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës. Djali i Xhemalit, Aliu, tregon se meqenëse aparatin që ai përdorte nuk kishte kush ta riparonte, i kishin rekomanduar babain e tij. Dhe Sulo, zakonisht i shkonte në shtëpi vonë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Një natë, – tregon Aliu,- babait iu desh të riparonte një aparat që duhej përdorur të nesërmen. Shkoi vonë dhe ne fëmijëve na vuri në gjumë. Kur kishte kaluar mesnata, rreth orës 01. Sulo i thotë: ‘Eja Xhemal të pimë një cigare se u lodhe’. Ndërkohë kishin pregatitur për t’i dhënë si hak pune, pasi kishte bërë edhe disa riparime të tjera më parë, një urdhër xhirimi me shifrën 500 lekë të vjetra. Pasi pinë cigaren, i tha që ta firmoste urdhër xhirimin te marrësi i vlerës. Xhemali, e pa dokumentin me bishtin e syrit. Ishte një shpërblim i barabartë me vlerën e 2 ditëve punë të asaj periudhe kohe. U tha: ‘Mirë bëtë, se më lodhi shumë, por këtë nuk e marr’. Sulo këmbënguli që ta merrte pasi kishte buxhet. Xhemali u tha se do t’u tregonte më parë se ta merrte, një histori dhe pastaj do shihnin e do bënin, si t’u vinte për mbarë. ‘Mire’, – i tha Sulo, – ‘po të dëgjoj’…!

“Historia pikante” dhe morali i saj i veçantë…!

…Dhe Xhemali filloi të tregonte se si një Mbret i ri, që sapo kishte trashëguar fronin nga i ati, vendosi të vërë rregull të veçantë në Mbretërinë e vet. Meqenëse tregtarët abuzonin me çmimet dhe vidhnin popullin mendoi t’i merrte në një gjykim kontrolli, sipas profesioneve. Dhe dënimet do t’i kishin në raport me shkallën e gabimeve që u ishin konstatuar. Dikujt i prenë kokën, dikë në litar, disa i la në burg. Një ditë rojet e tij e njoftojnë se një djalë i vogël kishte një javë që priste ta takonte dhe kishte thënë se nuk ikte prej andej pa e takuar Mbretin.

Djali donte ta takonte që të shpëtonte të atin që Mbreti e kishte plasur në burg…! Dha urdhër t’ia sillnin dhe kur djali i tregoi shqetësimin e tij, Mbreti i tha: ‘Sipas teje, unë duhet ta liroj babain tënd’? dhe djali i tha: ‘Po. Se fajin nuk e ka babai që nuk qe i zoti në llogari, por e kishte gjyshi që nuk e ka shkolluar. Për babain tim përgjigjem unë se mua më ka dërguar në shkollë’.

Mbreti iu drejtua: ‘Mendohu mirë se po luan me kokën e babait’. Më pas thërriti ekspertët që e morën djalin në provim aftësish. Djali i përballoi të gjitha pyetjet dhe Mbreti mbeti i kënaqur prej tij. Për këtë i dhuroi një monedhë ari. Djali e pa mirë e mirë dhe nuk po u besonte syve. Më pas i tha: ‘Nuk e marr dot se më flet nëna’. Mbreti iu drejtua: ‘I thuaj se, ta kam dhënë unë peshqesh, sepse më gëzove’.

Djali përsëri nuk e pranon dhe Mbreti pyet: ‘Po pse nuk të beson? Kaq djalë i keq qenke ti’?! Dhe djali iu përgjigj: ‘Nuk me beson sepse, ajo e di se kur dhuron Mbreti, dhuron me qese dhe jo me kokrra’…! Sulo qeshi kur e dëgjoi dhe e kapi në ajër moralin e kësaj historie dhe i drejtohet: ‘Xhemal më dhe një mësim të mirë’! Me pas grisi urdhër-xhirimin dhe shkroi në një tjetër shifrën 4000 lekë”.

Aliu tregon se, kur shkoi i ati te Banka e Shtetit, arkëtari i thotë: “Çfarë paske bërë të kanë dhënë kaq shumë lekë”?! Sepse vlera ishte e 40 mijë lekëve të vjetra. Shifra e hedhur në urdhër-xhirim, nuk kishte vlerën e një rroge mujore 400 lekë, por një vlerë të dhjetëfishtë.

Dhe Xhemali nuk pranoi që ta thyente. Kur i shkon përsëri Sulo në shtëpi dhe e pyet se pse nuk i ka tërhequr lekët pasi në llogarinë e “Bllokut” (Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare), nuk kishte shkuar likuidimi, Xhemali i tregon se i kishte dhënë shumë lekë. Nga 4000, të vjetra që kishte dashur t’i shkruante, ai kishte shënuar vlerën e 40.000 lekëve. Një rrogë vjetore në ato vite. Dhe atëhere Sulo, kishte korrigjuar shifrën.

Mjeshtri i fotografisë durrsake, Xhemal Topi

Mjeshtri i fotografisë durrsake, Xhemal Topi ka lindur në Elbasan në vitin 1915. Në fëmijërinë e hershme, ai e nisi karrierën profesionale si sahatçi. Ka qenë rreth 10-12 vjeç, sikurse tregojnë, kur ai shkonte dhe ndiqte nga dritarja e punës një sahatçi në procesin e riparimit të orëve. Një ditë, sahatçiu i kërkon që të shkonte me të atin tek ai. Të atit i kërkoi që ta linte djalin të punonte me të si sahatçi, pasi nga sa kishte parë, ai kishte pasion për këtë zanat.

E mbajti në punë dhe për t’u ushtruar i dha një sasi orësh që nuk punonin. Ishin orë xhepi shumë të mëdha me shumë kapakë, kujtonte Xhemali. (Duket se kanë qenë ore “Xhorxh Prior”). Gjatë gjithë jetës më pas, Xhemali orët e veta dhe të të afërmve, i riparonte vetë. Xhamat e tyre i punonte me plan-filma të aparateve të vjetra fotografike. Kishte prodhuar edhe pjesë orësh.

“Mashtrimi” profesional, me firmën “Lalymier”…!

Xhemali e quante fat që kishte punuar një periudhë me 2 profesionistë italianë, mekanik dhe marangoz. Po ashtu puna që bëri me vëllezërit Sulë dhe Sami Baholli, në kinemanë e tyre në Elbasan, si kino-operator. Për të realizuar fotot e reklamave meqë nuk kishte materiale profesionale, ishte i detyruar që nga pozitivët e filmave, të nxirrte negativin për t’i realizuar këto foto. Një procedurë kjo e mundimshme dhe e zgjatur.

Për fat, te Bahollët ishte një dado franceze me origjinë, e cila i këshillon që të lidheshin me firmën “Lalymier” që t’i sillte kampionët për tregti. I shkruan firmës dhe me postë, nga Franca u erdhën vërtetë një sasi e madhe materialesh, që u zgjidhi shumë probleme.

Profesionalisti i shquar

Në vitet e para të pasçlirimit, Xhemal Topi erdhi në Durrës dhe u stabilizua në punë në Kantjerin Detar, ku brenda 6 muajve mori kategorinë më të lartë profesionale. Si dhe filloi duke riparuar makinat llogaritëse të bankave. “Ishte një punë e vështirë, pasi atje vinin nga i gjithë vendi”, – kujton i biri – dhe sapo iu dha mundësia, kur u krijua kooperativa e artizanatit në Durrës, ai kaloi fotograf. Profesion që e donte dhe që i jepte kënaqësi. Në atë kohë privatët në Durrës kishin shumë konkurrencë.

“Flitet, – thekson Aliu, – për figura të njohura në këtë fushë, si Esat Hafizi, Palokë Gurashi e shumë të tjerë. Në albumin e familjes, ruhet edhe sot një foto me fotografin e talentuar Lekë Shiroka. Këto ishin fotografë të njohur me klientelë të konsoliduar dhe në këto kushte, duhej shumë përpjekje për t’i mbijetuar konkurrencës së tyre.

Ndërkohë që, meqenëse nuk kishte reparte profesionistësh për të riparuar aparatet fotografike, Aliu, që e njihte në detaje këtë mjeshtëri, merrej me riparimin e tyre në shtëpi. Në këtë rast te ai “trokiti” Sulo Gradeci dhe Xhemali u bë kështu riparuesi i aparateve fotografike të nomenklaturës së lartë komuniste të shtetit të asaj kohe. Po kjo e bëri më modest atë dhe deri në fund të jetës, mbeti një njeri kërkues ndaj vetes, në rritjen aftësive profesionale.

Pasi filluan të vinin teknologji të reja dhe marka aparatesh nga Perëndimi dhe Lindja, për të cilat nuk u importuan pjesë këmbimi as një herë. Por Xhemali, nuk e ktheu asnjë klient mbrapsht, me aparat te pariparuar. Pasi kishte arritur një shkallë të lartë njohjeje për to dhe adaptonte pjesë të ndryshme, duke i zgjidhur probleme kujtdo që i kërkonte ndihmë. Deri kur u nda nga jeta, mekaniku poliedrik, nuk reshti duke mësuar dhe eksperimentuar…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Brigadat komuniste serbo-bullgare dhe malazeze e shqiptare, të drejtueme nga Shefqet Peçi e Aqif Lleshi, u gjuanin gjyle mortajash, vllaznve kosovar…”/Studiuesi nga Shkupi publikon dokumentet

Next Post

“Në burgun e Burrelit, ishin dy policë kriminelë, të cilët më rrahën me zinxhir, aq sa humba shikimin dhe ata quheshin...” Dëshmia tronditës e ish-nënoficerit nga Tropoja, që vuajti 26 vjet në qeli

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Në gjyq, më doli dëshmitar, Alfred M., kurse hetuesi im, Arqile D., pas ’90-ës, kur isha drejtor i burgut të Drenovës, më erdhi për inspektim…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit nga Maliqi

“Në burgun e Burrelit, ishin dy policë kriminelë, të cilët më rrahën me zinxhir, aq sa humba shikimin dhe ata quheshin...” Dëshmia tronditës e ish-nënoficerit nga Tropoja, që vuajti 26 vjet në qeli

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!