• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në proces-verbalin e hetuesisë, lidhur me vrasjen e kryetarit të Degës së Brendshme të Tepelenës, toger Xhezo Makashit, thuhet se ai u vra nga…”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Zhapokikës, në ’48-ën

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Në proces-verbalin e hetuesisë, lidhur me vrasjen e kryetarit të Degës së Brendshme të Tepelenës, toger Xhezo Makashit, thuhet se ai u vra nga…”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Zhapokikës, në ’48-ën
Fotografi me pamje nga qyteti i Tepelenës
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Në krye të njerëzve të Sigurimit që më arrestuan, ishte Çesk Shoshi, kurse prokurori, Aranit Çela, dha 11 dënime me vdekje për…”/ Dëshmia e ish pjesëtarit të organizatës
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Kushdo që, hyn arbitrarisht në tokën e tjetërit, të rrethuëm me garth ose me sqep, me hendeqe ose me shtigje, mbi kërkimin e anës të damtuëme, ndeshkohet me…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i Monarkisë?

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Një kryengritje kundër regjimit komunist, ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi i studiuesve Uran Butka e Sadik Bejko. Kryengritja që njihet si e Zhapokikës, për shkak të emrit të fshatit ku u zhvillua, është lëvizja më e njohur e kësaj kohe e ndodhur në Jug të Shqipërisë. Zhapokika është një fshat në Tepelenë. Revolta e shpërthyer në këtë fshat, ka si pikënisje pakënaqësinë e fshatarësisë së atjeshme ndaj regjimit komunist, kundër pushtetit të tij, e si mbrojtje ndaj të keqes që kishte pllakosur Shqipërinë.

Fshatarët e Zhapokikës kanë protestuar kundër komunizmit pasi e kanë kuptuar se nga ai e kishin pësuar të gjithë. Shkatërrimi i bazës ekonomike në fshat, tatimet e rënda, marrja e tokës, bagëtisë etj., i kishin bërë fshatarët e zonës shumë të pakënaqur. “Ky pushtet na mori tokën, pasurinë dhe na la në të keq” – shpreheshin të dënuarit. Xhemal Brahimi, ishte një ndër të dënuarit e Lëvizjes.

Ai ishte aktivizuar në Luftën Antifashiste, në radhët e “Ballit Kombëtar”. Ai mundi të mbante kontakte me fshatrat e Tepelenës, si Zhapokika, Luftinja, Kamçishti, Salaria, Plashniku, Levani, Gllava, etj. Agjitacioni që zhvillonte Xhemali me fshatarët, kishte të bënte me gjendjen e keqe të tyre, se antikomunistët përkraheshin jashtë vendit, se anglo-amerikanët do ndërhynin, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shokët e mi nga Tirana, m’u lutën që takohesha me Selman Vaqarin, që dikur kishte organizuar rrahjen time në gjimnaz, me rininë komuniste, unë pranova, por kur ai erdhi…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

“Për t’i shpëtuar gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit, erdhën në atdheun amë, por ranë nga shiu në breshër, pasi përfunduan kampeve dhe burgjeve…”/ Pse u goditën intelektualët kosovarë të arratisur në Shqipëri?!

Krijimi i çetës antikomuniste

Në përpjekjen e tij, Xhemali u mbështet me ish-xhandarin Bajram Ahmetaj, ish-funksionarin në fshat, Mehmet Yzeiri, policin Salo Kalo, bujqit Sefer Yzeiri e Safet Kamberi, ish-majorin Sulo Zaimi, etj. Lëvizja kishte lidhje me zonat Mallakastër, Gjirokastër e Berat. Me anë të kësaj propaganda, ato arritën të bëjnë rreth 25 persona të armatosur. Më 20 shtator 1948, u formua çeta “Baba Shefqet”, për nder të klerikut bektashi të pushkatuar nga komunistët më 14 janar 1948. Flamuri i çetës ishte flamuri kombëtar pa yllin e kuq komunist. Pjesëtarët e çetës ishin betuar se nuk do të tradhtonin. Më 28 shtator 1948, u zgjodh me votim, komanda e çetës:

-Xhemal Brahimi – komisar politik

-Baram Ahmetaj – komandant

-Mehmet Yzeiri – nënkomandant

-Salo Kaso – anëtar shtabi

-Sefer Yzeri – kryetar i skuadrës së atentatorëve

Çeta i caktoi si detyrë vetes, të lidhej me grupet e tjera antikomuniste, derisa në Shqipëri të krijohej një qeveri nacionaliste demokratike. Shumica e anëtarëve të çetës, ishin nga Zhapokika e Luftinja. Çeta, duke e konsideruar veten edhe si grup politik, zhvilloi disa mbledhje. Të parën e bëri në vendin e quajtur Ledhi i Madh, mbledhjen e dytë, në malin e Zhapokikës dhe tjetra, në Kamçist. Nga ky zhvillim dhe shtratin ku ajo zhvillohej, formacioni erdhi në rritje.

Ndikonte për mirë këtu fakti, se veprimtaria zhvillohej në zona malore dhe se regjimi nuk mund ta kuptonte se pikërisht në Tepelenë, mund të kishte probleme të mëdha, me rrëzimin e tij. Forcat e regjimit shkojnë të arrestojë Gani Kodhelin, i ftuar më parë nga çeta, për t’u bashkuar me të, por që ky nuk kishte pranuar. Në këtë moment, çeta qëllon mbi policinë dhe Ganiu kësaj here i bashkohet çetës. Më 2 tetor 1948, çeta sulmoi Forcat e Ndjekjes, pasi këta kishin ndaluar 3 antikomunistë. Forcat qeveritare u tërhoqën pas këtij sulmi të çetës.

Forcat e regjimit komunist, ishin vënë tashmë në ndjekje. Pasi çau rrethimin në Plashnik e Molisht, çeta mori drejtimin e Beratit, por u godit në Gllavë më 8 tetor 1948. U vranë dy vetë nga forcat qeveritare, kurse nga çeta, u vranë Mehmet Yzeiri dhe Salo Kaso. Kjo ishte edhe goditja më e rëndë për çetën, e cila pësoi goditje. Disa u dorëzuan, të tjerë u arrestuan e të tjerë akoma u arratisën. Shaqo Limja dhe Sefer Yzeri, qëndruan më gjatë. Bajram Ahmetaj u arrestua në janar 1949.

Në vendimin e gjyqit, data e arrestimit të tij është lënë fillimisht bosh, por pastaj plotësohet data 4.1.1949. Sefer Yzeiri, shprehej: “Kisha pakënaqësi ndaj pushtetit dhe kam biseduar me Safet Kamberin dhe Xhemal Brahimin, të cilët më folën kundër pushtetit, se ky pushtet na mori tokën, na mori pasurinë dhe na la në të keq. Kemi bërë tre mbledhje, ku foli Xhemal Brahimi. Njerëzit erdhën vullnetarisht…në Gllavë na rrethuan ushtria. Unë kam dalë nga rrethimi.

Procesi gjyqësor

Regjimi kishte interes të bënte një gjykim të shpejtë e shembullor. Fillimisht u zhvillua gjyqi në Gjykatën Ushtarake të Gjirokastrës. Një trupë gjykuese e përbërë prej Llazi Polenës, Arqile Toskës dhe Hamit Bilbilit, duke pasur pranë prokurorin Mustafa Beqo, ka dhënë vendimin nr.24, datë 14.5.1949.

Në bazë të pretencë së prokurorit, ata akuzoheshin se në shtator – tetor 1948: “Kanë formuar bandë të armatosur, për të rrëzuar pushtetin popullor, kanë marrë pjesë në luftime kundër forcave të qeveritare, kanë vrarë dy policë dhe shefin e seksionit të Sigurimit, Xhezo Makashi dhe se kishin lidhur e dashur të vrisnin dy fshatarë”.

Mbi bazën e një gjykimi të shpejtë, gjykata vendoste dënimet:

1 – Bajram Ahmetaj, vjeç 59, arrestuar më 4.1.1949, me vdekje.

2 – Sefer Yzeri, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1949, me vdekje.

3 – Shaqo Muçoderraj, vjeç 29, arrestuar më 16.10.1948, me 20 vjet burg.

4 – Xhemal Asllani, vjeç 21, arrestuar më 5.10.1948, me 15 vjet burg.

5 – Xhemal Begaj, vjeç 35, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

6 – Mete Didi, vjeç 36, arrestuar më 19.10.1948, me 15 vjet burg.

7 – Balil Veliu, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1948, me 15 vjet burg.

8 – Xhelal Begaj, vjeç 35, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

9 – Gani Kodheli, vjeç 36, arrestuar më 16.10.1948, me 12 vjet burg.

10 – Mehmet Muçoderraj, vjeç 21, arrestuar më 5.10.1948, me 12 vjet burg.

11 – Hajri Mahmutaj, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

12 – Selfo Xhemali, vjeç 49, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

13 – Beg Veizi, vjeç 49, arrestuar më 5.10.1948, me 4 vjet burg.

14 – Nuredin Rrodhaj, vjeç 29, arrestuar më 5.10.1948, me 4 vjet burg.

15 – Hajredin Alushi, vjeç 33, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

16 – Mehmet Kalemaj, vjeç 49, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

17 – Teme Pajo, vjeç 49, arrestuar më 5.10.1948, me 3 vjet burg.

18 – Shefqet Didi, vjeç 19, arrestuar më 16.10.1948, me 3 vjet burg.

19 – Seit Çaushaj, vjeç 34, arrestuar më 10.10.1948, me 3 vjet burg.

20 – Jashar Canaj, vjeç 44, arrestuar më 10.10.1948, me 3 vjet burg.

21 – Maliq Didi, vjeç 57, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

22 – Demo Aliu, vjeç 45, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

23 – Riza Çaushi, vjeç 49, arrestuar më 10.10.1948, me 2 vjet burg.

24 – Mufit Islami, vjeç 29, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

25 – Adem Memaj, vjeç 21, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

Për të gjithë të pandehurit, urdhërohej vuajtja e dënimit me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë si dhe u hiqej përkohësisht e drejta e zgjedhjes. Dënimet sipas prokurorit, mbështeteshin sipas në ligjin famëkeq nr.372, datë 12.12.1946; “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”. Ky vendim përgjithësisht (për dënimet me heqje lirie), u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake, e përbërë prej Bilbil Klosit, Sotir Spiros dhe Nonda Papulit, duke pasur pranë prokurorin ushtarak, Bexhet Mema, me vendimin nr.77, datë 6.7.1949.

Por menjëherë pas vendimit, kryetari Bilbil Klosi, i shkruan më 8.7.1949 Presidiumit të Kuvendit Popullor, për çështjen e faljes ose jo të 7 të dënuarve me vdekje. Në këtë letër, Klosi shprehej se; të dënuarit të dytë të procesit të Zhapokikës, mund t’i falej jeta. Kështu duhet të ketë ndodhur, pasi nuk rezulton që i dënuari i dytë, të jetë pushkatuar.

Ekzekutimi me vdekje

Më 21.7.1949, është kryer ekzekutimi i dënimit me vdekje të të dënuarit Bajram Kamber Ahmetaj. Ai thotë: “Për toger Xhezo Makashin, dëgjova rojet e burgut të thoshin, e vrau kush e vrau, u mbeti këtyre”. Bajrami kërkonte që pushteti të mos hakmerrej mbi fëmijët e tyre, që kufomën e tij, mund t’ia çonin familjes, etj. Në fund ai e mbyll jetën, me fjalët’ “Rroftë Shqipëria”.

I larguari dhe dëshmori

Drejtuesi kryesor i Lëvizjes së Zhapokikës, Xhemal Brahimi, mundi të arratisej nga Shqipëria, fillimisht në Greqi e më pas në SHBA-ës. Ai vinte shumë herë pranë kufijve të Shqipërisë, pa mundur të realizojë ëndrrën, rrëzimin e regjimit komunist! Ndërsa shefi i Sigurimit të Tepelenës, Xhezo Makashi (1920-1948) me vendimin nr.65, datë 2.10.1971, u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kushdo që, në vende publike ose të çeluna për publikun, mban vend për bixhoz ose jep vend për lodra bixhozi, ndëshkohet me burgim...”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i Monarkisë?

Next Post

“Në Ndërmarrjen Bujqësore Ushtarake, bënim dy norma qilizëm, sepse na thoshin: e para i takon shtetit, e dyta shpërblehet, por në fakt, na jepnin lek sa për gurabie dhe...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
Dossier

“Shokët e mi nga Tirana, m’u lutën që takohesha me Selman Vaqarin, që dikur kishte organizuar rrahjen time në gjimnaz, me rininë komuniste, unë pranova, por kur ai erdhi…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 8, 2025
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Dossier

“Për t’i shpëtuar gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit, erdhën në atdheun amë, por ranë nga shiu në breshër, pasi përfunduan kampeve dhe burgjeve…”/ Pse u goditën intelektualët kosovarë të arratisur në Shqipëri?!

July 6, 2025
“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
Dossier

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

July 6, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 6, 2025
“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
Dossier

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

July 5, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
Next Post
“Në Ndërmarrjen Bujqësore Ushtarake, bënim dy norma qilizëm, sepse na thoshin: e para i takon shtetit, e dyta shpërblehet, por në fakt, na jepnin lek sa për gurabie dhe…”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Në Ndërmarrjen Bujqësore Ushtarake, bënim dy norma qilizëm, sepse na thoshin: e para i takon shtetit, e dyta shpërblehet, por në fakt, na jepnin lek sa për gurabie dhe...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme