• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

MESAZH NGA UKRAINA, ELEGJI NËN BOMBARDIME DHE BUZËQESHJA…

Nga Visar Zhiti

 

I dashur V., mik i dashur,

jam shumë mirënjohës për solidaritetin dhe ndihmën e sinqertë në luftën e vendit tim për liri. Për fat të mirë jam gjallë në këtë ruletë ruse që po ngjet në kryeqytetin tonë. Do të shohim se si do të jetë gjendja me pushtimin nga Bjellorusia në veri të Kievit, që mund të jetë dhe fillimi i dërrmimit të regjimit të Lukashenkos, i cili nuk mbështetet më nga shumica e ushtrisë së tij, por që shumë pjesë kontrollohet nga forcat ruse. Tani për tani me 12000 njerëz dhe qarkimi me rreth 3000 nga ushtria jonë dhe 4000 brenda, sulmi në Kiev duket i pamundur.  Por në qytete të tjera si Mariupol dhe Chernihiv, ku njerëzit po vdesin urie për javë të tëra pa energji elektrike, gaz dhe ujë, nën bombardime e bombardime si dhe në rrethinat e Kivit, ku është dhe shtëpia ime e familjes, kemi një katastrofë humanitare. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

Përqafime miqësor!

D.

              Është mesazhi më i fundit që më vjen nga Ukraina, nga poeti Dmitry Chystiak, për të cilin kam shkuar diçka, kam botuar disa poezi të tij dhe një interviste, ku u përgjigjet 7 pyetjeve në luftë për lutën në Ukrainë, kam thënë se ai është profesor i letërsisë dhe i frëngjishtes në Universitetin Kombëtar “Taras Shevçenko” të Kievit, poezia e tij është botuar në shumë gjuhë të tjera dhe ka marre shumë çmime letrare. .

Po si t’i përgjigjesha mesazhit të tij? Nuk kam asgjë veç lotëve dhe lutjeve dhe zemrës time me ju. Kaq..

A ka mbërritur mesazhi im apo ajrin e shqyejnë shpërthimet e tmerrshme dhe fjalët vdesin dhe bien si pendë flatrash të djegura.

Dhe çudia është se ai më ka dërguar dhe një elegji në anglisht, e shkruar tani nën bombardimet në një dhomë që dritaret i ka të mbuluara me raftet e librave që të mos duket drita jashtë, se pranë saj predhat kanë shkatërruar shtëpi të tjera.

Po shkatërrohet një vend sovran, me kulturë dhe traditë, me njerëz të lirë që duan t’i largohen gjithnjë e më shumë të kaluarës së tyre, kur ishte një perandori komuniste me qendër Moskën, me tiranë në krye si Lenini dhe Stalini dhe pjellat e tyre si Putin sot, që vazhduan deri dhe në Shqipërinë e vogël me enveristët.

Por do të doja të flisnim për poezinë e Dmytro Chystiak, që iku përmes bombardimeve për të gjetur mua, megjithëse ka një thënie se kur gjëmojnë topat, muzat heshtin. Në fakt realitetet kanë treguar dhe të kundërtën. Shqipëria e di, se kur kishte letërsi të realizmit socialist me plot gjëmime, fshehtas pati dhe letërsi ndryshe, poezi që dolën nga burgjet dhe internimet. .

Dhe tani nga lufta. Poeti Dmytro Chystiak, burrë i ri te nja 35 vjetët, nuk po zgjatem, mjafton shëmbëlltyra e atij si Njeriu që po qëndron nën bombardime, kur po vriten njerëz me mijëra e bëhen gërmadha për një çast pallate, institucione, spitale, teatro, etj, teksa miqtë e Dmytro Chystiak nëpër Europë, në Azi e Amerikë e kanë ftuar të ikë nga andej.

Jo! Ai po rri pranë luftëtarëve të vendit të tij, që po luftojnë për atdheun dhe Europën, sipas tij, mes qytetarëve dhe sakrificave të pabesueshme, i përkushtuar në këtë luftë, ndërkohë i lidhur me shumë televizione jashtë vendit, ku jep intervista me frëngjishten e tij “excellent”, (edhe foton e poetit e nxora nga ekranet e një televizioni të huaj) dhe tregon gjendjen dramatike, shkaqet dhe historinë, të ardhmen që do ta fitojnë me gjak, duke dhënë sa më shumë shpresë njerëzore.

Teksa në televizionet tona akademikë dhe politologë të rëndomtë arrijnë deri aty sa mundohen ta justifikojnë agresionin rus, nga që NATO paskërka kaluar “gardhin”, sepse paskësh “gardh” liria e popujve dhe sovraniteti i vendeve dhe demokracia që duan të kenë si sistem, e ndonjë me dinakëri kërkon të vendosë Putinin djathtas më shumë se majtas, kur ai si i çmendur po bombardon sa djathtas dhe majtas dhe po s’e ndalën, ai nuk do të ndalet nëpër Europë dhe botë me turr stalinisto-hitlerian, teksa bashkëpunëtorët e nazizmit i quajnë pafalshëm kuislingë, ndërsa ata të stalinizmit, që tradhtuan interesat e atdheut në kohë paqeje nuk i dënojnë si kuislingë të Kremlinit, etj, etj, por unë desha thjesht tani t’i bashkohemi besimit të poetit ukrainas Dmytro Chystiak dhe të popullit të tij edhe me anë të poezisë, të shkruar nën bombardime.

Ajo ngjan me buzëqeshjen e tij, që e shohim tani në intervistat televizive, që edhe pse e trishtë, është e mrekullueshme, është buzëqeshja e njeriut të vërtetë, që nuk e shëmtuan  luftërat, që asnjë bombardim nuk ka për ta asgjësuar, nëse do të mbeten njerëz mbi fytyrë të dheut.

Në vend të buzëqeshjes, ja poezia, që e nxjerrin ne për herë të pare…..

DMYTRO CHYSTIAK

TOKË E GJALLË 

In memoriam,

për Anastassiya Kobzina dhe Ilia Solovyov.

І

Gjyshi im vdiq pa asnjë fjalë për luftën.

Pa asnjë fjalë për luftën gjyshja ime vdiq.

Ndaj urisë dhe punës dhe frontit

Ata lëshuan disa fjalë të ashpra dhe aq.

9 Maji ishte festa më e madhe e tyre,

Këngët e tyre, lotët e tyre pa asnjë fjalë për luftën.

“Unë nuk do të flas, Zoti im!

Jo më, jo më. Ju hedhim

Në karroca për në varrezën masive”.

Fjalët e gjyshes pranë varrit të saj.

ІІ

Pranë rafteve të mia të librave, nën bombardime,

Uniforma e gjyshit, mbuluar me medalje,

Shpata e tij (17 vjeç, në Shcholkovo afër Moskës,

Pastaj në Detin e Veriut, kaq shumë të vrarë

Në këtë tokë akulli, pastaj kënga,

Futbolli, Kakhovka dhe Kievi, dashuria e jetës së tij

Që më bën të buzëqesh edhe sot),

Medaljet e gjyshes sime, bijë e luftës

(Fëmijëria në kolkhoz, gjithçka për frontin,

Dhe një gjerman që miqësisht thotë “fshihu!”,

Në rajonin Vinnytsa një dimër i tërë,

Në papafingo ajo fshihet dhe nazistë s’ka më

Pastaj këngë dhe socializëm dhe rënia,

Dhe kërkimet i tij për urinë e madhe me Stalinin),

Ata qëndrojnë ende bashkë, me

Dy republika motra, në raftet e librave,

Nën bombardime, pastaj shpërthimet.

ІІІ

Kjo tokë dimërore është e gjallë, e thellë.

Asnjë fjalë për luftën, në varrin e tyre të përbashkët.

Predha i zgjon siç bëri në shenjtëroren Babi Yar,

Dhe dalin nga bota tjetër, por unë e di,

Ata nuk janë në anën tjetër, por bashkohen

Me tonën.  Dhe gjyshja ime vazhdon

Me vullnetarët dhe gjyshi im me marinarët,

Nga ana jonë, ata që ndjekin Kozakët,

Ata që shmangin frikën dhe hedhin veten

Të pambrojtur në tanke, në stepa,

Si në kohën e helenëve, në këtë tokë të vjetër

Ku “Lavdia!” bie, gjëmim pas gjëmimi.

ІV

Kjo tokë dimërore është ende e gjallë, aq larg.

Gjyshi im nga Shçolkova lufton,

Gjyshja ime nga Haysyn vazhdon,

Pas tyre, errësirë ​​mbi errësirë,

Dritë mbi dritë, botë pas botëve,

Kumbime, përgjakje, mbi kryqe rriten

Trëndafilat e Jeruzalemit Qiellor,

Gjaku i tyre bashkon Kostandinopojën dhe Kievin,

Rubedoja e qyteteve të ringjallura,

Shekull pas shekulli, tempull pas tempulli,

Për të ujitur pemën tonë të përbashkët

Përballë një pranvere që po shquhet së fundmi.

Kiev, Mars 2022

__________________________________

Përktheu nga anglishtja Visar Zhiti       

 

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pashallarët shqiptarë, nuk e kuptonin se në radhë të parë, ishin nënshtetas të Sulltanit dhe fisi Zogu i Matit …”/ Libri i udhëtarit suedez, që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

Next Post

Kalendari Historik 25 Mars 2022

Artikuj të ngjashëm

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm
Art & Kulture

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur
Art & Kulture

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

June 2, 2025
“Todi Thanasi ishte mjaft kërkues për rritjen e shkallës së aktrimit dhe për të realizuar rolet, ai studionte më parë…”/ Historia e aktorit e regjisorit që iku i ri, por la gjurmë në teatrin e Durrësit dhe në kinematografi
Art & Kulture

“Todi Thanasi ishte mjaft kërkues për rritjen e shkallës së aktrimit dhe për të realizuar rolet, ai studionte më parë…”/ Historia e aktorit e regjisorit që iku i ri, por la gjurmë në teatrin e Durrësit dhe në kinematografi

June 1, 2025
“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!
Art & Kulture

“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!

May 31, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja

May 27, 2025
“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë…!
Art & Kulture

“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë…!

May 25, 2025
Next Post
Mars

Kalendari Historik 25 Mars 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!