• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 8, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…

Me kokë të qethur në qeli pak minuta pas arrestimit….! Zbulohet foto e rrallë e Visar Zhitit
Memorie.al
Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…
ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…
0
Shares
623
VIEWS

                                – Nga Lajmëtari i së Mirës –

Memorie.al/Një grup intelektualësh të shquar zviceranë në kulturë, politikë dhe ekonomi, të organizatës “Helvetas members”, shkuan të vizitonin burgun e largët të Spaçit, nëpërmjet tij donin të njihnin historinë e trishtë të shqiptarëve, që kaluan kalvarin e vuajtjeve në ferrin e diktaturës më të egër dhe qëndresën e tyre, atje ku u bënë dhe revoltat e vetme në të gjitha burgjet e perandorisë komuniste.

Kishin ardhur nga Zvicera drejtorët e bordit “Helvetas’ projects”, zotërinjtë Peter Niggli dhe René Holenstein me bashkeshortet e tyre si dhe përfaqësuesi për Shqipërinë, z. Stephan Joss, i shoqëronte Znj. Valbona Karakaci, këshilltare strategjike për Ballkanin Perëndimor.

Dhe ajo na bën me dije se zgjodhi pikërisht poetin Visar Zhiti, të burgosur për poezitë e tij në Spaç, që vazhdoi të shkruante fshehurazi dhe atje, që nëpërmjet tij dhe estetikisht, me estetikën më të zymtë, të preknin Spaçin, të kuptonin të burgosurit shqiptarë që i bënë ballë si njerëz përbindëshit të së keqes.

Gjithashtu mund të lexoni

Asiherë s’na zhgenjeve Mirditë, asiherë!

“Edhe pas tre dekadash nga shembja e komunizmit, Shqipëria dhe Kosova, janë ‘vende problematike’ për lirinë e shtypit, pasi…”/ Refleksione të gazetarit të njohur, drejtorit të ‘Zëri i Amerikës’, për Euro-Azinë

Thjeshtë dhe bukur u krijua një “Booklet” me tre poezi të Visarit, “Ikonat e arrestuara”, që tregon se cilët ishin të burgosurit, “Vdekja vazhdon” që shpalos gjendjen çnjerëzore të burgut dhe “Faleminderit, ylber”, poezi e shpresës, që kapton telat me gjëmba dhe lidh shpirtërisht njeriun me botën, mistershëm përtej çdo vuajtje.

Triptiku, i shkruar atje, në Spaç, në kushte tmerri të pabesueshëm, iu dha vizitorëve zvicerianë në faksimile të origjinalit të tyre, nxjerrë nga libri “Dorëshkrime të fshehta të burgut” si dhe përkthimi anglisht, marë nga përmbledhja me poezi, botuar në SHBA, “The condemned apple”, përkthyer nga albanalogu më i madh i fundit të shekullit XX dhe fillimeve të shekullit XXI, Dr. Robert Elsie.

Dhe ndalën atje ku lindën këto poezi, në ato shkallë dhe mure, në atë ankth të mbetur në ajër.

Rrëfimet për Spaçin erdhën tronditëse dhe të dhimbshme nga bashkëvuajtësi I Visarit, ish i burgosuri politik, Gjergj Lekaj.

Ekipi në fund recitoi në grup anglisht poezinë më me dritë, atë të metaforës së ylberit, duke përshëndetur dhe autorin Visar Zhiti sikur ai të ishte përtej në një ëndërr.

Në “Librin e Mbresave” zviceranët i drejtonin një letër popullit shqiptar, falenderonin që ndanë histori me ta, akte tmerri dhe heroizëm dhe i luteshin që vuajtjen e tyre t’ia tregonin dhe popujve të tjerë…

Po qeveritarëve shqiptarë, institucioneve, akademive, katedrave, intelektualëve, kujtesës kolektive?

Gjithsesi letra mbaronte me një urim dhe me bekimin si të Shenjtës tonë Nënë Tereza: “God bless you!”

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Më arrestuan te Plazhi i ri dhe me ‘Gaz’-in e Degës më çuan në qeli, ku më torturuan dhe i gjakosur, firmosa një deklaratë, ku unë me një vajzë...”/ Dëshmia rrëqethëse e G. M. nga Vlora

Next Post

Kalendari Historik 18 Tetor 2022

Artikuj të ngjashëm

Asiherë s’na zhgenjeve Mirditë, asiherë!
Të Ndryshme

Asiherë s’na zhgenjeve Mirditë, asiherë!

May 18, 2023
“Edhe pas tre dekadash nga shembja e komunizmit, Shqipëria dhe Kosova, janë ‘vende problematike’ për lirinë e shtypit, pasi…”/ Refleksione të gazetarit të njohur, drejtorit të ‘Zëri i Amerikës’, për Euro-Azinë
Të Ndryshme

“Edhe pas tre dekadash nga shembja e komunizmit, Shqipëria dhe Kosova, janë ‘vende problematike’ për lirinë e shtypit, pasi…”/ Refleksione të gazetarit të njohur, drejtorit të ‘Zëri i Amerikës’, për Euro-Azinë

May 4, 2023
“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!
Të Ndryshme

“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!

May 3, 2023
Vajza vlonjate në majat e shkencës botërore!
Të Ndryshme

Vajza vlonjate në majat e shkencës botërore!

April 10, 2023
EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT
Të Ndryshme

EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT

August 27, 2022
“Në Shqipëri, jeta e njeriut vlen shumë pak, më pak se gjysma, madje më pak se ngritja në ajër e një helikopteri, apo aparatura e munguar e një ambulance…”/ Refleksionet e emigrantit, pas humbjes së shokut të fëmijërisë

August 23, 2022
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2022

Kalendari Historik 18 Tetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!