• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pashkët s’u festuan, u arrit një sukses, por grekët na provokuan me 20 vajza të degjeneruara, që kërcyen dancin dhe…” Letra sekrete për Ramizin

“Pashkët s’u festuan, u arrit një sukses, por grekët na provokuan me 20 vajza të degjeneruara, që kërcyen dancin dhe…” Letra sekrete për Ramizin
“Në Finiq, sekretari partisë dhe kryetari kooperativës, vanë të hiqnin ikonat e kishës, por u mblodhën 40 gra dhe i rrahën e i…”/ Fjala e Enverit në Byro

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument të panjohur me siglën “sekret” të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, ku bëhet fjalë mbi një letër që mban datën 30 prill të vitit 1967-të, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Gjirokastrës, njofton Sektorin e Edukimit pranë aparatit të Komitet Qendror të PPSH-së që drejtohej nga Ramiz Alia, lidhur me masat që ata kishin marrë për të mos lejuar festimin e Pashkëve në fshatrat e minoritetit grek të zonës së Dropullit, si Sotira, Rëza e Zezë, Kakavija, Pogoni, etj. Si i’a arritën ata ta ndalonin atë festë fetare duke e bërë ditë pune dhe duke festuar 25 prillin, Ditën e Kufitarit, dhe provokacionet që iu bënë nga posta kufitare greke, ku ditën e Pashkës, “ishin mbledhur 20 vajza të degjeneruara me fustane të shkurtra, që kërcyen danc me ushtarët monarko fashistë të postës kufitare, të cilët i’u bërtisnin fshatarëve tanë, duke u thënë se: përse kishin dalë në punë për ditën e Pashkës”?!

                                        Letra e Rrapo Dervishit për Ramiz Alinë

PARTIA E PUNES SHQIPERISE                                                                              S E K R E T

Gjithashtu mund të lexoni

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

KOMITETI I PARTISE RRETHIT                                                                               Ekz. Nr. 1

         GJIROKASTER

          Nr. 123                              Gjirokastër, më 30/4/1967

                      Lënda: Informacion mbi punën që u zhvillua kundër pashkëve në minoritet

                                      KOMITETIT QENDROR TE P.P.SHQIPERISE

             (Sektori i Edukimit)

                    T I R A N E

Në bazë të udhëzimeve të Komitetit Qendror të Partisë, Komiteti i Partisë së rrethit tonë, zhvillon një punë të pandërprerë ideologjike antifetare. Në radhë të parë ne jemi përpjekur që të krijohet një opinion i qartë në komunistët, kuadrot dhe aktivistët, se zhdukja e institucioneve fetare nuk do të thotë aspak zhdukja e besimeve, riteve fetare. Pikërisht për këtë, janë marrë dhe po merren herë pas here masa, propagandistike dhe organizative. Kështu u vepruar edhe gjatë muajit prill të këtij viti.

Komiteti i Partisë shtroi detyrën: T’u dalim përpara Pashkëve, që ato të mos festohen. Kjo çështje u theksua në mënyrë të veçantë për organizatën e Partisë e të masave që veprojnë në zonën e minoritetit, ku për arsye që dihen, feja ka rrënjë më të thella. Përveç kësaj, ne u shtymë të dendësojmë punën tonë ideologjike e shkencore antifetare edhe për faktin se në muajin prill, radio-stacionet greke shtuan propagandën e tyre fetare për Pashkët.

Çfarë masa konkrete u morën nga ana e Komitetit të Partisë?

Pikësynimi ynë është t’u dalim Pashkëve përpara, që ato të dështonin. Masat ishin të tilla, që në vend të kësaj dite fetare që binte më 21 prill, të festohej Dita e Kufitarit më 25 prill. Drejt kësaj date shpinin dhe përgatitjet t’ona. Kështu për shembull, me këtë festë u plotësua elektrifikimi i fshatit. U hodha parulla: “Me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Forcave të Kufirit, dritat elektrike do të ndriçojnë edhe në dhjetë fshatra të tjerë të brezit kufitar”. U dërguan në fshatrat e minoritetit dhe vazhdojnë punën dy ekipe të Komitetit të Partisë, të cilat në kuadrin e punës ideo-politike të Partisë, zhvillojnë edhe punë bindëse antifetare. Në këtë luftë u tërhoqën edhe shumë arsimtarë. Me mësuesit e shkencave shoqërore u referua tema “Lufta kundër fesë, është një luftë e gjatë ideologjike” dhe u thanë se si duhet organizuar e zhvilluar puna. Në “Pararoja” e “Llaikovima”, u botuan një cikël shkrimesh të karakterit ideologjik dhe historik kundër fesë. U organizuan një sërë aktivitetesh të përbashkëta, midis pikave të kufirit dhe rinisë së terrenit, duke tërhequr kjo e fundit edhe në punë direkte me prindërit, për të mos mbajtur kreshme, për të vepruar edhe ajo që në vend të Pashkëve, të festohej si asnjëherë, festa e Kufirit. Kjo shërbeu edhe për vetë edukimin e rinisë, sidomos në zonën e kufirit, e cila njëkohësisht përgatitej të vente në takimin që do të zhvillohej në Gjirokastër e në rrethe të tjera e Shqipërisë së Jugut. Ne përkrahëm mendimin, që e diela 21 prill, të bëhet ditë pune, ndërsa shkollat të bëjnë ditë mësimi, dhe pushimi u shpall më 23 prill, Dita e Kufirit. Si përfundim, u krijua një atmosferë festive për ditën e kufitarit, gjë që largoi vëmendjen për Pashkët, dhe nga shumë njerëz në moshë të kaluar, të cilët shpirtërisht u përgatitën jo për Pashkët, por për festën e kufirit.

Cilat ishin rezultatet që u arritën si pasojë e këtyre masave kryesore kundër Pashkëve?

Në përgjithësi Pashkët nuk u festuan. Është hera e parë që u arrit një sukses i tillë në minoritet, ku Pashka ka qenë festa më e madhe. Zotëroi festa e Kufirit, përgatitjet e së cilës i kishim filluar me kohë. Jo vetëm organizatat e Partisë, por edhe ato të masave ishin në këmbë. Ja disa shembuj:

Datën e 19 prillit, të “premten e zezë”, në kufi me Koshovicën, grekërit demostronin festimin e Pashkëve duke ardhur rreth kishës me qiri të ndezur në duar dhe duke drejtuar prozhektorët nga ana jonë. Megjithëkëtë, populli i këtij fshati, s’donte të dinte fare. Vetëm 8 plaka mbajtën kreshme dhe vetëm në tre familje u ngjyen vezë të kuqe për Pashkët.

Më 20 prill, posta greke u vizitua nga një grup vajzash të degjeneruara, të veshura me fustane shumë të shkurtra, të cilat kërcyen danc, me ushtarët monarko fashiste. Kjo u bë me rastin e Pashkëve. Pikërisht këtë ditë, populli i Kakavijës filloi dhe mbuloi me tjegulla shtëpinë e kulturës, të cilën ai e ndërtoi brenda 6 ditëve mbi një kodër të fshatit, jo shumë larg nga posta greke.

Data e 21 prillit u bë ditë pune. Në shumë fshatra dolën në punë aq kooperativistë sa edhe ditë të tjera. Duke parë kooperativistët e Kakavijës, grekërit thërrisnin: “Pse punoni, sot që është Pashkë”?!, por fshatarët s’pyesnin, përkundrazi, punonin dhe më shumë. Ato ditë, populli i fshatit, Ajnikollë, që në orën 4 të mëngjesit, së bashku me kufitarët, hapte gropa për të vendosur shtyllat e dritave. Ditën e Pshkës, populli i Sotirës transportoi shtyllat për dritat që do të marri së shpejti. Në punë në bujqësi dual të gjithë fshatarët e Dropullit, të Rëzës së Zezë dhe të Pogonit. Vetëm në disa fshatra kish mungesa në punë. U konstatua se një pjesë e tyre punonin në kopshtin personal, midis tyre kish edhe disa me moshë jo të kaluar që festuan Pashkën.

Data e 24 prillit u gdhi në festë. Në 10 fshatra të minoritetit u ndezën dritat. Kjo ishte një festë e vërtetë. Në ceremonitë që u zhvilluan me këtë rast, morën pjesë edhe të dërguar të Komitetit Partisë dhe Komitetit Ekzekutiv. Gëzimi ishte i madh. Në këtë festë, në Ajnikollë u bë propozimi që ky emër fetar t’i hiqet fshatit dhe ai të quhet fshati “Drita”. Në Kakavijë, kur u çelën dritat e shumta dhe në pikën kufitare ato neon, rojet greke thyen poçin e vogël të llambës në postën e tyre.

Më 25 prill, u zhvillua përsëri festë. Në pikat e kufirit nuk u grumbulluan vetëm fshatrat përkatës, por atje shkuan mijra të tjerë. U bënë vizita jo vetëm në fshatrat minoritarë, por edhe në zonat e tjera të rrethit edhe nga qyteti. Kishte programe artistike, aktivitete të përbashkëta me kufitarë, biseda mbi historinë e forcave të kufirit etj. Festa e Kufirit nga pikëpamja e organizimit, e aktiviteteve dhe e masivitetit, ishte më e mirë se çdo vit tjetër. Ajo jo vetëm zëvendësoi festën e Pashkës, por shërben edhe si një aksion i madh për edukimin patriotik të masave, sidomos në vijën dhe brezin kufitar.

Nga organizimi i punës për t’ju kundërvënë Pashkës, në prill të këtij viti, ne mësuam se kështu dhe akoma më mirë ne do të luftojmë edhe në të ardhmen. Eksperienca na tregoi se me aksion konkret, festat fetare mund dhe duhen të zëvendësohen me festat të reja socialiste. Tani do të bëjmë traditë që, në në vend të Pashkës, të festojmë Ditën e Kufirit. Kështu do të studiojmë edhe për festa, rite dhe besime të tjera fetare./ Memorie.al

           SEKRETARI I-rë I KOMITETIT PARTISE RRETHIT

                                 (Rrapo Dervishi)    

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016    

Share22TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit

Next Post

“Denoncova te Enveri, ‘bombën në ambasadën sovjetike’ dhe atentatin ndaj Hysni Kapos, por më çuan roje nate dhe burgosën djalin…”/Dëshmia nënkolonelit të Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
Dossier

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

May 5, 2026
“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959

“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova

May 4, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Dossier

“Shumica e fshatrave afër rrugës kryesore Leskovik-Korçë ishin me Ballin Kombëtar dhe ishin djegur tashmë nga italianët e gjermanët, për shkak se partizanët….”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 3, 2026
“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
Dossier

“Komandanti Brigadës në Durrës, Faik Kolasi ka miqësi me shokun Kiço Mustaqi, në Komitetin Qendror me Gafurr Çuçin, me raki e qingja të pjekur, apo gjela deti…”/ Letra anonime dërguar  Kadri Hazbiut në ’81-in

May 2, 2026
Next Post
“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit

“Denoncova te Enveri, ‘bombën në ambasadën sovjetike’ dhe atentatin ndaj Hysni Kapos, por më çuan roje nate dhe burgosën djalin…”/Dëshmia nënkolonelit të Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme