• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, June 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në këmbim të sabotimit, Fultzi do t’i jepte Kujtim Beqirit një shpërblim financiar, prej 200 e ca stërlinash floriri, të cilat…”/ Akt-akuza e montuar, që çoi në plumb e litar, inxhinierët e Kënetës së Maliqit

“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946
“Varrëmihës i kampit të Kozarës, ishte djaloshi Elmaz Libohova, që i shoqëruar nga tre policë, e mori Foto Tomidhin e vdekur në krahë dhe e futi në një gropë, por natën aty…”/ Historia tronditëse e vitit 1948
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946
“Deputetja socialiste, Luljeta Bozo, u rrit në shtëpinë e zaptuar të inxhinierit të pushkatuar dhe nusëroi në vilën e grabitur të djalit të burgosur të Sevasti Qiriazit, pasi…”/ Historia e trishtë e diktaturës
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946
“Proceset gjyqësore ndaj të ashtuquajturit ‘Grupi sabotator’ i kënetës së Maliqit, çuditërisht, filluan më 8 nëntor 1946, pikërisht në ditën e përvjetorit të…”! / Refleksionet e studiueses së njohur
“Proceset gjyqësore ndaj të ashtuquajturit ‘Grupi sabotator’ i kënetës së Maliqit, çuditërisht, filluan më 8 nëntor 1946, pikërisht në ditën e përvjetorit të…”! / Refleksionet e studiueses së njohur
“Të burgosurin Sezai Garo nga Korça, si dënim, e futën në koliben e derrit të komandantit Tasi Marko dhe pas tre ditësh, kur polici…”/ Dëshmitë tronditëse nga Këneta e Maliqit

Nga Msc. Kejsi Ziu

Pjesa e parë

Memorie.al / Që në fillimet e ekzistencës së tij, regjimi komunist në Shqipëri u karakterizua nga shkelje të së drejtave më themelore të njeriut, si mjet i vazhdueshëm pune, duke nisur që nga eliminimi i pronës private, te përdorimi i punës së detyruar, trajtimi çnjerëzor e poshtërues dhe burgimi, vrasja e kundërshtarëve apo individëve të tjerë, të kapur në shakullinë shkatërruese të agresionit komunist. Një shembull konkret i kësaj politike thellësisht çnjerëzore e antishqiptare, është arrestimi i grupit të inxhinierëve të ngarkuar me detyrën e tharjes së Kënetës së Maliqit, të akuzuar nga regjimi si sabotatorë dhe bashkëpunëtorë të spiunazhit amerikan në Shqipëri.

Disa nga çështjet për diskutim janë: A ishte grupi teknik realisht sabotues, pra, “agjent i misionit amerikan në Shqipëri”, apo kjo ishte një akuzë e përdorur nga regjimi, për të eliminuar ndikimin e SHBA-së në Shqipëri? A e përdori Sigurimi i Shtetit, arrestimin e grupit të inxhinierëve të Maliqit, për të larguar ndikimin e frymës perëndimore demokratike nga Shqipëria, dhe për ta kthyer Shqipërinë, në një vend pa asnjë lloj transparence demokratike dhe llogari-dhënieje, për veprimet qeverisëse? Cilat ishin akuza dhe e vërteta e inxhinierit më të ri në moshë, Kujtim Beqiri? Cili ishte pozicioni dhe roli i Fultz-it në Shqipëri?

Gjithashtu mund të lexoni

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Eliminimi i konceptit të pronës private nga regjimi socialist, si mjet për luftën e klasave!

Modeli i ekonomisë shqiptare në periudhën komuniste, u përqendrua në eliminimin gradual të të gjitha formave të pronës private, nëpërmjet shtetëzimit të plotë të të gjitha degëve të ekonomisë e tregtisë dhe të kalimit në planifikimin tërësisht të centralizuar. Instrumenti kryesor ligjor, që në fillimet e shtetit komunist, ishte Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë, e vitit 1946. Funksioni kryesor i kësaj Kushtetute, ishte rrëzimi i gjithë sistemit të mëparshëm të drejtësisë dhe krijimi i një sistemi të ri.

Frymëzimi kryesor i hartimit të saj dhe i të gjithë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në vitet 1945-1946, ishte eksperienca e Bashkimit Sovjetik. Me Kushtetutën e vitit 1946 u shpall: “Republika Popullore e Shqipërisë, është shtet i punëtorëve dhe i fshatarëve punonjës” (neni 2), sikurse “Puna, për çdo shtetas të aftë për punë, është detyrë dhe nder sipas parimit: ‘kush nuk punon, nuk ha’” (neni 13). Duke e shpallur veten përfaqësuese të popullit, pra, të punëtorëve dhe të fshatarëve, që kishin si mjet të vetëm jetese vetëm punën, krijohej hendeku ndarës, me të gjithë shtresat që zotëronin një lloj prone dhe i hapej fushë veprimi luftës së klasave: pronarë-jo pronarë.

Pasi justifikoi me kushtetutë këtë situatë të luftës së klasave, në vitet 1945-1946, shtetëzimi i pronave private nga shteti u krye me ritme shumë të shpejta dhe propaganda e kohës e konsideronte, si një prej sukseseve më të mëdha të regjimit komunist. Në Kushtetutën e 1946, neni 35, theksohej se; çdo shtetas shqiptar, detyrohej të ruante dhe të forconte pasurinë shoqërore (shtetërore dhe kooperativiste), e cila konsiderohej si “bazë e shenjtë dhe e paprekshme e demokracisë popullore, burim i fuqisë së Atdheut, i mirëqenies dhe i kulturës së të gjithë punonjësve”.

Sipas kësaj dispozite, ata që preknin pasurinë shoqërore, konsideroheshin si armiq të popullit. Thellimi i mëtejshëm i luftës së klasave, u sanksionua edhe në Kushtetutën e 1976, neni 4, që theksonte se: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, zhvillon pa ndërprerë revolucionin, duke iu përmbajtur luftës së klasave dhe ka për qëllim të sigurojë fitoren përfundimtare të rrugës socialiste, mbi rrugën kapitaliste, të arrijë ndërtimin e plotë të socializmit e të komunizmit”.

Ishte kjo ideologji e luftës së klasave, që u përdor masivisht për të përndjekur dhe eliminuar fizikisht shtresën e intelektualëve shqiptarë dhe të gjithë ata, që nuk ishin dakord me regjimin sllavo-komunist. Në këtë shtresë intelektualësh, bënin pjesë edhe disa inxhinierë dhe personel tjetër teknik, që punonin në tharjen e Kënetës së Maliqit – edukimi akademik e profesional i të cilëve, binte në kundërshtim me ideologjinë e regjimit komunist.

Propaganda dhe e vërteta mbi grupin e inxhinierëve të Kënetës së Maliqit 2: Skenari për “sabotim” dhe akuza publike!

Siç rezulton edhe nga dosjet hetimore-gjyqësore, pjesëtarët kryesorë të grupit që u akuzuan për sabotim, ku bënin pjesë edhe inxhinierët drejtues të punimeve për tharjen e kënetës, ishin: Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Vasil Mano, Zyrika Mano, Mirush Përmeti, Paolo Saggioti, Eugenio Scaturro, Pandeli Zografi, Aleks Vasili, Mihal Stratobërdha, etj. Dokumenti që përmban akt-akuzën e ngritur nga Prokuror Haznedari, i akuzoi si: “organizatë tekniko-sabotatore, e cila ka kryer vepra sabotazhi me stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, me qëllim ngadalësimin e rindërtimit ekonomik të Shqipërisë, si dhe për kryerje të veprave të spiunazhit në favor të agjentëve të huaj”.

Abdyl Sharra dhe më pas, Kujtim Beqiri, ishin drejtuesit e punimeve në Kantierin e Maliqit, siç rezulton edhe nga relacionet e Sigurimit Shtetit për zhvillimin e punimeve atje, ndërsa pjesa tjetër shërbenin si punonjës në kantier, në pozicione si inxhinierë, gjeometër, llogaritar, etj. Përjashtim bënte Zyrika Mano, e cila ishte një shtetase me origjinë kroate, e martuar me njërin prej inxhinierëve, Vasil Mano. Ajo u akuzua si personi që realizonte komunikimin midis Fultz-it dhe grupit të inxhinierëve. Prokuroria në këtë akt-akuzë, përveç Fultz-it, implikonte dhe dy misionarë të UNRRA-s, si bashkëpunëtorë në sabotim.

Implikimi i punonjësve të UNRRA-s, në gjyqin dhe dënimin e grupit të inxhinierëve “sabotatorë” të Kënetës së Maliqit, rezulton nga proces-verbali i dëshmive të Vasil Manos dhe Kujtim Beqirit, që tregonin se; punonjësit e UNRRA-s kishin ardhur 3 herë në Maliq, një herë në 15 maj, një herë në 13 qershor dhe një herë në muajin korrik, për të pyetur mbi detajet dhe statistikat e punimeve të kanalit të Maliqit.

E analizuar nga një pikëpamje juridike, pretenca e prokurorit fillon duke theksuar rëndësinë e veçantë që kishte ky gjyq për Shqipërinë, për nga niveli i tradhtisë, që grupi i inxhinierëve kishin treguar. Sipas pretencës, nëpërmjet sabotimit me stil të gjerë, në strukturën ekonomike dhe më pas politike të shtetit, synimi final i grupit të inxhinierëve, të cilët cilësoheshin “reaksionarë ndërkombëtarë”, ishte të vendoste në rrezik integritetin e vendit dhe të mashtronte pushtetin dhe popullin.

Pretenca nuk ka pothuajse asnjë argument juridik. Nga fillimi në fund, ajo përmban një diskurs të ndikuar politikisht. Vetë prokurori, nuk kishte formim arsimor në fushën e së drejtës. Qëllimi i tij i shprehur në pretencë, ishte të “demaskonte” grupin e inxhinierëve. Bie në sy fjalori i përdorur për të formuluar akuzat, paraqitja e provave të mundshme, deri përdorimi i fyerjeve kundrejt të pandehurve, me cilësimet “mbeturina balliste dhe fashiste”, “banditë”, “katilë”, “spiunë të poshtër”, apo cilësimet; “egoist, kriminel i shitur”, për Kujtim Beqirin, etj., element inekzistent ky në procese gjyqësore të rregullta. Për shkak të mos ekzistencës ende të një Kodi Penal, e vetmja bazë ligjore për ngritjen e akuzave ndaj të pandehurve, ishte Ligji nr.21, datë 15.12.1944, “Mbi sabotatorët e Luftës Nacionalçlirimtare“.

Gjyqi

Sistemi gjyqësor në vitin 1945, ishte i ndërtuar në bazë të Ligjit nr. 41, datë 14.1.1945 “Mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake”, neni 79, i të cilit parashikonte se; drejtësia në Republikën Popullore të Shqipërisë, do të jepej nga Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë, nga gjykatat popullore dhe nga gjykatat ushtarake. Gjykata e Lartë Ushtarake, që gjykonte çështjen e kënetës së Maliqit, përbëhej nga tre anëtarë, përkatësisht një nënkolonel dhe dy kapitenë ushtarakë. Fillimisht, kjo gjykatë krijohej si gjykatë ad-hoc, për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjet që kishin të bënin me krime të tradhtisë së lartë, apo krime të tjera politike.

Ajo që vihet re nga shqyrtimi i dosjes që përmban proces- verbalet e seancave gjyqësore, është se gjyqi për “sabotatorët e Kënetës së Maliqit”, zgjati vetëm 16 ditë; Seancat gjyqësore u mbajtën në mjediset e Kinemasë “17 Nëntori”. Përgjatë gjithë kohës, iu bë një publicitet shumë i madh. Mediet e kohës pasqyronin në mënyrë të vazhdueshme, pamje nga gjyqi, duke përdorur një gjuhë agresive fyerjesh, për të përshkruar grupin e inxhinierëve, me qëllim ushqyerjen e propagandës. Gazeta “Bashkimi”, 1946, publikonte vazhdimisht artikuj kundër grupit të inxhinierëve dhe detaje nga seancat gjyqësore.

Vendimi i Gjykatës është shumë i shkurtër, vetëm 4 faqe dhe përsëri aty nuk përmbahen argumente juridikë, për të mbështetur apo kundërshtuar pretencën e prokurorit dhe dënimin e dhënë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e paraqitur nga avokatët mbrojtës, është shumë e dobët dhe e shkurtër. Bie në sy se të pandehurit i kanë pranuar “fajet” dhe tregojnë pendesë të thellë, për veprimet e tyre. Në proces-verbalin e mbrojtjes të hartuar nga avokati Vasil Xhaja, i pandehuri Kujtim Beqiri, kërkon falje të dënimit prej gjykatës, sepse ishte kryefamiljar dhe kishte 8 persona në ngarkim, megjithëse ende shumë i ri në moshë.

Në përfundim, vendimi, që mori gjykata për shumicën e të pandehurve, ishte ai i dënimit me vdekje. Inxhinierët Kujtim Beqiri dhe Abdyl Sharra, u dënuan më varje në litar, ndërsa Zyrika Mano, me të shoqin, me pushkatim. Për sa i përket dënimit të Zyrikës, shumë studiues kanë diskutuar se Zyrika ishte shtatzënë, në kohën e pushkatimit, element shtesë ky që dëshmon përsëri mbi shkeljet e pastra që i bëheshin të drejtave të njeriut, në kohën e regjimit komunist.

Kujtim Beqiri: Procesi gjyqësor dhe e vërteta mbi të

Kujtim Beqiri u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, në 24 tetor 1946 dhe bazuar në proces-verbalin e mbajtur nga ky i fundit, u mor në pyetje tre herë, në datat 4, 6 dhe 9 nëntor 1946. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij, në mënyrë të përmbledhur, ai dhe “element të tjerë të pakënaqur”, ishin kontaktuar dhe rekrutuar nga Fultzi, pas çlirimit të Shqipërisë (1943), në kohën që ai punonte pranë Ministrisë Botore.

Fultzi i propozoi krijimin e një organizate me element teknikë – intelektualë, në krye të së cilës duhet të ishin ish-nxënës të tij, me qëllimin për të pritur në gatishmëri momentin, kur qeveria e atëhershme e përkohshme, të zëvendësohej me një qeveri pro anglo-amerikane. Puna e kësaj organizate, do të përmblidhej në sabotimin indirekt të ndërtimit të vendit, dhe si rrjedhojë, duhet të kishte të dëmshme për qeverinë për sa i përket ekonomisë dhe vijës së saj politike. Përveç ndihmës nga misioni amerikan, duhej që teknikët dhe përgjithësisht intelektualët, të sabotonin ritmin e punës së rindërtimit e për rrjedhojë, të ndikonin në humbje të “kredibilitetit të qeverisë ndaj popullit”.

Në këmbim të sabotimit, Fultzi do t’i jepte Beqirit një shpërblim financiar, prej 200 e ca sterlinash floriri, të cilat ai do t’ia shpërndante pjesës tjetër të grupit. Këto sabotime, do të shpreheshin nëpërmjet mospërfundimit të punimeve në kohë dhe kryerje të propagandës në favor të demokracisë amerikane, tek punëtorët që punonin në Maliq. Në kohën kur kantierin e Maliqit e drejtonte Kujtim Beqiri, akuzohet se janë provokuar greva të ndryshme nga punëtorët dhe kanë dezertuar rreth 100 punëtorë dhe kjo ka ardhur për shkak të punës politike që ka bërë ky, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë.

Pseudonimi i tij i vendosur nga Fultzi, sipas dëshmisë, ishte “Kab”. Ky është tjetër element, që tregon se Sigurimi Shtetit donte t’i nxirrte inxhinierët si organizatë kriminale, e organizuar në mënyrë të sofistikuar, deri në atë pikë sa të kishin edhe pseudonime me njëri-tjetrin. Përsëri në bazë të dëshmisë së dhënë prej Kujtim Beqirit, tregohet se Fultzi e kishte instruktuar që të sabotonte edhe vepra të tjera, me ndërtimin e të cilave ishte ngarkuar, përpara se të caktohej me punë në Maliq, në vend të Abdyl Sharrës. Shembuj të përmendur aty, janë ndërtimi i rrugës së Bicaj, apo ura e Rrogozhinës mbi Shkumbin, e cila ishte ndërtuar fillimisht nga italianët, në kohën e Ahmet Zogut, u hodh në erë gjatë luftës nga gjermanët dhe ishte rindërtuar menjëherë pas çlirimit, në vitin 1945.

Këto vepra për të cilat komunistët ngritën pretendime si të sabotuara, në realitet, jo vetëm mbijetuan gjatë gjithë periudhës së diktaturës, duke kryer plotësisht funksionin e tyre, por disa prej tyre, ekzistojnë ende sot, gjë që dëshmon se ishin ndërtuar sipas parametrave të duhur teknikë. Ato janë dëshmi edhe e seriozitetit dhe përkushtimit profesional të inxhinierit Kujtim Beqiri, që drejtoi punën për ndërtimin e tyre.

Pas transferimit të tij në Maliq, supozohet se Kujtim Beqiri së bashku me inxhinierët e tjerë të akuzuar më lart, me të cilët mblidhej rregullisht fshehurazi për të diskutuar mbi vazhdimësinë e sabotimit, hartonte raporte periodike për Fultzin mbi vijimin e sabotimit, të cilat i dërgonte nëpërmjet Zyrakës apo nëpërmjet komunikimeve verbale që bënte me vetë atë. Sipas procesverbalit të dëshmisë së Kujtim Beqirit, gjithsej ishin organizuar katër mbledhje, ku në dy prej tyre ishte diskutuar mbi raportet që do t’i dërgoheshin Fultzit nëpërmjet Zyrika Manos. Sipas akuzës, këto letërkëmbime, ai pasi ua lexonte anëtarëve të tjerë të grupit, i griste. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Uzinën e Telit, s’e pranuan, se kishte babanë e arratisur, por në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, e ndihmoi drejtori Emin Musliu si dhe shefat e kuadrit, M. Pulti e Xh. Elezi...”/ Historia e trishtë e Abdyl Ali Koprenckës

Next Post

“Një mesoburrë, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, me shikim depërtues, pasi më përshëndeti, më tha: "Vij nga FBI-ja. Ju jeni Skifter Këlliçi...”?/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
Next Post
“Një mesoburrë, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, me shikim depërtues, pasi më përshëndeti, më tha: “Vij nga FBI-ja.  Ju jeni Skifter Këlliçi…”?/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja

“Një mesoburrë, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, me shikim depërtues, pasi më përshëndeti, më tha: "Vij nga FBI-ja. Ju jeni Skifter Këlliçi...”?/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!