• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, July 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

“Miqtë që rrinë fort me të, janë Ali Bakiu, Gjergj Kokoshi e Sali Tagani, shtëpija që rrin në ‘Rrugën e Dibrës’ është e Saliut, për drekë, tek Rauf Fico, ku…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për Mirash Ivanajn
“Mua më brente ndërgjegjja për Mirash Ivanajn, ish-ministrin e Arsimit, që kishte ikur me Zogun dhe u kthye vetë nga Turqia, sepse nuk shkova te Mehmet Shehu…”/ Kujtimet e Petro Markos
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
“Kur banonim në Gjirokastër, Enver Hoxha i propozoi disa herë Aurelias për fejesë dhe pasi mori refuzimin e prerë të saj, ai u betua që…”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare
“Si trashëgova pasurinë e Maliq Pashait, beut të Libohovës, që më mori të vogël në Stamboll dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Javer bej Hurshitit, ish-deputet, prefekt dhe ministër
Gjyqi Special 1945

Nga Saimir Kadiu

Memorie.al / Shkrim homazh për kryereformatorin e madh të arsimit shqiptar: MIRASH IVANAJ (12 mars 1891 – 22 shtator 1953), me rastin e ditës së mësuesit.

– “A e more vesh, mor ti”?

– “Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh”?!

Gjithashtu mund të lexoni

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

“Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit, ka një hark prej druri, kurse kjo e Beratit…”/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës

– “Je i dënuar me 7 vjet burg”!

– “Po për ç’ka jam dënue mor zotni”?

– “Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

– “Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam folë me njeri, përveç punës arsimore”.

– “Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propaganda”.

– “Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin”?!

– “Mbylle gojën se je i dënuar”!

Me këto dialogje, pjesë e farsës bolshevike, regjimi dënoi me 7 vjet heqje lirie, krye-reformatorin e arsimit kombëtar, Mirash Ivanajn…! Jeta e mjeruar dhe puna shumë e rëndë në burg si përkthyes, sollën degradimin e shpejtë të shëndetit të Mirash Ivanajt. Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve, takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:

– “Besoj se gjatë kohës së burgut, do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua”- i tha Bedri Spahiu, asokohe Ministër i Arsimit.

– “Jo pikëpamjet, por bindjet e mia’ – e korrigjoi Mirashi. – ‘t’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar”.

– “Atëherë nuk qenke tjetër, veçse një plak matuf”, – iu shfry Mehmet Shehu.

– “Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë, do të ndiqja të njëjtën rrugë”.

Disa javë para ditës së lirimit nga burgu, ai i ka dërguar drejtorit një letër, ku i kërkonte atij ta mbante në burg, se nuk kishte ku të shkonte për të banuar dhe nuk kishte asnjë të ardhur për të jetuar. Por, i dërmuar nga puna e rëndë dhe kushtet e tmerrshme të burgut, më 22 shtator të vitit 1953, 12 ditë para mbarimit të afatit të dënimit të tij, mbylli sytë për jetë.

U shua në spitalin e Tiranës, pas një ndërhyrjeje të thjeshtë kirurgjikale, në moshën 62 vjeçare. Bashkëvuajtësi Ibrahim Hasnai, si dhe ish-laboranti i spitalit, Enis Boletini, tregojnë se në spital u mor vesh që trupi i Mirash Ivanajt, gjendej në auditorët e Anatomisë të fakultetit të Mjekësisë, për eksperiment e demonstrim mësimor. Për ironinë tragjike të fatit, ai i shërbeu arsimit shqiptar edhe i vdekur.

Dhjetë vjet më pas më 1963-in, kur të afërmit e Nikolla Ivanajt e nxorën nga vendi ku e kishin hedhur, për ta varrosur njerëzisht në varrezat e Sharrës, e gjetën të hedhur në gropë pa emër, pa arkivol, përmbys me fytyrë përdhe, si një të burgosur, të cilin e dënojnë përsëri pas vdekjes.

Kush ishte Mirash Ivanaj?

I lindur në Podgoricë, rridhte nga një familje patriotike prej viseve shqiptare të Malit të Zi. Intelektual klasi dhe patriot i vendit te tij. Shkrimtar, eseist, mësues, publicist, humanist…! I laruar në Romë për Filozofi dhe Jurisprudencë, Ivanaj ishte edhe një poliglot me plot 7 gjuhë të “gjalla” dhe tre të “vdekura”.

Megjithëse ishte admirues i Zogut, ai ishte kritik i gjendjes mjerane të arsimit shqiptar. E pranoi me dëshirë ofertën e Mbretit Zog, për të reformuar arsimin shqiptar. Mori portofolin e ministrit të Arsimit, në vitin 1933, (pas vdekjes së Hilë Mosit) në qeverinë e Pandeli Evangjelit. Madhështia intelektuale, patriotizmi i nivelit më të lartë dhe gjendja mjerane e arsimit shqiptar në vitet 30’ ishin “nxitësit” e Ligjit Ivanaj…!

Në shtator të vitit 1934, paraqiti ligjin e ri për arsimin, duke e bërë 5-vjeçaren fillore arsim të detyruar. Krijoi gjithashtu institute edukuese dytësore të ndryshme. “Ligji i Arsimit”, ose siç u bë i njohur si “Ligji Ivanaj”, ishte ligji më i rëndësishëm e më i plotë i periudhës së qeverisë Evangjeli.

Qëllimi i reformës së Ministrit Ivanaj, ishte që shkolla shqipe të kishte karakteristikat dhe fizionominë e saj, të ishte laike, shtetërore, kombëtare e demokratike, me tekste bashkëkohore të ngjashme me shkollat e perëndimit dhe të edukonte e orientonte në atë drejtim brezin e ri. Këto ide kërkoi të sanksionoheshin me ligj dhe në shumë raste ia arriti qëllimit edhe për shtetëzimin e shkollave private, veçanërisht ato italiane dhe greke.

“…Shkolla jonë, duhet të japë edukatë qytetare e laike, sepse qëllimi i shkollës është të formojë qytetarë të lirë, me edukatë dhe formim shkencor e teknik bashkëkohor…”. (Ky fragment i shkurtër është shkëputur nga fjala e mbajtur prej Mirash Ivanajt, si ministër i Arsimit kombëtar, në Parlamentin shqiptar, me 10 prill 1933)

Më 30 gusht 1935 dha dorëheqjen në shenjë proteste pasi Gjykata e Hagës detyroi qeverinë shqiptare, që të moderonte politikat e saj ndaj shkollave minoritare. Emërohet kryetar i Këshillit të Shtetit dhe këshilltar i Mbretit Zog, deri më 7 prill 1939. Ishte absolutisht kundër pushtimit fashist të Shqipërisë dhe bashkë me miqtë e tij, Safet Butka dhe Qemal Butka, mobilizoi studentët shqiptarë në protestat kundër pushtimit.

U largua nga Shqipëria drejt Turqisë në vitin 1939, duke refuzuar pushtimin fashist të vendit. Ai u largua nga atdheu bashkë me vëllain, Martin Ivanaj, jurist i shquar, kryetar i Gjykatës së Diktimit, si dhe miqtë e tij, arkitektin Qemal Butka dhe filozofin Branko Merxhani, si një refuzim ndaj pushtimit Italian të Shqipërisë dhe si një shpëtim për jetën e tyre.

E ka shpjeguar vetë këtë mërgim në ditarin e jashtëzakonshëm “Na, që shpëtimin e gjetëm në t’ikun”…! Kthehet në Shqipëri në tetor 1945, i kërkuar edhe nga Gjergj Kokoshi dhe i bindur që nuk kishte asnjë mëkat mbi shpinë.

Autoritetet e larta i luten që të shpallë kandidaturë për deputet nga ana e Frontit Demokratik, gjë për të cilën refuzoi. Punoi në shkollën Pedagogjike të Tiranës, nga nëntori i 1945, deri më 15 maj 1946, kohë kur u arrestua si “agjent i anglezëve”.

Kush ishte mëkati i Mirash Ivanajt?

“Mëkati” i vetëm… i preu bursën më 6 shkurt 1934, në kohën që ishte ministër i Arsimit studentit ngelës, Enver Hoxha…! Thuhet që kur Mirash Ivanaj u kthye në Shqipëri, u prit nga vetë Enver Hoxha, i cili me stilin e tij thumbues i thotë: “Shiko si po të presim… jo si ty që më hoqe bursën”.

Mund të qëndronte në Turqi. Por erdhi për të bërë Shqipërinë… dhe u dënua nga gjykata e teneqexhinjve dhe harbutëve provincialë. Në këtë mënyrë Shqipëria humbi “ministrin e hekurt” të Arsimit shqiptar, siç e ka quajtur studiuesi i shquar Lazer Radi. Padyshim më i madhi Ministër i Arsimit në historinë 113 vjeçare të shtetit shqiptar.

Për ironi te fatit, asokohe, ministër i Arsimit ishte një nga katilët e gjyqeve të pasluftës…Bedri Spahiu. Vdiste i vrarë Mirash Ivanaj… dhe arsimin e “reformonte” Bedri Spahiu… dhe populli “liridashës” dhe “arsimdashës”, për këtë kriminel kishte “kënduar”:

“Dridhen armiqtë

Porsi miu.

I gjykon Bedri Spahiu”

Një nga këta “armiq” ishte edhe Mirash Ivanaj… dhe “krimi” i tij ishte sepse donte Shqipërinë…! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ato kohë, Arifi dashurohej me një turke të bukur që quhej Guli, të cilën një mbrëmje vonë, në Jenikoi buzë Bosforit, ai...”/ Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane

Next Post

Kalendari 10 Mars 2026

Artikuj të ngjashëm

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina
Dossier

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

July 23, 2026
“Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit, ka një hark prej druri, kurse kjo e Beratit…”/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës
Dossier

“Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit, ka një hark prej druri, kurse kjo e Beratit…”/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës

July 23, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Nuk ka bankë, as zyrë postare të vendit, veç atyre të të huajve, ka shumë pak gazeta dhe libra; rrallë lëviz ndonjë lloj makinë dhe…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 23, 2026
“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
Dossier

“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

July 23, 2026
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

July 23, 2026
“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 21, 2026
Next Post
Kalendari 1 Mars 2026

Kalendari 10 Mars 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme