• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas Radio-Tirana, një ndër evenimentet e këtij jubileu, një tjetër objekt që do ta përurojë Mbreti Zog, gjatë ditëve festive, është edhe…”/ Viti 1937, kur Radio e Suedisë fliste për Shqipërinë!

Historia e panjohur dhe karriera e gjatë profesionale, e gazetarit dhe shkrimtarit të famshëm suedez, SVEN AURÉN!
Shqipëria, ‘Orienti Europës’: “Burrat përdredhin mustaqet e gjata dhe tregojnë për bëmat e tyre, kurse gratë me sy të zgurdulluara…”/Libri i panjohur i suedezit Sven Aurén
1937 vetqeverimi/memorie.al
Kur gazetari i Monarkisë, Mavraqi, denonconte për korrupsion, Bashkinë dhe firmën SITA, e cila merrej me elektrifikimin e Tiranës dhe ndriçimin e Bulevardit, Zog i I-rë….
“Drejtori, foli me oficerin gjerman dhe na shpëtoi nga pushkatimi, në celulën komuniste të Radio-Tiranës, kurse ai vetë, u burgos si bashkëpunëtorë i tyre…”/ Rrëfimi tragjikomik i aktores së madhe
Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940

Përgati për botim, Adil Biçaku dhe Shuquri Sejdiaj Stokholm

Memorie.al / (Ndërmjet viteve 2010-2014 punoja në digjitalizimin e arkivit të Radio-Suedisë, ku dighitalizuam afër 1 milion pllaka, shirita, kaseta, CD, dhe papritmas gjeta këtë raport telefonik, të vitit 1937, që bënte fjalë për Shqipërinë. Këtë raport e kam edhe tonikisht në arkivin tim personal).

Raport nga Tirana i gazetarit Sven Aurén, për Radion Nacionale Suedeze më 27 nëntor 1937

Mbretëria e vogël Shqipëria në skajdetin e Adriatikut ka zënë të njihet ca më mirë sot këtu te ne (në Suedi, v.p.) se, ta zëmë, para 5-6 vjetësh. Por ajo s’pretendon dot ende, që të ketë tërhequr ndonjë vëmendje të madhe. Ah, si ndodhin gjëra kaq të mëdha në botë në këtë kohë?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Filat u masakruan 47 burra, gra dhe fëmijë, në Spathar, 157 i zhdukën, kurse të gjitha gratë e reja dhe vajzat u çnderuan prej kriminelëve të Zervës…” ! / Historia tragjike e Çamërisë, nga masakrat greke!

“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943  

Ka kaq evenimente të papara të politikës së madhe; ka kaq thashetheme, kaq re kobzeza, kaq ogure të llojeve të ndryshme, sa s’na del fare koha të interesohemi për vende të vogla, që janë më fort piktoreske se impozante, më fort miqësore e të qeta se të fuqishme e të mnershme.

Por ky është mëkat, meqë ja, kjo Shqipëria është një vend në Evropën e sotme, për të cilin ja vlen të interesohesh. Pikërisht sonte, po bëhen përgatitjet e fundit për ato kremtime të mëdha që nisin nesër në kujtim të 25 vjetorit të pavarësimit të Shqipërisë.

Miqve të Shqipërisë në krejt botën iu është shpërndarë një libër i madh, i quajtur Libri i Artë, ku përshkruhen arritjet e këtij vendi të vogël, nën udhëheqjen e Mbretit Zogu i Parë.

Në kryeqytetin Tirana, i cili, të themi shkarazi, brenda një afati të shkurtër është shndërruar nga fshat në qytet, një sërë ndërtesash qëndrojnë të gatshme për t’u përuruar. Njëra syresh është radiostacioni i Tiranës. Shqipëria deri sot, s’ka pasur radio-emetime të vetat.

Publiku ka pasur mundësi të dëgjojë radio-programe të huaja, kryesisht italiane. Tash e tutje do të ketë programe permanente vendore, dhe pika e parë e programit të parë, do të jetë Fjalim për Kombin Shqiptar, nga Mbreti Zog.

Kjo është hera e parë që gjuha shqipe do të dëgjohet nga altoparlantët e radiove, anekënd vendit. Shqiptarët vërtetë janë të varfër, por radio-aparate kanë megjithatë. I kam parë në fshatrat e vogla primitive në 2000 metra lartësi, në manastiret muhamedan të luginave e në sarajet orientale të bejlerëve.

Ju flet Radio-Tirana: ky është, pra, një ndër evenimentet e këtij jubileu. Ndërsa një tjetër objekt që do ta përurojë Mbreti Zog gjatë ditëve festive, – se 25 vjetori do të festohet 7 ditë rresht – është një Panteon, i ndërtuar në kryeqytet, për kujtim të burrave të mëdhenj të kombit.

Për shembull, të heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut, e të Ismail Qemajl beut, sidomos këtij të fundit, pasi Ismajl bej Qemajli është emri i këtyre ditëve në Shqipëri. Ishte ky burrë që, në një vend të pushtuar nga ushtri të huaja, e në një kaos e huti, që s’kishte shoqe në atë kohë, i mblodhi 83 përfaqësues të kombit shqiptar, në portin e vogël të Vlorës, për ta deklaruar mëvetësinë e Shqipërisë.

Në fillim bota refuzoi ta merrte seriozisht këtë shpallje lirie; Shqipëria ish një vend që s’kish qenë i pavarur ndonjëherë më parë. Por më vonë, u pa e udhës që të pranohet kjo liri, si fakt i kryer. Sot shihet rezultati i këtij pranimi: një Mbretëri e vogël, arriviste e energjike, qytetarët e ndershëm e punëtorë të së cilës fitojnë përditë e më fort respekt e nderim. Ka pra, si dëgjuat, plot arsye për të kremtuar.

As evenimentet s’do të rreshtin me ato dy përurime; janë farkuar qindarka jubilare e janë botuar një sërë librash jubilarë në gjuhën shqipe. Çdo ditë e javë që vjen, do të mbulohet në stil tiranas, me paradë ushtarake, teatro e koncerte. Pikërisht sonte, më thotë mendja që një shqiptar i ri, ndihet goxha nervoz. Është fjala për çunin që para njashtu gjysëm viti, e zuri vendin e parë në konkursin kombëtar për një himn të ri kombëtar shqiptar.

Ai himn që e kishin këtu më parë, konsiderohej nga qeveria si tepër i influencuar nga kultura e huaj. Himni i ri do të këndohet nesër për here të parë, në të gjitha qytetet e vendit.

Tani s’kam mundësi të raportoj më gjerësisht për kremtimet jubilare të mbretërisë që feston – do të kem rastin më vonë, në mesin e javës që vjen – por zemra ma do që publiku suedez, megjithatë të provojë ta imagjinojë, imazhin që do ta ofrojë Tirana e kësaj të diele.

Nëpër rrugë e në lagjet e pazarit, një mizëri fshatarësh e qytetarësh në kostumet më të bukura kombëtare të Ballkanit. Flamuj në çdo shtëpi – flamuri i Shqipërisë, meqë ra fjala, është ndër më impozantët e më origjinalët që i di, një shkabë e zezë dy-krenare në një sfond të kuq gjaku. Oficerë në paradë, predikime solemne në xhami. Inicialet e Mbretit Zog në çdo portë shqiptare. Muzikë tronditëse puro shqiptare, e marsheve ushtarake…! /SA,Shs/ Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur dy gratë thirrën me zë të lartë: ‘Në dorën tande, se po na merret erzi sot’, ai nxori pisqollën dhe...”/ Historia e panjohur e Kupe Danjës, që nderoi veten dhe Shkodrën, duke qëlluar me armë, në “Tepe”!

Next Post

Kalendari Historik 18 Dhjetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Të mos përdorim forcën ndaj çamëve, se janë shtetas të huaj, por brenda një nate, t’i shpihem në kufi dhe pa na diktuar kush, pasi …”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, më 25 mars 1949
Dossier

“Në Filat u masakruan 47 burra, gra dhe fëmijë, në Spathar, 157 i zhdukën, kurse të gjitha gratë e reja dhe vajzat u çnderuan prej kriminelëve të Zervës…” ! / Historia tragjike e Çamërisë, nga masakrat greke!

July 12, 2025
“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943   
Dossier

“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943  

July 12, 2025
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës
Dossier

“Ndryshe nga operativi i parë i kampit të Rubikut, Qorri, që nuk futej kurrë brenda te ne, ai që e zëvendësoj, Sabri Meta, nga Shëngjergji i Tiranës, jo vetëm që futej, por…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 12, 2025
Clirimi i Prizrenit 1944
Dossier

“Nuk duem as Shqipni të vogël, as të madhe: duem Shqipninë që asht, si nga pikëpamja historike ashtu dhe nga ajo etnografike, me…”/ Ana e panjohur e Lidhjes së Dytë të Prizrentit, shtator 1944

July 11, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

“Kapter Xhike Xibraku i burgut të Burrelit, kur vdiste ndonjë i dënuar dhe ne e tërhiqnin zvarrë, me një batanije të vjetër, ai qen i gjatë, zgërdhihej gjithë kënaqësi dhe…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 11, 2025
“Më 11 shtator 1943, Këshilli Ministror i Shqipërisë nën kryesinë e Iljaz Agushit, nën-kryeministër dhe ministër i Punëve Botore, shpalli ‘Pavarësinë e Shqipërisë’ me kufijtë..”/ Historia e panjohur e Lidhjes së Dytë të Prizrenit
Dossier

“Më 11 shtator 1943, Këshilli Ministror i Shqipërisë nën kryesinë e Iljaz Agushit, nën-kryeministër dhe ministër i Punëve Botore, shpalli ‘Pavarësinë e Shqipërisë’ me kufijtë..”/ Historia e panjohur e Lidhjes së Dytë të Prizrenit

July 10, 2025
Next Post
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez

Kalendari Historik 18 Dhjetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme