• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në shtator të ’53-it, u emërova në sektorin e naftës të Patosit, ku takova Tomi Kriston dhe Hamdi Bejten e më pas, drejtorin Polikron Cane e kryeinxhinierin, Pirro Bozdo…”/ Kujtimet e ing. Alfred Frashëri

“Në shtator të ’53-it, u emërova në sektorin e naftës të Patosit, ku takova Tomi Kriston dhe Hamdi Bejten e më pas, drejtorin Polikron Cane e kryeinxhinierin, Pirro Bozdo…”/ Kujtimet e ing. Alfred Frashëri
“Në shtator të ’53-it, u emërova në sektorin e naftës të Patosit, ku takova Tomi Kriston dhe Hamdi Bejten e më pas, drejtorin Polikron Cane e kryeinxhinierin, Pirro Bozdo…”/ Kujtimet e ing. Alfred Frashëri
“Peti Shamblli, më tha; ti, shoku Xhaçka, duhet ta prishësh fejesën, sepse ajo vjen nga një familje borgjeze dhe babai i saj, i diplomuar në Oksford…”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës
“Peti Shamblli, më tha; ti, shoku Xhaçka, duhet ta prishësh fejesën, sepse ajo vjen nga një familje borgjeze dhe babai i saj, i diplomuar në Oksford…”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës
“Peti Shamblli, më tha; ti, shoku Xhaçka, duhet ta prishësh fejesën, sepse ajo vjen nga një familje borgjeze dhe babai i saj, i diplomuar në Oksford…”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës
“Si e vrau veten inxhineri Tomi Kristo, pasi e detyroi Sigurimi i Shtetit të firmoste një dokument për të dënuar…”/ Dëshmia e kolegut në sektorin e naftës
“Si e vrau veten inxhineri Tomi Kristo, pasi e detyroi Sigurimi i Shtetit të firmoste një dokument për të dënuar…”/ Dëshmia e kolegut në sektorin e naftës

Nga Prof. Dr. Alfred Frashëri

Pjesa e parë

                                -Pa bukë dhe pa naftë, nuk ka pavarësi dhe përparim të Atdheut!-

Memorie.al / Jeta, veprimtaria dhe ngjarjet gjatë saj, ruhen në kujtesën tonë dhe ri-zgjohen ndër vite, për të na kujtuar se si kemi jetuar e punuar, si jemi sjellë në shoqëri e familje, arritjet, gabimet, por mbi të gjitha për njerëzit, shokët e miqtë me të cilët kemi ndarë gëzimet dhe hidhërimet në rrugëtimin tonë të jetës. Në jetën time, puna në kantieret e naftës, zë fill në shtatorin e vitit 1953, kur morra emërimin “Teknik elektrik në Ndërmarrjen e Shpimit, Patos”, firmosur nga ministri Shefqet Peçi, dhe vazhdoi në institucione dhe me detyra të ndryshme të lidhura edhe me kërkimet e naftës, deri në fundin e viteve tetëdhjetë. Tani, që jemi në prag të 100 vjetorit të zbulimit të naftës në Shqipëri, kujtoj me respekt njerëzit që me devotshmëri, entuziazëm, sakrifica punuan në vitet pesëdhjetë në kantierin e naftës në Patos, midis të cilëve punova edhe unë.  E ndjeva kërkesë shpirtërore, se duhet treguar për ata dhe punën madhore që bënë. Ky përvjetor, më nxiti memorien dhe më lindi dëshira të marr penën dhe të shkruaj kujtimet e mia, të shpreh ndjenjat, që kam patur dhe kam për ato vite.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Pas mbi gjashtëdhjetë vite që kanë kaluar nga ajo periudhë e jetës, vitet dhe mosha bëjnë të vetën, prandaj i kërkoj ndjesë ndonjërit që nuk më është kujtuar, apo për ndonjë datë. Këto janë kujtimet e një të riu tetëmbëdhjetë vjeçar, që punoi në Patosin e atyre viteve, me detyrën teknik operator i karotazhit. I kujtoj ata njerëz, punëtorë të pontit të manovrës, në majë të sondës dhe krye-sondistë, punëtorë të pastrimit të puseve, teknikë, ata inxhinierë të pakët, administratorët, por edhe mjekët, farmacistin dhe mësuesit e Patosit, në ato vite. E kujtoj punën e tyre, vullnetin dhe sjelljen e tyre, me shumë dashuri dhe respekt, se kanë edhe qenë mësuesit e mi të parë në shkollën e madhe të jetës, të punës.

Atë ditë me diell, të javës së parë të muajt shtator të vitit 1953, pasi arrita në Fier, u nisa më këmbë për në Patosin e Vjetër pranë Margëlliçit, që më vonë u emërtua me emrin e heroit “Patosi, Mustafa Matohiti”. Ai ndodhet rreth 9.5 km. në lindje të Fierit. Me vete kisha një valixhe të vogël me plaçkat e trupit dhe një dëng me dispensat e Politeknikumit “7 Nëntori”, që do të më duheshin në punë. Patosin e kish parë në hartë, por atje kisha të njohur qysh nga Politeknikumi, teknikët e parë të naftës, Adem Cani (Nurja), Anesti Spiro (Qirinxhi), Asti Papa, Hamdi Bejtja, Niko Goxhobashi dhe Veronika Meko, që ishin brezi i parë teknikëve të naftës dhe kishin shkuar në Patos në vitin 1951.

Rrugës më takon një fshatar me djalin e tij, që po ngjitej edhe ai në Patosin e Vjetër, lart në kodër. Më pa të ngarkuar dhe pasi më pyeti ku shkoja, më tha: “Vërë plaçkat në samarin e gomarit”. Me lehtësoi dhe me shumë respekt, e kujtoj këtë njeri fisnik edhe sot, për zemrën e tij bujare. Patosi i Ri, që ndodhet 7 km. në jug-lindje të Fierit, kish filluar të ndërtohej vitet e para pas çlirimit të vendit, për të siguruar jetesën normale të naftëtarëve dhe familjeve të tyre, të cilët do të vinin të punonin në kantierin e naftës. Ishin ndërtuar shtëpi njëkatëshe, si edhe disa dykatëshe buzë rrugës. Kishte shkollën, një mencë-restorant-kafene, si edhe një kinema të vogël. Kaluam Patosin e Ri, dhe vazhduam rrugën duke u ngjitur drejt Patosit të Vjetër. Duke u ngjitur për në Dukas, kaluam anës Kishës dhe sapo morëm kthesën në Rërës m’u shfaq para syve Patosi i vjetër.

Patosi i vjetër ishte ndërtuar në vitet tridhjetë, pasi u zbulua vend-burimi i naftës. Ai ndodhej brenda vendburimit të naftës, midis puseve. Kishte shtëpi njëkatëshe dhe në ndonjë vend të pjerrët shtëpitë kishin edhe nga një gjysëm bodrumi. Aty banonte personeli administrativ dhe teknik. Familjarët banonin në shtëpi të vogla, kurse punonjësit beqarë, në dhomat dy dhe trevendëshe të kapanoneve. Kishte mencën e punëtorëve, si edhe atë të teknikëve dhe inxhinierëve, e cila rrinte e hapur dhe priste teknikët dhe inxhinierët që punonin pa orar në pus. Kurdo që ata ktheheshin nga pusi, ditën apo natën, e gjenin mencën hapur dhe gjellën e ngrohtë. Në u jemi mirënjohës personelit të mencës, grave kuzhiniere, që na trajtonin si fëmijët e tyre.

Dy Ndërmarrjet e Shpimit dhe e Prodhimit, kishin godinat e tyre njëkatëshe. Edhe Shërbimi gjeologjik, kishte godinën e vet. Një klub-kafene-restorant dhe godina e zjarrfikësve, ndodheshin në hyrje të Patosit. Në qendër ndodhej edhe baraka e kinemasë. Stacioni elektrik, ishte në periferinë lindore të Patosit. Ofiçina mekanike, gjendej në jug të Patosit, pranë luginës së lumit Shushica. Pas viteve pesëdhjetë, Patosit të Vjetër, ju dha emri i “Heroit të Popullit”, Mustafa Matohiti. Në të hyrë të Patosit, paraqita dokumentet në policinë e postbllokut dhe pyeta se ku banonin teknikët. Më treguan kapanonin dhe në një dhomë takova Tomi Kriston dhe Hamdi Bejten, që i njihja qysh nga Politeknikumi. Kishin degjuar për vajtjen time dhe më pritën me shumë përzemërsi. Më ftuan të banoja në dhomën e tyre, se ishte i lirë krevati i Anesti Spiros (Qirinxhi), që ishte transferuar në Kombinatin e Naftës në Kuçovë.

Kështu, u bëra banor i Patosit, deri në gushtin e vitit 1956, kur shkova për studime në Institutin Politeknik të Tiranës. Të nesërmen u paraqita në Drejtorinë e Ndërmarrjes së Shpimit, tek drejtori i saj, Polikron Cane dhe kryeinxhinieri, Pirro Bozdo. Ata me njoftuan se do të punoja teknik operator, në grupin e karotazhit, së bashku me operatorin tjetër, Hamdi Bejtja, që ishte edhe përgjegjës i karotazhit. Më mirëpritën dhe unë ruaj respektin më të madh që pata, për punën dhe sjelljen e tyre, ndër vite. Në ato vite, nuk lejohej të fotografohej në kantieret e naftës, prandaj po vendos një fotografi që bëra gjashtëdhjetë vjet më vonë, më 3 prill vitit 2016, kur nostalgjia dhe malli, më bëri t’a ri-vizitoj Patosin.

Pasi m’u njoftua vendi i punës, së bashku me Hamdiun, shkuam në godinën e Degës Gjeologjike, ku takuam krye gjeologun Asti Papa, që e njihja që prej Politeknikumit. Më foli për punën që do të bëja, rëndësinë dhe saktësinë me të cilën, ajo duhej bërë. Pastaj, morëm rrugën për në mjedisin ku ndodhej Grupi Karotazhit. Grupi kishte tre makina të mëdha, si autobusë, njëra për organelon me 3000 m. kabull, për të ulur aparaturat në pus, e dyta me stacionin e aparaturave matëse dhe regjistruese, dhe e treta, me organellon dhe kabullin për të ulur në pus perforatorët që me plumba, bënin krijimin e filtrit në kollonën e rrethimit të pusit. Prandaj grupi i karotazhitl kishte vend-ndodhjen në Parkun e Automjeteve, në perëndim të Patosit të Ri.

E bëmë rrugën nga Patosi i Vjetër deri në Transport, siç i thoshin Parkut, më këmbë, siç e bënim çdo ditë, vajtje e ardhje, në dimër e në verë, disa kilometra rrugë, nga maja e kodrës deri në fushë. Në Park, në ishte lënë në dispozicion për të vendosur pajisjet e punës, një mjedis që kishte qenë një WC e braktisur, ku vrimat ishin zënë me nga një kapak druri. Aty mbanim pajisjet, i rregullonim ato, rrinim edhe vetë, kur nuk kishte punë në pus. Diagramat e regjistruara në puse, i dorëzonim brenda ditës, në Degën Gjeologjike. Kjo vazhdoi deri në vitin 1957, kur për bazën e karrotazhit, u ndërtua një godinë e re, e përshtatshme, me zyra dhe laboratorë të mjaftueshëm.

Në Patosin e viteve pesëdhjetë, ishte e përditshme që punëtorët, personeli-tekniko-inxhinierik dhe administrativ, nga shtëpia apo zyra, të shkonin e vinin nga puset më këmbë, në ditët dhe netët e verës dhe gjatë dimrit, me baltën e mirë dëgjuar të Patosit, në një largësi, një deri katër-pesë kilometra. Çizmet visheshin me shirat e para në vjeshtë dhe hiqeshin nga këmba në pranverë, pas disa ditësh, kur pushonin shirat. Ndërmarrja kishte vetëm dy vetura- “Gaz”-e, njëra e drejtorit, me shofer Sotir Stefën dhe më pas Agathokliun, që shkurt i thërrisnim Agai, dhe tjera, ishte për kryeinxhinierin dhe këshilltarët e huaj. Ne të karotazhit, kishim “privilegj” se, që nga Parku i Transportit, në puse, të shkonim me makinat e punës.

Në dimër vajtja e makinave të karotazhit nëpër rrugët e pa shtruara dhe me baltë, ishte një makth: Makinat tërhiqeshin me traktor nëpër baltë, të zhytura deri në gjysmën e rrotave në llum, madje në rrugët e rrezikshme, tërhiqeshin nga dy traktorë, njëri e tërhiqte përpara, dhe tjetri e mbante nga prapa që të mos shkiste nga rruga, të përmbysej dhe shkatërroheshin aparaturat. Një karakteristikë tjetër e punës në kantieret e naftës, ishte se punëtorët, kishin tre turnet e punës plotësisht të përcaktuara. Personeli tekniko-inxhinier dhe përgjegjësi i posit, nuk kishin turne. Ata shkonin në pus, punonin atje sipas proceseve që duhet të realizohej dhe largoheshin nga pusi, vetëm pas mbarimit të procesit të punës, që duhet të kryenin, pavarësisht se ajo punë zgjaste 8, apo 16, a më shumë orë, apo ditë, ditën apo natën qoftë. Kjo punë intensive e naftëtarëve, nga punëtori në majë të pontit të sondës e, deri tek inxhinieri, përballohej me sukses vetëm nga një vullnet, devotshmëri, sakrificë dhe gatishmëri.

Naftëtarët në Patos, objektivat dhe arritjet e tyre gjatë viteve pesëdhjetë

Naftëtarët, të ndërgjegjshëm për rëndësinë jetësore të naftës për atdheun, punuan me përkushtim, dije, dinjitet, sakrifica për arritjen e objektivave dhe zgjidhjen e detyrave në disa drejtime në vitet pesëdhjetë. Vend-burimi Patosit, i zbuluar në fundin e dhjetëvjeçarit të viteve njëzet dhe fillimin e atyre tridhjetë, të shekullit të kaluar, për tu venë në shfrytëzim të plotë shtronte detyra të veçanta, midis të cilave kryesoret ishin:

Së pari, të konturohej vendburimi dhe të vlerësoheshin rezervat e naftës së tij. Së dyti, të plotësohej rrjeti i puseve të shfrytëzimit në përputhje me kërkesat teknike. Së treti, Të zbatoheshin metodat studimore komplekse të trungut të posit, gjatë procesit të shpimit dhe me mbarimin e tij, si ato të karotazhit dhe studimit të kampioneve nga shtresat, si edhe dukuritë që shfaqeshin në pus. Së katërti, të zbatohej teknologjia moderne e shpimit të pusit, e çimentimit të kolonës pa filtër, si edhe zbatimi i teknologjisë modern të përforimin dhe torpedimit të kolonës së çimentuar në pus, për hapjen e rrugës së komunikimit shtresë nafte-trung pusi. Së pesti, të ndërtohej sistemi i grumbullimit të naftës dhe i transportit të saj. (Biçoku T., 1953, Meko Z. 1953, Pasho S., 1956, Papa A., 1953):

Krahas këtyre objektivave, për vetë vend-burimin e Patosit, duhet të kërkohej edhe në zona të tjera të vendit, për gjetjen e vend-burimeve të rinj të naftës e gazit. Për të konceptuar drejt rëndësinë dhe domosdoshmërinë e arritjes së objektivave dhe zgjidhjes së detyrave të kohës, po kujtojmë shkurt, historikun e naftës shqiptare, për të cilën kanë shkruar me aq gjerësi dhe detaje, akademiku; Prof. Dr. Teki Biçoku, inxhinierët Zenel Hamiti dhe Borguçi Ineichen, në librat e tyre (Biçoku T. 2004, Hamiti Z. 1966, Borguçi I.), Beqiraj I. etj., në studimin e tyre (Beqiraj I. etj., 2013), Perhati R. 2014, 2016, Çollaku A., 2016), etj.

Prania e naftës, ose siç quhej persisht; nafta, apo nafdha, në greqishten e vjetër, në tokën Shqiptare është njohur qysh në lashtësi. Janë të mirënjohur; “Zjarret në lashtësi në Nymphaeum, Selenicën e sotme të Vlorës, që i përshkruan mjaft bukur historiani i vjetër Straboni (Hamiti Z., 1966, faqe 14). Ndër shekuj, këto njoftime kanë tërhequr studiues për të ardhur në Shqipëri, së toku edhe me sundues për të shtrirë kthetrat e tyre mbi atdheun tonë. Është shumë interesant një njoftim i shekullit të 19-të: Shkresa e Mösyö Waterfield’s, nëpunës i administratës së Degës Londër të Bankës Otomane, ku thuhet se; nē lidhje me naftën e zbuluar në parcelat tokësore dhe çifligjet perandorake që ndodhen në vendin e quajtur Selenicë, në afërsi të Vlorës, Banka Otomane, do të marr pērsipēr shpenzimet që nevojiten për shpimin e tokës dhe përpunimin e naftës dhe do tē derdh në llogari tē Sulltanit, sasinë e nevojshme e tē ardhurave që do tē fitohen nga kjo tregti, në rast se qeveria perandorake, lidh kontratë për tregtimin e saj. (Istambul 1870). [Osmanli Arsiv Belgelerinde Arnavutluk, “SHQIPËRIA NE DOKUMENTET ARKIVALE OTOMANE”, Istambul 2008).

Në shekullin e njëzetë, qysh me fillimin e tij, territori i Shqipërisë është studiuar nga gjeologë dhe inxhinierë të vendeve të ndryshme, për kërkimin e naftës dhe shfrytëzimin e saj. Në librat e Akademik, Biçoku T. dhe Inxhinier, Hamiti Z., janë paraqitur me hollësi të gjitha këto studime dhe rezultatet e tyre. Midis këtyre studimeve dhe kërkimeve, janë edhe ato të gjeologut italian, Leo Maddalena dhe inxhinierit të naftës, Moreti, në zonën midis lumit Vjosa dhe Gjiut të Vlorës, në vitin 1917. Bazuar në rezultatet e kërkimeve të tyre, ata projektuan pusin e parë për kërkimin e naftës në Shqipëri, i cili u shpua në Drashovicë të Vlorës, në vitin 1918. Pusi kishte thellësi afro 200 m.

Me shpimin e tij, në thellësitë 71.6 m; 84.6 m; 101.6 m; 119-121 m; 168 m; dhe 179 m; u konstatua prania e shfaqjes së naftës. Nga thellësia 101.6 m., u nxorën 3.500 litra/dite (Z. Hamiti, 1966). Në Drashovicë, u ngrit dhe kantieri i parë i naftës në Shqipëri. Këto litra nafte, si dallëndyshja e parë, njoftuan për pasurinë e madhe, që natyra i ka falur tokës shqiptare, atdheut tonë. Në vitin 1928, u shpua pusi i parë në Kuçovë, i cili dha 750 ton naftë. Në atë periudhë (1025-1930), Shoqëria Anglo-Persiane e Naftës, APOC, shpoi disa puse edhe në zonën e Patosit, ku zbuloi praninë e naftës në shtresat e ranorëve. Në vitet tridhjetë, filloi edhe shpimi i puseve për shfrytëzimin e vend-burimit të ri të Patosit. Në ato vite, tre rajonet dhe zonat me perspektivë naftë-mbajtëse të vendit, ju dhanë me koncesione kompanive të huaja, të cilat bënin edhe shfrytëzimin e saj. Për këto kompani koncesionare, kanë shkrojtur në librat e tyre, Z. Hamiti (1966), T. Biçoku (2004), si edhe Benita Stavre, në tezën e doktoratës së saj (2013). Në kantierin e Patosit, punonin shumë punëtorë italianë, madje kishte edhe ushtarë, gjatë periudhës pas pushtimit të Shqipërisë. Në Kuçovë, në ato vite, punonin 1385 punëtorë shqiptarë dhe 2200 italianë (Z. Hamiti, 1966].

Vitet e pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botërore sollën, edhe në vendin tonë, shkatërrime në kantieret e naftës në Kuçovë dhe në Patos. Duke e vlerësuar rëndësinë e naftës e gazit, për pavarësinë dhe përparimin e vendit, si për bukën, shteti shqiptar pas çlirimit të vendit, mobilizoi naftëtarët shqiptarë të asaj kohe dhe u bëri thirrje për të punuar në kantieret e naftës edhe profesionistëve të tjerë, si; mekanikë, elektricistë, hidroteknikë, etj., që banonin në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kësaj thirrje, iu përgjigjën shumë specialistë dhe mjeshtra, që së toku me naftëtarët, rindërtuan kantieret e naftës dhe i vunë në gjendje pune. Midis tyre, më kujtohet Sotir Skorovoti, mjeshtër shpimi dhe likuidimi avarish, të cilin punëtorët e thërrisnin inxhinier, për dijet dhe punën që bënte. U ngrit dhe u zhvillua ndër vite, industrie e naftës në nivelet e kohës.

Kur vajta unë në Patos, atje shpoheshin puse 1500-2000 m të thellë dhe nxirrej naftë, punonin sondistë tashmë të kualifikuar, teknikët e brezit të parë të dalë nga Politeknikumi “7 Nëntori” dhe kishin ardhur pesë inxhinierët e parë shqiptarë të naftës, që sapo kishin mbaruar studimet jashtë shtetit. Ky kolektiv i gjerë naftëtarësh, tashmë punonte për të zgjidhur detyrat dhe për të realizuar objektivat që u treguan më lart, për ta vënë në shfrytëzim të plotë vendburimin e Patosit, si edhe për të kërkuar vendburime të reja nafte e gazi. Gradualisht ndër vite u ngrit e fuqishme industria e naftës, në të cilën punonin 25 mijë punonjës, midis tyre 2.800 inxhinierë dhe teknikë. Ata punuan me vetëmohim, me vullnet e devotshmëri, ditën dhe natën, në diell e në shi, dhe me përgjegjësi të madhe.

U ngritën Ndërmarrja e Shpimit dhe ajo e Nxjerrjes në Patos, në varësi të Drejtorisë së Kombinatit të Naftës, që kishte qendrën në Kuçovë, u rivunë në punë stacionin elektrik, u riorganizua ofiçina mekanike, parku i transportit, u ngritën Ndërmarrja e Shpimit dhe ajo e Nxjerrjes në Patos, në varësi të Drejtorisë së Kombinatit të Naftës, që kishte qendër në Kuçovë, u rivunë në punë stacionin elektrik, u riorganizua ofiçina mekanike, parku i transportit, dy institute shkencore, Instituti i Studimeve dhe i Projektimeve Gjeologjike të Naftës dhe Gazit dhe Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Teknologjike të Naftës dhe Gazit, si edhe dy ndërmarrje gjeofizike, ajo e Sizmo-gravimetrisë në Fier dhe tjetra e Studimeve Gjeofizike të Puseve në Patos, të cilat realizuan projektet për kërkimin e naftës dhe të gazit, në nivel shkencor dhe teknik bashkëkohor, duke projektuar mbi 80.000 metra linear/vit, shpime të thellë kërkimi, etj., si edhe studiuan e përgjithësuan të dhënat e tyre. Me këto institute, bashkëpunoi gjerësisht edhe Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, i Universitetit të Tiranës. Memorie.al    

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ugolini, jo vetëm që i botoi materialet, mbi nekropolin e Komanit, që ishin gërmuar e shitur ‘Museo Nazionale di Roma’, nga një shqiptar, por...”/ Historia e panjohur, e arkeologut të famshëm italian

Next Post

Kalendari Historik 31 Tetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2023

Kalendari Historik 31 Tetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!