• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Kapiten Gani Ohri, u vra nga italianët, majorët Fuat Dibra, Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi, presin urdhëra, kurse togerët, Tahir Hoxha e Hysni Vula…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

“Kur koloneli Emin Akyn, na tha se; Mbreti Zog, bashkë me familjen dhe Suitën, mbërriti fare mirë në Londër e u akomodua në Hotel ‘Ritze’, ministri Asaf Xhaxhuli…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Kapiten Gani Ohri, u vra nga italianët, majorët Fuat Dibra, Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi, presin urdhëra, kurse togerët, Tahir Hoxha e Hysni Vula…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Unë, mora një letër prej Legatës Mbretërore Shqiptare në Paris, nga Charge D’Afaire, Milto Noçka, ku më komunikonte një urdhër të Mbretit Zog i I-rë…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
“Kur koloneli Emin Akyn, na tha se; Mbreti Zog, bashkë me familjen dhe Suitën, mbërriti fare mirë në Londër e u akomodua në Hotel ‘Ritze’, ministri Asaf Xhaxhuli…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Më datën 14 qershor ’39, isha në Shkup, duke biseduar me Aqif Lleshin, Himçe Kabën dhe Haxhi Lleshin, të cilët donin të ktheheshin në Dibër, por…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Kapiten Gani Ohri, u vra nga italianët, majorët Fuat Dibra, Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi, presin urdhëra, kurse togerët, Tahir Hoxha e Hysni Vula…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Nga Hysen Selmani

Pjesa e njëzetedy

Memorie.al/ Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

                                               Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

“Edhe, Kryeministri Kotta në Athinë, akoma nuk ka bërë asnjë marrëveshje në bisedimet me kryeministrin Grek, Metaksain. Kjo u shkaktua nga situata e re, që Italia i shpalli luftë Britanisë së Madhe dhe Francës, e që tani grekërit, rezervohen në bisedimet”.

Ministri Xhaxhuli, ju përgjigj: “Po, për sa i përket të vajtjes të kryeministrit shqiptar, Kotta në Athinë, kjo ka qenë me thirrjen që ju bë prej kryeministrit grek, Metaksai, për një bisedim në interesat e të dy shteteve. Dhe, kryeministri Kotta, me urdhrin e Mbretit Zog, u ndalua në Athinë, po në atë kohë nuk ishte në gjendje se, Italia nuk i kishte deklaruar luftë Britanisë së Madhe, e kjo, e pengoi kryeministrin Kotta. Dhe pa vajtur në Francë, e gjithnjë janë në bisedime, po pa asnjë përfundim. Po mirë, ku është arsyeja greke që nuk përfundojnë? A i kanë deklaruar gjë kryeministrit Kotta?! Se qysh duan, apo vetëm si shkak frikësimi. E, pra sot, grekët nuk kanë frikë prej italianëve. Por, këtu prapë janë fajet angleze, se po të duan anglezët, kjo realizohet menjëherë”.

“Nuk ka tjetër arsye, – tha kryeministri turk, Saraxholu, – vetëm se tani, grekët e ndjejnë veten të siguruar, e të fortë. Prej kësaj, mendojnë të përfitojnë mbi interesat e tyre. Nuk jam krejt i sigurt në këtë lajm, por grekërit, janë të çuditshëm kur e gjejnë tjetrin në ndonjë zor. Kështu, i nxjerrin pengesa, por juve ju, duhet të arrini me një marrëveshje leale, mundësisht me grekët. Sepse, ne, siç ju kemi thënë gjithnjë, po ashtu ua ka përsëritur dhe kryetari i Republikës, Ismet Inonue, jemi të vendosur, për përkrahjen e Shqipërisë në të gjitha fazat, po të na jepet rasti”.

Me këto fjalë u ndanë. Ministri Asaf Xhaxhuli, u kthye në Stamboll, tepër i kënaqur. Tekstualisht, këto ja ka parashtruar Këshillit Ministror Shqiptar, ku u vendos të përpilojë një raport mbi të gjitha, për t’ja parashtruar Madhërisë së Tij, Mbretit Zog, në Londër. Kuptohet, këto, bashkë me lajmet e reja, të marrura nga Shqipëria.

Nga territori i Shqipërisë, ashtu si dihej prej shumë kohësh, Italia, në 28 tetor të vitit 1940, ka mësyrë Greqinë, në shkallë të gjerë. Qeveria në mërgim, i dërgon telegram kryeministrit grek, Metaksait, duke e siguruar për miqësinë e saj. Ndërkohë, luftëtarët shqiptarë, organizohen që të përballojnë sulmin dhe të ndihmojnë grekët. Janë bërë 5000 veta, që presin që të futen në Selanik dhe që andej, nën drejtimin e adjutantit, Hysen Selmani, t’i binden urdhrave të autoriteteve greke, kundër fashizmit.

Por, grekët hezitojnë dhe bashkë me ta edhe anglezët. Te dyja vendet zyrtarisht, ende nuk e njohin qeverinë në mërgim të shqiptarëve, ndërsa janë futur në luftë, kundër Italisë. Vetë Mbreti, i bën një thirrje popullit shqiptar, që jeton në Shqipëri, kundër fashizmit dhe mundësisë për t’u larguar nga propaganda e fashizmit. Një luftë për të gjithë.

Ndërsa, lufta italo-greke, zhvillohet në frontin shqiptar, një gjë është e vërtetë për të gjithë: Lufta e sapo nisur, do të vazhdojë gjatë. Por, ndërsa Italia demoralizohet nga ditë në ditë, për shkak të disfatave, grekët e kanë vështirë që të bëhen miq me shqiptarët, pavarësisht se arrijnë fitore, për çdo ditë. Në jug të Shqipërisë, ata bëjnë propagandën e tyre dhe duket se e harrojnë, që ngecja e fashistëve, i dedikohet se shumti edhe luftës së shqiptarëve.

Në kohë lufte, njihen të gjithë, dhe ca më tepër, miqtë e vërtetë. Turqit mbeten miqtë e shqiptarëve dhe janë gati, që të mbajnë edhe emigrantët, që tashmë u bëhet jeta e vështirë në Jugosllavi. Vetë shqiptarët, përpiqen sipas mënyrës së tyre dhe shumica syresh, janë gati që të luftojnë. Por, Mbreti u bën të njohur faktin, se ata duhet që të presin deri në momentin që do të vendosë politika në Angli. Ashtu si është vendosur gjithmonë, politika botërore, u thotë kryetari i shtetit turk, shqiptarëve të mërgatës.

Ndërkohë, shqiptarët e mërgatës kanë filluar që të përgatiten dhe ata janë gati në çdo moment, për të treguar veten. Në Jugosllavi, i kërkojnë funksionarit grek, që të luftojnë në Greqi. Por, për një kauzë, që duket se nuk u vlerësohet. Shqiptarët në vitet ’40-të, gjenden të tradhtuar në sentimentin e tyre. Në pjesën e kujtimeve, që jemi duke botuar, jepet sabotimi i madh që i bënë shqiptarët luftës italo-greke dhe ndihmës se tyre, pa asnjë interes.

Kjo shmanget nga grekët, por edhe nga jugosllavët, që duket se janë të tmerruar nga fashizmi. Ndërsa grekët, falë dhe ndihmës britanike, duket se janë ngritur shumë. Ata ndjehen fitues të mëdhenj. Por, ka ardhur koha e invazionit gjerman dhe grekët e dinë se, nuk do të jetë njësoj si me Italinë. Për shqiptarët, është ‘njësoj’. Ata janë njësoj të pushtuar dhe kushdo që do të kalojë nga vendi i tyre, do të quhet armik.

Qeveria shqiptare në mërgim, bën të njohur publikisht sabotimin që kanë bërë shqiptarët, për luftën italo-greke. Informacioni ka ardhur përmes lajmëtarëve shqiptarë, që bëjnë lidhjen e Mërgatës së Jugosllavisë me Shqipërinë. Kulmi ka qenë kur Murat Basha, Akif Lleshi dhe Profesor Mustafa Gjinishi, me mijëra shqiptarë, kanë kërkuar që të kalojnë direkt, për të shkuar në Greqi. Ministri grek, në Beograd, i pret mirë dhe i thotë se, do t’i lajmërojë, që ata të shkojnë por më vonë ai hesht.

Ndërkohë, i gjithë problemi duket se është diplomatik. Kuptohet pak më vonë, se grekët kanë frikë se shqiptarët, do të pretendojnë, që të ndryshojnë kufirin. Nga ana tjetër, grekët nuk kanë hezituar dhe e kanë treguar veten. Ata janë sjellë keq me të gjithë shqiptarët, në çdo krahinë, ku kanë shkelur. Mbreti Zog, i del të keqes përpara dhe i duhet që të bëjë thirrje tashti, për vëllazërim me ushtrinë greke.

Stamboll, 5 nëntor 1940

Me një raport urgjent, na lajmërojnë Qendrat në Jugosllavi dhe këtë raport, e kanë dërguar me anën e ambasadës turke në Beograd. Ata thonë: “Sot u kthyen lajmëtarët, që ishin ngarkuar të shpërndanin thirrjet që i bëheshin popullit, si edhe me udhëzimet e qendrave dhe oficerëve, që hë për hë, të mos bëhet asnjë veprim, deri në një urdhër të dytë. Ata, duhet që të jenë të gatshëm dhe ngushtësisht të lidhur njëri me tjetrin, në të gjitha grupet.

Ata do të marrin udhëzime, drejtpërdrejt nga kolonel Husein Selmani, i cili ndodhet në Greqi. Lajmëtarët, detyrën e kanë kryer ashtu si lipset. Ku kanë marrë më shumë persona kontakt dhe lajmet që sjellin, janë të vërtetuara. Ditën e parë të mësymjes, që bëri ushtria italiane kundër Greqisë, u bënë shumë sabotime, kundër ushtrisë italiane, prej disa batalioneve.

Madje, një pjesë oficerësh e ushtarësh, u bashkuan me grekët dhe një pjesë tjetër, mori malet. Sot, në Shqipëri, është një anarshi komplet, kundër ushtrisë italiane. Janë prerë shumë komunikacione dhe vërtetohen në shumë vende, sabotazhe. Gjithkund, nëpër malësi, e kanë në dorë elementi ynë. Ndërsa, italianët, grumbullohen nëpër qytete. Ndryshimi i urdhrave, ka shkaktuar një mos kënaqësi, se është shumë zor për ta ndaluar.

Kapiten Gani Ohri, u vra në ndeshje dhe po ashtu edhe shumë prej ushtarëve. Major Fuat Dibra e major Ndrec Prenga dhe Zeko Borshi, janë tërhequr me gjithë forcat e tyre, e presin urdhra. Po ashtu, kanë kaluar në Resnje, toger Tahir Hoxha e toger Hysni Vula, me një kompani ushtarësh prej Bilishti. Ata deklarojnë se, ditën e parë të mësymjes, u ndeshëm me divizionet italiane në Kapshticë dhe një pjesë e madhe, kaloi në Greqi e, na morën malet. Por, nga dimri, kaluan kufirin e dolën në Jugosllavi”.

Ushtarakët shqiptarë, kishin marrë urdhër, sipas fjalëve të tyre që: “në orën 12 të natës, të datës 27-28 tetorit 1949, kishim urdhër për të afruar objektivat të caktuara, në kufirin grek. Ne, na kishin caktuar në vijat e para. Kur komanda e divizionit do të jepte shenjën, në orën 4 të mëngjesit, ne do të mësynim menjëherë kufirin grek, në Kapshticë. Por, sa na u dha shenja, ne menjëherë filluam marshimin. Komandanti i batalionit, na dha urdhër: Tani është dita e luftës kundër Italisë, bashkë me vëllezërit grekë.

Kur ne morëm qëndrimin kundër divizionit fashist, në këtë kohë, plasi lufta dhe italianët për herën e parë, u tërhoqën. Lufta vazhdoi në mes tonë për 4 orë, mes shqiptarëve e italianëve dhe këta u tërhoqën. Kur italianët mbrapa, përparuan lehtas deri në lartësirat e Follorinës, ne e patëm të vështirë për t’u bashkuar shpejt me grekërit dhe kaluam në Prespë, ngaqë ishte shumë ftohtë e vendi krejt i zhveshur”.

Lajmëtarët shqiptarë, kanë sjellë lajm se: “Në gjithë viset e Shqipërisë, është hapur fjala se, Madhëria e Tij, Mbreti Zog, është në Athinë. Po ashtu komandanti, kolonel Husein Selmani, ndodhet në rrethet e Follorinës, me 20.000 ushtarë të mobilizuar, në koloninë shqiptare në Turqi. Ky ka marrë përsipër, okupimin e Korçës, Librazhdin dhe Elbasanin”.

Në këtë pikë, vazhdon adjutanti: “Edhe grekët tani pa masë, zhvillojnë një propagandë në gjithë viset e Shqipërisë. Duke lëshuar lloj lloj fletësh anonime, me titullin: ‘Italia të hidhet në det me çdo kusht’; ‘Të çlirohet toka shqiptare’; ‘Luftoni armikun fashist, kudo që të mundeni’; ‘Çlironi vendin tuaj të shenjtë’. Këto janë pa masë, ato që grekët lëshojnë në gjithë vendet shqiptare, duke shtuar se, keni me vete Britaninë e Madhe dhe Grekët”.

Lajmëtarët, njoftojnë për shqiptarët që luftojnë në Greqi se: “Vendi ku ndodhemi, është krejt i tronditur. Nuk mundet të fiksojmë qëndrimin e saj, pavarësisht se ushtria dhe populli, janë kundër Italisë fashiste. Por, mos harroni që qeveria, dridhet nga frika naziste, dhe vendi, është mbushur me agjentë nazi-fashistë gjithandej. E, në qoftë se, Greqia ka për t’u okupuar prej Italisë, këta do të bashkohen me Gjermaninë.

Kështu flitet këtu, në shumë persona me rëndësi. Ditën, që mësyu Italia Greqinë, sipas urdhrit tuaj (Mbretit), menjëherë dërguam një komision në ambasadën greke këtu në Beograd, të tre grupet: Major Murat Basha, Akif Lleshi, Profesor Mustafa Gjinishi, duke i uruar fitoren e plotë, kundër armikut të përbashkët. Ata kërkua që të lihen të lire, për të kaluar në Greqi, në bazë të telegramit, që kishin nga kolonel Husein Selmani”.

Më poshtë, njoftohet për të njëjtën ditë: “Ministri grek, na priti shumë mirë dhe na tha: Tani po i telegrafoj Athinës, e sa të marrë përgjigjen, ju lajmëroj. Vetëm se më lini një adresë, na tha. E falenderuam dhe dolëm. Por, i dhamë gjithsesi një adresë. Pas 8 orësh, kur morëm telegramin dhe telefonin tuaj (adjutantit), për të ndaluar çdo veprim, deri në një urdhër të dytë, këtë nuk ja komunikuam ministrit grek. Por, edhe ajo, akoma asnjë përgjigje nuk na ka dhënë. Duket se, nuk pranojnë grekërit. Arsyen e dini ju.

Siç na lajmërojnë, disa miq këtu me mjaft kompetencë, në Qeverinë Jugosllave, se grekët e ndjejnë veten të fortë, se Britania e Madhe, nuk ka për të lënë në asnjë mënyrë, që ushtria italiane, të përparojë në tokën greke. Kështu grekërit, kanë gjetur kohën të përfitojnë me një marrëveshje, Vori-Epirit Shqiptare. Dhe, sa u përket punëve të shqiptarëve, po e bën, duke derdhur shpallje me aeroplanë gjithandej, e duke e shënuar se, Mbreti Zog, është në Athinë dhe se ushtria shqiptare, nën komandën e kolonel Husein Selmanit, po lufton krah për krah me ushtrinë aleate greke, për çlirimin e Shqipërisë. Pra, luftoni fashizmin me çdo sakrificë, e çlironi vendin tuaj.

Ne, siç ju njoftuam, jemi gjithmonë të gatshëm dhe prapë i dërguam menjëherë lajmëtarët dhe udhëzimet në Shqipëri, po me të njëjtat këshilla. Që, mos të dëmtohen pa u realizuar një marrëveshje me grekët. Shumë oficerë, që sabotuan ushtrinë fashiste, e u bashkuan me ushtrinë greke, nuk i shohin me sy të mirë. E, thuhet se, Zeko Borshin, e kanë vrarë, po lajmi mbetet i pakontrolluar. Mbetemi në pritje të udhëzimeve. Rroftë Mbreti”.

Versace – Dibër, Valjeva

Prof. Mustafa Gjinishi, Akif Lleshi, N/kolonel Kucuk Ullogaj

Prof. Hasan Reçi, Shaqir Dema, Major Murat Basha

Agr. Abedin Çiçi, Himçe Kaba, Kapiten Hamza Drini

Kap. Shaban Tirana, Haxhi Lleshi, Kapiten Shyqri Baftiari

Versace 5 Nëntor 1940 Dibër

Stamboll, 20 nëntor 1940

Në këtë ditë, mundohet që të lidhet Mbreti, me njerëzit e tij. Lartmadhëria e Tij, Mbreti Zog I-rë, i dërgon një letër udhëzimi, kolonel Husein Selmanit. Letra është kjo:

“I dashuri kolonel, kam marrë të gjitha raportet që me keni dërguar dhe sidomos këtë të fundit, me 12 nëntor 1940. Megjithëqë, i mungojnë hollësirat. Por, më ka ardhur shumë keq, për veprimet që po bëhen në vendin tonë, sepse, akoma nuk ka ardhur koha e padobishme.

Ju, komunikoni të gjithë grupeve në Jugosllavi, e të tjerëve, se unë, jam duke bërë të gjitha, për realizimin e të drejtave të barabarta me shtetet, që sot gjenden në luftë, kundër armikut të barabartë. U mbushën 18 muaj nga okupimi i vendit tone, prej armikut të përbashkët dhe të popujve demokratë.

Ne e kemi luftuar invadorin dhe po e luftojmë, akoma. Por duhet që, edhe e drejta jonë, të përfshihet në familjen ndërkombëtare, të Kombeve të Bashkuara në Luftë. Pse, në asnjë mënyrë, nuk është më e vogël se sa ajo, e të tjerëve. Për disa arsye të çastit politik, ne akoma nuk jemi brenda.

Të besojmë në kuptimin e drejtësisë, së Britanisë së Madhe dhe të intensifikojmë përpjekjet tona, për të siguruar pranimin e Shqipërisë, me një Qeveri Legale, si një aleate e Shteteve, që sot ndodhen në luftë, kundër armikut të përbashkët. E cila do të arrihet.

Ftoj të gjithë grupet në Jugosllavi dhe në Shqipëri, e të gjithë shqiptarët, të rrinë të gatshëm dhe nuk duhet të dëshpërohen, se lufta ka filluar, por nuk ka mbaruar. Dhe, ju siguroj se, Shqipëria, do të çlirohet dhe do të gëzojë independencën me kufijtë e saj kombëtarë, ashtu si e ka fituar, 28 vjet më pare, kur ishte e lirë dhe e lumtur. Në mënyrë që, ta gëzojnë shqiptarët e vetëm, siç janë shqiptarët e bashkuar, në flakën e shenjtë të një vëllazërimi kombëtar, të kulluar e të panjollë.

Me kaq, të pritni udhëzimet që shpresoj për së shpejti do i merrni. Dhe, ju dërgoj të falat e mia, të gjithëve edhe juve”.

“Ric” Hotel London, 17 Nëntor, 1940, ZOG I-rë.

Menjëherë, u njoftuan të gjitha grupet, si në Jugosllavi, po ashtu edhe në Shqipëri, në udhëzimet e Sovranit tonë August. Pra, që t’i përmbahen denjësisht, këtij veprimi.

Natyrisht, vazhdon adjutanti- mesazhi i Mbretit u rriti moralin të gjithëve, sepse, pati hyrë një dëshpërim. Arsyeja, ishte pak moskuptimi, për faktin se, nuk pranohemi në kampin aleat, për të luftuar kundër Italisë Fashiste, si dhe lloj-lloj diskutimesh të pavend, që qarkullonin si propagandë. Apo, që prapë Shqipëria, po jepej si “pajë” e të tjera. Por, kjo sot në shekullin XX-të, nuk mund të bëhej, për shkak se shqiptarët, luftonin për vendin e vet e, lirinë e tyre. Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 08 Maj 2023

Next Post

“Nga versionet e ngritura rezultoi se, Agron Hazbiu, mund të ketë gjetur vdekjen, nga dy punëtorët, G.Sh. dhe P.B. që ishin me të, pasi ata...”/ Relacioni sekret për ngjarjen tragjike e 28 janarit 1989

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
21 Vjet burg komunist

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
21 Vjet burg komunist

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 7, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
21 Vjet burg komunist

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 7, 2025
Memorie.al
21 Vjet burg komunist

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 7, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
21 Vjet burg komunist

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
21 Vjet burg komunist

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
Next Post
“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,…”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut

“Nga versionet e ngritura rezultoi se, Agron Hazbiu, mund të ketë gjetur vdekjen, nga dy punëtorët, G.Sh. dhe P.B. që ishin me të, pasi ata...”/ Relacioni sekret për ngjarjen tragjike e 28 janarit 1989

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme