• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, Shahin e Can Doçi nga Macukulli…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimit të pronave në rrethin e Matit, në 1946-‘47

“Në Macukull të Matit, u zhvillua beteja e parë e forcave antikomuniste, kundra brigadës partizane të Shefqet Peçit, ku Bilal Kola, Sali dhe Xhemal Vata…”/ Si u fshi nga historia, lufta e korrikut ’44…?!
“Më datën 14 qershor ’39, isha në Shkup, duke biseduar me Aqif Lleshin, Himçe Kabën dhe Haxhi Lleshin, të cilët donin të ktheheshin në Dibër, por…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, Shahin e Can Doçi nga Macukulli…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimit të pronave në rrethin e Matit, në 1946-‘47
“Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, Shahin e Can Doçi nga Macukulli…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimit të pronave në rrethin e Matit, në 1946-‘47
“Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, Shahin e Can Doçi nga Macukulli…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimit të pronave në rrethin e Matit, në 1946-‘47
“Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, Shahin e Can Doçi nga Macukulli…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimit të pronave në rrethin e Matit, në 1946-‘47
“Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, Shahin e Can Doçi nga Macukulli…”/ Zbulohet dokumenti i konfiskimit të pronave në rrethin e Matit, në 1946-‘47

Nga Avni Dani

Pjesa e parë

Memorie.al / Ishte e pritshme. Komunistët do të ishin të pamëshirshëm më shumë se kudo, në rrethin e Matit. Sepse aty ata shikonin rrezikun më të madh për pushtetin e tyre të sapo marrë. Aksioni rrënues i konfiskimit të pronave, do të shtrihej i ashpër edhe mbi familjet e pasura matjane kudo që ishin, në Tiranë apo në fshatrat e Matit. Fillimisht do të shtetëzoheshin pronat e atyre që kishin ikur vite më parë nga vendi, së bashku me Mbretin Zog. Të parat do të ishin pasuritë e Abdurrahman Matit, Allaman Çupit, Murat Bashës e Bilal Kolës, të cilët kishin jetuar me familjet e tyre në Tiranë. Më pas furtuna do të shkon në Mat dhe përfshiu pothuaj të gjithë fshatrat, duke goditur natyrisht më shumë familjet e Burgajetit, Macukullit etj., për të ndalur në Ketën e largët, ku regjimi nuk rresht të gjejë edhe atje një armik.

Janë 21 data, kur ndërmerren vendime dhe shkurtime vendimesh për konfiskimin e pronave të familjeve të Matit. Duke nisur nga shkurti 1946, për të ndalur në gusht 1947, për më shumë se një vit e gjysëm terrori komunist, është përjetuar me zhveshjen e familjeve nga pronat, thjeshtë për faktin se regjimi i ri i quante të lidhur kryesisht me Zogun, por edhe me armiq të tjerë që kishin dalë në vitet e luftës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në shtëpinë e Besim Nexhip Biçakut, në Fushë Mbret, e shoqja e tij, më tha; si ka mundësi që hetuesi i babait tim, emërohet kryeprokuror në Tiranë dhe kandidat i ‘Rilindjes’ për…”?! / Dëshmia e Ali Buzrës

“Nga takimi me Perandorin, shqiptarët të hipur ndër dhjetë makina ushtarake, vizituan bashkinë, ku u pritën me nderime nga kryetari, Dr. Weiskirchner …”/ Kur fisnikët shqiptarë vizituan Vjenën në vitin 1917

Vendimet për 131 familje, që natyrisht kanë qenë më të pasurat e Matit, janë marrë më së shumti në vitin 1946, përkatësisht në shkurt, prill, shtator, nëntor e dhjetor. Më pak vendime ka në vitin 1947, që janë marrë në janar, korrik e gusht. Më poshtë jepen të renditura datat e vendimeve siç janë botuar në Fletoret Zyrtare të kohës, e në vijim të tyre edhe vendimet për secilën familje, me të dhëna të detajuara.

Publikimi i tyre, duke i renditur të plotë në këtë shkrim, ka vlerë historike jo vetëm për të kuptuar se cilat ishin familjet e para që pësuan goditjen dhe rrënimin, por është edhe një shërbim për ata dhe të tjerë, që të kenë mundësinë të dinë çfarë ndodhi në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist.

Vlen të thuhet se kjo është vetëm vala e parë e goditjes e cila do të pasohej më pas edhe me të tjera aksione kundër atyre që cilësoheshin armiq, por edhe kundër gjithë shtresës së pasur të cilët vite më vonë, sipas modelit rus, u shpallën “kulakë”, ju hoqën të gjithë të drejtat e pronës dhe në vitet kur prona ju hoq të gjithëve me anë të kolektivizimit, për ata pati të tjera penalitete, deri në heqjen e të drejtës për shkollim apo, për të votuar. Kështu nëse lista e poshtëshënuar ka mungesa, kjo do të thotë se rrënimi për të tjera familje të Matit, ka ardhur më vonë.

VENDIMET PËR KONFISKIMIN E PRONËS TË ÇDO FAMILJEJE, SIPAS DATAVE

Datë 02.02.1946

  1. Vendim nr. 93, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme t’aratisurve kriminel lufte, Jakup e Isuf Halil Kurti nga katundi Zmaç. – Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 1.
  2. Vendim nr. 94, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të kriminelit të luftës dhe armik i popullit, Hazis Adem Suçi nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 2.
  3. Vendim nr. 95, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit Hysni e Ferit Kurti nga katundi Zmaç.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 2.
  4. Vendim nr. 96, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të kriminel i luftës dhe armik i popullit Xhafer Kurti, nga katundi Zmaç. – Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 2-3.
  5. Vendim nr. 97, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit Shahin e Can Doçi nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 3.
  6. Vendim nr. 99, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme t’aratisunit armik i popullit, Ali Koka dhe të bijt Sadik, Aqif dhe Abdulla nga katundi Batër i vogël. – Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 3.
  7. Vendim nr. 105, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit, Dylejman Allamani nga katundi Kurdari. – Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 3-4.
  8. Vendim nr. 120, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit, Abaz Ibrahimi nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.6.

Datë 03.02.1946.

  1. Vendim nr. 126, datë 03.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Bajram, nga katundi Rremull. – Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.8.

Datë 05.02.1946

  1. Vendim nr. 48, datë 05.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë t’arratisurit politik, Abdurrahman Mati. – Gazeta Zyrtare Nr.48, E Enjte 30 Maj 1946, f.1.

Datë 20.02.1946 

  1. Vendim nr. 116, datë 20.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Sali Xira, nga katundi Vinjal.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 3-4.
  2. Vendim nr. 11, datë 20.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Riza Paca, nga katundi Vinjal.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.4.

Datë 08.04.1946

  1. Vendim nr. 112, datë 8.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së patundshme të të dënuarit politik Murad Basha nga Mati e banues në Tiranë . – Gazeta Zyrtare Nr.35, shtunë 4 Maj 1946, f.2.

Datë 13.04.1946 

  1. Vendim nr. 173, datë 13.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së arratisurit politik Allaman Çupi. – Gazeta Zyrtare Nr.62, E Premte 12 Korrik 1946, f.1.

Datë 27.04.1946

  1. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës, Beqir Valteri. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.
  2. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës Allaman Sulejman Pisku. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.
  3. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës, Sali Ahmet Vata. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.
  4. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës, Riza Asllan Hoxha. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.
  5. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës, Jusuf Selamani.- Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.
  6. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelëve të luftës, Xhemal (ati), Haziz e Seit Vata (të birit). – G. Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.6.
  7. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës, Xhavit Qazimi.- Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.6.
  8. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës, Taf Tafaj. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.6.
  9. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës, Xhelal Muça.- Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.
  10. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të kriminelit të luftës, Ismail Ahmeti.- Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.
  11. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të arratisurit të luftës, Rustem Kurti. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.
  12. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të arratisurit të luftës, Dalip Kurti. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.
  13. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të arratisurit të luftës, Sali Llani. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.
  14. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të arratisurve politikë: Bilal, Adem, Shemsh e Halit Kola (Vëllazën).- G. Zyrtare Nr. 67, 22 Korrik 1946, f.8.
  15. Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë të arratisurve politikë Kurt Sala. – Gazeta Zyrtare Nr. 67, E Hënë 22 Korrik 1946, f. 8.

Datë 30.09.1946

  1. Vendim nr. 118, datë 30.09.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Idriz Doda, nga katundi Derjan. – Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.5.
  2. Vendim nr. 119, datë 30.09.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit, Ismail Qerimi nga katundi Derjan. – Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 5-6.

Datë 02.11.1946

  1. Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtëshënuar të arratisurve kriminelë lufte Hazis Suçi dhe Adem Suçi nga katundi Macukull. – Gazeta Zyrtare Nr. 14, 20 Shkurt 1947, f. 3.
  2. Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtëshënuar të arratisurve kriminelë lufte Hysni e Ferid Kurti (vllazën) nga katundi Zmaçi.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f. 3.
  3. Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtëshënuar të arratisurit kriminel lufte, Xhafer Kurti nga katundi Zmaçi – Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f. 4.
  4. Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtëshënuar të arratisurve kriminel lufte Shahin e Can Doçi (vllazën) nga katundi Macukull. – Gazeta Zyrtare Nr. 14, 20 Shkurt 1947, f. 4.
  5. Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtëshënuar të arratisurit kriminel lufte Xhemal Hima nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f. 4 .
  6. Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtëshënuar të arratisurve armiq të popullit Ali Koka e të bijve Sadik, Aqif dhe Abdulla, nga katundi Batër e vogël. – Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f. 4.

Datë 10.11.1946

  1. Shkurtim-Vendimi nr. 58, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit kriminel lufte Beqir Sitki. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  2. Shkurtim-Vendimi nr. 59, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit kriminel lufte, Beqir Dervishi. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  3. Shkurtim-Vendimi nr. 60, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit kriminel lufte, Musa Karajtë. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  4. Shkurtim-Vendimi nr. 61, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit kriminel lufte, Zenel Kurti. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  5. Shkurtim-Vendimi nr. 62, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit kriminel lufte, Beqir Ali Hoxha. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  6. Shkurtim-Vendimi nr. 63, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit kriminel lufte Abdi Dervishi. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  7. Shkurtim-Vendimi nr. 64, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit Ali Muça. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  8. Shkurtim – Vendimi nr. 66, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit Osman Mata. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6 .
  9. Shkurtim – Vendimi nr. 67, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit Haxhi Gjyla. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  10. Shkurtim – Vendimi nr. 68, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit Staf Dervishi.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.
  11. Shkurtim – Vendimi nr. 69, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit kriminel lufte Demir Peshku. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.7.
  12. Shkurtim – Vendimi nr. 70, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasurisë private të tundshme e të patundshme t’arratisunit kriminel lufte Ram e Ali Dervishi. – Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.7.

Datë 20.11.1946

  1. Vendim nr. 117, datë 20.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Xhelal Kaca nga katundi Vinjal. – Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 5.

 Datë 21.11.1946

  1. Shkurtim – Vendimi, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtëshënuar të arratisurve kriminelë lufte Jakup e Isuf Halit Kurti nga katundi Zmaçi.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f. 3.
  2. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Ahmet Perhati nga katundi Qaf-murrë. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.
  3. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Ismail Qerimi nga katundi Derjan. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.
  4. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Idris Dedja nga katundi Derjan. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.
  5. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Barjam Hoxhës, nga katundi Rremull. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.
  6. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Llan Destanit, nga katundi Lukan. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.
  1. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Abaz Ibrahimit, nga katundi Selishtë. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.
  2. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Dem Budinit, nga katundi Selishtë. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.
  3. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Xhemal Bardhit, nga katundi Selishtë. – Gazeta ZyrtareNr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.
  4. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit brenda shtetit të quajtunit Selim Skanjeti, nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.
  5. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminelit lufte e armik i popullit Xhevit Kërçovës, nga katundi Kurdari. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.
  6. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Rexhep Llani, nga katundi Lacni. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.
  7. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Shefqet Kurti, nga katundi Zmaç. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.
  8. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Bilal Xhetanit, nga katundi Derjan. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.
  9. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Mehmet Kurti, nga katundi Derjan. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.
  10. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Mal Dervishi, nga katundi Lukan. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.
  11. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Halil Destani, nga katundi Lukan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.
  12. Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Shaban Dervishit, nga katundi Lukan. – Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6. / Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga takimi me Perandorin, shqiptarët të hipur ndër dhjetë makina ushtarake, vizituan bashkinë, ku u pritën me nderime nga kryetari, Dr. Weiskirchner ...”/ Kur fisnikët shqiptarë vizituan Vjenën në vitin 1917

Next Post

“Në shtëpinë e Besim Nexhip Biçakut, në Fushë Mbret, e shoqja e tij, më tha; si ka mundësi që hetuesi i babait tim, emërohet kryeprokuror në Tiranë dhe kandidat i ‘Rilindjes’ për...”?! / Dëshmia e Ali Buzrës

Artikuj të ngjashëm

“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Në shtëpinë e Besim Nexhip Biçakut, në Fushë Mbret, e shoqja e tij, më tha; si ka mundësi që hetuesi i babait tim, emërohet kryeprokuror në Tiranë dhe kandidat i ‘Rilindjes’ për…”?! / Dëshmia e Ali Buzrës

October 29, 2025
“Nga takimi me Perandorin, shqiptarët të hipur ndër dhjetë makina ushtarake, vizituan bashkinë, ku u pritën me nderime nga kryetari, Dr. Weiskirchner …”/ Kur fisnikët shqiptarë vizituan Vjenën në vitin 1917
Dossier

“Nga takimi me Perandorin, shqiptarët të hipur ndër dhjetë makina ushtarake, vizituan bashkinë, ku u pritën me nderime nga kryetari, Dr. Weiskirchner …”/ Kur fisnikët shqiptarë vizituan Vjenën në vitin 1917

October 29, 2025
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!

October 28, 2025
“Në vendimin e gjykatës thuhej se; në mars 1978, kur udhëheqësi kryesor i Partisë, po vizitonte rrethin e Gjirokastrës, i pandehuri Xhevat Dosku…”/ Historia e trishtë e familjes “reaksionare” nga Librazhdi
Dossier

“Në vendimin e gjykatës thuhej se; në mars 1978, kur udhëheqësi kryesor i Partisë, po vizitonte rrethin e Gjirokastrës, i pandehuri Xhevat Dosku…”/ Historia e trishtë e familjes “reaksionare” nga Librazhdi

October 28, 2025
“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku…”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it
Dossier

“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku…”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it

October 28, 2025
“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku
Dossier

“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku

October 27, 2025
Next Post
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Në shtëpinë e Besim Nexhip Biçakut, në Fushë Mbret, e shoqja e tij, më tha; si ka mundësi që hetuesi i babait tim, emërohet kryeprokuror në Tiranë dhe kandidat i ‘Rilindjes’ për...”?! / Dëshmia e Ali Buzrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme