• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, December 29, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur u afruam në ngushticën e Bosforit, u hodhëm nga vaporri, për të dalë me not në breg, por shokun tim, Skënderin, nuk e pashë më…”! / Historia e arratisjes së dy djemve tiranas, në ’51-in

Nga Sabit Abdyli

Memorie.al / Petrit Alliu, hynë në radhën e mërgimtarëve të parë shqiptarë, të ardhur në Zelandën e Re, që në vitin 1951. Njohës i shumë gjuhëve të huaja, si: anglisht, turqisht dhe italisht, intelektual e  sportist me shumë sukses, pasi ka luajtur volejboll për ekipin e parë të Tiranës në vitet 1947 – ‘48, më vonë edhe  për shkollën amerikane “Robert College” në periudhën 1948-1951, kurse në qytetin e Aucklandit, ka luajtur futboll në vitet 1952 – ‘54. Petriti ka të kryer gjimnazin në Tiranë dhe shkollën amerikane “Robert College” në Stamboll. Sot edhe pse i shtyrë në moshë, gëzon shëndet të mirë. Është i martuar, ka një djalë e dy vajza:  djali, Qerimi, infermier, jeton në Sydney (Australi), vajza Jasmina, arkitekte, jeton në Adelaide (Australi) dhe Shpresa, kontabiliste, jeton në Zelandë.

Djali, Qerimi  për ta plotësuar zbrazëtirën e boshllëkun që e ndjente për Shqipërinë, me emër e mbiemër të falsifikuar, anëtarësohet në parti majtiste, në Londër. Në vitin 1985, shkon në Shqipëri, por Qerimi nuk ka mund t’i vizitojë xhaxhallarët, nënëloken, shtëpinë në Tiranë, etj., për të cilët i kish folur i ati me aq mall, sa e sa herë.

Rrëfimi i Petrit Alliut

Gjithashtu mund të lexoni

“Durrësi në çdo pikëpamje asht’ nana i gjithë vendeve shqiptare, e meritume me pas randësin e nji vendit Avropjan. se…”/ Letra e parisë së qytetit bregdetar e 1919-ës, që ai të mbetej kryeqytet i Shqipërisë

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

“Unë, në prill të vitit 1992, me të zbritur nga avioni, në aeroportin e Rinasit, pas 44 vjetëve, e putha tokën nënë, u çmalla, u kënaqa me familjarët, miqtë, shokët, por edhe u mërzita kur pashë Shqipërinë më keq, se që e kisha lënë në vitin 1948” – na rrëfen Petrit Alliu, me një shqipe të rrjedhshme, kur po pinim kafe në shtëpinë e Zenel Tahirit.

“Në shtator 1948, – tregon z. Alliu, e kreva Liceun Artistik në Tiranë. Mua dhe shokëve të gjeneratës time, po atë vit na dhanë bursa për të vazhduar shkollimin jashtë shtetit. Mua, bursa m’u dha pak më vonë se të tjerëve, pasi regjimi komunist, nuk na shihte me sy të mirë, neve që ishim me prejardhje nga familjet me mirëqenie të mirë ekonomike. Po atë vit, na nisin me vaporin rumun “Transilvanija”, për në Stamboll, për të dalë pastaj në Detin e Zi, përmes grykës së Bosforit.

Duhej të shkonim aq larg, pasi marrëdhëniet Shqipërisë komuniste me Jugosllavinë e Titos, tashmë ishin prishur. Në vapor ishim 400 të rinj, që shkonim për të vazhduar shkollimin në shtetet e kampit socialist, si: Çekosllovaki, Rumani, Poloni, Rusi, Hungari, etj. dhe ne lundronim  natën.

Me të arritur në Stamboll, u hodhëm nga pjesa e prapme e vaporit në det,  bashkë me një shokun tim nga Tirana, Skënder Muka e quanin, kështu ishim marrë vesh fshehtas në kuvertën e vaporit. Natën, dritat e qytetit reflektoheshin në sipërfaqen e ujit dhe kishim bindjen se jemi krejt afër, madje me dukej se dritat mund t,i prekja me dorë.

“Drejt dritave…! Jepi” – më tha Skënderi, që ishte më i fuqishëm, më notar i mirë se unë. Në terrin e asaj nate, u ndamë me Skënderin…!  Medet! Kurrë më, nuk e pashë. Duke notuar, e vëreja se dritat ishin tepër larg, kurse unë gjithnjë e më shumë ndjeja lodhje.

U ktheva në shpinë dhe me lëvizje të ngadalta të këmbëve e duarve, arrija të qëndroja në sipërfaqen e ujit. Me shpresa të humbura, fillova të bërtisja me atë pak zë që më kish mbetur për ndihmë, shqip e italisht. Dhe mrekullia ndodhi. Dy peshkatarë turq me barkë, më kapën për krahësh…!

Pas hetimeve të policisë turke, se kush jam, prej nga vij, etj., m’u pranua statusi i refugjatit. Me ndihmën e Organizatës për Refugjatët, u regjistrova në shkollën e njohur amerikane “Robert College” në Stamboll.

Kolegjin e kreva në vitin 1951. Aty mësova gjuhën angleze dhe turke. Po atë vit (1951), u njoha me Mazhar Krasniqin. Me Mazharin, vendosëm  që edhe ne t’i bashkangjitemi refugjatëve, në mesin e të cilëve, përveç shqiptarëve, kishte edhe bullgarë, grek, rumun, e të tjerë, që bëheshin gati për në Zelandë të Re.

Me vaporin “Goja” pas 35  ditësh lundrimi, më 1 maj 1951, mbërrimë në Wellington, kryeqytetin e Zelandës së Re. Prej aty me tren, na çuan në kampin “Pahiatua”, ku për gjashtë javë, punova si mësimdhënës. Refugjatëve, jo vetëm shqiptarëve, por edhe turqve, bullgarëve, rumunëve etj., ua mësoja gjuhën angleze.

Në pjesën e dytë të muajit qershor, na shpërndajnë gjithandej Zelandës jugore. Pas një viti, unë, Mazhar Krasniqi, Shaban Kryeziu, Shaqir Seferi, Fadil Kaceli etj., u vendosëm në Auckland. Më duhet t’ju them se, ne shqiptarët, fituam shumë shpejt simpatinë e vendasve, si njerëz punëtor, të përgjegjshëm e sportistë të mirë.

Unë me Fadilin, kemi luajt futboll (në vitet 1952-’54), me shumë sukses, në ekipin “Grey Lynn Comrades” në ligën e parë. Jetonim me mall e me shpresë, se një ditë do të kthehemi në atdheun tonë. Me punë, që të gjithë kishim krijuar kushte për jetë normale. Ne, (për shqiptarët e kam fjalën), nuk kalonte java pa u takuar me njeri tjetrin.

Kështu arritëm ta mbajmë gjallë frymën shqiptare. Formuam “Lidhjen e Qytetarëve Shqiptarë” në Zelandë dhe kurdoherë, kryetari i Lidhjes, Mazhar Krasniqi e kishte mbështetjen tonë. Diku pas vitit 1970, këtu në Zelandë u mbajt një tubim i të kuqve, siç i quanim ne partitë marksiste-leniniste.

Erdhën përfaqësues të partive komuniste nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë, përfaqësues të PPSH-së. Me niciativën e  Komuniteti shqiptar, kryetarit të saj, z. Krasniqi u organizua një demonstratë kundër tubimit të të kuqve. Protesta bëri jehonë të madhe. Media e këtushme: si ato elektronike ashtu edhe ato të shkruara (gazetat), i dhanë publicitet të madh.

Kur erdhëm në vitin 1951 në këtë ishull të largët, gjetëm një zonjë shqiptare, e  ardhura para nesh në Zelandë. Dikush prej nesh ka kontaktuar me të. Dimë se ishte e  ardhura nga Egjipti dhe e fliste mirë gjuhën shqipe. Ku gjendet, çka u bë me të, nuk kam informata.

Malli i atdheut është  i madh. Këtë mall edhe ju tani po e ndjeni, por sot e kemi më lehtë. Komunikojmë me telefon sa herë që duam, informohemi rregullisht, rrugën drejt Shqipërisë e kemi të hapur.

Atëherë, kur shkruaja letër, nuk shkruaja gjë, e dija se letrat lexoheshin prej njerëzve të Sigurimit të Shtetit në Tiranë, po të shkruaje më shumë se; “jam mirë…”, ajo nuk arrinte kurrë për ku e kishe adresuar.

Desha t’ju them edhe këtë, kur u kthye djali, Qerimi nga Shqipëria, më solli shumë fotografi, incizime, bile  edhe kompletin e veprave të Enver Hoxhës, (qesh me zë) të cilat  ende nuk i kam lexuar. Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Tiranë, është një memorial turk, me emrat e atyre që kundërshtuan grushtin e shtetit në Turqi, në 2016-ën, ndërkohë që mungon për vëllezërit tanë kosovarë...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur!

Next Post

“Nga shallet e najlonit dhe rruazat që i varnin gratë në qafë, te orët e dorës, syzet e bizhutë që i blinim me ‘gjelat’ e floririt...”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të anijes, për kontrabandën para viteve ‘90-të

Artikuj të ngjashëm

“Plazhi i Durrësit ishte i shkretë dhe kishte pamjen e kohës së Monarkisë, por kreu i Komitetit të Partisë, dha urdhër që çamët të largoheshin prej andej, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit nga Çamëria
Dossier

“Durrësi në çdo pikëpamje asht’ nana i gjithë vendeve shqiptare, e meritume me pas randësin e nji vendit Avropjan. se…”/ Letra e parisë së qytetit bregdetar e 1919-ës, që ai të mbetej kryeqytet i Shqipërisë

December 28, 2025
“Në Shqipëri, s’ishin të lejuara raportet e marrëdhëniet jashtëmartesore, ato quheshin prostitucion dhe dënoheshin me punën të detyruar, por te Hotel ‘Dajti’, pashë…”/ Kujtimet e italianit Canciani
Dossier

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

December 26, 2025
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

December 26, 2025
“Ndalohet të botohen në shtyp, të shpallen në radio, të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me burimet minerare…”/ Udhëzimi i kryeministrit Mehmet Shehu, për ruajtjen e sekretit shtetëror, 14 dhjetor 1961
Dossier

“Kur Mehmet Shehu erdhi në burgun e Burrelit dhe i tha At Pjetër Mëshkallës; kush është më i keq, ne apo djalli, ai u përgjigj…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 25, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Dossier

“Pasi u lirova nga burgu dhe po u tregoja dy nipave, se si më qëruan sytë nën tortura, nëna sapo i dëgjoj, bërtiti; bir dhe u shemb në dysheme…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 26, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Edhe pse isha i verbër, policët Mustafa Lika, Agim Kërtuka, Nikollë Skana dhe Ramazan Lika, më kanë futur në birucë me lagështirë dhe ata…”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit, që vuajti 26 vite burg

December 24, 2025
Next Post
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit

“Nga shallet e najlonit dhe rruazat që i varnin gratë në qafë, te orët e dorës, syzet e bizhutë që i blinim me ‘gjelat’ e floririt...”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të anijes, për kontrabandën para viteve ‘90-të

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme