• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, December 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, kur Imzot Fan Noli nga SHBA-ja, i shkroi Atë Kristofor Kisit, duke e pyetur; ‘çfarë të bëj, a të vij’? ai iu përgjigj…”/ Misteri i vdekjes së ish-Kryepeshkopit Shqipërisë

“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Sipas porosive nga qendra në Tiranë, në vitin 1958, u takova me Fan Stiljan Nolin, në kishën e tij, fshehurazi natën dhe ai më tha për udhëheqjen tonë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të Zbulimit
“Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, kur Imzot Fan Noli nga SHBA-ja, i shkroi Atë Kristofor Kisit, duke e pyetur; ‘çfarë të bëj, a të vij’? ai iu përgjigj…”/ Misteri i vdekjes së ish-Kryepeshkopit Shqipërisë
“Kur nxënësit me kazma filluan shkatërrimin e Manastirit të Ardenicës, Irene Banushi iu doli para e i’u tha…”/ Dëshmia e mikut të Episkopit

Nga Ylli Pata

Memorie.al / Një ditë jo të zakontë qershori, një person i dërguar në Tiranë nga Fan Noli (është ende mister mbi identitetin e tij), ndodhej në hotel “Dajti”. Kishte lënë orar atë pasdite, për të takuar ish-Kryepeshkopin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Kristofor Kisin. Në Kishën e Shën Prokopit, pranë Universitetit të Tiranës më vonë, ku ndodhej dhe laboratori i Kimisë i ndërtuar me paratë e Atë Kisit, një shkencëtar nga më të mirët në këtë fushë. Ishte viti 1958. i dërguari, nuk dihet pse shkoi vonë, shumë vonë. Imzot Kisi, u gjet i vdekur buzë muzgut në rrethana të çuditshme. Siç duket, ishte sajuar një grabitje dhe kishte humbur skeptri dhe nishanet e tjera liturgjike, që natyrisht kishin vlerë monetare. Por Kristofor Kisi, shkon në spital ende gjallë. Dhe një njeri shumë i afërt i tij, ka dëshmuar më pas, se ai është lënë duke vdekur. Një vaskë e madhe e laboratorit, kishte shenja acidi dhe lëndësh toksike.

Kurrë nuk u hodh dritë mbi shkakun e vdekjes dhe pasardhësit e Kristofor Kisit, e kanë ngulitur në mëndje prej vitesh, që njeriu i tyre u vra nga regjimi komunist në fuqi. Shkaku?! Ndoshta nuk është një. Por flitet për një letërkëmbim, mes Atë Kisit dhe Fan Nolit, të cilit jo një here, iu bë thirrje nga regjimi komunist, që të rikthehej në atdhe. Ka shumë të dhëna se ka pasur një letërkëmbim mes dy miqve të ngushtë.

“Atë Kristofor, çfarë të bëj, të vij”?, mësohet se i shkruante Noli, Kisit dhe ka marrë përgjigjen: “Bëj atë, që ke bërë deri tani”. Kjo fjali ka qenë fatale, siç duket për shkencëtarin që drejtonte Kishën Orthodokse Shqiptare. Njeriun që Autoqefalinë e kishte jo vetëm projekt (ishte kryepeshkopi që mori dekretin e Patriakanës për Autoqefalinë), por edhe synim, për të cilin luftoi e punoi dhe në fund dha jetën e tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo

“Teksa po ndaheshim, nana m’tha; ikni, ikni bir, s’e n’kët vend s’ban hajër kërkush, veç horrave! Boll vuejtët ju nji gjysë shekulli prej nesh…! Mos i leni fëmijët tuej me…”! / Dëshmia e rrallë e Jozef Radit

Hirësia e tij, Kristofor Kisi, bëri edhe tratativa me Vatikanin, për të krijuar një presion balancues ndaj shtysës që vinte nga Patriakana, që të pastronte Kishën Orthodokse Shqiptare, nga rryma e Fan Nolit dhe Visarion Xhuvanit. Kisi, edhe pse erdhi në krye si një kompromis, kurrë nuk i ndau kontaktet me dy paraardhësit e tij, që i kishte jo vetëm miq, por edhe këshilltarë të ngushtë. Në kohën që Italia pushtoi Shqipërinë,

Atë Kisi, luftoi të bënte fakt të kryer, atë që ndodh edhe sot me arbëreshët e Kalabrisë dhe Siçilisë, pra një rit bizantin ortodoks i riteve fetare, por një lidhje vertikale me Vatikanin, çka konsiderohej si më mire, se me Patriakanën. Ndoshta e kishte mirë, ndoshta e kishte gabim. Por pas këtij veprimi, shkencëtari nga Berati, u sulmua nga pushtetet më okulte që e rrethonin. Që në fund pati një vdekje të tmerrshme dhe një persekutim për të gjithë pasardhësit e tij.

Por ama, përveç historisë së tij, ai la një trashëgimi të paçmuar, laboratorin dhe bibliotekën e tij shumë të pasur që u bënë dhe themeli i Fakultetit të Shkencave të Natyrës së Universitetit të Tiranës. Por kjo kurrë nuk u tha, as edhe një sallë, nuk e mori emrin e profesor Kristofor Kisit. Ndërkohë, askush, në radhë të pare, Kisha Orthodokse e Shqipërisë, nuk e kujton këtë drejtues të saj. Më pas historiografia shqiptare, që nuk ka hedhur fare dritë mbi hijen e madhe që rëndon mbi këtë figure, jo vetëm të fesë, por edhe të shkencës dhe kulturës shqiptare.

Krye-hirësia e tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, lindi në vitin 1890 në lagjen Kala të Beratit. I prirë për jetën shpirtërore, iu kushtua studimeve fetare. Ato i kurorëzoi me mbarimin e shkollës së lartë Theologjike të Halkit (Hejbeli) të Stambollit, më 1908. Pas mbarimit të studimeve, u emërua profesor në gjimnazin e Jovan Bangës, në qytetin e Korçës. Para Luftës Ballkanike, Kryepiskop Kissi, u kthye në Stamboll dhe në vitin 1916, u hirotonis episkop dhe u emërua në selinë episkopale të Makriqojt të Konstandinopojës, duke qëndruar aty deri në vitin 1923.

Atë vit u dërgua në Stamboll një komision i posaçëm nga qeveria shqiptare, me autorizimin që të zhvillonte negociata me Patrikanën Ekumenike rreth Autoqefalisë, të cilat dështuan. Pas dështimit të qëllimeve të këtij komisioni, për t’i dhënë fuqi dialogut dhe mbështetje kanonike këtyre përpjekjeve, ndërhyri Patrikana Ekumenike, duke dërguar një episkop erudit dhe me autoritet, si Imzot Kristofor Kissi. Ai la Stambollin dhe erdhi në Shqipëri dhe po këtë vit (1923) u emërua Episkop i Beratit.

Së bashku me episkop Jerotheun, me origjinë nga Përmeti, i dërguar edhe ky më parë si Eksark, nga Patrikana Ekumenike më 21 nëntor 1923, hirotonisën në episkop Atë Fan Nolin, në kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Në vitin 1929, tërhiqet në manastir, për të mos marrë pjesë në veprimet anti-kanonike që po kryheshin. Pas dorëheqjes së Imzot Visarion Xhuvanit, më 29 maj 1936, Imzot Kristofori, pranon të vihet në krye të atyre që donin që Autoqefalia e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, të njihej kanonikisht.

Më 12 prill 1937, Sinodi i Shenjtë i Patrikanës dekretonte njohjen e Kishës Autoqefale dhe po atë ditë, Tomosi Patriarkal i dorëzohej Imzot Kristofor Kissit. (Më 16 prill edhe Imzot Visarion Xhuvani kërkoi dhe mori faljen e Patrikanës dhe u tërhoq në Manastirin e Shën Joan Vladimirit). Për shumë vjet në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Kristofori dha një kontribut tepër të madh, për ruajtjen dhe zhvillimin e Orthodhoksisë në vendin tonë.

Kështu, në vitin 1942, Kryepiskop Kristofor Kisi u thirr në Luogotenencë nga Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanuel i III-të, Francesko Jakomoni. Ai i bëri presion që në vendet episkopale, deri atëherë vakante, të emëroheshin në krye të hierarkisë orthodhokse të Shqipërisë, episkopë unitë nga Kalabria, të cilët vareshin nga Papa, në përpjekje për ta kthyer gjithë Kishën tonë në unite. Këtë propozim, Kryepiskopi Kristofor Kissi, nuk e pranoi dhe thirri menjëherë teologun Ilia Banushi, që kishte mbaruar studimet teologjike në Beograd, i cili pranoi të hirotoniset, duke marrë emrin Irine dhe titullin Episkop i Apollonisë.

Hirotonisja e tij Episkop u bë në manastirin e Shën Naunit në rrethin e Pogradecit, i cili në atë kohë ishte nën administrimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në hirotonisjen e tij morën pjesë Episkopi i Korçës Agathangjel dhe Mitrofor Atë Vasil Marku. Kështu shmangu një rrezik të madh për Kishën tonë, që donte t’ia impononte pushtuesi.

Menjëherë pas çlirimit të vendit, regjimi komunist e mënjanoi Kryepiskop Kristofor Kissin nga Kryetar i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sepse nuk mund ta toleronte autoritetin e tij në Komunitetin Orthodhoks dhe e izoloi në kishën e Shën Prokopit, ku qëndroi deri sa ndërroi jetë më, 17 qershor 1958, në rrethana të dyshimta. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Profesori, se përmbajti dot zemërimin dhe i tha: ju shqiptarët jeni popull barbar, sepse keni vrarë pa gjyq, njërin nga bijtë më të denjë të popullit polak...”/ Refleksionet e pedagogut të gjeologjisë

Next Post

“Në hotelin ‘Theresa’ në ‘Harlem’, Fidel Kastro pati ‘vizitore’ një bionde të kolme bukuroshe, kurse Mehmet Shehu...”/ Historia e panjohur e liderëve komunistë botëror, në OKB, shtator 1960

Artikuj të ngjashëm

“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo
Personazh

“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo

December 11, 2025
“Gjatë një pushimi në burg, Dom Shtjefën Kurti në intimitet, i tha: Vlla Lazër, nuk kam mbajt mesh, ma emocionale e ma t’devotshme, se ajo e 24 dhjetorit…”/ Historia e panjohur e Lazër Radit
Personazh

“Teksa po ndaheshim, nana m’tha; ikni, ikni bir, s’e n’kët vend s’ban hajër kërkush, veç horrave! Boll vuejtët ju nji gjysë shekulli prej nesh…! Mos i leni fëmijët tuej me…”! / Dëshmia e rrallë e Jozef Radit

December 11, 2025
“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë…”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist

December 10, 2025
“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez   

December 9, 2025
“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?

December 8, 2025
Next Post
“Në hotelin ‘Theresa’ në ‘Harlem’, Fidel Kastro pati ‘vizitore’ një bionde të kolme bukuroshe, kurse Mehmet Shehu…”/ Historia e panjohur e liderëve komunistë botëror, në OKB, shtator 1960

“Në hotelin ‘Theresa’ në ‘Harlem’, Fidel Kastro pati ‘vizitore’ një bionde të kolme bukuroshe, kurse Mehmet Shehu...”/ Historia e panjohur e liderëve komunistë botëror, në OKB, shtator 1960

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme