• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Në Bolonja, na shpallën ‘Qyetar Nderi’ se kryebashkiaku ishte komunist, kurse në Hagë, na thanë se disa sportistë, kërkuan filma pornografik dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-volejbollistit të “Dinamos”

“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Ai nuk ka qenë thjesht një kualifikim, por pas “Partizanit” më 1961-in, më shumë në “pole position”, në Kupën e Kampioneve, tani është “Dinamo” e Tiranës. Përtej rrjetës, do të jenë italianët e “Virtusit”, një kundërshtar potent, që nga vështirësia, është gati e pamundur të matesh me ta. Kanë eksperiencë në të tilla takime, lojtarë cilësorë, trajtime, sponsorizime, kushte. Por si lindi dhe si u ndërtua formacioni më spektakolar në volejbollin shqiptar të djemve, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar? Çfarë ishte ajo 6-she që befasoi, jo vetëm realitetin kombëtar, por edhe atë jashtë kufijve të Shqipërisë komuniste?

                                                  Vijon nga numri i kaluar

“Në Bolonjë, Kryetari i Bashkisë ishte i Partisë Komuniste, na bënë “Qytetarë Nderi”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

Biseda më Ylli Shehun ishte vërtet emocionuese. Prej vitit 1990-të, i larguar nga Shqipëria, dhe i vendosur pranë Këlnit në Gjermani, ku jeton bashkë me familjen, u befasua fillimisht. Por shumë shpejt, biseda nisi e ndalej aq më shumë kur i tregova motivin, çfarë kujtonte nga ajo “Dinamo”, takimet me “Virtus”, e Italisë, ato më pas, si kapiteni i asaj skuadre të madhe. I kam njohur nga afër, dhe kujtoj kur rreshtimi i “Dinamo”-s niste me Shehun kapiten autoritar, shutër, shtatlartë 1.91 m., fizik i admirueshëm, korrekt, edukatë profesioniste edhe sot 84 vjeçar, i pa ndryshuar.

Z. Ylli, çfarë kujtoni në sfidat ndaj ekipit Italian, “Virtus”?

Italianët erdhën në Tiranë, pa ditur çfarë ishte Shqipëria, niveli i volejbollit tonë, që shërbeu si favor për ne, dhe e menduan të lehtë fitoren. Kujtoj tifozerinë dhe në korridor pas takimit, kur midis tyre dikush i bërtiste: “Ju thashë, të mos i nënvleftësonit”. Ishte një rezultat që befasoi edhe gazetarët italianë që shoqëronin skuadrën.

Ndeshja e parë, fitore taktike?

Aplikuam shërbimin valëvitës, sulm dhe lojë të shpejtë, me topa të ulët, ndaj bllokut shtatlartë me shuterëve të fuqishëm të tyre. Në atë kohë, në Tiranë ndodhej Zhen Gou Hëng, një trajner kinez, i cili jepte eksperiencën e tij. Por në Itali, ai nuk erdhi!

Shkojmë te ndeshja e kthimit, si e kujtoni atmosferën para atij takimi?

Ajo u zhvillua në mbrëmje, në një pallat sporti me publik e tifo të madhe, ndërsa ne na kishin kapur emocionet. Humbëm, por u kualifikuam. Duhet të bënim detyrimisht 17 pikë plus, por pas të 18-tës që na siguroi kalimin, pati rënie në lojë. Por nga frika se ato të protokollit, ishin gjyqtar italianë, trajneri Vangjel Koja mori pushim, foli ashpër. Ne reaguam dhe bëmë në total, 29 pikë.

Humbisni por kualifikoheni?

Loja jonë varionte, në kombinimet, alterimet e mia që isha në formë, me Asllan Rusin në pozicionet 2, 4, bashkë me Enis Terihatin, Lulollin, Sharofin, Ali Bushatin, Kiço Lenën dhe organizimin e lojës, e kishin në dorë Tan Panteqi e Kreshnik Tartari. Pas ndeshjes u përqafuam, se për festime të mëdha, edhe pse ishim kualifikuar, nuk bëhej fjalë. Diheshin festimet tona, gjithçka nën presion, jo të lirë.

Është thënë se në Bolonjë, ju shpallin “Qytetarë Nderi”?

Në banketin e organizuar në mbrëmje, vjen Kryetari Bashkisë së Bolonjës, që lexoi një dekret, me të cilin ai na shpallte “Qytetarë Nderi”. Ai ishte anëtar i Partisë Komuniste dhe e bënte për të na nderuar ne, me që vinim nga një vend komunist. Na dhanë edhe medaljen.

 Ekzistonte frika për largime, pra nëse dikush nga ekipi mund të qëndronte në Itali, duke kërkuar azil politik?

Përgjegjës i ekipit, ishte Vaskë Afezolli, njeri shumë korrekt. Kur po shëtisnim në qytet, i shihte djemtë, kishte frikë e shpesh më thoshte, se mos ikte ndonjëri. Aq sa tërhoqi vëmendjen e shoqëruesit tonë, i cili më pyeti, çfarë ka pse shqetësohet përgjegjësi juaj? Kudo kur shkonim jashtë vendit i këshilloja shokët të ishim të rezervuar, të kujdesshëm. Qëndronim në grup e të shkëputur, nuk guxonim të komunikonim me të huaj, kishim porosi, “mos i fol askujt”, na thoshin!

Në çfarë itinerari u kthyet në Shqipëri?

Shkuam në Ravena, ku qëndruam 3-4 ditë, flinim dhe trajtoheshim në anijen “Skënderbeu”, bënim stërvitje në qytet, me skuadrën vendase. Por siç na thanë papritur, ishte prishur kontrata dhe malli po rikthehej në anije, dhe ajo do vonohej. Pas kësaj, me tren na dërguan në Trieste, dhe me anijen “Dajti”, pas një ndalese në Rijeka, mbërritëm në Portin e Durrësit. Ka qenë një det i qetë, si liqen dhe kapiteni një korçar, shok i Vaskës, na krijoi mundësinë të stërviteshim në hambarin e boshatisur të saj.

Flasim pak për ndeshjen e zhvilluar nw Hagën e padrejtësisë e të “kaubojsave”?

Kujtoj setin e dytë, kur gjyqtari nuk na lejoi të bënim pikën e 14-të. Pastaj haptazi në të tretin duke na frenuar te pika pestë, pa na lejuar të 6, e të 7, që na jepnin kualifikimin. Pati nervozizëm nga ne, Ali Keta, përgjegjësi i ekipit, unë reagova ashpër ndaj tij. Ndërkohë, para takimit, shoqëruesi e pyet Xhelën, mos doni të shihni ndonjë film? Po iu përgjigjëm ne, mundësisht me kaubojsa. E di çfarë na tha ai? Para jush, këtu ishin ato të CSKA-së, skuadër e madhe, lojtarë të vegjël. Kur i pyeta se çfarë donin të shihni, më kërkuan filma pornografikë!.

Po fryn tjetër “erë”, për volejbollin shqiptar…?!

Ishin takime, rezultate, përfaqësime që jepnin shenjat se një cikël i ri ka nisur, me shpresë për një ndryshim rrënjësor e tjetër mentalitet në volejbollin tonë. E reflektuar te Dinamo, një grup harmonik, në ndeshje, stërvitje, bashkë kudo. Nga të gjithë, me Vasil Bingën dhe Tan Panteqin, kam patur më shumë miqësi. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84

Next Post

“Hua Kuo Feni, kryetar i Kinës ‘socialiste’, bisedonte shtruar në pallatin e Shahut, kurse SAVAK-u, vriste në masë popullin dhe patriotët iranianë, mirëpo Phalevi ra nga fiku e...”/ Ditari politik i Enverit në ’79-ën

Artikuj të ngjashëm

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
Sport

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

May 24, 2025
“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

January 23, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

December 11, 2024
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

November 22, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
Next Post
“Hua Kuo Feni, kryetar i Kinës ‘socialiste’, bisedonte shtruar në pallatin e Shahut, kurse SAVAK-u, vriste në masë popullin dhe patriotët iranianë, mirëpo Phalevi ra nga fiku e…”/ Ditari politik i Enverit në ’79-ën

“Hua Kuo Feni, kryetar i Kinës ‘socialiste’, bisedonte shtruar në pallatin e Shahut, kurse SAVAK-u, vriste në masë popullin dhe patriotët iranianë, mirëpo Phalevi ra nga fiku e...”/ Ditari politik i Enverit në ’79-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!