• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

“Çfarë më tha Mbreti Leka i I-rë, për historianin e gazetarin e njohur Fatos Baxhaku, pas takimit të parë me të dhe…”?! / Dëshmia nga Firenze, e veteranit të gazetarisë sportive

Nga Bajram Agovi e Namik Mehmeti

Memorie.al / Katër-dhjetë vite më parë, saktësisht më 23 tetor 1984, në moshën 35 vjeçare, mundësi i talentuar shkodran, Halil Gëlqerja, do t’i thoshte rinisë së tij, lamtumirë. Një vdekje aksidentale, që zhyti jo vetëm jetën e Halilit, por edhe të bashkëshortes së tij shtatzënë. E kujtojmë ceremoninë dhe respektin që i bëri Shkodra këtij djaloshi trup lidhur, i bindur për sportin e mundjes, shumë fisnik, por në të njëjtën kohë dhe me shumë karakter dhe i “pakorrigjuar”, ndaj padrejtësive, vlerësimit dhe frymës jo miqësore në sport.

I sertë, ndoshta për ato që sportin e drejtonin nga zyrat e Komitetit Partisë, por në tapet një djalosh me tipare burrërore për moshën, që të afronte respektin dhe miqësinë pavarësisht nga emri i kundërshtarit.

Karrierë e shkurtër sportive, por megjithatë një prezantim prej një mundësi më shumë cilësi të larta, si teknike e fizike, cilësi këto që krijojnë figurën e një sportisti që do të bënte emër në mundjen klasike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

Në Shkodër, disa herë na kanë ngacmuar shokët e tij të lagjes “Rus”, për të shkruar për Halilin, por mungesa e një fotografie për ta bërë të gjallë portretin e tij, e ka shtyrë një botim të tillë. Por motrat e Halilit që ruanin një kujtim, ndoshta të vetmin nga i vëllai, na dhuruan, duke patur edhe atë dëshirën për ta parë vëllaun e tyre, në faqet e “Sportit Shqiptar”.

Dhe tani në 14 vjetorin e vdekjes së tij, kur në vitet e diktaturës komuniste, as që bëhej fjalë për një ceremoni mortore të një sportisti të internuar në malësitë e Pukës, tani në vitet e Demokracisë, një përkujtim i tillë është më se i ligjshëm.

Halili u rrit në lagjen “Rus” (regjimi komunist e quajti “Partizani”) në një familje të varfër punëtore, babai i vdiq herët dhe Halili (me 2 motrat, Nurija e Sadetja) u rritën me mjaft sakrifica, nga nanë Cakja.

Lagja “Rus”, e shquar në talente sportivë, ka patur shumë sportistë në shumë sporte, që në kampionatin e parë të mundjes klasike për të rinj, të zhvilluar në Shkodër në vitin 1961 e, për shumë vite me radhë ekipi i mundjes së të rinjve, e ka patur në “Rus”. Rreth 70% e ekipit përbëhej nga “rusjanë”, duke filluar me; Hysen Omi, Shemsi Kruja, Ali Murrizi, Mul Zmijani, Bajram Agovi, Musa Jonuzi, Bajram Halluni, Mehdi Gerçari, Shefqet Guri, Ali Guri, Xhelal Uruçi etj.

Në vitin 1966, pranë ekipit të të rinjve afrohet dhe Halili e, merr drejtimin e trajnerit të palodhur Sul Rama e, fillon stërvitjen dhe qysh në fillim tregohet shumë i pasionuar pas tapetit, stërvitet më shumë dëshirë, shumë shpejt dallohet në mes të shokëve të tjerë dhe me të drejtë Sula thoshte se; “Kam zbulue një kampion të ardhshëm”, falë fizikut të tij shumë të rregullt, një djalë i gjatë i lidhur mirë, shpatull-gjanë, me krahë të gjatë, me një vullnet të jashtëzakonshëm dhe me një shpirt të lartë gare, duke ndigjue çdo këshillë të trajnerëve.

Shumë i sjellshëm dhe i dashur me shokët (ku e thërrisnin Garunja) dhe shpejt erdhi gara e parë për të, në dt. 5-9 korrik 1967 në Korçë, zhvillohet Kampionati Kombëtar për të rinj, Halili konkurron në peshën e (6-të), zhvillon ndeshje të bukura e me nivel, fiton ndeshje pas ndeshjes (5 ndeshje) dhe del në finale, ku mundet me pikë, duke dalë i dyti (nën kampion). Në atë kohë, ekipi kishte një brez të talentuar, ku spikasin Naim Pepa, Besim Pirani, Xhelal Uruçi, Eljaz Guri etj.

Gjatë kohës së shërbimit ushtarak, Halili grumbullohet e stërvitet pranë Klubit “Partizani” në Tiranë, duke rritur në mënyrë të ndjeshme përgatitjen e tij të gjithanshme teknike-taktike dhe menjëherë mbas përfundimit të ushtrisë, në vitin 1970-të, rreshtohet në formacionin e “Vllaznisë”, nën drejtimin e trajnerit Qazim Elbasani.

Pas një stërvitje serioze ai menjëherë zë vend kryesorë në formacionin bazë dhe krahas shokëve të ekipit, si; Agim Sula, Besim Pirani, Ali Murrizi, Dushan Vaso, Geg Gjoni, Gjon Leka, Mirash Vuksani etj, merr pjesë në kampionatin kombëtar. Ekipi i parë i vitit 1970, që zhvillohet me vajtje-ardhje, dallohet për një nivel të lartë tekniko-taktik dhe një përgatitje shumë të mirë fizike, duke arritur shumë fitore të bukura dhe vendimtare, për ekipin “Vllaznia”.

Në mes shumë fitoreve, veçojmë atë të arritur në Shkodër, ndaj mundësit të mirënjohur të “Partizanit”, kampionit të vendit dhe anëtarit të ekipit kombëtar, Bashkim Lika, duke e mposhtur në të gjitha drejtimet, deri sa e vuri në tuç. Halili kontribuon që “Vllaznia” të fitojë ndaj “Partizanit” dhe të shpallet nënkampione e Shqipërisë, me 32 pikë (vend të parë “Partizani”, 33 pikë), njëkohësisht duhet përmendur fakti, se Halili ishte rregullator i ekipit, sepse nuk bënte vetëm peshën e pestë, por ngrihej duke pirë ujë para peshimit (për nevoja të ekipit), në pesha VI-VII.

Në fund të vitit 1970-të, në Shkodër zhvillohet Kampionati Kombëtar individual, për të nxjerrë kampionët e Shqipërisë, sipas peshave, Halili merr pjesë në peshën e VII, deri 90 kg., paraqet një formë të shkëlqyer sportive, duke zhvilluar ndeshje të cilësisë së lartë, duke arritur fitore dhe duke zanë vendin e parë dhe shpallet kampion kombëtar e, në gjoksin e tij vendoset medalja e kampionatit, duke ju shpërblye mundi dhe djersa e derdhur në stërvitje dhe duke zbatuar me fanatizëm këshillat e trajnerit të palodhur, Qazim Elbasani.

Por qëllimi i çdo sportisti, që përveçse të arrijë rezultate të larta sportive, ishte që të rreshtohej në formacionin e ekipit kombëtar dhe gjithmonë kampionati sipas peshave dhe ndonjë tjetër me perspektivë, krijonin ekipin kombëtar dhe për këtë në vitin 1971, zhvillohet gara e ma të mirëve në Elbasan, për të nxjerrë kandidatët e ekipit kombëtar. Halili ishte përsëri në çdo peshë, me Bashkim Likën.

Në ditën e parë Halili ndeshet me një durrsak dhe mbas pak minutash ai, në saj të kapjes së tij të shkëlqyer, të krahë- qafës, ku ishte tmerri i kundërshtarëve, e vë në tuç, por gjyqtarët nga Tirana, mbasi konsultohen, e japin kapjen e tij faull (sepse nuk donin që Halili të ndeshej me Bashkim Likën, se mund t’u prishte planet e federatës).

Halili protestoi me të drejtë dhe për këtë gjyqtaria kaq donte dhe e përjashtoi nga gara dhe ma kryesorja, nuk i jepet e drejta si kampion në fuqi, të grumbullohet me ekipin Kombëtar. Mbas kësaj, Halili dëshpërohet shumë dhe fillon ftohjen nga sporti, me gjithë lutjet e trajnerit, Qazim Elbasani dhe të shokëve të ekipit, ai ishte prekur shumë në sedër dhe nuk i bëhej që të stërvitej më.

Kur ekipi i kombëtares ishte kthyer nga jashtë shtetit, ekipi i “Vllaznisë” kishte ndeshje me “Partizanin” në Shkodër, Halili i lutet trajnerit dhe shokëve që të rezervonin nga vendi në formacion, që të ndeshej në një peshë me Bashkim Likën dhe megjithëse ishte pa stërvitje, ndeshja në mes tyre përfundoi në barazim dhe Halili largohet nga sporti i mundjes, që aq shumë e deshi. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi i dërgova një letër të hapur regjisorit italian Rosellini, në kanalin televiziv NBC, ku i dokumentova se, arbëreshët janë shqiptarë, ata e ndaluan dokumentarin…”/ Historia e panjohur e Dr. Agim Leka në SHBA-ës

Next Post

Kalendari Historik 13 Dhjetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
Sport

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

May 24, 2025
“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

January 23, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

November 22, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar

October 13, 2024
Next Post
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez

Kalendari Historik 13 Dhjetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!