• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, October 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nipi i Sofo L., hyri i zymtë në klasë dhe tha se; Shqipëria do thyhej në dysh nga dhimbja, prej asaj që do mësonte, pasi…”/ Kujtimet shkrimtares dhe deputetes së njohur, për vdekjen e Enver Hoxhës !

“Nipi i Sofo L., hyri i zymtë në klasë dhe tha se; Shqipëria do thyhej në dysh nga dhimbja, prej asaj që do mësonte, pasi…”/ Kujtimet shkrimtares dhe deputetes së njohur, për vdekjen e Enver Hoxhës !
“Sapo na njoftuan për vdekjen e Enverit, bashkë me kolegun D.D., u mbyllëm në zyrën tonë në Komitetin Qendror dhe nxorëm shishen e rakisë…”/ Dëshmia e panjohur e ish-diplomatit
Hysni Kapo: “Në Teatër ka njerëz me lakra në kokë’,… Manush Myftiu: ‘Sherri Mita me baba të arratisur, drama e tij me frymë social-demokrate, prandaj’…”
Memorie.al Enveri i vdekur 1985

Nga Flutura Açka

“Kur vajta te F. SH., drejtuesja e konviktit, një grua që më donte dhe e doja fort, kur pa gjysmëkëpucët e mia në ngjyrë të kuqe, tha: Flutura, hiqi shpejt, këto nuk lejohen”!

Memorie.al / Ishte mëngjesi i 11 prillit 1985, kur për herë të parë pas atyre muajve të vitit të parë të ekonomikut, nipi i Sofo Lazrit, emri i të cilit nuk më kujtohet këtë çast, erdhi i zymtë në klasë. Rrathët e syve i kishte të kuq dhe ninëzat nuk i shiheshin nga trishtimi që e kishte zënë. Atë e kishim si lidhës me Komitetin Qendror, klasa jonë e studentëve kishte ‘privilegjin’ e madh, të mos luteshim për ndonjë lajm nga kupola, por lajmet na vinin vetë; sigurisht për ata që i kishin merak ato lajme.

Për vete nuk e di shumë, por një mikja ime më kujton atyre viteve që unë vetëm qeshja dhe më pëlqenin pastat. Ai vetëm tha se; do ta mësonim shpejt, se Shqipëria do të thyhej më dysh, nga dhimbja që do të mësonte. Aty nga ora 11 a më pas, lajmi u njoftua zyrtarisht dhe natyrisht mësimi i asaj dite shkoi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1920-ën, në përcjelljen e vullnetarëve gjirokastritë për në luftën e Vlorës dhe në hedhjen në det të italianëve, ishte edhe djaloshi 12 vjeçar Enver Hoxha…”/ Zbulohet biografia e panjohur e vitit 1969

“Në lidhje me luftën psikologjike, grupet tona në Romë kanë raportuar se gjatë shtatorit, janë mbajtur bisedime me Ali Këlcyrën dhe Koço Mukën, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Si sekretare e grupit që isha (më shumë nga notat dhe natyra organizative), kisha për detyrë të organizoja grupin, për ngushëllimin mbarëkombëtar që duhet t’i shkonte Komitetit Qendror, nga çdo klasë, organizatë, zyrë, arë me misër me kubik dhe pa kubik, kantier, furrnalta, minierat, lulishte, kopsht e klinikë.

E gjithë Shqipëria po bënte ngushëllimin kombëtar historik dhe po e siguronte partinë se ishte pranë saj, ato ditë të rënda të cfilimës sonë. Shkurt, edhe në, nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e nipit tonë të dashur, e bëmë si mos më mirë, vumë emrat tanë, të gjithë me radhë (mos e vër po deshe!), firmosëm dhe e nisëm. Çuditërisht një kopje të saj, e kam në arkivin time personale, me gjithë marrëzinë që përfshin ajo.

Dhe m’u për faktin që isha biçim lidere e grupit, emri im u shënua tek studentët që do të kishin ‘privilegjin’ të mbanin kurorat, kurorat e të tjerëve. Nuk më kujtohet në fakt se cilën kurorë kam mbajtur unë me dikë tjetër, por mbase atë të Frontit Demokratik, pasi nuk isha në radhët e para.

Kurora ishte e rëndë dhe e vështirë ta mbaje nëpër bulevard, por deri atë ditë, kur pikërronte shi dhe kronologjia e shënoi si përlotje e natyrës ndaj fatit tone, unë pata ca peripeci, jo aq të vogla po të kthehesh në kohë.

Të nesërmen, drejtoresha e godinës 15, të “Qytetit Studenti” ku bujtnim ne të ekonomikut, më thirri në zyrë dhe më pyeti për veshjen.

“Shko vishu siç do të vishesh atë ditë dhe eja në këtë dhe atë orë, të shoh se a je përshtatshme”. Edhe pse veshjet e mia i qepja vetë me time më, me një ‘Butterfly’ kineze që kishin në shtëpi, nuk kisha veshje të zeza (kodi i detyruar për atë ditë), pasi ajo i urrente.

Kështu që lypa te vajzat e dhomës – dhe ishim jo pak, por nja pesëmbëshjetë rioshe – dhe u sajova disi. Kur vajta te F.SH., drejtuesja e konviktit, një grua që më donte dhe e doja fort, ajo më këqyri dhe kur pa gjysmëkëpucët e mia në ngjyrë të kuqe, tha: “Flutura, hiqi shpejt, këto nuk lejohen”! I thashë se nuk kisha të tjera dhe se asnjëra nga shoqet e dhomës, nuk e kishte numrin tim të këmbës, as këpucë të përshtatshme.

Më urdhëroi të shkoja në shtëpi, në Elbasan dhe të nesërmen të isha aty “gjallë ose vdekur”, me këpucë të zeza. Kështu që udhëtova me tren atë mbrëmje dhe të nesërmen në kthim, me orë e orë të tëra, për shkak të vonesave të trenave atyre viteve dhe të popullimit të madh që u kishte ndodhur vagonëve, nga shqiptarë të pikëlluar që po vinin për homazhe dhe të ishin afër partisë atyre ditëve, që armiku i jashtëm ishte duke festuar.

Mbase nëpër fqinjë a në të afërm, dhe këpucët e zeza u sajuan, kështu që këpucët e mia të kuqe, nuk ishin dëshmitare të asaj dite funeral, kur njerëzit binin nga ligía në trotuar dhe kur kurorat tona, ndiqnin topin ku mbahej kuptimi i deriatëhershëm i frymëmarrjes sonë. Të nesërmen, askush nuk do të dinte se si të merrte frymë, pasi të ndaheshim nga udhëheqësi ynë.

Atyre ditëve në mbrëmje, në dhomën e vogël të televizorit të godinës 15, mblidheshin rreth 800 vajza dhe qanin me ligje. Kishte që rrinin më larg, por po të rrije në dhomë, mund të përfundoje të nesërmen në burg.

Armiku atë ditë kuptohej lehtë, dhe partia përveç vajit, ishte syçelët të shihte, kush po festonte atë ditë. Ulërima e atyre ditëve në atë sallë të vogël, është gjëja që nuk më është shlyer kurrë nga kujtesa, piskama i shponte muret, që mbase atë ditë, kishin nisur të tronditeshin.

Pak ditë më pas unë iu ktheva kënaqësisë së këpucëve të mia të kuqe dhe pranverës që premtonte ngjyra për vete dhe shqiptarët, një pjesë e të cilëve mbase ende nuk i kishin palosur të errëtat.

Natyrisht të përbetuarit nuk kanë harruar as sot të vajtojnë, të vizitojnë të venë që po bën jetë princeshash dhe që ka zëdhënëse ca gazetare e gazetarë që nuk kanë mundur të kuptojnë se nga cila gijotinë kemi shpëtuar atë 11 prill 1985. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Polici i ‘Burgut 313’ të Tiranës, që erdhi me ata të Sigurimit, i tregoi babait tim në mirëbesim, se kishin sjellë Fiqret Shehun, për...”/ Dëshmia e rrallë e ish-rojtarit të varrezës Zejmenit

Next Post

“Kur Majk Bonxhorno më pyeti se, çfarë do bëja me paratë e fituara te emisioni i tij, unë...”/ Dëshmia e rrallë e emigrantit nga Tirana, që fitoi 10 milionë lireta, në “La ruota della fortuna”, në vitin 1994

Artikuj të ngjashëm

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Në 1920-ën, në përcjelljen e vullnetarëve gjirokastritë për në luftën e Vlorës dhe në hedhjen në det të italianëve, ishte edhe djaloshi 12 vjeçar Enver Hoxha…”/ Zbulohet biografia e panjohur e vitit 1969

October 25, 2026
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
Dossier

“Në lidhje me luftën psikologjike, grupet tona në Romë kanë raportuar se gjatë shtatorit, janë mbajtur bisedime me Ali Këlcyrën dhe Koço Mukën, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 25, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal

October 25, 2026
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953
Dossier

“Gjatë kohës që Anton Syku nga Shën-Kolli i Lezhës ka qenë refugjat në kampin e Gerovës në Jugosllavi, ai mori një letër nga kushëri i tij, Dedë Zef Prela, cili…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 25, 2026
Gjirokastra gjatë Luftës së Parë Botërore
Dossier

“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal

October 24, 2026
“Zoti Williams, një shqiptaro-amerikan, më tha se, më përjashtim të Beqir Bajgorës, i gjithë grupi parashutist ishin në Athinë, ku…”/ Kujtimet e Xhafer Devës, për ‘Bllokun Indipendent’
Dossier

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 24, 2026
Next Post
“Kur Majk Bonxhorno më pyeti se, çfarë do bëja me paratë e fituara te emisioni i tij, unë…”/ Dëshmia e rrallë e emigrantit nga Tirana, që fitoi 10 milionë lireta, në “La ruota della fortuna”, në vitin 1994

“Kur Majk Bonxhorno më pyeti se, çfarë do bëja me paratë e fituara te emisioni i tij, unë...”/ Dëshmia e rrallë e emigrantit nga Tirana, që fitoi 10 milionë lireta, në “La ruota della fortuna”, në vitin 1994

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme