Nga Vasil Qesari
Memorie.al/ Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e zhgënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit e kishin pranuar atë? Cila qe logjika totalitare e transformimit të shoqërisë e individit? Si qenë konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit? Si ndodhi që ndër mbarë vendet komuniste të Lindjes europiane, Shqipëria të cilësohej përjashtim apo rast i veçantë? Pse Enver Hoxha i qëndroi verbërisht, fanatikisht e gjer në fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer në fund të viteve ’80-të? Pse vendi u izolua çmendurisht, duke i mbyllur njerëzit mes bunkerësh e telash me gjemba? Përse, pra, ndodhën gjithë fenomenet e mësipërme…?! Libri ‘Post-scriptum për diktaturën’, s’pretendon t’u japë përgjigje definitive pyetjeve të mësipërme, apo kompleksitetit të arsyeve që sollën e mbajtën në fuqi pushtetin totalitar në Shqipëri. As edhe të jetë një afresk i plotë, i thellë e i gjithanshëm i jetës e vuajtjeve që përjetuan njerëzit gjatë atij sistemi. Autori i tij, ndofta, ka meritën që bashkë me shikimin retrospektiv të periudhës totalitare si dhe zellin e një analisti të pasionuar, është përpjekur të kthejë edhe një herë kokën mbrapa, për të dhenë jo vetëm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe për t’i u rikthyer dhe një herë vizionit të asaj epoke me filozofinë e thjeshtë të ruajtjes së Memories e mbështetjes së Apelit për të mos harruar kurrë maksimën e njohur, se…kadavrës vazhdojnë t’i rriten thonjtë e flokët edhe pas vdekjes! Dhjetë vjet e më shumë pas përmbysjes së madhe, libri në fjalë ka vlera aktuale e shpresojmë të vlerësohet nga lexuesi sepse, siç shprehet edhe një studiues shqiptar…e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëherë kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik është i detyruar të jetë vazhdimisht neuropatik e të përsërisë përvojat e tij të dhembshme…!
ARMIQTË, SPIUNET, AGJENTET…!
Daljet e lira të turistëve në qytet ishin tepër të rralla. Megjithatë, disa herë qëllonte të shihje grupe të huajsh të cilët shëtisnin me aparate fotografikë në krahë përreth Pallatit të Kulturës, në dyqanet me prodhime artistike apo në Postën Qendrore. Në raste të tilla, ajo që binte më tepër në sy, ishin vështrimet e ndrojtura, herë me kureshtje e herë me frikë, me të cilat qytetarët e Tiranës i shoqëronin ata, e veçanërisht shmangia nga ndonjë takim a pyetje që mund t’i u drejtohej papritmas prej tyre.
Qe kjo arsyeja pse, sa herë që ndonjë i huaj i afrohej dikujt për ta pyetur, bie fjala, se në cilën rrugë duhej të drejtohej për të mbërritur në Hotel “Dajti” apo për ndonjë arsye tjetër, ai largohej i trembur duke mos i dhënë as shpjegimin më të vogël. Të gjithë druheshin se, po të bënin të kundërtën, pra, po të shkëmbenin me ta qoftë dhe dy fjalë, atëherë kishin punë me civilët që i ndiqnin mbrapa. Në ato rrethana, ishte e natyrshme që, askush, nuk dëshironte t’i hapte telashe vetes për hiç gjë…!
“Isha duke shëtitur në Broduej – tregonte K.L., një shok tiranas. – Para meje, ecnin një grup të rinjsh të huaj, të cilët flisnin frëngjisht. Nxitova këmbët e, pas pak u ndodha përbri tyre. Ishin futbollistë të ekipit kombëtar algjerian të cilët, një ditë para kishin lozur me ekipin tonë. Një prej tyre më pyeti se ku mund të blinte një kartolinë, për t’i a dërguar familjes në Algjeri.
I thashë të vinte me mua e, pas pak u futëm në librarinë më të afërt. Kur dolëm, u përshëndeta me të dhe u largova. Por, pa pritur, një civil më preu rrugën. Më kapi për krahu duke më thënë se ishte i policisë. Ai u soll shumë ashpër e më pyeti fill e për pé si quhesha, ku banoja, i kujt isha, pse isha takuar me të huajin, ç’farë i kisha thënë etj. Për disa muaj me radhë, prita me frikë të më thërrisnin në polici ose në dekanat. Por kisha qenë me fat. Ndofta, nga që im atë, punonte në ministri…”!
Një histori tjetër interesante kish ndodhur me një fshatar të moshuar nga Kashari. Një mëngjes dimri, ai kish dalë buzë xhadesë për të shkuar për një hall, në Tiranë. Mbështetur rrëzë një peme, ai ngrinte herë pas here dorën me shpresën se ndonjë shofer kamioni, do të ndalonte e do bënte sevap. Pas pak minutash, plakut i kish buzëqeshur fati, dhe ç’fat bile…!
Një goxha veturë, kish frenuar dy-tre hapa para tij e, dikush ia kish bërë me shenjë që të futej brenda. Xhaja i gjorë i cili për herë të parë në jetën e tij po hipte në një makinë të tillë, qe ulur në sediljen e pasme e kish falënderuar Allahun që e kish ndihmuar të mos priste gjatë në acar. Por, gëzimi i qe prerë menjëherë, kur kish dëgjuar se bamirësit e tij flisnin një gjuhë që ai s’e e kuptonte e që nuk ja thoshin fare shqip. Xhaja kish kuptuar se kish hipur në një veturë të huaj. I trembur, ai i kish kërkuar shoferit të ndalej menjëherë, e pastaj kish zbritur me një frymë.
Por, pa arritur të merrte veten mirë, një tjetër veturë kish frenuar para tij. Prej saj, kish dalë një djalë, i cili e kish kapur për krahu dhe e kish shtyrë brutalisht në kabinë. Plaku kish renë nga shiu në breshër..! Kësaj radhe, bamirësit e tij të rinj ishin dy djelmosha të Sigurimit, të cilët kish kohë që ndiqnin nga pas veturën me targë CD.(Trup diplomatik) I gjori plak…! Në zyrat e Sigurimit, çunat e kishin rrahur, fyer e sharë duke e kërcënuar se do ta pësonte keq po të mos tregonte se si e qysh i njihte diplomatët e huaj, ç’farë u kish dhënë e ç’porosi kish marrë prej tyre. Pas tri ditësh në birucë, fshatari i shkretë qe liruar e qe kthyer në Kashar, ku e priste familja e alarmuar.
Por, kjo ndodhi, nuk kish qenë me shumë zarar. Shumë të tjerë, ndryshe nga xhaja i Kasharit qenë kalbur burgjeve, thjesht nga tundimi apo guximi i tepruar për t’u takuar me të huajt. I njohuri im G. M. nga Vlora, më ka treguar historinë e fatkeqësisë së tij: “Në vitin 1959 isha 18 vjeç. I rritur në një mjedis intelektual ose siç cilësohej atëherë, në një familje ‘borgjeze’, (im atë kish qenë pronar i një farmacie, ndërsa nëna, arsimtare), unë isha shumë i interesuar për letërsinë e veçanërisht për gjuhët e huaja. Me shumë punë e vullnet, por edhe në sajë të ndihmës së dajës tim 70 vjeçar, i cili kish mbaruar studimet e larta për mjekësi në Graz të Austrisë, arrita të mësoja shumë mirë tri gjuhë të huaja: gjermanisht, italisht e frëngjisht.
Por, për shkak të “biografisë”, nuk m’u dha e drejta e studimit për të vazhduar shkollën e lartë. Megjithatë, falë talentit tim në vizatim e në saje të ndërhyrjes së një kushëriri të largët i cili punonte ekonomist në seksionin e tregtisë, munda të gjej punë si disenjator në N.T.U.S.,(Ndërmarrja Tregtare e Ushqimit Social). Muajt e verës i kaloja mirë, sepse merresha me disenjot e bareve dhe restoranteve të plazheve. Në atë kohë, marrëdhëniet me sovjetikët dhe vendet e ish-demokracive popullore ishin ende të paprishura e prej tyre, veçanërisht gjatë verës, në Vlorë vinin disa grupe turistësh.
Një mbas dite, duke bërë plazh, u njoha me një vajzë bionde nga Gjermania lindore. Ajo banonte në Berlin e quhej Gertrudë. Unë flisja gjermanisht e kjo, na ndihmoi fillimisht të njiheshim e, më pas, edhe të miqësoheshim shumë. Ne kalonim orë të tëra buzë detit duke biseduar për letërsinë, modën e këngët perëndimore të muzikës së lehtë. Ajo qe një engjëll. E çiltër, e pastër në shpirt e plot ndjenja poetike. Ndjeja se po e dashuroja me gjithë zemër…
Mbas një jave në shoqëri me të, kuptova se po e teproja e nuk dija ç’bëja. Isha verbuar nga dashuria. Nuk vija re se, në çdo lëvizje e kudo që shkoja, ndiqesha e përgjohesha hap pas hapi nga njerëzit e Sigurimit. Një mëngjes, sapo zbrita te stacioni i autobusit urban, disa metra larg portës së hyrjes së Plazhit të Ri, një civil më mbërtheu e më shtyu brenda një Gazi-69. Pas pak, u ndodha përballë dy vetave, në një nga zyrat e degës së Punëve të Brendshme. Pa më kërkuar të jepja asnjë shpjegim, ata u sulën mbi mua, duke më goditur me grushta e shqelma ku të mundnin. Qëllonin e bërtisnin: I poshtër! Spiun! Armik…! Ke për ta paguar shtrenjtë…”!
I mbytur në gjak, pas pak, rashë në tokë pa ndjenja. Ajo ditë e tmerrshme përfundoi me nënshkrimin e një deklarate ku, unë vërtetoja se isha takuar disa herë radhazi me një vajzë të huaj dhe se, kisha biseduar me të për modën, këngët e huaja dhe dëfrimet e rinisë në vendet perëndimore. Pastaj, para se të më lironin, më çuan në banjë e më thanë të pastroja me kujdes çdo njollë gjaku që kisha mbi fytyrë e në trup. Në mbrëmje vonë arrita në shtëpi. Për katër ditë me radhë, ndenja i shtrirë në krevat për të marrë disi veten nga dhimbjet që ndjeja në çdo pjesë të trupit.
Por, puna ime nuk mbaroi me aq. Tashmë, isha vazhdimisht, nenë vëzhgimin e Sigurimit. Mbas një viti, me ca dëshmi e akuza të rreme, më dënuan me tetë vjet burg, për agjitacion e propagandë…! Fillimisht, të vetmit që s’çanin kokë për telashet që mund të kishin nga kontaktet me të huajt, ishin fëmijët. Ata, shkonin shpesh mbrapa tyre thjesht për kërshëri,(për të parë njerëz të jashtëm), e rrallë herë për të kërkuar ndonjë çimçakiz, stilolaps apo çokollatë. Në Vlorë, bie fjala, ish e diçka e zakonshme që turistët të shoqëroheshin vazhdimisht nga turma fëmijësh, gjë e cila për ta ishte edhe një lloj zbavitje.
Por, më pas, me kalimin e viteve edhe për ta, gjërat ndryshuan rrënjësisht. Sepse, edukimi politik i shoqërisë dhe propaganda intensive e Partisë, ishin të tilla që të huajt i paraqisnin si spiunë e agjentë, të cilët vinin në Shqipëri vetëm për qëllime të këqija, për të organizuar veprimtari agjenturore etj. Jo vetëm në librat e revistat, në emisionet e radios për fatosa e pionierë, por edhe në programet mësimore të kopshteve e shkollave fillore, unë isha shumë i interesuar për letërsinë e veçanërisht për gjuhët e huaja. Me shumë punë e vullnet, por edhe në sajë të ndihmës së dajës tim 70 vjeçar, i cili kish mbaruar studimet e larta për mjekësi në Graz të Austrisë, arrita të mësoja shumë mirë tri gjuhë të huaja: gjermanisht, italisht e frëngjisht.
Por, për shkak të ‘biografisë’, nuk m’u dha e drejta e studimit për të vazhduar shkollën e lartë. Megjithatë, falë talentit tim në vizatim e në saje të ndërhyrjes së një kushëriri të largët i cili punonte ekonomist në seksionin e tregtisë, munda të gjej punë si disenjator në NTUS,(Ndërmarrja Tregtare e Ushqimit Social). Muajt e verës i kaloja mirë, sepse merresha me disenjot e bareve dhe restoranteve të plazheve.
Në atë kohë, marrëdhëniet me sovjetikët dhe vendet e ish-Demokracive Popullore ishin ende të paprishura e prej tyre, veçanërisht gjatë verës, në Vlorë vinin disa grupe turistësh. Një mbas dite, duke bërë plazh, u njoha me një vajzë bionde nga Gjermania lindore. Ajo banonte në Berlin e quhej Gertrudë. Unë flisja gjermanisht e kjo, na ndihmoi fillimisht të njiheshim e, më pas, edhe të miqësoheshim shumë. Ne kalonim orë të tëra buzë detit duke biseduar për letërsinë, modën e këngët perëndimore të muzikës së lehtë. Ajo qe një engjëll. E çiltër, e pastër në shpirt e plot ndjenja poetike. Ndjeja se po e dashuroja me gjithë zemër…!
Mbas një jave në shoqëri me të, kuptova se po e teproja e nuk dija ç’bëja. Isha verbuar nga dashuria. Nuk vija re se, në çdo lëvizje e kudo që shkoja, ndiqesha e përgjohesha hap pas hapi nga njerëzit e Sigurimit. Një mëngjes, sapo zbrita te stacioni i autobusit urban, disa metra larg portës së hyrjes së Plazhit të Ri, një civil më mbërtheu e më shtyu brenda një “Gaz”-i-69. Pas pak, u ndodha përballë dy vetave, në një nga zyrat e Degës së Punëve të Brendshme. Pa më kërkuar të jepja asnjë shpjegim, ata u sulën mbi mua, duke më goditur me grushta e shqelma ku të mundnin.
Qëllonin e bërtisnin: ‘I poshtër! Spiun! Armik…! Ke për ta paguar shtrenjtë…’! I mbytur në gjak, pas pak, rashë në tokë pa ndjenja. Ajo ditë e tmerrshme përfundoi me nënshkrimin e një deklarate ku, unë vërtetoja se isha takuar disa herë radhazi me një vajzë të huaj dhe se, kisha biseduar me të për modën, këngët e huaja dhe dëfrimet e rinisë në vendet perëndimore. Pastaj, para se të më lironin, më çuan në banjë e më thanë të pastroja me kujdes çdo njollë gjaku që kisha mbi fytyrë e në trup. Në mbrëmje vonë arrita në shtëpi.
Për katër ditë me radhë, ndenja i shtrirë në krevat për të marrë disi veten nga dhimbjet që ndjeja në çdo pjesë të trupit. Por, puna ime nuk mbaroi me aq. Tashmë, isha vazhdimisht, nenë vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit. Mbas një viti, me ca dëshmi e akuza të rreme, më dënuan me tetë vjet burg, për agjitacion e propagandë”, e përfundonte rrëfimin e tij shoku im G. M. nga Vlora.
…Fillimisht, të vetmit që s’çanin kokë për telashet që mund të kishin nga kontaktet me të huajt, ishin fëmijët. Ata, shkonin shpesh mbrapa tyre thjesht për kërshëri, (për të parë njerëz të jashtëm), e rrallë herë për të kërkuar ndonjë çimçakiz, stilolaps apo çokollatë. Në Vlorë, bie fjala, ish e diçka e zakonshme që turistët të shoqëroheshin vazhdimisht nga turma fëmijësh, gjë e cila për ta ishte edhe një lloj zbavitje.
Por, më pas, me kalimin e viteve edhe për ta, gjërat ndryshuan rrënjësisht. Sepse, edukimi politik i shoqërisë dhe propaganda intensive e Partisë, ishin të tilla që të huajt i paraqisnin si spiunë e agjentë, të cilët vinin në Shqipëri vetëm për qëllime të këqija, për të organizuar veprimtari agjenturore etj. Jo vetëm në librat e revistat, në emisionet e radios për fatosa e pionierë, por edhe në programet mësimore të kopshteve e shkollave fillore, gogoli i të huajve simbolizonte gjithmonë armiqtë e jashtëm dhe shoqërohej vazhdimisht me moralizime për vigjilencë dhe denoncimin e çdo veprimi të tyre të dyshimtë.
Kështu, për shembull, krahas botimeve të shumta me këtë temë, në një tekst mësimor për shkollat fillore përfshihej edhe një tregim me titullin: “Si u kap një diversant”. Nëpërmjet komentit, mësuesit u tregonin nxënësve se si, në një fshat malor buzë kufirit, një pionier që kulloste delet, kish parë në pyll dy njerëz të dyshimtë që pinin cigare amerikane e që ishin veshur me rroba të ndryshme nga tonat. Menjëherë fëmija kish dyshuar se ata qenë shkelës kufiri. Pas kësaj, ai kish vrapuar për të lajmëruar kufitarët. Agjentët diversantë, qenë kapur pastaj menjëherë e pionieri qe dekoruar me ‘Medaljen e Trimërisë’…!
Në një tekst tjetër, po të shkollave fillore, një fëmijë i cili pat tentuar të bënte po të njëjtën gjë, qe kapur prej diversantëve të cilët e kishin torturuar e hedhur në një humnerë. Ndërsa, në një libër me vizatime për të vegjël, një turist në plazh qe denoncuar për veprimet e tij të dyshimta, pikërisht nga një fëmijë gjashtëvjeçar (?). Turisti, pastaj, qe arrestuar nga policia dhe kish pranuar se ishte agjent. Morali e nënteksti i tregimeve të tilla ishte se, ndaj të huajve, nuk duhej pasur kurrë besim, se ata ishin të dyshimtë, e se në Shqipëri vinin vetëm për punë të këqija…! Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016