• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 1, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 8 Mars 2023

Kalendari Historik 1 Mars 2023
0
Shares
38
VIEWS

1910 – Komunistet gjermane Roza Luxemburg, dhe Clara Zetkin, propozojnë që të themelohet, Dita Ndërkombëtare e Grave. Gjatë zhvillimi të Kongresit të Grave Internacional-Socialiste, ky propozim, u mor parasysh duke shpallur kështu zyrtarisht Ditën e Grave, e cila festohet në mbarë botën. Kjo ditë do të simbolizonte të drejtat dhe barazinë gjinore të grave dhe vajzave në të gjithë globin.

 

1917 – Vdes në moshën 78 vjeçare, Ferdinand von Zeppelin. Zeppelin, ishte një gjeneral gjerman dhe më vonë shpikës i avionëve me ajër Zeppelin. Ai themeloi kompaninë Luftschiffbau Zeppelin. Këto avionë, u përdorën gjerësisht gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, nga ana e ushtrisë gjermane. Por më pas, avionët Zeppelin, do të dilnin shpejt nga qarkullimi, për shkak të masivizimit të avionëve me krahë.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 01 Prill 2023

Kalendari Historik 31 Mars 2023

1921 – Kryeministri spanjoll Eduardo Dato Iradier vritet me atentat ndërsa po dilte nga ndërtesa e parlamentit në Madrid. Dato, ishte një udhëheqës politik Spanjoll gjatë periudhës së Restaurimit. Ai shërbeu tre herë si Kryeministër Spanjoll, nga viti 1913 deri në vrasjen e tij nga anarkistët katalanë. Gjithashtu ai mbajti njëmbëdhjetë ministri të kabinetit dhe ishte katër herë President i Kongresit Spanjoll të Deputetëve.

 

1939 – Lind në Tiranë, Aleksandër Meksi. Meksi, është një studiues, restaurator i monumenteve të arkitekturës mesjetare (kryesisht kisha dhe xhami) si dhe ish kryeministër i shtetit shqiptar. Ai konsiderohet si kryeministri i parë i shtetit pluralist shqiptar në vitet 1992-1997. Qeveria Meksi ndërmori reformimin e shtetit shqiptar nga një shtet i diktaturës në një shtet demokratik të së drejtës, me ekonomi të tregut të lirë, ku respektohen të drejtat e njeriut.

 

1947 – Trembëdhjetë mijë trupa të Ushtrisë së Republikës së Kinës mbërrijnë në Taiwan pas incidentit të 28 shkurtit dhe fillojnë sulmet që vranë mijëra njerëz, përfshirë elitën intelektuale. Kjo shndërrohet në një rrënjë kryesore të lëvizjes së pavarësisë së Taiwanit. Ishulli i famshëm në jug-lindje të Kinës, do të shpallte Pavarësinë nga Pekini zyrtar pasi në Kinë, do të triumfonin forcat komuniste të Mao Ce Dunit.

 

1963 – Partia Baath vjen në pushtet në Siri në një grusht shteti nga një klikë e oficerëve të Ushtrisë Siriane të majtë, duke e quajtur veten Këshillin Kombëtar i Komandës Revolucionare. Planifikimi dhe komploti i shpalosur u frymëzua nga grusht shteti i suksesshëm i Degës Rajonale të partisë Baath në Irak. Gjatë këtij grushti shteti, pati afro 1 mijë të vrarë, ndërmjet forcave ushtarake komplotiste, dhe qeverisë.

 

1974 – Inagurohet zyrtarisht, aeroporti ndërkombëtar Charles de Gaulle në Paris të Francës. Aeroporti i Parisit, i njohur gjithashtu si Aeroporti Roissy, është aeroporti më i madh ndërkombëtar në Francë dhe aeroporti i dytë më i ngarkuar në Evropë. Ai ndodhet në Roissy-en-France, 23 km në veri-lindje të Parisit. Ky aeroport u emërua kështu për nder të liderit francez Charles de Gaulle.

 

2014 – Avioni civil Flight 370 i Malaysia Airlines, që mbante gjithsej 239 njerëz, u zhduk gjatë rrugës nga Kuala Lumpur për në Pekin. Zhdukja pas asnjë lloj gjurme e këtij avioni, alarmoi mbarë opinionin publik ndërkombëtar, për fatin e vetë pasagjerëve që ndodheshin në bord. Edhe sot e kësaj dite me gjithë operacionet e kërkim shpëtimit, të ndërmarra nga disa shtete, ky avion akoma nuk është gjetur.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Kur e pyetën Prek Calin, se; pse pranoi me u dorzu i gjall, n’dorë të komunistëve, ai u tha...“/ Dëshmia e Valentin Pervizit, për shokët e qelisë dhe komandantin e burgut, që përfundoi në plumb

Next Post

“Para se ta arrestonin, kur i thashë ministrit Nesti Nase, se nga SHBA, nuk kishim ndonjë rrezik ndërhyrje në Shqipëri, ai...”/ Dëshmia e rrallë e ish-gazetarit dhe diplomatit të karrierës

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 01 Prill 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Prill 2023

March 31, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Mars 2023

March 30, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Mars 2023

March 29, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Mars 2023

March 28, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Mars 2023

March 27, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Next Post
“Para se ta arrestonin, kur i thashë ministrit Nesti Nase, se nga SHBA, nuk kishim ndonjë rrezik ndërhyrje në Shqipëri, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gazetarit dhe diplomatit të karrierës

“Para se ta arrestonin, kur i thashë ministrit Nesti Nase, se nga SHBA, nuk kishim ndonjë rrezik ndërhyrje në Shqipëri, ai...”/ Dëshmia e rrallë e ish-gazetarit dhe diplomatit të karrierës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!