• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në Korçë e Gjirokastër, grekët vunë flamurin e tyre dhe flitet se ata, vranë edhe Zeko Borshin me disa shokë të tij, që kundërshtuan vënien e flamurit…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

11 Janar 1946, kur Enveri e shpalli Shqipërinë Republikë, në prezencën e misioneve të SHBA-së, BRSS-së, Francës, Britanisë e Jugosllavisë/ Si reagoi Mbreti Zog nga Londra…
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
“Kapiten Gani Ohri, u vra nga italianët, majorët Fuat Dibra, Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi, presin urdhëra, kurse togerët, Tahir Hoxha e Hysni Vula…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Kapiten Gani Ohri, u vra nga italianët, majorët Fuat Dibra, Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi, presin urdhëra, kurse togerët, Tahir Hoxha e Hysni Vula…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Kujtimet e Mbretëreshës Gerlandinë / Peripecitë e familjes së Mbretit Zog nëpër shtete të ndryshme të botës…(fotot e rralla)
“Kapiten Gani Ohri, u vra nga italianët, majorët Fuat Dibra, Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi, presin urdhëra, kurse togerët, Tahir Hoxha e Hysni Vula…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog na tha; Turqia, Franca dhe Egjypti, s’e kanë njohur okupacionin italian, kurse ministrat tanë, Fico, Kurti, Dino e Shtylla, janë kthyer në Tiranë, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
11 Janar 1946, kur Enveri e shpalli Shqipërinë Republikë, në prezencën e misioneve të SHBA-së, BRSS-së, Francës, Britanisë e Jugosllavisë/ Si reagoi Mbreti Zog nga Londra…

Nga Hysen Selmani

Pjesa e njëzetetre

Memorie.al/ Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

Stamboll, 20 nëntor 1940

Interesante për këtë ditë, do të mbetet takimi i përfaqësuesve shqiptare me qeveritarët turq. “Madhëria e Tij-thotë adjutanti, – Mbreti Zog, urdhëron ministrin tonë, Asaf Xhaxhulin, që menjëherë të shkojë në Ankara, ku ka një letër për presidentin Ismet Inonue. Letra është në ambasadën britanike në Ankara dhe aty do t’i dorëzohet ministrit Xhaxhuli. Ky i fundit, me ta marrë, duhet t’ia paraqesi Presidentit dhe të lidhet me telefon prej Ankaraje, me Mbretin në Londër”.

Kështu, ministri Xhaxhuli, menjëherë u nis për Ankara. “Dhe, sa ka hyre tek ambasadori britanik, i është dorëzuar menjëherë letra. Duhet thënë se, e ka pritur shumë mirë ambasadori, por, nuk ka patur kohë që të bisedojnë. E kanë lënë për të nesërmen, se do të paraqitej në Pallatin e Presidentit të Republikës dhe menjëherë, për të kërkuar një audiencë tek Shkëlqesia e Tij, Inonue”.

Kryetari i Republikës Turke, Ekselenca e Tij, Ismet Inonue, e ka pranuar menjëherë ministrin Xhaxhuli dhe ky i ka paraqitur letrën e Mbretit Zog. Ai si e ka lexuar, i ka thënë: “Zotni ministër, jemi mirë në dijeni, mbi të gjitha përpjekjet që po zhvillon Mbreti Zog në Londër, përbri Qeverisë Britanike, si edhe asaj Greke. E, pra, deri sa Mbreti, të zgjidhë këtë problem në Londër, nuk keni se c’të bëni. Shpresohet se kërkesat e Mbretit Zog, janë plot me vend pranë Qeverisë Britanike, sepse, duhet të pranohen se ajo është duke bërë luftën, e jo tjetër kush. E gjithë puna aty varet. E ne kurrë nuk mungojmë në përkrahjen tuaj.

Qeveria Turke, Ju siguron t’ju përkrahë rreth mundësive që kemi sot, si përbri Britanisë së Madhe, ashtu të Qeverisë Greke e do të ndjekim situatën që zhvillohet. Jemi aleate me Britaninë e Madhe, po do të shihen konditat e rasteve. Dhe, po të hyjnë në luftë, atëherë nuk keni nevojë se jeni aleatja jonë. Por sot, sidoqoftë, lipset t’i përpiqeni punës pranë anglezëve”.

Asafi u kthye shumë i kënaqur nga pritja dhe bisedimi me Kryetarin e Republikës Turke, Excellencën e tij, Ismet Inonue. Gjithë sa i tha Presidentit, ja ka parashtruar Mbretit menjëherë, prej Ankaraje, me anën e ministrisë së Jashtme Turke. Kuptohet, me shifër, se me telefon, nuk ka mundur mirë që të kuptohej”.

Mehmet Konica u tha: “Telegramet dhe letrat e Mbretit Zog, na tregojnë haptas qëllimet greke. Por, faji është se po të kishte qëndruar edhe pak më tepër Italia, e mos të ishte ndihma britanike, Qeveria Greke, kishte pranuar siç pranoi ditën e pare te luftës me gëzim, Shqipërinë aleate, ne luftën e përbashkët. Por tani, nuk shikon nevoje dhe po përfiton nga shpalljet e afishet, qe po derdh me miliona, nder gjithë vendet e Shqipërisë. Duke zhvilluar një propaganda, edhe emrin se edhe Mbreti Zog, ndodhet ne Athine, e te tjera. Ne sot e kemi te vështire, të bëjmë këtë përgënjeshtrim, se fuqizojmë armikun para popullit.

Pra, nuk kemi rruge tjetër, përveç asaj qe po bën pa mase Mbreti, ku shpresohet se, do te gjeje Britania e Madhe. Pra, është pajtimi me grekërit, qe ata te heqin dore prej atyre pretendimeve te pavend e te parealizueshme, qe sot te luftojmë fashizmin se bashku, në interesat e njëjta. Lufta, tashme shkon ne favorin grek. Ushtria italiane, nuk përparon. Me duket se ata po tërhiqen. Janë shumë të demoralizuar dhe shihet se është një përçarje, në mes ushtrisë me fashistet. Viset e okupuara, për së shpejti do t’i lirojnë, duke u sistemuar në veri të kufirit, shqiptaro-grek. Ata s’kanë besim në shqiptarët dhe në ato që gjoja janë të tyre”.

Stamboll, 8 dhjetor 1940

Madhëria e Tij, Mbreti Zog I-rë, ju dërgon një telegram me udhëzimet kolonel Selmanit dhe Asaf Xhaxhulit. Telegrami me këtë rast, është:

“Kolonel Husein Selmanit e, Excellencës Tij, Asaf Xhaxhulit, ne Legatën Shqiptare Stamboll.

Kam kuptuar mirë, të gjitha raportet tuaja stop. Jam duke bërë çmos për t’u vendosur edhe e drejta jonë, ashtu siç meriton stop. Mos të bëhet asnjë veprim, derisa të aprovohet Akordi i Aleancës të rregullt me të drejtat e barabarta stop. Gjithmonë në harmoni vëllazërore, me turqit stop. Jam tepër i kënaqur nga sjelljet, e të gjithë bashkatdhetarëve tonë në Jugosllavi stop. Të fala.

Londër 8 Dhjetor 1940 ZOG I-rë

Morëm një raport urgjent nga Grupet në Jugosllavi. Ku thonë se lajmëtaret, sot u kthyen nga misioni, që ishin dërguar në Shqipëri. Ata kanë patur kontakte me shumë persona tanët, përveç qendrave dhe oficerëve. Lajmëtaret, sipas kujtimeve të adjutantit, na përshkruajnë tekstualisht kështu:

1-Ushtria Italiane, ka mbërritur kulmin e demoralizimit, saqë nuk duan te luftojnë. Ata lirojnë vijat e qëndresës pa zor. Dhe, janë tërhequr krejtësisht ne çrregullim, ne vijat. “Mokër-Tersove – Gore – Hani Këlcyrës – Jug Tepelene – Gusmare”. Thuhet se kjo vijë, ka për t’u mbrojtur me çdo sakrificë. Janë sjelle divizione të reja dhe në këtë vije, bëhen punime të mëdha difensive. Dhe, kjo vijë vetëm kur të shkatërrohet prej mbrapa, se greket s’kanë për të mundur të përparojnë me asnjë pëllëmbe, pa bashkëpunimin me shqiptarët. Për grekët, kjo do të jetë vija e pakalueshme dhe armë të reja, do të na sjellin nga Italia.

2 – Musolini ka ardhur në Shqipëri. Fare i padukshëm, ai ka ndenjur një natë në Elbasan, dhe ka shkuar direkt në Tepelenë. Nuk është ndaluar aspak në Tiranë. Ai ka patur me vete, gjeneral Cavaleren dhe gjeneral Parionin, e ka vizituar të gjithë vijat e qëndresës; Moker-Llogara. Ai përpiqet për lartësimin e moralit të ushtrisë dhe ka sjellë me shumicë materiale lufte, nga Italia. Lajmëtari thotë se, kur u ktheva kalova në Martanesh dhe pastaj kisha dëshirë që të shkoja në Librazhd. Por, më thanë se kanë marrë masa të mëdhaja, se Musolini, erdhi në Elbasan. Ai ka qenë krejt i pa diktuar dhe asnjë ditë, nuk ka qëndruar në Tiranë. Është kthyer menjëherë në Itali.

3- Ushtria Greke, përparoi pa asnjë pengese, deri ne këto vijat e tashme, ku tani ndodhet ne këto vija: “Starove – Hudenisht-Vaskop – Vithkuq dhe Leskovik – Delvine – Himarë”. Ushtria greke, moralisht u rrit se tepërmi dhe tani zotëron materiale lufte krejt moderne. Pothuajse është me superiore se ato te Italisë, por tani, ata kane mbetur dhe nuk munden qe te përparojnë, mbasi edhe dimri i ka dëmtuar fort.

4-Greket, si ne Korçe po ashtu dhe ne Gjirokastër, kane vene flamurin e tyre. Janë diktuar shume oficere britanike, brenda tyre. Mes tyre janë edhe major Hill dhe major Kripsi. Ata janë njohur mire dhe bëjnë propagande se, Korça dhe Gjirokastra, mund t’i mbeten Greqisë. Flitej se Zeko Borshi, duke qene kundërshtim me greket për flamurin grek ne Gjirokastër, u vra prej tyre me disa shoke te tjerë. Te gjithë këta, patën luftuar qysh ditën e pare qe u mësye Greqia prej ushtrisë italiane, për greket. Madje edhe u bashkuan me ta, duke e sabotuar ushtrinë italiane. Por, greket, ne vendet qe kane okupuar, sillen shume keq.

5- Flitet me këmbëngulje ne popull se greket, nuk do te ndihmohen. Por, nëse është se vërtetohen poshtërsirat greke kundër shqiptareve, sepse ky përparim i ushtrisë greke deri këtu, u kushtohet sakrificave te shqiptareve, ne përkrahjen qe ju dha ushtrisë se tyre, asnjë shqiptar nuk do t’i ndihmoje me. “E pra këtë vije, nuk kane për ta kaluar. Këtu do te shihen trimëritë greke, qe pa ndihmën shqiptare, asnjë pëllëmbë nuk kane për te ecur me. Pra, derisa te miqësohen me një aleance te barabarte me Shqipërinë, duke i respektuar te drejtat shqiptare me kufijtë e saj te 1913-ës.

6-Fjalët dhe qëndrimi grek ne Korçe dhe Gjirokastër, ne rast se vazhdon kjo poshtërsi greke, do te detyrojnë shqiptaret, me ju ra grekeve, duke i hedhur jashtë kufirit shqiptaro-grek. Kuptohet se, natyrisht kjo është jashtë dëshirës shqiptare, se këta, duan një vëllazërim te sinqerte me greket, e te luftojnë armikun e përbashkët, fashizmin. Duke hedhur ne det menjëherë italianet, ne një aleance greko-shqiptaro. Por, kësaj ju dhanë te gjitha urdhrat, qe ne asnjë mënyre, mos te ngjasë një veprim i tille. Se këta, na lenë ne pozite te keqe pranë Britanisë se Madhe. Do te diskutohet me britaniket ne Londër, qe te ndalohen veprimet greke, kundër shqiptareve. Madhëria e Tij, Mbreti, me Qeverinë Britanike, është gjithnjë ne bisedime. Asnjë gjë kundër grekeve mos te behet.

Versace Diber, Valjeva

Mustafa Gjinishi, Akif Lleshi, N/kolonel Kucuk Ullogaj

Shaban Tirana, Shaqir Dema, Major Murat Basha

Kadri Vasili, Jusuf Selmani, Kapiten Hamza Drini

Hasan Reçi, Mehmet Ali Bajrakt, Kapiten Abdulla Ymeri

Abedin Çiçi, Zejnun Binaku, Kapiten Shyqyri Baftiari

Mustafa Kaçaçi, Himçe Kaba, Kapiten Myslim Tushi

Ibrahim Farka, Haxhi Lleshi, Kapiten Kadri Rustemi

Versac 22 Dhjetor 1940 Diber

Ky raport tepër me rendësi, ju parashtrua Madhërisë së Tij, Mbretit Zog, ne Londër, tekstualisht. “Megjithëqë, – shkruan adjutant – i kemi urdhëruar qe ne asnjë mënyre, mos te vërtetohet një akt i jashtë dëshirueshmi, kundër ushtrisë greke. Sepse, bisedimet ne Londër, bëhen nga Madhëria e Tij, Mbreti Zog I-rë dhe Qeveria Britanike e ajo greke. Po, ashtu Kryeministri ynë, Koço Kotta, është ne Athine dhe ka thëne qe te qëndroni te qete, e te organizoheni “qe kur te merrni urdhrat e veprimit, vëllazërisht me ushtrinë aleate greke, te veproni kundër fashizmit, meqë është armik i përbashkët”.

Kundër këtyre propagandave e aneksimeve e barbarizmave greke, ne tokat shqiptare, si edhe te ekzekutimeve te oficereve tanë, qe luftuan krah për krah me greket, kundër ushtrisë italiane, këto veprime janë te padurueshme. Por, është e mira, qe edhe Qeveria Shqiptare, t’i japë një note Qeverise Greke. Duke ia vene me fakte, te gjithë sa sillen ne tokat shqiptare. Ushtaret greke, po e pezmatojnë mbare popullin shqiptar. Dhe, siç e dini, se propaganda armike, këtë e merr si një arme fituese, për t’i përhapur edhe me tepër se janë dhe te merren masa.

Natyrisht, duke i vene ne dijeni ashpërsimin e popullit kundrejt këtyre veprimeve. Dhe, kuptohet se, ne rast se nuk heq dore ushtria greke nga këto keq sjellje në popullin shqiptar, atëhere, mund te ngjasin edhe gjëra te papëlqyeshme dhe te padëshirueshme. Gjera qe ne nuk i kemi dëshiruar e dëshirojmë, me ushtrinë vëlla grek. Pavarësisht se, duam qe te lidhemi ngushte dhe te luftojmë armikun e përbashkët, sinqerisht e me aleatët.

Këto te gjitha, ne hollësi, ja parashtruan Mbretit Zog I-re, ne Londër. Po ashtu, edhe një kopje e vendimit te Qeverise Mbretërore Shqiptare, ne mërgim Stamboll, ju dërgua menjëherë Kryeministrit Shqiptar, Koço Kotta ne Athine, për Qeverinë Greke.

Dhe, presim udhëzime telegrafisht, nga Madhëria e Tij, Mbreti Zog I-re, ne Londër, qe te nisim sa me shpejt lajmëtaret për Shqipëri me udhëzimet, qe t’i qetësojmë nervat e mbare popullit, kundër barbarizmave te ushtrisë greke. Qe, mos te behet asnjë veprim me i vogël, kundër ushtrisë mike e aleate greke e, mos te gënjehen se këto, janë me tepër propagandat e armikut fashist. I njëjti raport, iu paraqit qeverise Turke dhe ministri ynë, Asaf Xhaxhuli, shkoi me te shpejte ne Ankara.

Aty, u pranua menjëherë nga Presidenti i Republikës, Excellenca e tij, Ismet Inonue, ku ja parashtroi te gjitha ngjarjet e shkaktuara, ne viset e okupuara prej grekeve, ne tokat shqiptare. Ata, me këtë rast, kane shtypur edhe disa pulla me pamjen e Korçës e Gjirokastrës, duke deklaruar se; këto janë greke. Ata nuk e kane marre parasysh gjithashtu, pezmatimin e zemërimin e popullit shqiptar, kundër ushtrisë greke. Natyrisht, kjo ndihmohet edhe nga italianet.

Presidenti Inonue, me anën e ambasadës Turke ne Londër, Teufik Rushdiut, ja ka referuar tekstualisht Mbretit ne Londër, e u tha: Duhet te porositni te gjithë njerëzit tuaj, e popullin mbare, qe ne asnjë mënyre, mos te behet ndonjë veprim kundër ushtrisë greke; se mos harroni qe, ky akt është ne pozite shume te keqe. Duke humbur çdo te drejte pranë aleateve, kur vihet ne veprim Qeveria Kukull, ajo qe fashizmi, e ka vene ne Shqipëri. E me çdo mënyre, ndaloni një gjë te keqe kundër grekeve. Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Enveri, një njeri i paskrupullt, profesoruc që aksidentalisht u gjend në mbledhjen e PKSh-së, për gabimet trashanike të kryetarit tonë, Koço Tashko, i cili...”! Dëshmitë e ish-ministrit, që vuajti 15 vjet në Burrel

Next Post

“Në Festivalin e RTSH-së, ja ndryshuan titullin e këngës dhe i vënë emrin e nipit të Enverit, në ‘99-ën, një ‘kantautor’ korçar, ja përvetësoi...”! / Historia e trishtë, e autorit të “Lulja e Majit”!

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Pasi më përjashtuan me ceremoni nga rinia para shkollës, u futa në klasë, ku Ferit Mandia, personifikimi i shpirtit ma të keq dhe i shëmtimit si njeri, drejtoi gishtin nga unë…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Konviktorët nga rrethet, si Peço Fidhi, Koço Anesti Opari, Alfred Uçi, Nasho Jorgaqi etj., ne studentët shkodranë, do t’i quejshim ‘SS-ët e Partisë’, pasi ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Sjellja vulgare e disa konviktorëve, do të pasqyronte provincializmin e tyne me fanatizmin komunist që kishin fitue, ose rrugaçërie, si Hajredin Çeliku nga Elbasani, kurse Hamit Beqja…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
Next Post
Memorie.al

“Në Festivalin e RTSH-së, ja ndryshuan titullin e këngës dhe i vënë emrin e nipit të Enverit, në ‘99-ën, një ‘kantautor’ korçar, ja përvetësoi...”! / Historia e trishtë, e autorit të “Lulja e Majit”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!