• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur dy gratë thirrën me zë të lartë: ‘Në dorën tande, se po na merret erzi sot’, ai nxori pisqollën dhe…”/ Historia e panjohur e Kupe Danjës, që nderoi veten dhe Shkodrën, duke qëlluar me armë, në “Tepe”!

“Prej kohësh atë e përndiqte një student i tij në Durrës dhe kur po polemizonte me një djal të ri, që recitonte Majakovskin, dikush nga pas e pyeti; kaq mirë e njihke Nako Spiron…”?! / Historia e panjohur e Arshi Pipës
“Kur dola nga burgu pas dhjetë vitesh vuajtjesh e izolimi, takova ministrin Ramiz Alia, ish-nxënësin tim në gjimnazin e Tiranës dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e Arshi Pipës, për studiuesin francez
“Në Shkodër takuam Koliqin, një zotëri shumë i arsimuar, që flet perfekt frëngjisht, shkruan romane e novela dhe ka…”/ Libri suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
“Gjermanët erdhën edhe në rrugicën tonë, ku flejshin e hajshin vorfnisht në makina dhe mes popullit e familjeve, ishin të qetë e të urtë, por kishin urrejtje për…”/ Dëshmia e rrallë, e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës

Nga Gëzim Puka

Memorie.al / “T’u këndoftë kanga, o burrë”! Kështu e uronin njëri-tjetrin burrat ndër malet tona, kur kryenin ndonjë akt trimërie apo faljeje. Kënga do të thoshte hyrje në histori apo, të shumtën në historinë e letërsisë gojore. Atje mbeteshe gjithmonë. Atje ishte lavdia. Në Shkodër u krijua një këngë folklorike, e cila më pas u botua tek “Zana popullore”, nën kujdesin e mbledhësit të zellshëm të folklorit, Kasem Taipi. Më vonë, u shkrua një poemë nga Arshi Pipa. Tek fototeka “Marubi”, është ruajtur një fotografi, ndërsa në një lagje të vjetër, njëra nga rrugët mban emrin e një personazhi, që kreu një akt të rrallë për historinë e qytetit. Magjepsja ndaj kësaj bëme dhe këtij personazhi, mundësoi romanin më të mirë të Fadil Krajës; “Britma e një gruaje”, që do ta kishte këtë ngjarje si fabul të tijën.

Vepra monumentale qytetase; “Shkodra dhe motet”, e rrëfyer thjeshtësisht dhe mjeshtërisht nga autori i asaj kujtese të vyer, Hamdi Bushati, nuk kishte se si të harronte një personazh si Kupe Danja. “Në atë kohë Kupja ishte burrë në moshë të thyer, por me zemrën e një djaloshi të guximshëm, siç e tregoi me aktin e tij. Ai banonte në lagjen ‘Perash’. Ishte kohë zhegu. Ai po dilte nga shtëpia e tij. Në moment pa dy gra katolike, të mbuluara me çarçafë, sipas zakonit të kohës, që po nxitonin në rrugën e Qafhardhisë.

Ato po vinin nga lagjja ‘Tepe’. Thuhet se kanë qenë dy punëtore duhani. Pikërisht këto dy gra, po ndiqeshin nga dy ushtarë turq, për qëllime të ulëta. Për fat ata vunë re se një burrë shkodran u duk rrugës, para tyre: Të dyja njëherit i thirrën me zë të lartë: ‘Në dorën tande, se po na merret erzi sot’! Në këtë moment, Kupja e mbodhi veten para asaj situate të vështirë dhe “e bani mendjen okë”, siç thotë populli, që të vepronte me guxim e vendosmëri. Për të ishte me mirë vdekja me nder, se me koritë veten dhe Shkodrën.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

Ushtarëve të hazdisur, ndofta nuk ua merrte mendja se plaku do të shtinte kundër tyre, ata nuk e vlerësuan aspak burrin e Shkodrës, por u vërsulën mbi gratë. Atëherë për Kupe Danen nuk mbetej gjë tjetër, veçse atyre të paturpve, t’ua ndizte koburet që kishte në brez. Koburja e Kupes rrëzoi njërin nga ata, tjetri e mësyu Kupen, por ky qe më i shpejtë dhe me koburen e dytë e shtiu për tokë. Dy gratë katolike shpëtuan të pacënueme, nga thonjtë e të epshuemve”.

Marubi ka fiksuar në fotografi një burrë të plakur dhe të imët. Kupe Danja i fotografisë në moshë pleqërie, me veshje të thjeshtë popullore, duket se ka ruajtur shikimin e papërkulur të rinisë. Imazhi i tij vijon të përçojë sigurinë e aktit burrëror. Një hero është një njeri normal, që bën gjënë më të domosdoshme në rrethanën më të vështirë.

Përjetësimi erdhi me vargje. Krijimi i kuptimit të kësaj figure, del më qartë përmes vargjeve popullore për njeriun që kreu një akt heroizmi. Përpjekja për çnderimin e gruas, ishte shkaku i vrasjes. Ajo nuk ishte një vrasje e paramenduar, as e paralajmëruar, por plotësisht e merituar.

Ndërkohë kontakti me tekstin letrar popullor, ndërton në imagjinatën tonë personazhin Kupe Danja, si mishërim i plotë i cilësive romantike, që mbart ky hero. Kënga dhe melodia e saj e ëmbël, ka vijuar të transmetojë ngazëllimin e krenarisë.

“Kupe Danja thotë i mjeri,

Më xue rreziku pa e mendue,

Tuj shkue rrugës ka dalë asqeri,

Nji grue të kështenësh për m’e marrue

Kupe, tye të plaçin syt,

Ç’i pruene telashe vedit,

Bâna kabullë me lanë kryet,

Me i pështue erzin vilajetit.

Katil-llekun s’e kam dashtë,

Por kismet kështu paska kenë,

Se erzin e kena bashkë,

Si bullë ashtu e kështenë,

…Me nji kaq i dhashë mbarim,

Për rrezik që m’ka qillue,

Si për dekë ashtu për pështim,

Në store me u diftue”!

Në të njëjtën gjatësi vale, poema e Arshi Pipës e shkruar në vitin 1950 në burgun e Gjirokastrës, ka vijuar të përçojë mesazhin human të bashkëjetesës. Kupe Danja e ka sublimuar këtë lidhjen tonë kombëtare. Personazhi epik i poemës së Pipës, është shkodrani që ata të mjerë zaptues s’e kishin parë kurrë me sy…

Kupe Danja n’ato fjalë,

vên tarabat, shkon me u-falë.

E qet rruga andej me rá,

shef me sy, nuk don me pá.

Shef me sy, vjen tue u-ndezë:

“Turp e mârre! faqe e zezë!

Kaq u-bâna, kët hatá

s’e kam ndie as s’e kam pá”!

Kupe Danja llafepaku,

tha nji fjalë, e ndjeu sokaku:

“S’âsht për búrr, me ngucë çarçafë,

me i rá kot të vorfnit n’qafë”!

Nuk pat sosë kur briti grueja:

“Mjera vetë qi ndodha e hueja!

Mjera vetë ndër gjithkta njerz,

qi m’la turku sot pa erz”!

Kupe Danja hodhi krahun:

“Mosni burra, pashë Allahun”!

“Dashke gjobën ti daí?

Kthen çaushi si n’mahí:

Kû po t’hiqet ashkel tye”?

Gjimon trimi tue shpërthye:

“Páç nishane, ngrì qofsh n’ár

i thonë erz, s’blehet n’pazár!

I thonë erz, nuk i thonë krande…”!

“Kupe Danja, n’dore tânde”!

Kupe Danja doren n’brez:

“A po shkoni, faqezez”?!

Vrret çaushi, shokut t’vet:

“Bjeri qenit, se na mbet”!

Mâ s e ngjati, i hoqi gisht…!

“Ndihmo Zojë e, Jezu Krisht”!

Krisi pushka, u kuq kalldrâmi:

Kupe Danes, i mbet nami.

Në poemën e Arshi Pipës, personazhi ynë romantik, ngrihet në shkallën e simbolit. Ai bëhet simboli i njeriut të lirë në mbrojtje të lirisë së vet dhe të të tjerëve, që lufton pa kompromis, si personazh i jashtëzakonshëm në kushte të jashtëzakonshme, për dinjitetin dhe vlerat më të larta njerëzore.

Mbase jo për rastësi në rrethana të tilla, do të gjendej edhe vëllai i Arshi Pipës, avokati martir Myzafer Pipa, i cili do të mbronte në mënyrë vetëmohuese klerikët katolikë, në gjyqet famëkeqe komuniste. Duke ecur në gjurmët e Kupe Danes dhe idealizmit, ai do të kishte një fat tragjik. Falë mbrojtjes së shkëlqyer, me fjalë, në gjyq, ai do të bëhej pjesë e ndëshkimit gjakatar.

Harresa vepron çdo ditë dhe ndoshta lexuesi i sotëm ka një njohje minimale për personalitetin historik të Kupe Danes, megjithatë, kjo nuk e zhvesh aspak interesin tonë për këtë personazh, që si vend poetik ka mbledhur aq bukur idealet e lirisë, të bashkëjetesës, të cilat nuk i vesh dot e vetme asnjë përkatësi fetare në Shqipëri.

Duke bërë një digresion, kur ndodh që Evropa dhe bota zgjohet e përgjakur padrejtësisht nga in-toleranca fetare, nuk mungon evokimi për mbarëvajtjen dhe bashkëjetesën në këtë vendin tonë të vogël. Në Parisin e revistës “Charlie Hebdo”, më kujtohet duartrokitja e gjatë të pranishmëve, të cilët mbushnin rrugët, ndërsa parakalonin të përqafuar klerikët shqiptarë ngushëllimtar. Besoj se duartrokitja e gjatë evropiane, nuk ishte një përjetim i çastit, por ishte një reflektim i thellë, për bashkëjetesën tonë historike.

Kronika “Shkodra dhe motet” më tej, na rrëfen se Kupe Danja u arratis, u strehua ndër miqtë e tij, të cilët e pritën me shumë bujari, sepse kishte “qitë pushkë për nder”, e me të i kishte zbardhur faqen gjithë Shkodrës e, gjithë Shqipërisë. Nuk e dimë datën e saktë të ngjarjes, por ajo që dimë me siguri, është që jeta iu fal dhe shtëpia e djegur iu rindërtua. E megjithatë nderi më i madh që iu bë, është se ai u përjetësua përmes artit të fjalës. Iu këndua kënga…!

Ky është një episod që për vetë dramaticitetin e tij ka hyrë në historinë e qytetit, duke legjitimuar paprekshmërinë e bashkëjetesës, e cila është varur tek paprekshmëria e nderit.

Po sot?! Fundi i lumtur i kësaj kronike shekullore, nuk mund të njolloset nga ata pak gjakprishur, që përpiqen ta trazojnë këtë harmoninë e bashkëjetesës së fituar edhe nga plumbat e Kupe Danes. Falë edhe këtij personazhi, kemi një qytet e një vend ku mbizotëron butësia ndërfetare. E kur në ndonjë rast nxjerr kokën ndonjë “asqer” apo, “ushtar” i mosqofshëm, që kërkon të na prekë të paprekshmen, që nga kupa e qiellit duket se na vështron edhe Kupja, pikërisht atëherë kur në të rrallë kënga e tij këndohet. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Samiu, Naimi e Çajupi, kanë shkrue për Shqipninë me dashuni e pasion, por nuk i dojsha, se këta të çojshin kah komunizmi, kurse Migjenin, e kisha neveri...”/ Kujtimet e ish-Ipeshkvit të Shkodrës  

Next Post

“Pas Radio-Tirana, një ndër evenimentet e këtij jubileu, një tjetër objekt që do ta përurojë Mbreti Zog, gjatë ditëve festive, është edhe...”/ Viti 1937, kur Radio e Suedisë fliste për Shqipërinë!

Artikuj të ngjashëm

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit
Personazh

July 12, 2025
“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve
Personazh

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

July 11, 2025
“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli

July 4, 2025
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

July 2, 2025
“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë

“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit

“Në mbrëmjen e 6 majit 1976, kur Haki Beleri, po drejtohej nga studioja e transmetimi të lajmeve, u ndalua nga polici rojës, duke…”! / Historia e trishtë e legjendës së mikrofonit të Radio-Tiranës

“Pas Radio-Tirana, një ndër evenimentet e këtij jubileu, një tjetër objekt që do ta përurojë Mbreti Zog, gjatë ditëve festive, është edhe...”/ Viti 1937, kur Radio e Suedisë fliste për Shqipërinë!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme