• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Para se ta arrestonin, kur i thashë ministrit Nesti Nase, se nga SHBA, nuk kishim ndonjë rrezik ndërhyrje në Shqipëri, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gazetarit dhe diplomatit të karrierës

“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit
Relacioni sekret: “Luan Malltezi i Akademisë Shkencave dhe ambasadori ynë në Austri, kur ishin në Dubrovnik e Beograd, kanë fjetur në hotel me…”/ Ngjarja që alarmoi Komitetin Qendror në ’77-ën
“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit
“Si u gjet e varur në shtëpinë e saj, bashkëshortja e ministrit të Punëve të Jashtme, Nesti Nase, pasi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Si u gjet e varur në shtëpinë e saj, bashkëshortja e ministrit të Punëve të Jashtme, Nesti Nase, pasi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
0
Shares
377
VIEWS

Nga Genc Mlloja

Memorie.al / Pa dyshim, shumë gjëra të mbetën në kujtesë bardh e zi ose me shumë ngjyra nga e kaluara, por të jesh i pranishëm kur i vënë prangat një shefit tënd, me post të lartë shtetëror, zor se të shkulet nga kujtesa. Shkurt është fjala kur Sigurimi i Shtetit, i ish-regjimit komunist, arrestoi të ndjerin ish-ministër të Jashtëm, Nesti Nase, në shtator të vitit 1982, i cili kishte drejtuar diplomacinë shqiptare, prej dhjetëra vitesh.

Tre vetë ishim të pranishëm në atë ngjarje; bashkë me mua ishte në zyrën e Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare edhe Vladimir Prela, bashkëpunëtor shkencor, si unë në atë kohë, kurse në zyrën pranë, ndodhej një daktilografiste. Ky institute, ishte i vendosur në ndërtesën e ministrisë, por varej direkt nga i ndjeri Sofokli Lazri, ndihmësi më i ngushtë i Ramiz Alisë, për politikën e jashtme, në Komitetin Qendror të ish-Partisë së Punës.

Duhet të kishte kaluar ora 1 e pas drekës, kur dy a tre agjentë të Sigurimit të Shtetit, hapën derën e zyrës sonë dhe i’u drejtuan Nesti Nases, me ritualin e njohur e të frikshëm të asaj kohe: “Në emër të popullit, je i arrestuar”! duke i vënë prangat më duart prapa, mbi të cilat i hodhën një xhaketë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Kishte nja një gjysëm orë që ai po bisedonte me ne, për probleme ndërkombëtare të asaj kohe, kur për çudi (e këtë e mësuam më vonë), e gjithë ministria ishte boshatisur se, punonjësit i kishin grumbulluar në një mbledhje, në një prej sallave në kat të parë. E çudia na u shtua, se ne nuk na kishin njoftuar për atë mbledhje, edhe pse ne merrnin pjesë në çdo veprimtari të atij lloji.

Na bënë me shenjë të mbyllnim gojën, oficerët e Sigurimit, por gjithsesi sa mbyllën derën për të ikur, ne brofëm të shikonim çfarë po ngjiste në korridor, por më kot se, çdo gjë ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Sigurisht, lajmi u përhap shpejt në ministri, sapo u mbyll mbledhja, që duket se ishte e sajuar. Askush nuk bënte ndonjë koment, veçse çfarë konsideroheshin shokë tanë të “ngushtë”, ishin kurioz e na pyesnin si ndodhi arrestimi. U tregonim, as më shumë e as më pak, çfarë është shkruar më sipër.

Të nesërmen, pas arrestimit të Nesti Nases, mësuam se bashkëshortja e tij, kishte varur veten, sepse, sikur u fol atëhere, kishte para ndjerë se mund ta arrestonin, e përfolur si agjente e ish-UDB-së jugosllave. Sigurisht, kjo u tha më pas.

“Këshilltar” i papunë…!

Më mirë së askush, vetëm i ndjeri Nase, mund ta dinte pse e kishin caktuar këshilltar në Institut, ku ishim jo më shumë se pesë punonjës, që quheshim bashkëpunëtorë shkencore, pasi e shkarkuan nga posti i ministrit të Jashtëm, më 30 qershor 1982, duke u zëvendësuar nga i ndjeri Reiz Malile, ish-zëvendës i tij.

Asnjë motiv nuk na u tha ne, veçse e sistemuan në një prej zyrave më të mira të Institutit, i cili botonte edhe një tip broshure “Politika Ndërkombëtare”, me studime të ndryshme ndërkombëtare, të përgatitura prej nesh. E përmenda këtë, se asnjëherë, nuk i’u tha Nestit të përgatiste ndonjë material.

Ç’është e vërteta, ai ishte aq modest saqë, lexonte ç’farë shkruanim ne, e mjaftohej duke thënë “saktë”. Jam i sigurt se e bënte për diplomaci, se duhet të kishte për të thënë shumë gjëra apo, të bënte komente kur ne, kuptohet, ishim amator para një diplomati karriere si ai, që kishte qenë ndër aktorët kryesorë të diplomacisë shqiptare, në krah të Halim Budos e Behar Shtyllës me shokë, veçanërisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

E këtu nuk mund të mos kujtoj, një këshillë të diplomatit të shquar Behar Shtylla, i cili kur më takoi, pasi isha emëruar këshilltar pranë Misionit Shqiptar në OKB, në Nju-Jork më këshilloi me modesti, që të mbaja shënime, një lloj ditari të punës. “Do të vlejë shumë në të ardhmen”, më tha. Duke u kthyer në temë, ashtu edhe pse ishte këshilltar i emëruar, ne nuk na u tha të konsultoheshim, me Nasen, për ndonjë gjë.

Por pak zgjati qetësia e tij në Institut, se filluan mbledhje të pafund të organizatës së partisë së ministrisë që, u kthyen në një gjyq të vërtetë ndaj Nases. Mbledhjet i drejtonin sekretarë të komitetit të partisë të Rajonit Nr. 4, nga varej organizata e partisë e ministrisë, ku na ftonin edhe disa nga ne që nuk ishin komunistë. Duket se ishte sajuar puna në atë mënyrë, që në fazën e pare, të ndërseheshin ish-vartësit e tij, duke i kërkuar llogari, për veprime antishtetërore e antikombëtare.

Më kujtohet një akuzë që edhe mund të përmendet; e pyetën se pse e kishte konsideruar si djalë të mirë e të sjellshëm, të ndjerin Vladimir, të birin e Mehmet Shehut. Ngrinte supet, duke thënë se kështu i ishte dukur. E ai lodhej, duke i’u përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet, sigurisht duke mos pranuar asnjë akuzë për tradhti apo bashkëpunim, me agjentura të huaja. Ndër më aktivët, ishte Ksenefon Nushi, në atë kohë, zëvendës i tij.

Është e qartë që shumë gjëra unë nuk i dija, por më binte në sy që pas përgjigjes së Nestit, pyetësit nuk reagonin, binte heshtja, të cilën ishte i aftë me të vërtetë ta plotësonte Hasan Haxhia, në atë kohë sekretar i organizatës bazë të partisë, që merrej me çështjet e Jugosllavisë së asaj kohe. Kur i kujtoj tani, personalisht konkludoj se, pjesa dërrmuese e mbledhjeve ku akuzohej Nase, dilnin huq. Mbylleshin me ritualin – reflekto!

Braktisje prej ish-vartësve…!

E lanë rreth dy muaj Nesti Nasen në Institut, si këshilltar për të dhënë udhëzime “kot” e askujt. Nuk na u dha ndonjë udhëzim si të silleshim me të – të rrinim apo jo, çfarë të bisedonim etj. Dy-tre shokëve, ju thashë se do të pimë kafe me të, se nuk ka kuptim, aq më tepër kur ai vinte shpesh në zyrën tonë e, hapte muhabet. Në fakt nuk e jepte veten.

Kishte një bufe në ministri, ku edhe titullarët vinin shpesh. Ne “të rinjtë” e Institutit, domosdo qëndronim larg shefave. Por kur vinte me ne Sofokli Lazri, drejtori ynë, afroheshin disa e donin muhabet. Me kalimin e kohës, u ingranuam edhe ne, gjë që na e lehtësoi edhe botimi i broshurës sonë.

Nasen e kishim parë në kafe më parë si ministër. Tash shkonim me të si me “kolegun” tonë të Institutit. U habit Nase, kur shkuam herën e parë, se veç nesh, nuk mbeti njeri tjetër aty se, të gjithë i rrufitën shpejt e shpejt kafet e, ikën.

Bashkëpunëtorët e tij të mëparshëm, sikur panë lugatin. Ai nuk e dha veten, por më shumë u befasuam ne, që i dinim pak lidhjet e tij me ta. Gjithsesi, i pimë kafet më qetë, pa praninë e të tjerëve, me një ish-ministër që po e shikonte konkretisht braktisjen, nga ata që shumë temena i kishin bërë përpara. E supozoj se ai, po mendonte edhe çfarë e priste më tutje. E në fakt, ai ishte aq largpamës, sepse edhe kishin ndodhur sa e sa prerje kokash, më pare, në kupolën e atij regjimi.

Por një gjë nuk më harrohet dhe nuk është se nuk e kishin vënë re edhe ish-kolegët e mi në Institut. Ndër vizitorët më të rregullt të Nases, në zyrën e tij, ishte i ndjeri Ksenofon Nushi, ish-numri dy në ministri. Nganjëherë, bisedat zgjasnin më shumë se një orë, por kafe, rrallë i kemi parë të pinin. E në mes nesh, nuk mungonin hamendjet edhe për këtë aspekt. Dikush supozonte se Çenoja (kështu e thërrisnin Ksenofonin, miqtë e tij) po i bënte një “lavazh truri” Nases, për të mësuar mbi të supozuarën, “veprimtari të tij armiqësore”.

Nuk besonim se i shkonte si mik, se ishte ndër më të ashprit kritikues të tij, në mbledhjet e hapura maratonë të organizatës së partisë. Kjo u bë më e besueshme, pas arrestimit të Nases, kur Çenos, nuk i hyri ferrë në këmbë; përkundrazi, e mbylli karrierën e tij si ambasador në Paris, ku edhe lëshoi deklaratën bombë, që bëri bujë në atë kohë, se Shqipëria, do t’i qëndronte gjithmonë besnike idealeve të komunizmit.

E kjo u bë edhe shkaku që ish-Presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia (është fjala për fillimin e viteve ’90-të kur edhe në Shqipëri po frynte era e pluralizmit), u detyrua ta kthente në atdhe, se një deklaratë e atillë, stononte me imazhin që Tirana zyrtare po mundohej të krijonte në botë, veçanërisht në sytë e perëndimorëve.

E nuk mund të anashkalohet fakti se, Parisi kishte qenë pika e kontaktit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila pas asaj ngjarje, u transferua në Nju-Jork.

Iku pa dhënë ndonjë “këshillë”…!

Ishte i kujdesshëm Nesti Nase, në diskutimet me ne për problemet ndërkombëtare, sikurse edhe ne me të. E në fakt kjo ishte e përgjithshme, në të gjitha ambientet shtetërore. Bisedat publike ishin të formatizuara, në përputhje me vijën e partisë në pushtet. Por një detaj, është rasti ta përmend.

Kisha bërë një studim prej rreth 40 faqesh, mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se atë sektor mbuloja, dhe ndër të tjera shtroja si konkluzion se, nuk ekzistonte asnjë rrezik i asnjë lloj forme, të ndërhyrjes të mundshme të SHBA-ës kundër vendit tonë.

Drejtpërdrejtë jo, por as edhe nëpërmjet të tretëve, konkludoja. Nuk është rasti të përmend argumentet modeste që parashtroja se, sa reagimin e Nases, ish-shefit të diplomacisë shqiptare, mbi këtë konkluzion.

“Nuk mund t’i luaj asnjë presje këtij mendimi”, më tha ai, duke mos e zgjatur. E nuk kishte s’i të zgjatej as ai, e aq më pak unë, për këtë konkluzion të shprehur në një studim për përdorim të brendshëm, sepse për konsum të jashtëm, “imperializmi amerikan”, si dhe “social-imperializmi sovjetik”, vazhdonin të paraqiteshin, si kërcënimi kryesor ndaj Shqipërisë.

Për zhvillimet në Kosovë e Jugosllavi, ishte më i lirshëm në diskutime, se edhe qëndrimet shtetërore, ishin më të qarta në mbështetje të popullit kosovar, kundër gjenocidit serb. E bënte për oportunitet apo, kishte ndonjë dyshim ndaj nesh, që është krejt i mundshëm, duke kujtuar situatën e tij se, ndodhej në survejim, kjo është punë tjetër, por Nase, ishte në sintoni me mendime tona modeste, për zhvillimet ndërkombëtare.

Njëherë ia hodha larg e larg, se mund të botonte ndonjë studim në broshurën që botonim. Por, shmangej me lezet, duke thënë se, nuk kishte ndonjë material gati. E fatkeqësisht ai, nuk arriti kurrë të “përgatiste” diçka për broshurën e Institutit tonë, edhe pse askush, nuk e vë në dyshim që, një ndër ministrat më të njohur të Jashtëm të Shqipërisë, mund t’i kishte hedhur në letër, shumë mendime e analiza të thella. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 8 Mars 2023

Next Post

“Kur Josif Broz Tito u takua me Stalinin dhe i paraqiti pretendimet për disa vende të Ballkanit, ai e pyeti për Shqipërinë dhe Tito i tha se; me Enverin...”/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
“Përplasja ime përfundimtare me Enver Hoxhën, ndodhi në 1960 dhe kur i tregova Ramizit, zëvëndësit tim, ai më tha për Enverin…”/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

“Kur Josif Broz Tito u takua me Stalinin dhe i paraqiti pretendimet për disa vende të Ballkanit, ai e pyeti për Shqipërinë dhe Tito i tha se; me Enverin...”/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!