• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit

“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit
“Sapo na njoftuan për vdekjen e Enverit, bashkë me kolegun D.D., u mbyllëm në zyrën tonë në Komitetin Qendror dhe nxorëm shishen e rakisë…”/ Dëshmia e panjohur e ish-diplomatit
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit
“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit

Nga Arqile Semini

Pjesa e dytë

Memorie.al / Ditën e festës së 29 nentorit të 1984-ës, ne që u ndodhëm pranë tribunës kryesore, fare pranë, e pamë dhe e kuptuam që Enver Hoxha, i kishte ditët e numëruara. Asnjeri nga ne, shokët e Drejtorisë së Jashtme të aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, nuk guxoi që ketë mendim ogurzi, ta permendte në sy të tjerëve, bile as me shokun e zyrës. Ne në aparat shikonim, dëgjonim e kuptonim, disa sinjale për shëndetin e shokut Enver, por asnjeri nuk komentonte. Disa nga frika, apo kujdesi për të ruajtur veten nga gjërat me zarar, disa nga deshpërimi për hatanë e madhe që po e priste Partinë dhe shtetin tonë, të tjerë nga zakoni, për t’u marrë me punën e tyre. Me kohë, edhe atëhere kur kuptonim ndonjë sinjal të qartë, bije fjala kur vinim re ditë e javë të tëra, qe Nexhmije Hoxha, nuk dilte në zyrë, ne u mësuam me zakonin, për të mos menduar se Enver Hoxha, ishte i sëmurë.

                                               Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Ikja e Ismail Kadaresë nga Shqipëria

Misioni i diplomatëve shqiptarë në Paris, ka qenë një detyrë e vështirë. Vërtetë që ka patur diplomatë të zotë, si puna e Kahreman Yllit, Javer Malos, apo Misto Treskës, por veçanërisht ai që pati më tepër sukses në opinionin e gjerë francez, ka qenë “Ambasadori pa letra kredenciale-Ismail Kadare”. E kam njohur Ismailin, qysh nga tetori i vitit 1953. U takuam për herë të parë, në shtëpinë e shkrimtarit Mark Ndoja, në Tirane. Ai atëhere ishte një lloj Meceni, për letraret e rinj. Ismaili kishte dalë në publik, me librin e tij të parë, të poezive djaloshare.

Unë kisha çuar ne Lidhjen e Shkrimtarëve një roman, që nuk u botua kurrë. Marku, duke njohur talentin e Kadaresë, me naivitet (mbase?) mendonte se edhe unë, do të isha një nga shkrimtarët e ardhshëm, që do të bëja emër. Na ftoi të dyve (pa ditur gjë ne të ftuarit), për drekë në shtëpinë e tij. E mbaj mënd si tani, Ismailin djalosh, gjimnazist, qe sapo kishte filluar te hidhte hapat e para, në rrugën e letërsisë, por me sigurinë e talentit të tij, që më vonë do të bënte jehonë në botë.

Pas tetorit të 1953-s, ne rrallë herë kemi qëlluar bashkë. Rrugët tona ishin ndarë. Ismaili fluturonte në qiejt e lavdisë dhe të famës botërore. Ndërsa mua, më kapi për fyti shtriga-politike! Megjithatë, midis nesh, kishte mbetur një kujtim, një lloj ndjenje e heshtur shoqërore, që unë nga ana ime, e quaja “miqësi të vjetër” dhe besnike e kohës së rinisë së hershme. Me mendje e me fjalë, kam qenë gjithnjë përkrah Ismailit, se çmoja talentin e tij. Kur atë e sulmonin në prapaskena ose publikisht, unë mbaja anën e tij, sepse thosha që; talenti dhe emri i tij; i duhej Shqipërisë. Unë nuk kisha asnjë lloj pushteti, për të përmirësuar pozitën e Ismailit, kur ai ndodhej ngushtë. Kisha vetëm fjalën e mirë për të!

Ne u ndjemë njëfarësoj më pranë, kur Ismaili u martua me Elenen, me të cilën kam qenë shok kursi në fakultet dhe më vonë ne Komitetin Qendror të Rinisë, kishim zyrat pranë për një kohë të gjatë. Gjatë dyzet vjetëve, kam shkuar dy herë në shtëpinë e Ismailit. Njëherë kur banonte në “21 dhjetori”. I kisha dhënë për të parë një novelë timen, që e shkrova nën ndikimin e Albert Kamys. Sa mbaj mend, Ismailit dhe Elenes, u kishte pëlqyer novela ime, por ai më tha se; nuk do ta pranonin për botim. Ashtu ndodhi…! Njëherë tjetër, kur Ismali filloi botimin e një reviste letrare në gjuhën frënge, priste që unë të shkoja të punoja me të. As kjo gjë, nuk u realizua!

Vetëm kur shkova me punë në Paris, pata mundësi të takohesha me Ismailin, sa herë që vinte aty për punët e librave, që botonte në Francë, apo për ndonjë veprimtari letrare. Ismaili, nuk e kishte më qejf ardhjen në ambasade. Këtë ma kishte thënë disa herë. Por tani “që më kishte mua”, në ambasadë, ai gjente ndonjë shkak për të kaluar aty. Të paktën, kështu më dukej mua. Por, unë pata shumë prova të tjera, që më dhanë të kuptoj, se Ismaili nuk mërzitej me shoqërinë time. Ai vinte pa teklif, në apartamentin ku banoja unë, në lagjen 15 në Paris. Një here e gjeta atje ulur, pa ndonjë gjë përpara. I bëra shenjë gruas, që të ulte ndonjë gjë.

Por, Ismaili, që m’u duk tepër i mërzitur, bëri shenjë me dorë, se nuk deshte gjë dhe i kërkoi leje time shoqe, që të dilte me mua, për të ngrënë darkën jashtë. Shkuam në një restorant, jo larg hotelit ku banonte Ismaili…! Ai të nesërmen, do të kthehej në Tirane. Ishte mërzitur, se kur kujtonte atë kontrollin në doganën e Tiranës dhe mënyrën poshtëruese, sesi e bënin atë kontrollin atje, Ismailit i ngriheshin qimet e kokës përpjetë nga inati…! “Nesër do të zihem, do të bëj sherr! Është poshtërsi – thoshte ai – kalon një pispiruqe, e s’e nget njeri, pse është vajzë e Byrosë Politike?! Kurse mua më kthejnë valixhen përmbys…”?!

I thashë që të mos bënte sherr, se nuk do të fitonte gjë! Por, ai me të vërtetë, bëri sherr në doganën e Tiranës (në aeroportin e Rinasit) dhe asaj radhe, ishte ankuar te Foto Çami, i cili kishte ndërhyrë. Nuk ishte rasti i parë, që ai ndërhynte për Ismailin, për disa ishte i njohur fakti se Ismail Kadareja, vite me radhë, pësoi një farë ‘persekutimi’, nga ana e Ministrisë së Jashtme, duke i sjellë pengesa, për çështjen e pasaportës dhe të vizave për jashtë shtetit.

Unë, nuk e kuptoja këtë veprim dhe nuk më mbushej mendja, se një qëndrim i tillë denigrues ndaj Kadaresë, bëhej për shkak të burokracisë së Ministrisë së Jashtme. Dikush nga lart, nga Komiteti Qendror i Partisë, ndonjë njeri me pushtet, vepronte në hije. Dhe këtë ngatërresë që e nevrikoste pamasë Kadarenë, e zgjidhi Foto Çami. Qysh nga ky moment, Kadareja, nuk pati të bënte me me Ministrinë e Jashtme, por direkt me Foton.

Me Ismailin, kemi biseduar shpesh për gjendjen në Shqipëri. Ai më fliste me një farë entuziazmi, kur shikonte shenja të zbutjes në politikën e brendshme dhe shpresonte se Ramiz Alia e Foto Çami, do të bënin diçka. Pati një periudhe, që sa here që vinte në Paris nga Shqipëria, Ismaili më sillte ndonjë lajm të mirë. Shpresonte Ismaili, shpresoja edhe unë, se i besoja atij!

Me Ismailin, bënim shpesh biseda “të rrezikshme” (apo të ndaluara), për gjithçka që kishte ndodhur në Shqipëri: për punën e fesë, të barazimit të pagave, të mbylljes të Shqipërisë, për tufëzimin e bagëtisë dhe për jetesën e Bllokut në Tirane. Me neveri të hapur, Ismaili fliste për; “budallenjtë që mblodhi rreth vetes Enver Hoxha”! Unë ia kisha frikën, jo për vete, por për atë, se ishte inatçi e mos i shpëtonte goja të fliste kaq hapur, edhe kur kthehej ne Tiranë!

Duke qenë pranë tij në takime, dreka apo darka, në bisedat e Kadaresë me personalitete të ndryshme franceze, unë njoha më mirë, jo vetëm Kadarenë si talent i madh, me përmasa botërore, d.m.th., Kadarenë si shkrimtar, por edhe Kadarenë si erudit, një njeri me mendime origjinale, jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të linguistikës e historisë. Kam parasysh dhe takimin e Kadaresë, në Universitetin e Sent-Etienit, me profesorë e studentë të filozofisë, ku ai me argumente shkencore, foli për aftësitë shprehëse, të gjuhës shqipe…!

E kam dëgjuar Kadarenë, në shtëpinë e Klod Dyranit, drejtor i “Fajar”-it, ku botonte në frëngjisht librat e tij; në shtëpinë e Ogarit, në bisedë me akademikët Doteriv dhe Zhuv, për pikturën apo letërsinë frënge; në drekë me Mishel Pikolinë dhe Zhak Atalinë; në pritjet në ambasadë apo gjetkë, me Andre Fontenin, me Alen Boskenë apo Kosta Gavras, dhe në raste të tjera…!

Me rastin e festimeve me të vërtetë madhështore, që u bënë në Paris për 200 vjetorin e Revolucionit Francez, Ismail Kadareja, ishte nga të paktit shkrimtarë të botes, që u ftuan personalisht nga Presidenti i Republikës franceze, Fransua Miteran…! Herën e fundit, që takova Ismailin në Paris, vura re një farë pezmatimi në çehren e tij. Nuk guxova të pyesja, se çfarë kishte. Një parandjenjë fatale, po më shkëpuste nga ai. Një parandjenjë, e sigurt!

Unë isha futur në valle, për shkak të pozitës sime në ambasadë. Sinjalin e parë e mora, nga Klod Dyran, drejtor i “Fajarit”. Ishte fundi i gushtit 1990. Sekretarja e Dyran-it, pa dhënë asnjë shpjegim, më tha se zoti Dyran, kërkonte një takim urgjent me mua. E prita menjëherë. Ai e paraqiti thjesht çështjen: kërkonte vizën që të shkonte vetëm në Tiranë dhe sa më parë, sepse kështu kishte rënë dakord me Kadarenë. Unë i premtova që do të bëja çmos, nga ana ime, për t’ia plotësuar dëshirën.

Në të vërtetë, Klod Dyran dhe Zhak Atali, ishin në listën, që mund të shkonin në Tiranë, që para një viti. Ata nuk e realizuan dot ketë vizitë. Në raste të tilla, unë isha i autorizuar nga ‘Qendra’ që brenda gjashtëmujorit të parë të vitit pasardhës, mund t’u jepja vizat, miqve francezë…! Dyran, merrte përditë në telefon. Së fundi, atë ditë që i thashë të dërgonte sekretaren për të marrë vizën, akoma nuk kishte autorizimin nga Tirana…!

Pas dy javësh, ndërsa isha në aeroport për të pritur njerëz, me porosi nga Tirana, u ndodha ballëpërballë me Klod Dyran-in, që kthehej nga Tirana. Pas tij, vinte një vajze e re, pak e ndrojtur. Dyrani më pyeti a e njihja dhe pa marrë përgjigje nga unë, më tha se ishte vajza e vogël e Kadaresë. Unë e shëmbëlleva menjëherë, megjithëse kishte shumë vite pa e parë. Pak kohë pas kësaj, nga “Fajari”, më njoftuan se do të vinte në Paris, Ismaili, me të shoqen (bëhej familja komplet, sepse vajza e madhe, ishte aty për studime).

Unë i thashë se si zakonisht, po i zija vend në hotelin e tij të preferuar. Sekretarja e Dyran-it nuk më tha as jo, as po! Kur vajta në hotel “Derbi”, më thanë se vendet tashmë ishin rezervuar. Nuk e di përse asaj dite, nuk u ndodha në aeroport për të, kur arriti Ismaili? Prisja të nesërmen që të më merrte në telefon. Më mori një ditë më vonë, për një çështje ordinere. Nga zëri m’u duk, se nuk ishte i qetë. I thashë që të më lajmëronte vetë, kur të kishte kohë, të paktën për të pirë një kafe…! Mirë!-tha, dhe me kaq, u mbyll biseda ime e fundit, me Ismail Kadarenë në Paris.

Dyshimet se diçka po ndodhte me shkrimtarin e madh, unë i bluaja në kokën time, pa i folur me njeri. Ndërsa në apartamentet, ku ishin vendosur gratë e dy bllokmenëve, në sy të gruas sime, bisedonin për Kadarenë: njëra thoshte se ai nuk kthehej më në Shqipëri, tjetra e kundërshtonte pak me xhelozi, se dinte më pak se e para. Dhe ja, një pasdite, nga ditët e fundit të tetorit 1990, më merr në telefon nga ambasada, shoku i shërbimit dhe më tha që të shkoja menjëherë atje.

Më dorëzoi letrën, një zarf i madh, që kishte prurë korrieri i “Fajar”-it, nga ana e Kadaresë. Unë i rashë në të dhe pa e hapur zarfin, thashë me vete: “Si duket Ismaili, na la opingat”! Në zyrë, nga kureshtja po më prisnin dy-tre diplomatë, që ishin ndodhur atje…! Ishte letra qe Ismail Kadareja, ia dërgonte Ramiz Alisë, ku e njoftonte për vendimin që kishte marrë, për të qëndruar me gjithë familjen, në France. Parandjenja fatale, ishte realizuar…!

Gjeta mënyrën që të nesërmen, letra t’i binte në dorë Reis Maliles. Në Tirane ishte hapur Konferenca Ballkanike. Dikush atje, këtë rastësi, e interpretoi si të bërë me qellim nga Kadareja! Nuk vonoi reagimi i Tiranës. Një komunikatë e ashpër e ATSH-së, ishte tepër bajate, e shkruar me nervozizëm. Ajo mbeti në zyrën time, pa u shpërndare, të paktën kopjet, që mbajta për vete. Pak ditë më vone, shikoja me habi, një kthesë në qëndrimin e Tiranës. Ministri vetë, me telegram të mbyllur, më udhëzonte me fjalë të matura, se si ta trajtonin “çështjen Kadare”?

Ishte metoda e njohur: Ler një dokument “brenda vijës”, që nesër sido që të vinte puna, përgjegjësinë ta shkarkonin mbi ambasadën. Dhe, ishin po këta njerëz ne Ministri, qe disa javë më vonë, nuk i përgjigjeshin propozimit tim, për një takim me Ismail Kadarenë! Bile u propozova dhe variantin që Kadarenë, ta takoja në planin personal dhe jo zyrtar, si i Ngarkuar me Punë i ambasadës. Përgjigje negative së fundi…!

Ndërkohë, një homolog nga një vend perëndimor, më ishte zotuar, se ai mund të organizonte një takim privat me Kadarenë, në shtëpinë e tij në periferi të Parisit. Ketë gjë, nuk e shkrova në telegramin që i bërë Qendrës për çështjen e takimit me Kadarenë. S’i dihej, se si po vinin punët në Shqipëri, njeriu mund të priste çdo gjë nga njerëz, që po u rrëshqiste pushteti nga duart…! Hija e nomenklaturës së vjetër, ende nuk ishte larguar nga ambasada në Paris! Memorie.al

(*Ish-diplomat në Paris, nga viti 1985-1991)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 23 Shtator 2023

Next Post

“Rustemi, i cili ishte i papërmbajtur në torturat ndaj meje, pas ’90-tës, pa kaluar tre vjet nga dënimi ynë, u emërua në krye të Hetuesisë së Përgjithshme dhe...”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Para se ta arrestonin, kur i thashë ministrit Nesti Nase, se nga SHBA, nuk kishim ndonjë rrezik ndërhyrje në Shqipëri, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gazetarit dhe diplomatit të karrierës

“Rustemi, i cili ishte i papërmbajtur në torturat ndaj meje, pas ’90-tës, pa kaluar tre vjet nga dënimi ynë, u emërua në krye të Hetuesisë së Përgjithshme dhe...”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!