• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në vitet ’70-të, fillova të prodhoj në seri ‘Kanoçet’, ku ‘ishullarët’ filluan të shikonin lajme, filma, spektakle, etj., por ato, i kërkonin edhe komisarët, spiunët e..,”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

“Te vendi i fshehtë, që lidh godinën e Radios me Televizionin Shqiptar, u dashuruan shumë çifte, regjisorë e gazetarë të njohur, si …”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktores së RTSH-së
“Në vitet ’70-të, fillova të prodhoj në seri ‘Kanoçet’, ku ‘ishullarët’ filluan të shikonin lajme, filma, spektakle, etj., por ato, i kërkonin edhe komisarët, spiunët e..,”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
“Në vitet ’70-të, fillova të prodhoj në seri ‘Kanoçet’, ku ‘ishullarët’ filluan të shikonin lajme, filma, spektakle, etj., por ato, i kërkonin edhe komisarët, spiunët e..,”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

Nga Edison Ypi

Memorie.al / Nga fundi i viteve ’70-të, mes përpjekjeve të ethshme me tuba, rrjeta, tela, tepsira, mekanizma, për të parë ndonjë televizion tjetër veç hales propagandistike RTSH-së, u muar vesh se me anë të një antene të ngushtë dhe të shkurtër që mund të vendosej edhe brenda shtëpisë, në bandën UHF mund të shihej kanali i dytë jugosllav, dhe gjatë beharit, përveç Rai Due, edhe disa privatë. Por televizorët e montuar në Durrës, mundësonin vetëm marrjen e frekuencave VHF, por jo UHF. Duhej pra një konvertitor UHF – VHF. Meraklinjtë e televizionit dhe elektronikës ju vërsulën revistave ruse tip ‘fai da te/do it yourself’, mbetur në Bibliotekën Kombëtare nga vitet ’60-të nga ku morën skica dhe instruksione për konvertitorë të tillë.

Konvertitori, ose “Kanoçja”, si e pagëzoi populli shqiptar me urtësinë e tij proverbiale, fill pas daljes në dritë mrekullinë çudibërëse televizive, ishte një kuti metalike sa një paketë cigaresh “Partizan” Gjirokastre. Kishte një kabëll koaksial që lidhej me televizorin, dhe një tjetër kabëll të tillë që lidhej me antenën. Ushqehej me një fill që merrte korrentin jashtë “Kanoçes”, zakonisht nga një bateri ushtrie, por edhe nga brenda televizorit, ose nga një radrikator i vogël me transformator 220/12 volt, dhe një diodë.

Në brendësi “Kanoçja” kishte;

Gjithashtu mund të lexoni

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990

“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Një transistor. Nga më pak i preferuari tek më i miri, transistori mund të ishte; AF 106, AF 139, AF 239, BF 272. Disa rezistenca dhe disa kondensatorë të vegjël. Një kondensator variabël të përbërë nga dy pllaka llamarine që, duke u afruar dhe larguar mundësonin ndërrimin e stacioneve të përtejdetit që në pak kohë, do ndryshonin rrënjësisht përditshmërinë materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Një Zot e di nga vinin transistorët. Të etur për të parë, askush nuk pyeste.

Kondensatorët dhe rezistencat nuk ishin problem. I merrnin nga qarqe të dala jashtë përdorimit, dhe m’i jepnin. Por i bëja dhe vetë nga copa qarqesh të stampuara sipas një procedure të thjeshtë me gërshërë për prerje dhe havi për ngjitje.

Më vonë, për t’i dhënë “Kanoçes” një pamje më dinjitoze, llamarinën e kutisë e zëvendësova me pllaka antimoni blu, ose të gjelbra, që m’i sillte të prera një mik nga ‘Poligrafiku’, sipas zbatimit me sukses të parimit Leninist: “kam te puna”.

“Kanoçja” me 2 transistorë që merrte pak më mirë se “Kanoçja” me 1 transistor, ishte vendosje e njëpasnjëshme e dy kanoçeve me 1 transistor.

Kur më duhej të bëja 10 a më tepër Kanoçe, organizoja një lloj “prodhim në seri” duke i prerë llamarinat paraprakisht dhe duke i shtrirë përtokë si letrat e bixhozit ku, Hasia shihte Fatin. Një i njohuri im që dilte jashtë me anije, më solli nga Italia një grusht transistorë. Ja kishin falur te një servis televizorësh në Itali.

I bëra të gjitha “Kanoçe” për ishullorët. Me shpresë se brenda tij mund të kishte ndonjë transistor për “Kanoçe”, dikush më solli një qark elektrik, marrë nga një ballon meteorologjik që e kishte sjellë era kushedi se nga, për ta rrëzuar në Shqipëri!

Ne ishullarëve na bënte shumë për të qeshur etja mbarëpopullore për “Kanoçe”. Drejtori, nëndrejtori, shefi, sekretari, nëpunësi, spiuni, oficeri, komandanti, komisari, halabaku, akademiku, të gjithë që të shurdhonin për rrezikun e kulturës borgjezo revizioniste, të gjithë kërkonin ethshëm “Kanoçe”.

Përmirësim pas përmirësimi, sukses pas suksesi, “nga njëra fitore te tjetra”, pllakat, telat, havinë, kallajin për ngjitje, kabllot, morsetat, ushqyesin brenda në “Kanoçe”, të gjitha të markës “kam te puna”, nga fundi i viteve ’80-të, “Kanoçja” nuk dallonte aspak nga një konvertitur industrial.

Sinjalet e kanaleve nuk kishin qëndrueshmëri, vinin, iknin, por kurrë nuk mbeteshe pa parë gjë, se ikte ky kanal, por vinin të tjerë.

Me Kanoçe kalohej mirë jeta, sidomos nata. Shiheshin lajme, filma, spektakle, intervista, etj.

“Ti Edison, – më tha një ditë një ishullar, – ti që me “kanoçet” e tua me 1 e 2, madje edhe me 3 transistorë, ti i vetmi që “kanoçen” nuk e le në konservë peshku por, e ndërtove me pllaka antimoni, ti që eksperimentove me transistorë ‘BFR 90’ dhe ‘BFR 91’, për të parë televizione satelitorë, ti që u hoqe ndryshkun jetës së qindra ishullarëve, miqve, farefisëve, je “kanoçtari” më i kualifikuar në Shqipëri. Por meqenëse sot zanati i “kanoçtarit” ushtohet vetëm në Shqipëri, je “kanoçtari” më i mirë në botë”.

Faleminderit, i thashë ishullorit, por të lutem mos ma ha hakun, ma njih të plotë meritën. Përderisa sot kanoçbërja është zeje që nuk njihet, jo vetëm në botë, por askund në Univers, thuam se jam kanoçtari më i kualifikuar që ka Rruga e Qumështit.

Kanoçja, kjo “Pelë Troje” që borgjezia ndërkombëtare e futi si pykë mes “rradhëve të ngjeshura rreth Partisë”, bëri goxha punë.

Filmat, spektaklet, Papën polak, Solidarnostin, Perestrojkën, pushkatimin e çiftit Çaushesku, shembjen e Murit të Berlinit, Takimin e Maltës, komentet maestros të Demetrio Volcic dhe Jash Gavronkit, e plot të tjera, shqiptarët i panë falë “Kanoçes”.

Nja dhjetë vite rresht, nga helmimi definitiv i trurit prej këllirave propagandistike me gomerë që ndërrohen me biçikleta dhe fëlliqësira të tjera luajtur nëpër ekrane dhe skena nga ata që sot po vërtiten si pordha nëpër brekë nëpër godina dhe turbina, shqiptarët i mbrojti një kuti metalike me ca mrroklla brenda. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 15 Nëntor 2022

Next Post

“Kadri, nëse s’ia thuaj troç Partisë, unë të siguroj ty, se po të vesh në mbledhjen e Komitetit Qendror, siç erdhe këtu, nuk e di se çdo ngjas me ty...”/ Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82

Artikuj të ngjashëm

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990
Dossier

September 21, 2026
“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 21, 2026
“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 22, 2026
“Eni me Elbasanin, kabina 7; Eni me Elbasanin kabina 7; Daku me Lushnjën të mos presë, personi nuk është paraqitur…”/ Historia e Post-Telegrafës Shqiptare, nga periudha e Monarkisë, deri në vitet ’90-të

September 20, 2026
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 22, 2026
Next Post
Memorie.al

“Kadri, nëse s’ia thuaj troç Partisë, unë të siguroj ty, se po të vesh në mbledhjen e Komitetit Qendror, siç erdhe këtu, nuk e di se çdo ngjas me ty...”/ Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme