• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kurrë s’më ka kënaq poezia e dashunis së të madhit Petrarke, para…”/ Korrespodenca e shkrimtarit disident

“Milenë, do thuash ti po vuajtjet, por edhe Danteja që ka përshkrua jetën e…”/ Korrespodenca e shkrimtarit disident, me familjen, Zvërnec ‘65
“Milenë, do thuash ti po vuajtjet, por edhe Danteja që ka përshkrua jetën e…”/ Korrespodenca e shkrimtarit disident, me familjen, Zvërnec ‘65
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
Letrat nga internimi: “E dashuna Milenë, ndodhem në ishullin e Zvërnecit, ku më kanë….”/ Historia e panjohur e shkrimtarit disident, Mark Ndoja, në burgjet e Enver Hoxhës
0
Shares
385
VIEWS

Nga Mark Ndoja

Pjesa pestë

Memorie.al/Libri epistolar nga shkrimtari Mark Ndoja, përmban letra nga kampi i dënimit politik i ishullit të Zvernecit 1965-1968 dhe burgjet Tiranë, Zadrimë, Burrel, 1956-1960. Janë 102 letra dërguar bashkëshortes, Milena, shpesh në formë epitalmesh korale, gjithashtu letrat ndaj familjarëve nga Zvërneci dhe 27 letra nga burgjet e Burrelit, Zadrimës, Shkodrës, etj. Libri ka një parathënie të mjekut të kampit të Zvërnecit Dr. Safet Kelliçi, që e kishte vizituar Markun 15 herë në Ishullin e Zvernecit gjatë vitit 1966, i cili i zhvillonte biseda letrare në formë leksionesh ilegale në ishull. Korrespondenca burrë grua e shkrimtarit në kushtet e burgut, është unike, pavarësisht se e monitoruar nga Sigurimi i Shtetit, duke krijuar kohën e ngjarjet nga vete protagonistët, si kronotopi elegjiake me pësimet prometeane që evokojnë malet e Skithise së Eskilit.

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjet Kadeli tha se; personalitetet më të shquara në burg, janë; Pjetër Arbnori, Nikoll Mazrreku e Simon Jubani, tani po afrohet koha e lirisë dhe ne…”/ Raporti i B.p. “Dardha”, burgu i Burrelit, 1975

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

 LETRA NGA ISHULLI I ZVERNECIT

                  VITI 1965

 7-VII-1965

                                                   Shum e dashuna Milenë,

Letrën tënde të datës 21 qershor e mora me kohë. Kam marrë edhe pakon së bashku me tê. Të falem nderit për përpikërinë e letrave të tua e të gjanave që më dërgon, duke i shkaktue vetes e familjes shtrëngesa ekonomike të vështira. Unë të kam thanë gjithnjë me letra e me gojë, se ti duhet të kesh kujdes që të mos shpenzohesh për mue, sepse unë këtu kushtet e jetesës i kam të sigurueme përgjithësisht, bile deri dikund edhe për duhanin e mallkuem, që asht një ves e një luks, pa të cilin s’qeshë i zoti asnjë herë ta kaloj. Ti në letrën tande më thue se do të vish nga fundi i këtij muaji. Kjo gjë natyrisht që edhe ti e din fort mirë, më gëzon tepër, sidomos kur thua se do të më sjellësh edhe Lekën e vogël, që ta shoh një herë me sy mbas kaq muajsh. Ti e di fort mirë se sa e due e prekem, për këtë vogëlush që ende s’di se ç’asht e keqja e e mira! Sidoqoftë ti matu mirë e merr të gjitha masat, për sigurimin e jetës e shëndetit të tij në këtë udhëtim të gjatë e të vështirë, për gjymtyrët e tij të njoma. N’e pafsh t’arsyeshme mos m’sjellë, lene patjetër në shtëpi. Është më mirë të mërzitem unë për tê, sesa të pësojë vogëlushi ndonjë të keqe; është më mirë që fundja le të mërzitet edhe ai për të atin, sepse mërzia e tij asht e lehtë, e mjegullt e e kalueshme, kurse ndonjë sëmundje e tronditje nga rruga, mund t’i shkaktojë edhe pasoja të rënda shëndetësore. Gjyko e ban si të ta marrë mendja më mirë për jetën e djalit tonë më të vogël, ndaj të cilit sot për sot, unë edhe ti kemi përgjegjësinë më të madhen. Mirë se të vish pra, kurdo që të të shoh me sy e të përqafoj me mall e me dashurinë tonë të zjarrtë, e të pashkulshme siç ka qenë nga hera dhe e atillë, do të mbetet deri në varr.

Ti paske marrë letrën time të parafundit, e me të drejtë qahesh se letra qe ca si e shkurtën, por jo aq sa e ban ti. Megjithatë do të përpiqem të mos e përsëris më kurrë, këtë faj kundrejt teje. Letrën tjetër që do të marrësh para kësaj e kam shkrue të gjatë, po a do të kënaqesh vallë me tê? Kam frikë se jo, meqë në tê ka më se një faqe për përkthimin tim të Dantes, që po e vazhdoj me sukses e çështjet letrare unë e di mire, se ty në këto kushte ku jemi fort pak, t’interesojnë. Edhe mue s’më interesojnë aq fort, por e bëj sa për të dëfrye shpirtin dhe kujtoj se edhe ti, ndjen njëfarë kënaqësie kur e din, se yt shoq po merret me një punë që e argëton shpirtnisht dhe i kalon të keq.

Tashti kam edhe unë një ankesë të vockël me ty. Ajo letra e fundit që ma vonove jashtë zakonit tënd, më pat shqetësue për disa ditë me radhë. Ti ndoshta s’e di, se si është mendja e atij që gjendet i izoluem nga bota. Mendja e tij s’ësht kurrë e qetë e e ekuilibrueme; i vinë gjithfarë mendimesh, bie në melankoli fort lehtë, ndjen në shpirt një farë boshlleku që as ai vetë s’e përcakton dot, se nga i vjen. Pra kujdes të më mbash me letra të rregullta, aproksimativisht me intervale të caktueme. Natyrisht me aq sa mundet.

Falenderoj për të falat e tyne tët atë, tët amë e tat motër. M’u bën të fala të përzemërta e urime për shëndet të mirë e jetë sa më të qetë e të lumtun. Ti më thue se ia festuat 10 vjetorin Marintës. Keni bamë shumë mirë. Rrite sa më me gaz atê çupë të vetme që kemi. Mos e trishto kurrë! Çupat janë si ajo lulja që i thonë “lule mos më prek”! Ti je femën vetë, je vetë edukatore me arsim të plotë. Kam besim se këtë karakteristikë psikike të vajzave e njeh, më mirë e më thellë se unë. Edhe unë këtu ia festova ditëlindjen n’atë hallin tim, por ditëlindjen tënde e festova një çikë më shumë, o e adhurueshmja shoqja ime, që s’qeshë i zoti me ta gazmue jetën asnjëherë, ashtu si ti dikur e prisje; madje krejt përkundrazi të helmova aq shumë, sa do të kishe pasë të drejtë të plotë, mos me mund e durue. Kjo asht një ndjenjë e thellë që del prej shpirtit tim për ty, o e dashun! Të lutem mos ma merr as si lajkë, as qarje të shpirtit tim, as si klithëm dëshpërimi. Krejt e kundërta! Unë ndërgjegjen e kam të pastër e të qetë edhe kundrejt teje e fëmijëve që po vuajnë. Unë jam një njeri i vogël: i tillë u linda e i tillë mbetem, por me mendimet e ndjenjat e mija i kam llogaritë e qarta; as që mund të bëj gjë që t’i ndryshoj. Ata që merren vërtetë me punën mendore, i bind vetëm logjika dhe e drejta. I tillë u rrita, i tillë punova e luftova me talentin tim të vogël, për të mirën e shoqnisë, të cilën e çmoj mbi veten time e mbi fatin tim personal. Të tjerat s’kanë rëndësi të madhe për ata, që mendojnë me trunin e vet, i gjykojnë e i thonë sendet ashtu siç i ndjejnë, pa marrë parasysh pasojat personale.

Këtu këto ditë vere, po e kalojmë mjaft mirë e qetë, bëjmë banjo dielli e ndonjë punë të vogël intelektuale, megjithëse vapa e ca edhe mushkojat s’na lanë edhe aq të qetë. Ti vetë me shëndetin si je? Mue banjot e diellit ma kanë largue pak reumatizmin. Po pate mundësi bën edhe ti banjo dielli nga ora 6.30 e deri në 10 të mëngjesit, sepse atëhere veprojnë në mënyrë të dendun rrezet ultraviolet. Është një nga mjekimet e provueme elioterapia, sepse dihet që dielli është jetëdhënës mbi planetin tonë. Ka qenë një gabim imi e i yti, që s’e kemi përdorë me kohë banjën e diellit edhe atëhere, kur kemi pasë mundësi. Lulit m’i bën të fala shumë e thuaji të më shkruaj.

Ndoshta këtë letër do ta marrësh në prag të nisjes për t’ardhë tek unë, që të pres me krahë hapët me të përqafue e me të puthë syt e dashun, nga të cilët shoh shpirtin tënd të pastër e të zjarrtë, që më dashuroi e më dashuron përgjithmonë, me një flakë zhuritëse.

Gjithmonë i yti tue të puthë së largu

 Marku.

Lekës thuaj se babi e puth 1000 herë!

21-VII-65

                                                  Shum e dashuna Marintë,

Letrën tënde të datës 5 korrik e mora. Të falem nderit që më kujton nganjëherë më të rrallë me ndonjë letër të shkurtën! Gëzohem që je mirë me shëndet. Lekën po e pres me shumë dëshirë ta shoh një herë mbas 7 muajsh, se ty e Lulin ju pashë nganjëherë dhe Lulin e pres prapë bashkë me mamin.

Tash që ke pushimet verore a po lexon ndonjë libër? Lexo gjithmonë, që të mësosh gjana të reja dhe që të mos harrosh ato që ke mësue. Lekën ta duash shumë, si vëllanë tënd më të voglin që e ke, ta kesh kujdes e ta ruash nga rreziqet. Kështu do të kuptohet se do të jesh motër e mirë e e dashun; kështu unë do të të due edhe më tepër.

Besoj se mami të merr me vete ndonjëherë tjetër, kur të vijë të më shohë. Mue më merr malli për ty. E kam kujtim atë natë kur erdhe këtu me më pamë dhe më thirre nga larg: “o babi!” Unë të kujtoj gjithmonë e të dërgoj të puthme nga larg. Banu çupë e mirë, e bindun e punëtore, me Lulin mos u zih, mos u grind, sepse e ke vëlla dhe pastaj edhe për arsyen se kështu, do t’i jepni Lekës shembull të keq, edukatë të keqe. Mamit e Lulit e Lekës s’po u shkruaj, se po pres të vinë e t’i shoh me syt e mi, të flas e të çmallem me ta.

Ti Marinta, mamin dueje tepër, puthe në faqe e mos i kthe fjalë, siç duket se gabon e bën nganjëherë. Ja tashti kur të kthehet nga takimi me mue, pyete se ç’do t’i them për ty dhe puthe, puthe 100 herë për vete e për babin tënd, që të don fort, si bijën e vet të paharrueshme. Mamagjyshes, babgjyshit e Ermelës u bën shumë të fala, përqafoi e puthi se i ke të dashun dhe kanë bamë punë të mira për ty.

 Nga larg të përqafon e të puth syt babi yt i paharrueshëm

 Mark Ndoja

P.S. Marinta, mos harroni kur të kthehet mami të më dërgoni ca pulla poste e ca zarfa për letra.

   Marku

4-VIII-65

                                                  E dashuna Milenë,

Unë jam fare mirë me shëndet dhe shpirtënisht i gëzuem pas takimit tim këtu me ty e me djemtë. Sidomos takimi me Lekën më la mbresa të pashlyeshme, që do të më gëzojnë për një kohë të gjatë. Ky djalë do të bahet shumë i mirë, sipas parashikimeve të mija; ka shpirt të çiltër e të dashun, të gëzueshëm e fantastik, të pajisun me dhunti krijuese, me fjalë të tjera. Ai ka prirje për t’u bamë një njeri shumë i mirë. Besoj se edhe ti pak a shumë i ke vrenjtë, këto cilësi te kjo krijesë e vogël e e dashun e mishit e gjakut tonë, e zemrës e shpirtit tonë. Dueje, mbroje e mësoje, me sa të kesh fuqi, o Milenë, o shoqja ime e dashun e besnike. Unë do të mërzitem shumë për tê, po do ta ruaj në dy fotografitë, që më ke çue e do të mundohem me u çmallë me tê së largu, në mënyrë poetike e filozofike. Ju ndoshta do të vazhdoni me më akuzue, se e dua më tepër se Lulin e Marintën, më tepër se ty. Kjo s’do të jetë kurrë një akuzë e drejtë. Unë atê e kam dashtë shumë se qeshë në shtëpi, sepse ishte më i vogli, sepse mue m’u kishte besue roli i rritjes e i mirërritjes së tij, meqenëse ti mungoje në shtëpi, më tepër se gjysmën e ditës. Tashti krejt roli i rritjes së tij fizike e shpirtnore, ju përket juve e sidomos ty, që je nanë e pedagoge e atij. Përpiquni t’i largoni çdo hije melenkolije, mos e llastoni, mësoni gjithmonë të vërtetën, sipas moshës së tij, sipas aftësive të tija mendore për ta kuptue.

Gjendja fizike e Lulit më kënaqi. Ai po rritet i shëndoshë e i fortë fizikisht. Shpirtënisht ai asht i mbylltë, gjë që s’më pëlqen. Kij kujdes që ai të apasionohet pas shkollës e librave edhe motin që vjen, të dalë së paku me të gjitha notat 10 e 9, përndryshe unë do të jem i mërzitun e i helmuem, sepse do të jetë e kundërta e atit të vet, që në këtë moshë ku asht ai tash, merrte notat më të mirat e klasës, çmimet më të lartat edhe tue kalue nga 2 klasa në një vit, sepse kisha ngelë prapa moshatarëve të mij, për shkak të tragjedive familjare. Kujt don t’i gjasë ky njeri? Studioje vazhdimisht, ndihmoje me takt, qortoje pa mëshirë, kur ta bën borxh!

Sa për Marintën kam besim të plotë, se do të bahet një çupë e mirë e e kujdesun, e zonja me aqë sa mundet. Këto rreth fëmijve, o Milenë e dashun! Dhe ti mos m’u zemro nëse të shkruej pak si tepër rreth tyre. Ti je nanë e mësuese, si edhe unë që jam baba dhe kam qenë pedagog një kohë të gjatë, dhe prandaj e di fort mirë se ç’detyra të randa, kemi para shoqnisë e para vetë atyne, bijve tanë, për të ardhmen e tyne, për jetën e tyne fizike e morale, për vështirësitë që do të ndeshin ata në jetën e tyne t’ardhëshme, që Lulit po i vjen në prak të derës. Sa për ty s’kam tjetër ç’ka me të shkrue, veçse me të levdue  për dashuninë tande të pafund, ndaj shoqit tand edhe në fatkeqësitë e tija, veçse me të falenderue për kujtimet e bukura që ke lanë gjithmonë të shkrueme në shpirtin tim, të cilat duhet të ngrihen në fasntazinë time, të qeshin e të këndojnë plot me ndjenja poezije e muzike, të mbeten vepër arti e pavdekshme, për breznitë e arthme. Por ç’t’i baj Muzës, o e dashun, që s’don me më prekë një herë në mënyrë spontane, mbi telat e kësaj dashnije të mrekullueshme e me m’i kënaqë plotësisht, kërkesat e mija estetike edhe më të parën e këtyne kërkesave, spontaneitetin, d.m.th. natyrshmëninë, rrjedhshmëninë muzikore, pa sforcime e artificjaliteti. Me thanë të drejtën për njikëtë arsye, kurrësi më ka kënaqë, as më ka enthuzjazmue poezija e dashunisë e të madhit Petrarkë. Unë e di se ty do të të pëlqente të leja diçka të bukur të shkrueme, për dashuninë tonë. Dije se edhe mue më pëlqen po aqë, por s’ja kam gjetë fijen asnjiherë, kësaj ndjenje që më zien në shpirt e paçansueme, e papërcaktueme, e pastaj ikën e më bahet mjergull, jo një herë e dy herë, po shpesh herë në jetën time. Besoje se kështu është! Kushedi, ndoshta këto ndjenja presin një ditë, një orë, një çast frymzimi të vërtetë e të qartë, të thjeshtë si vetë jeta, për t’u konkretizue në një ose më shumë kangë, ose dhe në pakë vargje të vetme. Fakti ësht se tashti që jam larg teje, ndjej mall e dashuni më të madhe se kurrë për ty. Bie me fjetë e të kam ndër sy, flejë e të shoh si andërr shpesh herë, por jo gjithmonë në mënyrë të gëzueshme e lirike. Kush mund të thotë me gojë ose me letër, se sa të kujtoj unë ditë me ditë? Edhe në pyll të qiparisave të këtushëm, ku jam vetëm tue shëtitë, ose shtri për gjumin e pasdrekes, nën hijen e landëve e në kangën monotone të gjinkallave të gushtit, fantazija e ndjenjat, më zgjojnë para dritës së mendes deturën tande të dashun, syt e tu t’ambël e përkëdhelës, afshin e dashunisë sate të paharrueshme.

Të lutem mos më harro me letra shpjeguese, për gjendjen e gjithë familjes e sidomos për gjendjen tande shëndetësore e shpirtnore. Sa të mundesh këto letra m’i dërgo me intervale të caktueme e të barabarta. Marintën porosite të më shkruej sa më parë një letër të gjatë e të bukur aq sa din ajo. Merre me të mirë e mos e qorto tepër, për gabimet që i ban pa dashje, e mjera!

Shumë të fala prindëve të tu, Polit e Kristaqit, shumë të fala sate motre Ermelës. Unë i kujtoj gjithmonë ata për mirë. Unë kështu nga ana ime, kështu mendoj e veproj. Sa për ata është punë e tyne se si mendojnë për mue!

Tashti pritni përqafimet e të puthunat e mija, ti e dashun dhe Lekë Ndoja, çun më i miri, Luli kavaljeri e Marinta e bindun e e dashun./Memorie.al

 Së largu të çon përqafime e puthje të zjarrta i paharrueshmi

gjithmonë i yti

  Marku

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Në vitin 1973. takuam në Korçë bashkëshorten e Themistokli Gërmenjit, e cila na tha…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Skifter Këlliçi

Next Post

Kalendari Historik 17 Mars 2022

Artikuj të ngjashëm

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Gjet Kadeli tha se; personalitetet më të shquara në burg, janë; Pjetër Arbnori, Nikoll Mazrreku e Simon Jubani, tani po afrohet koha e lirisë dhe ne…”/ Raporti i B.p. “Dardha”, burgu i Burrelit, 1975

March 30, 2023
Memorie.al
Personazh

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

March 29, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

March 28, 2023
Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
Next Post
Mars

Kalendari Historik 17 Mars 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!