• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, December 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë…”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”

“Si u inskenua nga Sigurimi “Komploti çam” dhe helmimi i gjeneral Hilmi Seitit që s’pranoi të ishte…”/Historia tragjike
“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë…”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”
“Ja pse ti Kadri, me sovjetikët dhe Mehmetin, krijuat Komplotin e Teme Sejkos…”/ Akuza e Enverit në Pleniumin e 13 tetorit ‘82
“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë…”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”
“Si u inskenua nga Sigurimi “Komploti çam” dhe helmimi i gjeneral Hilmi Seitit që s’pranoi të ishte…”/Historia tragjike
“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë…”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”
“Shoku Enver, legjenda ishte kështu, ne do arrestonim Teme Sejkon, kurse sovjetikët do mbanin adresën, sikur ai ishte atje në Akademi… /Debatet e Kadri Hazbiut në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82
“Kam gjykuar dhe ekzekutuar kushëririn tim të dytë edhe dajën e gruas sime, e kam dënuar 10 vite si armik dhe…”/ Zbulohet autobiografia e “Gjeneralit xhelat”, të diktaturës

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al/ Në fund të muajit maj të vitit 1961, në Tiranë përfundoi gjyqi ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor” i Teme Sejkos, (ish-Kundëradmiral i Flotës Luftarake Detare), i cili së bashku me Tahir Demin, (ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Elbasanit), Taho Sejkon (ish-gazetar i “Zëri i Popullit” dhe më pas drejtor i Parkut Automobilistik të Shkodrës), Avdyl Resulin (nënkolonel në Degën e Rekrutimit të Tiranës), Hajri Manen, Nasho Gërxhon, Hajri Purizion, Ali Xhelon, Sami Muratin, Izet Osmanin, Shaban Ademin etj., akuzoheshin se; “ishin vënë në shërbim të agjenturave të huaja, si UDB-së jugosllave, KGB-së sovjetike, CIA-s Amerikane, Asfalisë greke, më qëllim për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri”.

Si rezultat, pas dhënies së dënimit me datën 28 maj 1961, nga ana e trupit gjykues me në krye Shuaip Panariti, (kryetar i Gjykatës së Lartë, dhe ndihmësa të tij gjeneral-major Muharrem Kokomani, kolonel Sotir Spiro, kolonel Bejto Isufi, nënkolonel Hilmi Telegrafi dhe sekretar seance Murat Deliallisi), tetë prej të pandehurve të këtij “Grupi armiqësor”, do të dënoheshin me vdekje, me pushkatim dhe do të ekzekutoheshin me datën 31 maj (dy vdiqën ne hetuesi), kurse pjesa tjetër e të pandehurve, do të dënoheshin me dënime të rënda, që shkonin deri në 25 vjet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi…”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

“Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, i bëri kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Mbreti i tha…”/ Ana e panjohur e hebrenjve në Shqipëri që u mbrojtën prej gjermanëve

Sa më sipër të gjitha këto tashmë janë shumë të njohura, pasi që nga fillimi i viteve ’90-të e deri më sot, janë botuar me dhjetëra shkrime me dëshmi të ndryshme apo dokumente arkivore, si dhe dokumentarë televiziv, libra etj., por ajo që ka mbetur deri diku e pazbardhur ende, (të paktën me dokumente arkivore), është ajo se cilët ishin agjentët kryesorë që përdori Sigurimi i Shtetit në atë kohë, për të goditur “Grupin e Teme Sejkos” apo siç është njohur ndryshe si “Grupi Çam”, për shkak të origjinës së tyre nga krahina e Çamërisë!

Dhe si e sa u shpërblyen ata agjentë të Sigurimit të Shtetit, që “fundosën” bashkëpatriotët e tyre çamë, të cilët nuk u nxorën në gjyq si dëshmitarë, me qëllim për të mos i dekonspiruar, edhe pse deri diku dihej roli i tyre, por që siç thamë, ai nuk u bë kurrë publik nëpër gazeta libra e revista, siç ndodhte në atë kohë edhe me të tjerë “Heronj të heshtur” të Ministrisë së Brendshme.

Madje paradoksalisht, edhe sot pas gati 35 vitesh nga shembja e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, nuk është botuar asnjë dokument arkivor për tre agjentët kryesorë të Sigurimit të Shtetit që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”, si dhe shpërblimet e favore të tjera që ata morën nga ana e regjimit komunist në fuqi, për “kontributin e tyre, në zbulimin e goditjen e atij grupi armiqësor”.

Nisur nga kjo, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore (bashkë me faksimilet përkatëse) që janë nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat shohin dritën e botimit për herë të parë. Por siç do të shohim në këtë shkrim dhe faksimilet përkatëse, vetëm agjentë “Gjoksi”, dhe “Trimi” jepen me emrin e plotë; përkatësisht Braho Beqo Emini dhe Skënder Hoxha, ndërsa “Besniku”, nuk dekonspirohet?! Të paktën në këto dokumente që kemi në dispozicion.

Ndoshta edhe për shkak të Platformës së Sigurimit të Shtetit që e ndalonte një gjë të tillë në mënyrë kategorike, gjë të cilën vetë ministri Kadri Hazbiut, ishte i pari që duhet ta zbatonte.  Por, si “Gjoksi” dhe “Trimi”, ashtu dhe “Besniku”, janë njohur mjaft mirë nga qyteti i Shkodrës, ku ata u dërguan për të punuar e banuar, me qëllim; “për t’i ruajtur nga armiqtë e popullit apo agjentura greke”, kundër së cilës ata kishin punuar që nga viti 1951, kur ishin dërguar me mision sekret në Greqi, gjë të cilën do ta shohim në këtë pjesën të dytë dhe të tretë të këtij shkrimi, ku ata pohojnë me gojën e tyre, për të gjithë aktivitetin agjenturor në shtetin fqinjë.

                                                     Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË AGJENTIT TË SIGURIMIT TË SHTETIT BRAHO BEQO EMINI, ME PSEUDONIMIN “GJOKSI”, NGA ANA E KAPITENIT TË PARË TË DREJTORISË SË ZBULIMIT ME JASHTË, KRISTO…

                                                     PROCES – VERBAL

I mbajtur sot më datën 11 gusht 1953, prej kapitenit të Parë, Kristo….mbi deponimet e agjentit tonë “BRAHO EMINI”, me pseudonimin “GJOKSI”.

PYETJE: Na tregoni me hollësi, që kur keni vajtur në Greqi vitin e kaluar dhe deri sa u kthyet prapë në Shqipëri, ku keni qëndruar dhe cilat organe zbulimi ju kishin në shërbim?

PËRGJIGJE: Me të kaluar kufirin shqiptar më 22 tetor të vitit 1952, unë bashkë me shokun tim SKËNDER HOXHA, qëndruam në anën e detit rreth një orë e gjysëm dhe pastaj bëmë shenjat me anë të elektrikut të dorës që kishim.

Në këtë kohë, ora 2-3 mbas mesit të natës, filloj të afrohej në breg të detit motoskafi i Kapiten KUKULUS, i cili ndodhej në thellësi të ujërave greke, rreth 2-3 km. në drejtim të Korfuzit. Kur motoskafi iu afrua tokës, neve zbritëm në buzë të detit, këtu doli vetë Kapiten KUKULIS me barkë na përshëndeti dhe na përqafojë.

Ky na tha: “Po të shihja se ishit tre veta, nuk do kisha shumë dyshim, mbasi mundet të kishit marrë ndonjë me vete, por në rast se shihja se ishit 4, apo më shumë, do t’u qëlloja me mitraloz menjëherë, për arsye se unë kam pasur informata prej Shqipërie, se Amerikanët kanë në Shqipëri një radio-transmetonte që punonte dhe kisha shumë dyshime se mos ju ishit diktuar dhe ishit kapur”.

Ai shtoj se nuk kishte informata të sigurta nëse radio e Amerikanëve që ishte në Shqipëri, bashkëpunonte me Sigurimin ose jo. Unë nga këto që tha KUKULIS, dyshoj se mos ndonjëri prej njerëzve që dinin se neve kemi radio në Shqipëri, ka dekonspiruar se në Shqipëri kanë radio Amerikanët dhe kështu besoj edhe KUKULIS.

Vetëm se nuk mësuam se radio e jonë bashkëpunonte me Sigurimin, gjë që do të sillte zhdukjen tonë. Këtë gjë unë e marr të lidhur edhe me telegramin (mesazhin) që na dërgoj Zyra e Zbulimit Amerikan kur ishim këtu dhe që na pyesnin; “Kush din që juve keni radio”? Pastaj na pyeti se; si keni shkuar gjatë kohës që ishit brenda dhe ne i treguam atij se si kishim rënë në përpjekje e tjera, si mbas udhëzimeve që kishim marrë nga organet e Zbulimit (Sigurimit Shqiptar).

Mbas kësaj neve u futëm në motoskafë ku ishin ushtarë CANTOS dhe civili ROBERTS, të cilët siç kemi treguar dhe herë të tjera, i shërbejnë KUKULIT për përcjelljen e grupeve diversantë në Shqipëri. Atje në motoskafë na dhanë menjëherë bukë dhe konserva për të ngrënë dhe u nisëm për në Korfuz. Në portin e Korfuzit mbërritëm në orën 4 e 30 të mëngjesit.

Këtu ndenjëm brenda në motoskafë duke fjetur, tue qenë atje CANTOS dhe ROBERTS, ndërsa KUKULIS, doli në qytet. Më vonë nga vapori i vogël i marinës që ishte dhe që shpesh shoqëron motoskafin e KUKULIT, na sollën brenda në motoskaf qumësht dhe kafe. Shtoj se personeli i vogël i Marinës ishte ndërruar, nuk ishte më ai i vjetëmi.

Nga ora 10-të ardhi KUKULI me motoskaf dhe u nisëm për në Gumenicë, ku mbërrim ne atje nga ora 12 e 30. Këtu nuk kishte mundësi që të dilnim në molo, mbasi kishte shumë lëvizje prej popullit, kështu që vazhduam udhëtimin duke vajtur nga e majta e Gumenicës, në një vend që nuk kishte lëvizje, dhe që ishte bahçe PITULIT PITULLI, që është blegtor i madh çifligar i Gumenicës.

Me të zbarkuar këtu në bahçe, menjëherë u futëm në makinë, që ishte lajmëruar dhe na priste atje. Makina ishte e markës “Daç”-it, nr. e saj nuk e di, si shofer ishte një ushtar, emri i të cilit nuk më kujtohet dhe si shoqërues kishte një N/Toger, emrin e të cilit nuk e di, që të dy me uniforma ushtarake. Karakteristikat e ushtarit; djalë i shëndoshë rreth 25 vjeç, sytë të gështenjë, me flokë të zeza, pak si i bardhë, naltësi rreth 1.80 m.

Karakteristikat e N/Togerit. Djalë i gjatë rreth 170 cm., i hollë, me sy të zezë, me mjekrën pak si të kuqe, flokët gështenjë. Makina ishte e mbuluar me mushama. Në makinë, përveç këtyre të dyve, hipa dhe unë, SKËNDERI dhe KUKULIS, gjithsej pesë vetë dhe u nisëm për në Janinë. Gjatë udhëtimit për në Janinë, nuk qëndruam në asnjë vend tjetër, përveç 15 minutave që qëndruam në Frosina, këtu ishte qendra e një reparti dhe pamë ushtarë, sipas mejtimit tim, këtu duhet të ishte një batalion dhe mbasi tani që kaluam aty i pamë që punonin rreth atyre kodrinave. Mejtoj se do të jenë të xhenios.

Ndonjë gjë tjetër interesante gjatë rrugës Gumenicë-Janinë, nuk kemi parë. Me të hyrë në qytetin e Janinës, në posto-bllokun në krah të djathtë, ka pasur ushtri dhe rreth 150 makina; “Xhipa”, “Xhemjs”, “Shevrolet” e të tjera, por cili repart ishte këtu, nuk e dimë, mesa pashë unë atje, duhet të ishin 5000 ushtarë. Në aerodromin e Janinës, kishte vetëm dy aeroplanë civilë (të pasagjerëve) dhe asgjë tjetër.

Në Janinë shkuam në Zyrën e Qendrës së Spiunazhit, që ndodhet në sheshin kryesor të Janinës, nga e majta dhe pikërisht karshi sinomas së Janinës (shih skicën që bashkëngjitet).

Në fillim vajtëm te një shtëpi, ku në katin e sipërm banon majori që është shefi Zyrës së Spiunazhit, në katin e poshtëm neve lamë të gjitha plaçkat tona, ndenjëm ndonjë orë, hëngrëm bukë, dhe pastaj vajtëm në Zyrën e Spiunazhit që është ngritur.

Këtu vajtëm në zyrën e DHIMO DUKËS, i cili është nga Senica e Delvinës, dhe i cili shërben në këtë zyrë, merr në proçes emigrantët shqiptarë, dhe me disa bën edhe punën e përkthyesit. Në fillim në zyrën e tij ishte vetëm një ushtarë dhe kishte edhe dy krevate ushtarake.

Në këtë zyrë na shpuri KUKULIS, i cili pastaj u largua, tue na thënë neve se jepni të fala XHORXHIT. DHIMO DUKËN, kur hynim në zyrë, e gjetëm në korridor dhe mbas 33 minutash, erdhi dhe ai vetë në zyrë.

DHIMON unë e njoh dhe kemi një si farë miqësie, mbasi që në vitin 1950 që u arratisa nga Shqipëria dhe vajta në Greqi, ky punonte po në këtë zyrë dhe më ka ndihmuar duke më dhënë ushqime dhe në fund dha opinion të mirë grekëve për mua.

Mbas përshëndetjes me DHIMON, më pyeti si kemi kaluar e të tjera dhe më tha se i vëllai i tij, Vangjel Duka, të cilin unë e njihja që kur ishte në Shqipëri, unë e kam shpëtuar nga ballistët që deshën ta vrasin, se ky ndodhet në Janinë punon drejtor spitali, vajzën e tij emrin e së cilës nuk ja di, e ka me punë në Zyrën Informative të Amerikanëve në Janinë.

Shtoj se në Janinë mbërritëm aty nga ora 18.00 mbas darke. N/Togeri që shoqëronte makinën, zbriti në posto-bllokun e Janinës.

Në zyrën e DHIMO DUKËS neve mbetëm vetëm dhe flinim në dy krevate që kishte atje. Të nesërmen në drekë, mua më thirri në zyrën e tij, me anën e SKËNDERIT, majori që ishte shefi asaj Zyre të Spiunazhit. Emrin e majorit nuk e dimë, është një njeri i gjatë dhe i hollë, naltësi 1.70, me flokë gështenjë, sy të zeza.

Ky më pyet pse nuk ka më arratisje si më parë nga Shqipëria në Greqi, unë i thashë se në Shqipëri ka tre klasa: të varfra, të mesme dhe të pasura, te klasat e para, ndodhen në punë, ndërsa klasa e të pasurve u goditën dhe u burgosën dhe ata që janë të lirë shkojnë të nxjerrin ndonjë copë bukë duke punuar, që të vijnë në Greqi, rrezikojnë familjen që mbetet atje.

Nga klasa e mesme ka pasur njerëz që deshën të arratiseshin, por ka humbur shpresa se do të fitojnë Grekët me Amerikanët, se kaq kohë këta nuk bënë asgjë për çlirimin e Shqipërisë thonë, kështu që preferojnë të qëndrojnë atje dhe të punojnë. Nga ana tjetër, kanë dhe frikë se mos torturohen këtu nga juve.

P.sh. N/Togeri shqiptar MEHMET OSMANI nga Shalësi i Sarandës, u arratis dhe erdhi këtu, juve në vend që ta përkrahni, e keni burgosur dhe torturuar, kështu që ai dezertoj nga juve dhe vajti prapë në Shqipëri, ku ju tha të gjitha sa ju keni bërë juve dhe se këtu nuk ka ndonjë organizim për çlirimin e Shqipërisë, kur të tjerët dëgjojnë këto, lëkunden dhe nuk vijnë në Greqi.

Majori më tha: “Ti ke të drejtë, por duhet ta dish se armiku na fut shumë elementë në prapavijën tonë, dhe si do t’i zbulojmë, po mos marrim këto masa”?! / Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

Artikuj të ngjashëm

“Nasho G., ishte figura më e diskretituar e komunitetit arumun, personifikimi i së keqes, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që veç çamëve, kishte marrë më qafë edhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Dossier

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi…”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

December 4, 2025
“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat
Dossier

“Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, i bëri kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Mbreti i tha…”/ Ana e panjohur e hebrenjve në Shqipëri që u mbrojtën prej gjermanëve

December 4, 2025
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in
Dossier

“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

December 2, 2025
“Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë i Sanxhakut, prandaj serbët…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë arkivor i vitit 1935, mbi origjinën e familjes Mbretërore serbe Karagjorgjeviç
Dossier

“Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë i Sanxhakut, prandaj serbët…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë arkivor i vitit 1935, mbi origjinën e familjes Mbretërore serbe Karagjorgjeviç

December 1, 2025
“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës
Dossier

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

December 1, 2025
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve
Dossier

“Në mbrëmje binim për të fjetur, por në mëngjes, jo të gjithë fëmijët zgjoheshin, kishin ngrirë në gjumë, të qara të vegjlish që kërkonin bukë, por asnjë kothere…”/ Reportazh nga ish-kampi i tmerreve

November 30, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme