• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në tetor ‘44, Enveri deklaroi; sekretar politik, më bëri Miladini e Dushani, por nuk e bëja dot, si komisarit të Shtabit, s’dija të organizoja ushtrinë…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Njësia tankiste që komandoja, kishte detyrë të mbronte Bllok-un, Komitetin Qëndror, e Kryeministrinë, dhe më arrestuan si…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit
Relacioni për Ramiz Alinë: “Për shkak të figurës morale dhe politike, Agim Shehut, Skifter Këlliçit dhe Sotir Andonit, t’u hiqet e drejta e botimit…”/ Letra e shefit të Shtypit të Komitetit Qendror, në ’76-ën
Letra sekrete e Hysni Kapos: “Kush është ky Jemin Gjana, që s’pranon të heqë antenën e televizorit të Jugosllavisë…”/ Ngjarja në ‘73-in në minierën e Gjegjanit, Kukës
“Pala italiane refuzon të mos botojë biografinë e Fadil Paçramit në Enciklopedinë ‘De Agostini’, se mund të ketë lidhje me Koliqin…”/ Relacioni i ambasadorit Piro Koçi nga Roma, në ’73-in
“Kadri, na bëri përshtypje për ato që thua për Hysni Kapon, sepse ti, në një të ardhme, do thuash: ja si po na persekuton Partia ne dy vlonjatëve…”! / Debatet e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82

Nga Skifter Këllici

Pjesa e nëntë

Memorie.al / Është e katërta herë që po shkruaj për Festivalin e 11-të Kombëtar të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, (22-25 dhjetor 1972), aq sa ç’kam shkruar para disa kohësh për Konferencën e Tiranës, (16-20 prill, 1956). Edhe këtë radhë për të njëjtën arsye: për mungesën e saktësie historike të disa ngjarjeve që lidhen me këtë festival, të cilat Ramiz Alia, ish-sekretar i parë i parë i PPSh-së, pas vdekjes së Enver Hoxhës, i përshkruan në librin e tij të fundit “Jeta ime” (2010), ndonëse në të ka pohime objektive, të sinqerta, sidomos  kur ai dëshmon  për gabimet e rënda që sollën në dështimin e sistemit komunist në Shqipëri, të drejtuar nga Enver Hoxha, ku edhe kërkon falje. Por në përshkrimin e figurës së tij, Ramiz Alia është shpesh herë kontradiktor, sidomos në kapitullin; “Lufta kundër liberalizmit”, ku ndalet te Festivali i 11-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (22-25 dhjetor 1972).

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Terror mbi byroistët dhe ushtarakët e lartë…!

Pa kaluar ende një vit, hobeja që mbante në dorë Goliathi, Enver Hoxha, u shndërrua në shpatë, në Plenumin e V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së, që u mbajt më 25-28 korrik të vitit 1974 korrik, kur u analizua dhe u dënua; “veprimtaria armiqësore e Beqir Ballukut, ish-ministër i Mbrojtjes, si armik i betuar i partisë dhe i popullit, agjent në shërbim të të armiqve të jashtëm të Republikë Popullore të Shqipërisë”, dhe një vit më pas, në Plenumin e VI-të, që u mbajt më 16-17 dhjetor, i cili dënoi; “veprimtarinë armiqësore” të pasuesve të Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos, Rrahman Parllakut, Dilaver Poçit dhe shumë ushtarakëve të tjerë madhorë, gjithnjë në fushën e  spastrimeve  në ushtri.

Kjo “shpatë”, pastaj u vërtit në fushën e ekonomisë, duke “prerë koka” të tjera në Plenumin e VII-të (25-26 maj 1975), ku anëtarët e Byrosë Politike dhe ministrat Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, etj., “për gabime të rënda në fushën ekonomike”, u dënuan si armiq të Partisë. Apogjeun e kësaj fushate dënimesh e spastrimesh të papara, këtë radhë që të ruante pushtetin e tij gjakatar, ky tiran, e arriti më 1981-‘82, kur eliminoi me vetëvrasje, a vrasje, kryeministrin, Mehmet Shehu dhe ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, të cilët, sipas tij, prej vitesh përgatitnin një komplot të madh dhe të rrezikshëm për të rrëzuar pushtetin popullor, komplot ku bënte pjesë edhe Todi Lubonja e Fadil Paçrami, (Enver Hoxha, Vepra, faqe 9,1986).

Edhe shkrimtari i madh francez, Zhyl Vern, po të ishte gjallë, do t’ia kishte zili Enver Hoxhës, për këtë fantazi të harlisur, që sajonte komplote pas komplotesh, të cilat zbuloheshin me vigjilencë… nga Partia, (domethënë nga ai vetë e askush tjetër.). Ka të drejtë Ramiz Alia, kur shkruan në librin e tij “Jeta ime”, se ai (Enveri), vuante: “Nga një farë paranoje, për mendimin tim e justifikuar”, (faqe 199), por në në fakt, aspak e justifikuar!

Cili ishte Enver Hoxha?

Në kapitullin “Vdekja e Enver Hoxhës”, të librit “Jeta ime”, midis të tjerash, duke bërë vlerësimin e e këtij diktatori hitleriano-stalinist, Ramiz Alia shkruan kështu:

“Enver Hoxha, gëzonte një respekt e një dashuri të veçantë dhe se masat e gjera popullore, kishin tek ai një besim të patundur…! Njerëzit që gjatë 50 vjetëve, ishin mësuar ta shihnin dhe ta dëgjonin në raste të shumta, në gëzime e në hidhërime, thoshin se ai ishte ‘i pavdekshëm’! Enver Hoxha ishte personalitet politik…! Për pesë dekada ai ka qenë udhëheqësi kryesor i Shqipërisë, i respektuar dhe i dashur nga njerëzit… ishte në kuptimin e vërtetë të fjalës, burrë shteti…”! (faqe 314,315,316).

Pa dashur të bëj as të voglën polemikë, t’i vë në dyshim, ose t’i kundërshtoj këto epitete që Ramiz Alia ia atribuon  atij, po citoj vetëm disa përcaktime të nxjerra nga zëri ENVER HOXHA, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, (botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 2008), që është përgatitur dhe miratuar nga akademikë, profesorë, doktorë, të shquar, pra personalitete të specializuara në studimin e  historisë së Shqipërisë, me prirje qoftë të majta, ose të djathta, të cilët arrijnë në të njëjtin përfundim: “Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, në Shqipëri u vendos një diktaturë staliniste, u zbatuan, një luftë e ashpër klasash, e shoqëruar me shkelje të lirive dhe të drejtave  të njeriut, me përndjekje e dënime edhe kapitale të kundërshtarëve politikë…!

Veprimtaria e PPSh-së, që udhëhiqej nga Enver Hoxha, u karakterizua nga goditje të vazhdueshme të grupeve të cilësuara si armiqësore, pasojë e luftës së klasave, që u shtri edhe në radhët e saj. Enver Hoxha kundërshtoi çdo orvatje për ndryshim dhe liberalizim të sistemit…! Gjatë viteve që drejtoi shtetin, ekonomia në përgjithësi, energjetika, arsimi, kultura, shëndetësia, njohën ritme të larta zhvillimi.

Por masat radikale që u zbatuan në ekonomi, çuan në likuidimin e plotë të pronës private, e të nismës private dhe në krijimin e sistemit të ekonomisë së centralizuar, që rezultoi e paefektshme dhe në fund dështoi, duke e futur vendin në një krizë të përgjithshme….! Në politikën e jashtme, Enver Hoxha ndoqi një kurs të ashpër, që çoi në izolimin e vendit nga bota”! (faqe 958 e veprës së mësipërme).

Duket se Ramiz Alia, kur ka shkruar këto radhë, ka harruar, ose nuk e ka ditur se çfarë shkruhet në këtë botim të fundit të Akademisë së Shkencave. Por me sa duket, ai ka harruar, gjithashtu, se në diskutimin autokritik që bën në Plenumin e Beratit, të mbajtur në nëntor të vitit 1944, Enver Hoxha shprehet në këtë mënyrë për veten e tij: “U afrova me Grupin e Korçës. Të tjerët mendonin se isha udhëheqësi i tij. Unë isha simpatizant. Kur u krijua Partia, u gjenda në Komitetin Qendror, hyra me propozimin e Koço Tashkos.

Në Konferencën e Vendit, më avancoi Miladin Popoviçi. Propozimin për sekretar politik, e kanë bërë Dushani dhe Liria. U shpreha se nuk e bëja dot këtë detyrë dhe propozova Koçin. Detyrën e Komisarit të Shtabit të Përgjithshëm, e kam quajtur të pamerituar. Nuk dija të organizoja ushtrinë. Ishte vështirë që organet e Partisë, të funksiononin rregullisht në kohën e luftës. Kisha frikë të thërrisja mbledhjet e forumeve, se ato kërkonin përgatitje e, nuk bëja dot”! (AQSH, Fondi 14, Dosja 2, nëntor, 1944).

Ja cila është fytyra e vërtetë e Enver Hoxhës!

Duket përsëri, se Ramiz Alia “harron”, (këtë radhë nuk është se nuk i di), pasojat e tmerrshme që pati populli shqiptar, gjatë regjimit të tij despotik, të cilin ai e trashëgoi pas vdekjes së tij, më 15 prill të vitit  1985,që duhet t’i kishte përfshirë në librin e tij:

Të pushkatuar: 5477 burra dhe 450 gra; Të burgosur: 26.768, nga të cilët të vdekur 998 burra dhe gra;

Të çmendur nga torturat: 308 burra dhe gra; Të internuar në kampet e përqendrimit; mbi 32 mijë vetë, nga të cilët, burra dhe gra vdiqën 7022 vetë, pa përmendur me qindra mijëra dosje për qytetarë, me fakte komprometuese, pjesa dërmuese e të cilëve u detyruan të bëheshin  bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, se ndryshe kalleshin në burg për 10-15 vjet, sipas nenit 55, të Kodit Penal, për agjitacion dhe propagandë dhe familjet e tyre internoheshin.

Dhe ky Sigurim, drejtohej Ministria e Brendshme, e cila mbulohej, kontrollohej dhe merrte udhëzime nga Hysni Kapo, dora e djathtë e Enver Hoxhës në Komitetin Qendror të Partisë dhe nga Mehmet Shehu, kryeministri, pra nga vetë Enver Hoxha dhe pastaj nga vetë Ramiz Alia, që nuk bëri përpjekjet e duhura, që ta fshinte një herë e përgjithmonë, këtë nen të Kodit të tmerrshëm Penal të Shqipërisë “demokratike” .

Shifrat e mësipërme janë të publikuara nga Instituti i të Përndjekurve Politikë, mbi bazën e dokumenteve të ruajtura në arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë viteve të diktaturës. Dhe, çuditërisht, Ramiz Alia, jo vetëm  nuk mori  masa për të liruar qindra e qindra të burgosur, intelektualë dhe klerikë të kulturuar, por nuk e bëri këtë as për Fadil Paçramin dhe as për mikun e tij, Todi Lubonjën, sepse; “…problemet e mëdha që kishin të bënin me fatin dhe të ardhmen e të gjithë vendit…më vonuan të ndihmoj shokun tim”. (faqe 266 e librit “Jeta…”).

Burimin e këtyre pasojave të tmerrshme, pra të të deformimeve dhe veprimeve të pajustifikuara në emër të luftës së klasave, kufizimit të lirive të individit dhe izolimit të vendit, etj., – siç shkruan ai në parathënien e këtij libri, i shpjegon kështu: “Jo rrallë organet e diktaturës, veçanërisht ato të Sigurimi të Shtetit, kapërcenin kompetencat e caktuara me ligj. Kështu, si pasojë e deformimeve të ndryshme kanë vuajtur padrejtësisht edhe njerëz të pafajshëm, bile edhe familjet e tyre…”! (faqe 8, e veprës “Jeta ime”).

Pohim jo plotësisht i saktë,sikur të përmendim vetëm pasojat që solli Plenumi i IV-ët i PPSh-së, shkas i të cilit u bë me qëllim nga diktatori Enver Hoxha, Festivali i 11-të i Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar më 1972, që analizova në këtë dossier…! Të gjitha dënimet, siç e pamë, u bënë më nismën tij dhe vetëm të tij, sepse ai qëndronte mbi Sigurimin, mbi Partinë, mbi shtetin, mbi popullin mbi Shqipërinë.

Sidoqoftë, ashtu siç është nënvizuar në pjesën e parë të këtij cikli, Ramiz Alia, nënvizon se; “duke kthyer kokën prapa, pa dyshim ka arsye të bëjmë autokritikë dhe t’i kërkojmë ndjesë popullit, për vuajtjet që padrejtësisht iu janë shkaktuar disa njerëzve të veçantë, si pasojë e zhvillimit të ashpër të luftë së klasave, apo shkeljes së ligjeve nga ana e organeve represive dhe organizmave të tjerë të partisë-shtet”,(po aty, faqe 9).

Përsëri pohim i vonuar, por më mirë vonë se kurrë. Vetëm me një korigjim të madh: Ata që vuajtën nuk ishin disa njerëz të veçantë, por me mijëra e mijëra, siç del nga shifrat që përmenda më lart. Edhe diçka tjetër me shumë rëndësi: këtë falje që i kërkon popullit Ramiz Alia, ka detyrë ta bëjë, madje sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe e shoqja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, pra të kërkojë edhe ajo falje. Duke u shkëputur një herë e mirë nga dashuria për bashkëshortin, nga kujtimet e saj si baba shembullor, siç e ka përshkruar me të drejtë në të gjithë artikujt, intervistat, librat e saj, sepse i tillë duket se ka qenë ai në familje, më së fundi të ketë guximin ta quajë Enver Hoxhën, si; burimin e shumë të këqijave që pësoi populli shqiptar dhe Shqipëria gjatë gjithë periudhës së diktaturës, të cilat i vë në dukje shoku dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, që në vitet e rinisë – Ramiz Alia, në librin e tij “Jeta ime”.

Jo vetëm kaq, por Nexhmija duhet të pranojë më së fundi botërisht se ka qenë, siç thonë romakët e vjetër, alter ego e tij, pra “një tjetër unë, se ai dhe ajo ishin si vëllezër siamezë, se në çdo veprim kriminal, Enve Hoxha është këshilluar para së gjithash me të dhe vetëm me atë, të cilën shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, e ka quajtur “Ledi Makbeth”.

Epilog

Po mbushen 60 vjet, nga zhvillimi i Festivalit të 11-të të Këngës në RTSh. I ndodhur kaq larg atdheut, kujtoj këtë shfaqje të bukur, kujtoj ç’ndodhi më pas, ngjarje të cilat jam munduar t’i përshkruaj edhe në romanin tim, “Festivali i Njëmbëdhjetë” dhe, thjesht, historikisht, më këtë cikël. Kujtoj atë natë të festivalit, kur shkova pas skene për të uruar, si plot të tjerë, dy paraqitësit e programit, Edi Luarasin dhe Bujar Kapexhiun, regjisorin, Mihal Luarasi, disa nga këngëtarët që i njihja, midis të cilëve Justin Aliajn, drejtuesin e orkestrës së vogël frymore, Gaspër Çurçinë…!

Dhe tani më bëhet, e sikur shoh një përbindësh, që me shpatë në dorë depërton mërishëm në këtë mjedis kaq të hareshëm. Është Enver Hoxha. E vërtit shpatën pa mëshirë mbi kokat e festivalistëve, pastaj mbi kokat e atyre që kanë organizuar vetë festivalin. Pastaj del me furi jashtë për të prerë koka, kudo nëpër Shqipëri e, madje, edhe… në tërë rruzullin tokësor, siç thonë edhe vargjet e këngës: “Enver Hoxha e mprehu shpatën, /edhe një herë, o, për situatën, /Kjo asht shpata që u rri te koka, /Gjith’armiqve që ka sot bota…”!

Është e çuditshme se si një paranojak i tillë, pëlqente që kjo këngë të përhapej e këndohej kudo si  himn, kur në vargjet e saj vargjet e saj, ai  pranon se nuk ishte veçse një tiran sadist, i pushtuar nga deliri i madhështisë, që, madje, ishte gati të zhbinte tërë armiqtë e tij kudo që të ishin, pra në tërë rruzullin tokësor!?

Dhe, pasi sundoi me gjak dhe hekur, ky “Goliath”, mbeti pas vdekjes i ngrirë mbi një piedestal në sheshin “Skënderbej”, ku hija e tij përsëri dukej, sikur nderej kërcënueshëm mbi tërë Shqipërinë. Nuk e dinte se një ditë, populli i këtij vendi të sfilitur do të ngrihej, do ta rrëzonte dhe do ta bënte copë e çikë, shtatoren e tij. Më 20 shkurt të këtij viti, mbushen plot 20 vjet nga kjo ditë e lume…!/Memorie.al

(Boston, tetor-nëntor, 2007-dhjetor 2010)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shkonim te dhoma ime, apo te vila e ‘Ali Pazarit’, siç quhej atëhere ‘Zogu i Zi’ dhe aty...”/ Historia e vajzës më të bukur të Tiranës, që tentoi ta përdhunonte vëllai i ministrit, kurse Kadareja i kushtoi një libër!

Next Post

Enver Hoxha: “Fiqreti të mbetet vetëm kandidate e Komitetit Qendror, se ka bërë gabime, por dhe Nexhmija të hiqet, se ka disa të meta, unë e njoh mirë, se e kam në shtëpi...”/ Mbledhja e Byrosë, maj 1956

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82

Enver Hoxha: “Fiqreti të mbetet vetëm kandidate e Komitetit Qendror, se ka bërë gabime, por dhe Nexhmija të hiqet, se ka disa të meta, unë e njoh mirë, se e kam në shtëpi...”/ Mbledhja e Byrosë, maj 1956

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!