Nga BEQIR SINA
Memorie.al / Familja Mirakaj dhe Libohova, anëtarë të komunitetin Shqiptar, miqtë dhe të njohurit, plot dhjetë vite më parë, i dhanë lamtumirën e fundit, Manjola Mirakaj – Libohova. Ajo u nda nga jeta më datën 31 maj 2013, mbas një sëmundje të randë, duke lënë pas vetes dy vajzat, Anën dhe Emën, bashkëshortin Agjah Libohova, motrën dhe vëllanë e prindërit e saj, Lek dhe Dolores Mirakaj. Manjola lindi në kampin famkeqë të internimit në Gradishtë të Lushnjes, më 24 janar 1969 dhe fati i saj e solli që qysh në moshë të njomë, të njoh vuajtjen dhe vështërsit e jetës, duke parë me syt e saj edhe dhunën e diktaturës komuniste, mbasi babai i saj Leka, kur Manjola dhe Matilda ishin të vogla – kaloi 10 vjetë, në burgjet e tmerrshme të Spaçit dhe Qafë Barit.
Vdekja e papritur e saj, në moshë të re ka tronditur jo vetëm , prindërit e saj Lek dhe Dolores Mirakaj, bashkëshortin Agjah Libohova, motrën dhe vëllanë, të afërmit e saj farefisin Mirakaj dhe Spahiu, por tërë ish të burgosurit politik, ish të internuarit, miq edhe shokët e kësaj familje në SHBA-ës.
Manjola, është një nga ato mijëra vajzat (fëmijët), që lindën dhe u rritën në kampet e internimit, të privuara për shkak të politikës komuniste që ndiqte regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës, vetëm për fëmijët në kampet i internimit, ku ajo kaloi disa dekada, deri sa me ardhjen e demokracisë, doli më në fund në botën e lirë.
Eugen Mirlika, një ish i burgosur politik që jeton në Itali, shkruan në essen e tij “Kujtim të një “Luleje”, për Manjola Mirakaj, që u nda nga jeta me 31 maj 2013, shkruan se: “Çdo gjë më erdhi në sitën e mendjes, kur mora lajmin e hidhur të ndërrimit jetës të Manjolës, vajzës së një çifti mik e të dashur, të Lek Mirakajt e Dolores Spahiut, bashkëmoshatarë, bashkëvuajtës, bashkë udhëtarë në ‘Rrugët e ferrit’, të disa dhjetëvjeçarëve të jetës sonë prej ‘të mbijetuarish’ në fushat e përqendrimit të Myzeqesë.
Kishte lindur ajo vajzë e bukur në një ditë janari të vitit 1969 dhe i kishin vënë emrin e një luleje. Ishte rritur në baltërat e Gradishtit, në barakat e mbuluara me eternit kancer-ndjellës të atij sektori internimi në zemrën e Tërbufit”!
Më tej Merlika shprehet; “Si të gjithë shoqet e shokët e saj, si një fëmijë të atyre familjeve që Shteti i kishte vulosur me mallkimin e tij të zi të ‘armikut të klasës’, u rrit duke thithur ajrin e urrejtjes, që një kastë kriminelësh e kishte kthyer në frymëmarrjen e përditshme të shqiptarëve. Ata fëmijë, të lindur n’ata vite e n’ata kushte mjerimi, ishin shprehja më e mirë e qëndresës së prindërve të tyre ndaj diktaturës, e dashurisë për jetën dhe vlerat e saj.
Krahasuar me botën e mirëqenies e të lirisë, ku njerëzit ngurojnë të lindin fëmijë, për vështirësitë e rritjes e të edukimit të tyre, Manjola, motra e vëllai i saj, së bashku me të gjithë shoqet e shokët e tyre, janë dëshmi e fuqishme e gjallësisë së shtresës, e fuqisë së saj qëndrestare, e prirjes për të përtërirë familjen e traditën e saj, edhe në kushtet më të vështira, edhe atëherë kur shteti proletar i gjithëfuqishëm, punonte për zhdukjen e saj”, shkruan Merilika, ai dhe familja e tij, u presekutua për 45 vjet në Shqipëri.
Mirëpo, natyrisht, që nuk ka vdekje të madhe apo të vogël, mbasi çdo vdekje është e dhimbshme, por, ikja e Manjolës, ishte tepër e rëndë, aq sa përballja me sëmundjen e rëndë, e cila ishte një betejë e vështirë, që Manjola nuk mundi ta fitojë, me gjithë kurajën e madhe, që e karakterizonte atë, me gjithë dëshirën për jetën dhe mrekullinë e mjekësisë së këtij vendi të bekuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Manjola u lind në kampin e internimit të Gradishtës, më 24 janar 1969 dhe ndërroi jetë me 31 maj 2013. Fëmijëria e saj u përballë me absurdin e diktaturës, ku në vend të lodrave, i afruan apelin e detyruar, privimin nga gjërat më elementare të jetës, frikën dhe persekutimin. Sepse, ajo ishte pjesëtare e dy familjeve të njohura në anët e tyre, por dhe në gjithë Shqipërinë, familjes Mirakaj dhe Spahiu.
Çka padrejtësisht ajo u “dënua” po nga absurdi që përdorte regjimi i egër komunistë, me të vetmin “faj” që kishte bërë ajo dhe ata mijëra fëmijë të presekutuar, sepse ishte një fëmijë nga dy familjet e mëdha.
Mbasi edhe vet jeta e këtyre njerëzve, që u pushkatuan pa gjyqe, u torturuan, u burgosën, ua morën pronat dhe çka patën, u syrgjynosen kampeve të internimit i dërguan të shoqëruar me policë injorantë, nëpër këneta dhe moçale, i privuan ata dhe fëmijët e tyre edhe nga të drejtat më elementare, duke përfshirë edhe shkollimin e tyre.
Andaj sot jeta e tyre paraqet një histori të hidhur dhe të pa përshkuar . Ajo është një histori trekëndëshe, e këtyre njerëzve, e cila qëndron në mes të dinjitetit të familjes, dashurisë për atdheun dhe kombit, dhe të besimit ndaj fesë, që ata i përkisnin.
Ngaqë, karakteri i tyre i fortë, shpirti i tyre i madh njerëzor, bujar dhe tepër fisnik, me një formim dhe kulturë të thekur perëndimore, në të cilën mbajtën edhe shpresën e tyre gjallë, besimin dhe idealin e tyre fisnik, edhe sot tre dekada mbasi ai regjim u rrëzua, po këta njerëz si arkitekt gjenial – po këta njerëz që u shtypën dhe u dhunuan për 45 vjet, u ngritën një ditë si triumfues, mbi një “ndërtesë që kishte qenë kalbur dhe e rrënuar” me kohë.
Një “ndërtesë” që ata e quanin “Kala e Komunizmit”, e cila, megjithëse, i përkiste botës së qytetëruar, të asaj bote që ky komb i shumë vuajtur, në zemër të Europës, i kishte dhënë aq shumë, dhe me të drejtë i përkiste, ashtu si dhe që këta njerëz i përkisnin sepse, kishin dhënë shumë Shqipërisë, kombit të tyre.
Me një fjalë, jeta e këtyre njerëzve, që u pushkatuan pa gjyqe, u torturuan, u burgosën, ua morën pronat dhe çka patën, i syrgjynosën kampeve të internimit, nëpër këneta dhe moçale, i privuan ata dhe fëmijët e tyre, edhe nga të drejtat më elementare, rinia e tyre dhe shkollimin. Ajo, që patjetër, sot është një përshkrim i rrugëtimit të tyre, nëpër tri mbretëritë e përjetshme të gjithë njerëzimit: “Lindjes, Jetës dhe Vdekjes”.
Gjatë këtij udhëtimi të gjatë përfytyror, që zgjati aq sa që nuk mendohej, ishin po këta njerëz që provuan të përshkruajnë dhimbjen dhe vuajtjen që ua shkaktoi regjimi diktatorial – gjendjen e shpirtit të njeriut, pas të gjitha atyre vuajtjeve të tmerrshme, “Shtegtimet me plaçka në krah si Golgota”, nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, lot dhe dhimbje, por dhe shpresë.
Këtë e përshkroi mjaft bukur edhe Dom Nikolin Përgjini, një prift që edhe ai së bashku me familjen, e kaloi ferrin komunistë, për pesë vjet në kampet e internimit në Shqipëri, në “Meshën e Dritës” në Kishën St. Thomas, në Long Island – New York. Në shtëpinë e Zotit, ku do të përcilleshin lutjet për shpirtin e Manjolës, nga prindërit e saj, Leka e Lola, vëllai dhe motra, njerëzit më të afërt të familjes së saj dhe dhjetëra bashkëvuajtës të saj – që kan ardhur në Amerikë nga kampet e internimit në Shqipëri.
“Unë si klerikë jo pak herë, – tha në Meshën e Dritës, Dom Nikolini, – e kam përdorur atë vështirësinë që kanë kaluar këta njerëz, por edhe gjithashtu disa herë në predikimet e mija, duke i bekuar këta njerëz për karakterin e fort e asaj kohe dhe për qëndrimin dhe shpresën – që kurr nuk u përulen dhe nuk u dorëzuan para vështirësive”!
“Natyrisht, që sot – tha Dom Nikolini, – gjatë predikimit, nuk flasim këtu për Xhinën, gjyshen e Manjolës, por flasim për vet Manjolën – ku jemi bashkuar për t’i thënë lamtumirën e fundit këtij engjëlli – pra Manjolës. E në të njëjtën kohë, – theksojë ai, – kujtojë edhe ato fjalët e saj – duke e përshkruar tamam atë karakterin e fort, që qëndrojë në vështirësi”.
Dom Nikolini, iu drejtua prindërve të Manjolës, bashkëshortit të saj më të pikëlluarave të kësaj humbje, me fjalët; “Po mundohem pak a shumë, t’ju drejtohem ju si familje, që të keni po atë karakter atë forcë edhe atë besim atë këmbëngulje, atë vazhdim të jetës, megjithëse, Ju sot, jeni në pikëllim të madh. Jeni në dhimbje, jeni në lot! Jeni në vuajtje, ku po i thoni lamtumirën e fundit, bijës suaj, gruas, nanës, motrës, mbesës, kushërirës, shoqes, bashkë-vuajtjes suaj të paharrueshme”, – tha Dom Nikolin Përgjini
“Ndërsa, – vijojë ai – i kuptoj mjaft mirë në këto momente lotët dhe hidhërimin tuaj, duke kujtuar edhe ato vështirësitë që keni kaluar ju të gjithë pjesëmarrës, në ato vite që janë pothuajse të paharrueshme, megjithëse, tani keni ardhur në Amerikë, ku jeta është mjaft e bukur.
Dhe, kur Manjola ishte e martuar e me fëmijë, dhe papritmas u sëmurë në moshë shumë të re, në një kohë që mund të gëzonte edhe më shumë veten, burrin dhe fëmijët, familjen e saj, shoqërin dhe gjithë dashamirët, u nda nga ne për në jetën e pasosur, dhe kjo dhimbje e madhe mund të na kalojë vetëm e vetëm, në qoftë se ne si qytetar ose, si të krishter, e përcjellim atë me pyetjet që Krishit ju drejtua Martës, kur i tha: ‘A e kupton ti, kush jam unë?! Unë jam ai që jap ringjalljen dhe shpresën’. Dhe ajo në atë përvuajtjen e saj i tha: ‘Yes Lord – Po Zot”!
Gjatë predikimit të Meshës së Dritës, Dom Nikolini, tha se; Të gjithë duhet të besojmë, që jeta nuk mbaron me vdekjen” – Për Dom Nikolinin: “Njeriu që, edhe pse ndoshta largohet nga ne, dhe ne nuk kemi mundësi të flasim dhe ta përkasim atë, të komunikojmë si kemi komunikuar, përpara kur ai ka qenë në jetë, do të thotë se një njeri që beson në Zot, me të vërtet, dhe është i bindur se komunikimi me ato që kanë shkuar në jetën e pasosur, vazhdon dhe është e mundshme”.
Ai lut që Manjola të pushoi në paqe; “Ju si familje jam i sigurt që keni shumë kujtesa – keni shumë mendime, – vazhdoi predikimin e tij Dom Nikolini, – keni shumë eksperienca dhe kujtime, që ju jam i sigurt që ju do t’i mbani dhe do t’i ruani të shtrenjta dhe do t’i kujtoni gjithmonë ato momente, që ju i vlerësoni tek ky njeri, që ai ka pasë si vlera dhe karakter të fortë dhe t’i thoni se; sot e gjithmonë, ne do të kujtojmë, do të lutemi për ju dhe në të njëjtën kohë, do të kërkojmë që edhe ju të luteni për ne”!
Pas meshës një orëshe kortezhi me dhjetëra njerëz, iu drejtua rrugës drejt varrezave “Saint Charles Cemetery” në Wellëood në Farmingdale, të ishullit Long Island – New York.
Dom Nikolin Përgjini, aty mbi varrin e hapur, ku ishte vendosë arkivoli me trupin e pajetë të Manjolës, mbajti lutjen e fundit. Dënesa dhe lot, psherëtima dhimbjeje u dëgjuan në turmë, duke hedhur mbi arkivolin e saj nga një trëndafil të freskët. Të gjithë vendosin kurora me lule të freskëta, mbi arkivol. Sa shumë lule sa shumë trëndafila, sa shumë kurora me lule! Ngaqë një lule, që u këput ishte dhe vetë vajza e bukur e kampeve të internimit, Manjola Mirakaj.
Nëna Dolorez, i uli sytë e përlotur mbi arkivol dhe përcjell dhimbjen. Leka, i ati vajzës, që ka përballuar situata të vështira në hetuesinë dhe burgjet e diktaturës komuniste, në kampet e internimit, dhe ka treguar karakter të fortë, arriti ta mbajë veten dhe përcolli tek pjesëmarrësit e shumtë në varrim, mesazhe falënderimi e mirësie. Pas varrimit, sipas zakoneve, familja Mirakaj shtroi drekën e fundit për Manjolën!
Në fund, nëpërmjet organit të “Vatrës”, gazetës “DIELLI”, në emër të familjes Mirakaj dhe Libohova, ata falenderuan me këtë rast, të gjithë miqtë dhe dashamirët, që iu janë gjendur pranë në ato momentet e vështira të ndarjes nga kjo jetë, të bijës, gruas dhe nanës të pa harushme, për dy vajzat, Anna dhe Emma.
“Falenderojmë, – tha familja Mirakaj dhe Libohova, – të gjithë ata të njohur e të panjohur, që na u gjenden afër nëpërmjet telefonatave dhe mjeteve elektronike në rrjetet sociale të internetit, që na shprehen dhimbjen dhe na ngushëlluan për humbjen e Manjolës. Ju a kthefshim të gjithëve në ditë gëzimi”! Me nderime Lek, Dolores Mirakaj dhe bashkëshorti i saj Agjah Libohova. Lamtumirë Manjola, vajza me karakter të fortë e kampeve të internimit! Shpirti në Paqë! Memorie.al