• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Letra e Nexhmije Hoxhës: “Na dërgoni të dhëna për Zef Zorbën, që ka qenë në burg dhe na njoftoni çfarë njeriu…”/ Përgjigja e Enver Halilit: “Nuk ka kredi morale në Shkodër…”

Letra e Nexhmije Hoxhës: “Na dërgoni të dhëna për Zef Zorbën, që ka qenë në burg dhe na njoftoni çfarë njeriu…”/ Përgjigja e Enver Halilit: “Nuk ka kredi morale në Shkodër…”
Nikolla Zoraqi
Nexh,ije Hoxha me shoqe
Nexhmija me Enverin
Faximile
Letra e Nexhmije Hoxhës: “Na dërgoni të dhëna për Zef Zorbën, që ka qenë në burg dhe na njoftoni çfarë njeriu…”/ Përgjigja e Enver Halilit: “Nuk ka kredi morale në Shkodër…”
Zef Zorba
Faxsimie

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përkasin vitit 1963, ku ndodhet një korrespodencë në mes Drejtorisë së Arsim – Kulturës, në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, të drejtuar nga Nexhmije Hoxha dhe Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, të kryesuar nga Enver Halili, lidhur me anën biografike të regjisorit, shkrimtarit dhe artistit Zef Zorba, nga qyteti i Shkodrës, i cili kishte marrë përsipër dhe po shkruante libretin e operës ‘Teuta’, muzika e së cilës po kompozohej nga Nikolla Zoraqi. Kërkesa e Nexhmije Hoxhës, për të ditur të dhëna të sakta rreth biografisë së regjisorit e libretistit nga Shkodra, i cili sipas të dhënave që ajo dispononte, kishte qenë në burg, por nuk dihej qëndrimi politik, që ai mbante në atë kohë, si dhe përgjigja negative e Enver Halilit, për Zorbën, i cili “nuk kishte kredi morale në popullin e Shkodrës…”?!

Dokumenti që po publikojmë është një shkresë zyrtare e vitit 1963, ku Nexhmije Hoxha, në atë kohë Drejtore e Drejtorisë së Arsim Kulturës, në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, ia drejton sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, Enver Halilit, ku i kërkon të dhëna rreth biografisë së Zef Zorbës, që kishte shkruar libretin e Operës “Teuta”, muzikën e së cilës e kishte marrë përsipër dhe po e kompozonte, kompozitori i ri, Nikolla Zoraqi.

Sipas dokumentit në fjalë, Nexhmija Hoxha kishte informacione për Zorbën, që ai kishte qenë në burg, por nuk dinte të dhëna të tjera më të hollësishme për të, se për çfarë ishte dënuar, qëndrimi politik që ai mbante në atë kohë, a ishte i kompromentuar, etj., etj. Dhe vërtet, Nexhmije Hoxha “kishte të drejtë”, pasi Zorba, një nga intelektualët më në zë të qytetit të Shkodrës, kishte një biografi disi “të ngatërruar”?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

Zefi kishte lindur në Kotorr të Malit të Zi, në një familje shqiptare, kishte ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore (dega e Studimeve Politike në Padova të Italisë) dhe i kishte ndërprerë ato, në vitin 1943, për shkak të Luftës e ishte kthyer në vendlindjen e tij, ku për disa kohë kishte punuar si nëpunës banke. Edhe pse me këtë formim, pas mbarimit të Luftës diku nga viti 1946, ai shërbeu si regjisor pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Shkodrës, ku vuri në skenë disa pjesë dramatike si p.sh.: “Juda Makabe” e Fishtës, “Armiku i popullit” i Ibsenit etj.

Në atë kohë si shumë intelektualë të tjerë nga qyteti i Shkodrës, që kishin studiuar në Perëndim edhe Zorba u arrestua dhe u dënua me burg politik, nga ku lirohet diku nga viti 1951. Pas daljes nga burgu, sa për pasion aq dhe për mbijetesë, Zef Zorba u morr me përkthime, duke shqipëruar disa nga poetët e dramaturgët njohur të letërsisë botërore, si: R. Frost, Xh. Ungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T.S. Eliot, Shou, Pirandelo, Uelld, Martin, apo filozofë si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer etj.

Krahas kësaj pune, ai shkroi edhe vetë disa librete, siç ishte “Teuta”, mbretëresha e Ilirëve, e cila pas mundjes nga romakët, ishte tërhequr dhe strehuar pikërisht në Kotorr, në vendlindjen e Zorbës. Ndoshta kjo ka qenë edhe shtysa, nga ku ai kishte marrë shkas për të shkruar për mbretëreshën ilire, libret në të cilin ishte mbështetur kompozitori i ri, Zoraqi, për të shkruar operën “Teuta”?!

Por kjo nuk ishte thënë të bëhej, pasi, kërkesës së Nexhmije Hoxhës, nga sektori i Arsim – Kulturës në Komitetin Qendror të PPSH-së, e cila donte të dhëna të hollësishme për anën biografike të Zef Zorbës që ajo kishte informacion se kishte qenë në burg, sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, Enver Halili, i’u përgjigj negativisht, duke thënë se Zorba, nuk kishte garancitë e duhura politike dhe nuk kishte kredi morale në opinionin e popullit të Shkodrës. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë, i cili ashtu si pjesa më e madhe e dokumenteve të publikuara në këtë libër, botohet I plotë dhe pa asnjë ndryshim.

Letra e Nexhmije Hoxhës për Komitetin e Partisë së Shkodrës

KOMITETI QENDROR I PARTISË

PUNËS SË SHQIPËRISË

                                         Drejtoria e Arsim-Kulturës                   Dt. 14.8.1963

 Nr.1848                  

                                         KOMITETIT TE PARTISË SE RRETHIT

                                                    SHKODËR

Kompozitori i ri Nikolla Zoraqi është në fillim të punës për të kompozuar një opera mbi “Teutën”. Libretën e saj e ka shkruar Zef Zorba banues në Shkodër. Jemi informuar se ky person ka qenë në burg, por nuk dimë hollësira të mëtejshme. Prandaj na njoftoni me shkrim brenda datës 30 Gusht, se çfarë njeriu është, për çfarë ka hyrë në burg, si punon dhe si qëndron tani politikisht, sa është i kompromentuar dhe çfarë ka në opinionin publik të Shkodrës.

Gjithashtu na njoftoni mendimin tuaj nëse jeni dakord apo jo mbi libretin e Zef Zorbës të kompozohet opera.

DREJTORE E DREJTORISË TË ARSIM-KULTURËS

                   Nexhmije Hoxha

                       Letra e Enver Halilit nga Shkodra për Nexhmije Hoxhën

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI PARTISË RRETHIT

SHKODËR

Nr. 755

LËNDA: Mbi Zef Zorbën

                                     KOMITETIT QENDROR TË P.P. SHQIPËRISË

                                               “Drejtorisë Arsim-Kulturës”

                                                       TIRANË

Lidhur me tuajën Nr. 1848 datë 14/8/1963

Zef Zorba ka mbaruar shkollën e françeskanëve në Shkodër. Ka qenë nënpunës pranë legatës italiane në Shkodër, në kohën kur ishte Meloni, një spiun i regjur italian. Mbas lirimit, Zefi është dënuar me 5 vjet burg për veprimtari armiqësore kundër Pushtetit Popullor. Sot mban qëndrim të keq. Punon si shef llogarie në Nish ‘Prodhime të Ndryshme’, duke qenë nën kontroll të vazhdueshëm. Zefi nuk ka ndonjë kredi morale në opinionin publik të Shkodrës, pse dhe nga ato (me përjashtim të miqve të tij) njihet si element i keq politikisht. Mendimi i jonë është që mbi libretin e këtij personi, pavarësisht nga përmbajtja dhe forma e tij, të mos kompozohet opera./Memorie.al

P. KOMITETIN E PARTISË RRETHIT

                   Sekretari  

                 (Enver Halili)

Ky shkrim është marrë nga libri “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”, i gazetarit Dashnor Kaloçi, që pritet të dalë së shpejti.

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Të mbijetuarit e luftës boshnjake: vitet e humbura

Next Post

Fotot e rralla/ ‘Nga spitalet e personeli mjekësor me bluzat e bardha, trupat francez të Legjionit të Lindjes, te senatori Godart, që viziton banorët e varfër të Gjonomadhit…’!

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 5, 2025
  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur
Art & Kulture

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

June 2, 2025
Next Post
Fotot e rralla/ ‘Nga spitalet e personeli mjekësor me bluzat e bardha, trupat francez të Legjionit të Lindjes, te senatori Godart, që viziton banorët e varfër të Gjonomadhit…’!

Fotot e rralla/ ‘Nga spitalet e personeli mjekësor me bluzat e bardha, trupat francez të Legjionit të Lindjes, te senatori Godart, që viziton banorët e varfër të Gjonomadhit…’!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!