• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, November 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ligja e zgjedhjeve nuk u kuptua si lypsesh dhe zgjedhjet në qytetin tonë, të quhen të parregullta e të…”/ Gazeta “Shkumini” e 1921-it, kur u përsëriten zgjedhjet në Elbasan

Dashnor Kaloçi              

Memorie.al publikon historinë e panjohur të fushatës elektorale të zgjedhjeve të para parlamentare në Shqipëri në fillimin e vitit 1921, në disa prefektura pati probleme të mëdha, si nga ana e ligjit të zgjedhjeve që nuk u kuptua si duhej nga zgjedhësit, ashtu dhe prej parregullsive të shumta dhe manipulimeve që u bënë nga ana e dy partive politike kryesore të asaj kohe, që edhe me forcën e armëve, luftonin për të nxjerrë fitues kandidatët e tyre për në Këshillin e Kombëtar. Shkrimet e gazetës “SHKUMINI”, me drejtor Filip Papajani që botohej në qytetin e Elbasanit, (në krye të faqes së parë të saj shkruhej: ‘Gazet e Politike e Letrare e Përjavshme. Mbron Lirinë dhe Njësinë e Vërtetë’), nën titullin “Ligja e zgjedhjeve, nuk u kuptua si lypsesh”, tregohet se si zgjedhjet në qytetin e Elbasanit u konsideruan të parregullta dhe u përsëritën, si prej ligjit të zgjedhjeve, ashtu dhe prej dy partive kryesore politike që “bënin propagandë fort të pangjashme dhe të rrezikshme për atdheun”! Një histori shqiptare që përsëritet pikë për pikë edhe sot pas shumë vitesh, si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja…?!

                Kryeartikulli i gazetës “SHKUMINI” të Elbasanit, më 11 shkurt 1921

                                      LIGJA E ZGJEDHJEVET

Gjithashtu mund të lexoni

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

                                     nuk u kuptue si lypsesh

Një ligj aq e kjartë në një Shqipni të vogël, saqë të hedhësh një koqe mollë në një anë të del në tjetrën anë, kjo ligjë e zgjedhjeve nuk u zbatue në të gjitha anët në një mënyrë.

Prandaj u pa e nevojshme që zgjedhjet që ishin disa ditë më përpara këtu në qytet, të quhen të parregullta dhe të bahen përsëdyti me atë formë që po bahen në Prefektura të tjera.

Me këtë rast filloi një propagandë e rreptë dhe e papëlqyeshme nga të dy partinat që kërkojnë të sigurojnë shumicën e votave për kandidatët e tyre të m’çeftë që duan të qesin deputetë për në Këshillin Kombëtar.

Këtu në Elbasan siç dihet janë dy partina.

Këto partina, megjithëse as njena nuk ka dalë sheshit, punojnë të dyja nën rrogoz për me sigurue përfaqësues të dytë.

Gjer më sot, përveç zotit Beg Balla, nuk asht shfaq asnjë kandidat, as me program dhe as pa program.

Asnjë nuk do të vej në rrezik famën e emnit të tij, pa vërtetue se do të dal domosdo fitues.

Pas lajmeve të veçanta të cilat edhe nuk kemi mujt t’i vërtetojmë plotësisht, nëpër krahina asht duke u ba një propagandë fort e pangjashme dhe e rrezikshme për atdheun.

Njerëzit e papërgjegjshëm që janë ngarkuar të bëjnë propagandë për hesap të gjithsecilës parti, janë duke e kalue kufirin që i ndan…!

      Gazeta “SHKUMINI”: Zgjedhjet në Polis, me forcën e armëve

Në fushatën elektorale dhe zgjedhjet e para parlamentare që u zhvilluan në Shqipëri në pranverën e vitit 1921, krahas shumë Prefekturave ku u zhvilluan zgjedhje të qeta dhe pa probleme, pati edhe krahina të tjera, ku ato u zhvilluan me parregullsi. Madje, në disa qendra votimi të fshatrave të thella pati edhe konflikte, ku u vunë në përdorim armët. Një nga këto konflikte ndodhi në fshatin Polis të Prefekturës së Elbasanit, ku ndërmjet dy fiseve të atij fshati gati sa nuk u shkaktua një gjakderdhje për shkak të votimeve. Lidhur me këtë ngjarje në numrin e saj të datës 4 mars 1921, midis të tjerash gazeta “Shkumini” e Elbasanit shkruante:

“Zgjedhjet në Polis. Më 20 të këtij muaji komisioni qe dërgue prej këndej për me bamë votimet në krahinën e Shpatit, shkoi në katundin Polis që asht qendra e parë e asaj krahine edhe thirri popullin që të mblidhet në xhami. Atë ditë me që koha kish kalue, votoi mëhalla e Zenun Cekanit.

Në nesërmet, Dik Muzhaqi me parinë e vet, me afro 100 shpirtrish erth e që të votoj. Mirpo myhtari i katundit (kryeplaku) Jonuz Zharri, nuk erth ma në xhami dhe çoi fjalë që të mos hudhnin vota asnjë nga ata që ishin mbledhë për me votua, se ndryshe do t‘u binte me pushkë, edhe kërkoi që të digjeshin votat e partisë së Cekanit pa u këndue fare.

Dik Muzhaqi, me partinë e tij thosh, se dje votuan ata, e sot do votojmë ne. Si e pa komisioni se do të bahesh gjakderdhje, vendosi me i djeg votat dhe iku për me i bamë votimin qendrës së dytë. Shtojmë se dy fiset, Cekani dhe Muzhaqi, janë përgjakë shoq me shoq e ndodhen në hasmëri”. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 30 Prill

Next Post

“Si e mbajta të fshehur bustin e Mehmet Shehut në studion time, pas profecisë së Guri Madhit, i cili më tha…”/ Dëshmia e të diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Leningrad

Artikuj të ngjashëm

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës
Dossier

November 2, 2025
“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi
Dossier

“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

November 2, 2025
“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

November 1, 2025
“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës

“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina
Dossier

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

November 1, 2025
Next Post
“Si e mbajta të fshehur bustin e Mehmet Shehut në studion time, pas profecisë së Guri Madhit, i cili më tha…”/ Dëshmia e të diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Leningrad

“Si e mbajta të fshehur bustin e Mehmet Shehut në studion time, pas profecisë së Guri Madhit, i cili më tha…”/ Dëshmia e të diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Leningrad

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme