• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, December 14, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në përpjekjen e orës 8.00, u vra për kalim të paligjshëm kufirit, Fatmir Ismail Duro, banues në Orman – Pojan të Korçës, kurse shoku i tij…”/ Si u shua ëndrra australiane e dy të rinjve korçarë në ’90-ën

“Në përpjekjen e orës 8.00, u vra për kalim të paligjshëm kufirit, Fatmir Ismail Duro, banues në Orman – Pojan të Korçës, kurse shoku i tij…”/ Si u shua ëndrra australiane e dy të rinjve korçarë në ’90-ën
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Në ’94-ën, kur rastësisht në Gjykatën e Korçës, takova ish-hetuesin tim që më kishte torturuar, Ligorin dhe u futëm në zyrën e tij, pasi ishte bërë avokat, ai…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Kur i dënuan me vdekje, Mexhiti i tha trupit gjykues, le të pushkatohej ai dhe të shpëtonte vëllai, se kishte tre fëmijë të vegjël, por Beqiri, reagoi…”/ Historia tragjike e familjes Capa, që e ktheu UDB-ja
“Ata që do të kalojnë fshehurazi kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse s’do t’u binden kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital, pasi…”/ Porosia e ministrit të Brendshëm, Simon Stefani, mars 1990

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Mbrëmjen e datave 9-10 qershor 1990, dy shokë nga Orman Pojani i Korçës, përkatësisht 25 dhe 27 vjeç, u orvatën të arratisen nëpërmjet Postës Kufitare të Shelegurit të Rrethit të Kolonjës. Të rinjtë kishin dëgjuar se kalimi i kufirit nuk quhej më “tradhti ndaj atdheut”. Fatmir Duro synonte të largohej sepse kishte njerëz në Australi, ndërsa shoku i tij që martohej pas disa ditësh, synonte të mëkëmbej ekonomikisht. Pikërisht në orët e para të datës 10 qershor 1990 (ora e vrasjes është kontradiktore me synim manipulimi), ushtarët e kufirit i pikasën. Ata vranë 27-vjeçarin Fatmir Duro. Gjithë posta me në krye komandantin është ngritur në këmbë.

Nuk e kanë fshehur kënaqësinë se “e vranë njërin”. I ndjeri Fatmir shihet në foto i masakruar me një prej plagëve më të çuditshme që mund të sjellë një vrasje. Personi tjetër mundi të largohej nga vendi i krimit, por u arrestua nga një polic në Barmash. U dënua me 3 vjet e gjysmë burg, për orvatje të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme.

Komunikata e MPB-së nr.136, datë 11.6.1990

Gjithashtu mund të lexoni

“Kolonët serbë që u vendosen në rrethin e Prishtinës, përvetësuan varrezat e shqiptarëve, pronat, shtëpitë dhe objektet e kultit…”/ Ana e panjohur e pushtimit të Kosovës, e parë nga studjuesi Namani

“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani

Më datën 10.6.1990 u ndalua Irfan Sali Liçi, vjeç 27 banues në Orman Pojan të Korçës, kooperativist, për arsye se karakteristikat e tij të jashtme janë të njëshme me shkelësin e kufirit që u largua drejtim të paditur në përpjekje me njësitin kufitar të postës kufitare Shelegur. Në përpjekjen e orës 8.00, 10.6.1990, u vra për tentim të paligjshëm kufirit Fatmir Ismail Duro, banues në Orman – Pojan të Korçës.

                                                                 * * *

                              Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

                                           Hetuesia e Përgjithshme

Lënda: Për Fatmir Duron nga Korça u vra duke kaluar kufirin në mënyrë paligjshme

Ministrit të Punëve të Brendshme

Simon Stefani

                               Tiranë

Në datën 9.6.1990, në pikën kufitare Shelegur në Ersekë tentuan të kalojnë kufirin për në Greqi, Fatmir Smail Duro vjeç 25 dhe Irfan Sali Liçi vjeç 27, të dy banues në fshatin Orman të rrethit të Korçës.

Hetuesia e rrethit filloi çështjen penale për kalim të paligjshëm të kufirit. Në datën 9.6.1990 rreth orës 24.00 Irfani në bashkëpunim me Fatmirin tentuan për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Të dy këta persona afërsi të kufirit në sektorin e postës kufitare të fshatit Shelegur u ndeshën me njësitin kufitar. Ju është bërë thirrje për t’u dorëzuar, por ata nuk kanë ndaluar.

Njësiti i kufirit ka shtirë me armë duke vrarë Fatmir Duron. Kufoma e tij iu dërgua familjarëve. Irfani ka mundur të largohet përkohësisht, por u kap pas disa orësh dhe u arrestua. Më 17.6.1990 u dërgua në gjykatë.

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme.

Dëshmitë e hetimit, Irfan Lici, nga dasma, në kufi dhe në burg

Trupi i Fatmir Duros ka qenë i masakruar nga plumbat e shumtë që e kanë përshkruar atë. Në mes të gjoksit madje këqyrej një plagë shumë e madhe. I shpëtuari nga atentati, shoku i tij Irfan Lici u arrestua dhe iu dha gjyqit. Në muajin korrik ai kishte ditën e martesës. Në fillim ai nuk tregon të vërtetën, pastaj në rrëfimin e dytë tregon historinë e ngjarjes në kufi.

Irfan Lici: Mbasi u bënë ndryshime të ligjit nga Kuvendi Popullor (të majit 1990 — shënim), mua më kapte vazhdimisht dhe më bënte muhabet Fatmir Duro. Me të kisha muhabet si me fshatarët e tjerë. Pas ndryshimit të ligjit ai më rrinte afër. Ai më kishte thënë se kishte njerëz në Australi, gjë që unë e dija, pasi ai kishte marrë vazhdimisht dhurata. Ai më tha se kushëriri i tij në Australi kishte vdekur dhe pasurinë e tij do ta trashëgonte Fatmiri.

Në këtë kohë ka ardhur në shtëpi Fatmir Duro. Ai nuk hyri brenda, por vërshëllente nga jashtë. Ka ardhur dy herë në mbrëmje e pastaj ka ardhur në mëngjes. Mëngjesin e 9 qershorit 1990 unë kam marrë në një valixhe nga shtëpia rreth 1.000 lekë. I kam thënë babait se do shkoj të blej rroba dhe ushqime për dasmën time që ishte caktuar më 29 korrik 1990. Fatmiri me tha të gjeja një biçikletë e të nisesha, se na vajti vonë. Nga Luboniku në Korçë erdhëm me autobus urban. Mendimi i Fatmirit se do të mund të iknim e do i sillnim para familjes, ma prishi mendjen. Unë nuk kisha ardhur asnjëherë në Rrethin e Kolonjës, ndërsa Fatmiri kishte ardhur disa herë, kishte parë vendin e piramidën që dukej nga rruga.

Meqenëse më datën 9 qershor 1990 me Fatmir Duron do kaloja kufirin, u kam thënë njerëzve të shtëpisë se do therja cjapin që kisha blerë e do thërrisja vjehrrin tim Nizam Berberi dhe të fejuarën Ardiana. Në darkë erdhi edhe vëllai që është ndarë nga ne, Nazmiu. Atë natë hëngrëm dhe pimë në shtëpinë time. Unë nuk iu kisha thënë gjë njerëzve të shtëpisë, që do kaloja kufirin. Deri në orën 17.30 kemi qëndruar vërdallë në Ersekë. Më pas i kemi hipur autobusit të Lekovikut. Nga autobusi kemi zbritur në fshatin Radanjë.

Kemi zbritur deri te vendi ku dukej piramida. Fatmiri më tha se do prisnim deri sa të errej mirë. Jemi nisur nëpër pyll. Rreth orës 23.30 kemi dëgjuar një të shtënë arme. Me të dëgjuar këtë nuk kemi ecur më, por kemi qëndruar në një vend të fshehtë. Unë aty ku qëndruam, kam fjetur dhe gjumë. Fatmiri nuk fjeti, se mërdhinte. Ai ishte veshur hollë, ndërsa unë trashë. Ai më tha të iknim, pasi nuk e dëgjonte më zhurmën, por dëgjoheshin vetëm disa të lehura qeni. Rreth orës 2.00 te datës 10 qershor 1990 u nisëm përsëri, pasi ikëm ca në drejtim të kufirit ku dukej piramida.

Aty kemi qëndruar derisa zbardhi drita. Me t’u gdhirë Fatmiri më tha të vazhdonim rrugën. Kemi kaluar në një vend me tela që bënin zhurmë. Dëgjuam zëra ushtarësh dhe u kthyem para. Qëndruam të tërhequr, derisa nuk u dëgjuan më zhurma. Ora ishte 7.00. Kemi ikur në krahun e djathtë për t’iu shmangur ushtarëve. Pamë një arkë aty, por Fatmiri më tha të mos e shkelja, se jepte sinjal. Kemi kaluar në brezin e butë duke kaluar mbi gurë, qe të mos linim sinjal. Aty ishte një gardh me shkurre. Fatmiri më mbajti në krah, se jam me nerv shiatik.

Pastaj kemi kaluar një tel të hollë, që ishte i lidhur me disa hunj. Sa u ngjitëm në majë të malit, Fatmiri më tha se këtu duhej të ishte kufiri, por duhej bëre kujdes se ishte vend i zhveshur. Në kohën që ne filluam të ikim me vrap, na kanë qëlluar ushtarët. Unë kam ikur me vrap, Fatmirin nuk e pashë nga iku. Kam dalë në një arë me dru, ku një fshatar po korrte bar. I kërkova drejtimin e Leskovikut. Pastaj kam ikur rrugës për të ardhur në Ersekë. Kam ecur ne këmbë. Në Barmash një polic më pyeti se kush isha. Më kërkoi letërnjoftimin. Ia tregova dhe e gënjeva, por ai më çoi në Degën e Punëve të Brendshme, Ersekë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kolonët serbë që u vendosen në rrethin e Prishtinës, përvetësuan varrezat e shqiptarëve, pronat, shtëpitë dhe objektet e kultit...”/ Ana e panjohur e pushtimit të Kosovës, e parë nga studjuesi Namani

Next Post

“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e...”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Kolonët serbë që u vendosen në rrethin e Prishtinës, përvetësuan varrezat e shqiptarëve, pronat, shtëpitë dhe objektet e kultit…”/ Ana e panjohur e pushtimit të Kosovës, e parë nga studjuesi Namani
Dossier

“Kolonët serbë që u vendosen në rrethin e Prishtinës, përvetësuan varrezat e shqiptarëve, pronat, shtëpitë dhe objektet e kultit…”/ Ana e panjohur e pushtimit të Kosovës, e parë nga studjuesi Namani

December 13, 2025
“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani
Dossier

“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani

December 14, 2025
“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…”/ Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit
Dossier

“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…”/ Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit

December 11, 2025
“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as…”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49
Dossier

“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as…”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49

December 11, 2025
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri
Dossier

“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri

December 9, 2025
“Kur u punua ‘Letra e hapur e Partisë’ në fshatin Dhërmi, isha në presidium, por më kritikuan shumë, ndërsa për një komunist që kishte përdhunuar një vajzë të vogël…”/ Kujtimet e Petro Markos
Dossier

“Po ju dërgonj një çek 100 dollarë dhe ju lutem shumë t’i dorzohet nënës sime Sofia N. Rondo në Himarë…”/ Letra nga SHBA-ës për Enver Hoxhën, në ’68-ën, që s’mbrriti kurrë në duart e plakës 90 vjeçare

December 8, 2025
Next Post
“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm

“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e...”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme