• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, February 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 31 dhjetor 1990, në Peshkëpinë e sipërme, disa të rinj u afruan postës dhe thërrisnin: ‘hiqni telat, do shkojmë të Micotaqis’, 1500 veta kaluan kufirin…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit

“Më 31 dhjetor 1990, në Peshkëpinë e sipërme, disa të rinj u afruan postës dhe thërrisnin: ‘hiqni telat, do shkojmë të Micotaqis’, 1500 veta kaluan kufirin…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Më 31 dhjetor 1990, në Peshkëpinë e sipërme, disa të rinj u afruan postës dhe thërrisnin: ‘hiqni telat, do shkojmë të Micotaqis’, 1500 veta kaluan kufirin…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit
“Veprimtaria e agjentëve të UDB-së ndaj Shqipërisë”
“Edhe pse ai ua tregoi oficerëve të UDB-së të vërtetën, sepse ishte arratisur, ata e kthyen te posta shqiptare e kufirit, ku…”/ Historia e trishtë e Dan Selimit

Nga DASHNOR KALOÇI 

Memorie.al / Gjatë ditëve të fundit të vitit që lamë pas dhe fillimit të vitit 2026, mijëra shqiptarë vërshuan drejt pikave të kalimit kufitar, si në Rinas, Han të Hotit, Muriqan, Morinë, Qafë-Thanë e Kakavijë. Fluksi i lartë i qytetarëve që udhëtuan për të festuar pranë të afërmve apo në resortet turistike të vendeve fqinje, shkaktoi bllokime të gjata në akset rrugore. Vështirësitë më të mëdha u shënuan në aksin Elbasan-Pogradec-Korçë, ku kolonat e automjeteve u shtrinë për kilometra të tërë.

Një situatë e tillë pothuajse ka ndodhur edhe 35 vite më parë, kur me mijra shqiptarë iu drejtuan kufijve jugorë të Shqipërisë, por jo me makina, as me pasaporta. Madje shumica të zhveshur dhe të uritur, prej varfërisë së tejskajshme ku e kishte katandisur vendin regjimi komunist në fuqi i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, iknin në këmbë maleve të thepisura në ngricë e në dëborë, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të shkuar në shtetin fqinjë Greqi.

Por jo të gjithë ia arritën kësaj, pasi vetëm në periudhën janar 1990 – shkurt 1991, me dhjetëra shqiptarë humbën jetën nga plumbat e rojeve të kufirit dhe qentë e tyre, apo dhe ngrinë nga të ftohtit në malet ku ata tentonin kalonin. Po kështu me qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg, nga ku u liruan në vitin 1991.

Gjithashtu mund të lexoni

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit

Një pjesë e kësaj drame që përjetuan shqiptarët në ditët e fundit të vitit 1990 dhe dy ditët e para të 1991-it, bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që po botojmë në këtë shkrim (nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku ndodhet komunikata operative sekrete e Ministrisë së Brendshme, në të cilën është pasqyruar situata në rrethet kufitare nga Jugu në Veri.

Ku me qindra shtetas kërkonin dhe tentonin të kalonin kufirin shtetëror, për të dalë në Greqinë fqinje. Jo vetëm civilë, por edhe me qindra ushtarë e oficerë. Madje edhe një batalion xhenio nga Himara, mori rrugën për në Sarandë, për të kaluar kufirin. Për më shumë rreth kësaj situate të ndodhur nga data 31 dhjetor 1990, deri më 2 janar 1991, na njeh dokumenti në fjalë që publikohet për herë të parë (me faksimilen përkatëse) nga Memorie.al

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME TIRANË, KU JANË PASQYRUAR NGJARJET NË PIKAT KUFITARE TË RRETHEVE SHKODËR, POGRADEC, KORÇË, ERSEKË DHE SARANDË, ME KALIMET MASIVE TË KUFIRIT NË DREJTIM TË GREQISË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                                S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                                Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                                       Tiranë, më 3.1.1991

                                                        KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 1

SHKODRA

Më datën 31.12.1990, u ndalua Arben Mihallaq Panajoti, ushtar i postës kufitare Tamarë, Petrit Isuf Hasanaj, Petrit Shyqëri Mema, ushtarë të postës kufitare Tamarë, për arsye se kanë shkelur rregullat e shërbimit, duke kaluar kufirin.

Më datën 31.12.1990, u ndaluan Ajet Haki Çela, vjeç 22, Arben Vullnet Lila, vjeç 19, Tomor Myslim Lila, vjeç 22, banues në Poliçan, për arsye se u kapën në tentativë për kalim të paligjshm të kufirit në postën kufitare Hot.

Më datën 2.1.1991, në sektorin e postës kufitare Bashkim, realizuan kalimin e paligjshëm të kufirit, Ndue Gjon Shqukaj, vjeç 27, Dile Zef Shqukaj, Llesh Gjon Shqukaj, vjeç 15 dhe një fëmijë 1 vjeç.

GJIROKASTRA

Më datën 31.12.1990, në fshatin Peshkëpi e sipërme, disa të rinj u afruan para postës së klonit dhe thërrisnin: “Një dy tre, hiqni telat, duam të shkojmë të Micotaqis, liri-demokraci”. Më vonë ata u shpërndanë.

Më datën 1.1.1991, në Jergucat, u ndalua një makinë me 13 persona nga Piqerasi. Pretendonin se shkonin në kakavijë për të kaluar kufirin, me preteksin se është hapur kufiri.

Me datën 1.1.1991, u ndaluan 12 veta nga Narta e Delvina, pasi u kapën në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Më datën 1.1.1991, 30 ushtarë të Batalionit të Xhenjos të Himarës, pasi kanë heqyr rrypat dhe kapelet, janë nisur në drejtim të Sarandës për të kaluar kufirin. Gjatë rrugës u bllokuan nga komandanti i Brigadës dhe u kthyen.

SARANDA

Më datën 1.1.1991, ora 14.25, një helikopet luftarak grek, u fut në territorin e RPSSH-së, kuadrati 9519A, lartësi 256 metra dhe në thellësi 500 metra nga vija e kufirit në afërsi të luginës së Mandillos.

Helikopteri lëvizi në piramidat 77, 76, 75, 79 dhe u ul në tokën greke. Të njëjtin veprim një helikopter luftarak e ka kryer në piramidën 80, kuadrati 9941 C, i cili fluturoi për 5 minuta në thellësi të tokës tonë.

Më datën 31.12.1990, deri më 1.1.1991, kanë kaluar kufirin në pikat e kalimit Kataeto, Stillo, Qafë-Botë, Veri, Deshnicë etj., rreth 1000 veta, kurse nga data 1 deri në 2, kaluan kufirin rreth 500 veta. Janë kthyer 25 persona.

ERSEKA

Më datën Kol Gjok Paloka, vjeç 34, banues në Lezhë, pasi u kap në tentativë për kalim të paligjshëm të kufiri.

KORÇA

Më datën 2.1.1991, në sektorin e postës kufitare Vernik e Cerje, janë konstatuar gjurmë për kalim të kufirit nga 7 persona.

POGRADECI

Më datën 2.1.1991, u ndalua Serjat Refat Çuko, vjeç 20, i pa zënë me punë, për arsye se ka tentuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. /Memorie.al

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                                              MIÇO NAKO

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës...”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

Next Post

Kalendari 4 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

February 18, 2026
“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit
Dossier

“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit

February 17, 2026
“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!
Dossier

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

February 17, 2026
“Gjatë shëtitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin; pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…”/ Historia e panjohur me librarian e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Vite më vonë unë e kuptova se pse xha Alizoti nuk ma dha librin që kërkoja dhe rikujtoja fjalët e tij; nuk është për moshën tënde, moj vajzë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë për librarin e famshëm të Gjirokastrës

February 18, 2026
“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare
Dossier

“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare

February 16, 2026
“Kur po na nxjerrshin prej Kuvendit Françeskan, Dul Rrjodhi, i tha Hys Zajës; Shoku prokuror, ky Zef Pllumi, ka ‘Lahutën e Malsisë’, me firmën e Fishtes: çka të bajmë…”?! / Kujtimet e fratit të famshëm
Dossier

“Shumë kisha dhe xhami po braktisen dhe po rrënohen, asnjë ndërtim të mos u bëhet, disa mund të kthehen në vepra muze, nëse i do populli, të tjerat të bëhen depo…”/ Urdhri i Enver Hoxhës, në 1967

February 17, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 4 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme