• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”

Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”
Tragjedia e Superga-s, kur shuhej në aksidentin ajror, “Torino e Madhe”

Memorie.al Historia tragjike e ekipit të famshëm Italian të Torinos së Madhe, të cilët  humbën jetën në një aksident ajror me 4 maj të vitit 1949, në alpet torineze, teksa kthehej nga një ndeshje me Benfikën e Lisbonës, ku i famshmi Valentino Mazzola  do i jepte lamtumirën futbollit. Si ndodhi tragjedia për shkak të pilotit që ndryshoi itinerarin e udhëtimit në ajër dhe kush ishin futbollistët e pjesëtarët e tjerë të stafit torinez, që humbën jetën nga përplasja fatale me kambanën e kishës së Supergës          

 Në  këtë atmosferë të ndezur futbollistike , ku vëmendja dhe sytë e miliona tifozëve  janë drejtuar nga stadiumet gjermane , ku po luhet akti final i kompeticionit të 18-të futbollistik të botërorëve, ndoshta janë të paktë ata tifozë që e dinë domethënien e gjesteve të disa lojtarëve Italian ,  të cilët pas shënimit të golit ,hapin krahët duke imituar fluturimin e një avioni. Ai imitim nuk është thjeshtë një trill i zakonshëm i tyre, ashtu siç e kanë zakon të festojnë  sipas mënyrës së tyre edhe shumë ekipe të tjera, kryesisht afrikane apo amerikano – latine , Jo, me atë gjest , futbollistët e përfaqësues së azzureve , përkujtojnë e nderojnë  paraardhësit e tyre të ekipit të  famshëm të Torinos së Madhe  të viteve 40-të të shekullit të kaluar , të cilët me 4 Maj 1949  humbën jetën në një aksident tragjik ajror, të ndodhur në alpet Torineze, teksa ktheheshin nga një ndeshje miqësore me Benfiken e Lisbonës , e organizuar enkas për legjendën , Valentino Mazzola, që po i  jepte lamtumirën futbollit .

Por për shkak të asaj tragjedie , ajo ndeshje ishte e fundit edhe për të gjithë futbollistët e tjerë të Torinos së Madhe , ku 11 prej tyre luanin edhe në kombëtaren italiane . Po në çfarë rrethanash ndodhi ajo tragjedi , kush ishin futbollistët dhe pjesëtarët e tjerë të stafit torinez, që humbën jetën në atë aksident ajror dhe me çfarë nderimesh u përcollën në banesën e fundit yjet e atij ekipi të famshëm , që beri emër të madh në historinë e futbollit Italian dhe atij botëror ?

Shkëlqimi i një skuadre të madhe

Gjithashtu mund të lexoni

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

Skuadra e Torinos së madhe epokën e saj më të shkëlqyer e ka përjetuar gjatë viteve 40-të, kur dominonte futbollin dhe atë evropian . Ishte një rast i rrallë për këtë skuadër , që 11 lojtarët e saj luanin edhe me kombëtaren italiane të atyre viteve .Pavarësisht se ajo skuadër nuk pati mundësi që të dominonte në një kampionat botëror apo evropian, suksesi i shkurtër , por i lavdishëm , e radhiti atë si një ndër skuadrat më të mira italiane të të gjitha kohërave.

Në vitet 1941-1942, Torino paraqiti imazhin e shkëlqyer të saj , duke fituar të gjitha kompeticionet futbollistike italiane , dhe kjo falë futbollisteve legjendar si: Mazzola , Gabetto,Loik  dhe portierit të famshëm Valerio Bacigalupo. Por ishte përplasja fatale në kupolën e kishës së Superges (alpet torineze ) , ajo që e shoi këtë ekip të mrekullueshme.

Rezultatet e shkëlqyera në vitet e luftës

Nga viti 1939 deri në vitin 1943, regjimi fashist e kishte futur Italinë në Luftën e Dytë Botëror, dhe me anë të futbollit, ai regjim donte të tregonte se dominonte Evropën dhe botën edhe në sport.  Në këtë kuadër,ata morën lojtarë premtues nga skuadrat më të mira të Italisë si: Milan ,Inter, Juventusi, Breshia etj..dhe formuan ekipin e tyre përfaqësues në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe rezultatet e shkëlqyera nuk vonuan  : Torino – Palermo 3-0, Sampdoria – Torino 2-3, dhe Fiorentina – Torino 0-2. Dhe kjo fale trajnerëve të zotë si Egri Erbstein dhe Leslie Lievesley . Më 17 Janar të vitit 1943, avionët anglo  – amerikanë bombarduan stadiumin “ Filadelfia “dhe Torino u detyrua të luaj në një stadium tjetër. Rezultati më iI mirë ,  të cilin skuadra e Torinos e arriti falë lojës së saj , ishte mposhtja e Milanit në Venecia me rezultatin 4-0, e cila i bëri të mundur fitoren e Kupës së Italisë. Më pas, erdhi mposhtja me rezultatin 3-2 e kombëtares hungareze në Torino. Ishte Ferrucci Novo (industrialist torinez ) ai që financonte skuadrën e famshme dhe futbollistë të tillë si: Valentino i madh , vëllezërit Ballarin, Romeo Menti dhe lojtarë të tjerë , të cilët e kthyen skuadrën e tyre në një mit. Por ishte ndeshja fatale, Benfika –Torino në Lisbonë ,ajo që i mori jetën gjithë ekipit.Sekreti i fitoreve të skuadrës së Torinos qëndronte te sistemi i famshëm VM, i imponuar nga trajneri  Arsenalit ,Herbert Çatman . Ekipi i madh i Torinos u bë i famshëm edhe në sajë të futbollistëve të tjerë si : Grava, Grezar, Maroso, Martelli, të cilët arritën t’i  ngrinin lart emrin kësaj skuadre.

Ndeshja e fundit e Torinos në Lisbonë

Detajet e kësaj ndeshjeje tragjike jepen nga Sauro Toma, i cili mrekullisht i shpëtoi tragjedisë nga një dëmtim i lehtë para ndeshjes, gjë që e bëri të mos shkonte në Lisbonë bashkë me shokët e skuadrës .Në kujtimet e tij ai thotë se ndeshja tragjike Benfika – Torino nuk u luajt për ndonjë kompeticion evropian , por thjesht vetëm për faktin se kapiteni i ekipit Mazzola donte të jepte lamtumirën  futbollit në një ndeshje kundër ekipit të fortë portugez të Lisbonës, S.L. Benfica . Por ishte ky event dhe udhëtim tragjik nga Lisbona në Torino, ai që shkaktoi fatkeqësinë e papritur. Ndeshja Benfika – Torino përfundoi me rezultatin 4-3 për vendasit dhe menjëherë pas ndeshjes italianët, të cilët thoshin se ishte vetëm një ndeshje rutinë, u bënë gati me valixhet e tyre për të hipur në avionin “ Fiat “G-212 e për të udhëtuar në Barcelonë, e mandej në atdheun e tyre . Ishte një enigma mënyra se si piloti, Pierluigi Meroni, e ndërroi  itinerarin e udhëtimit nga Lisbona direkt në Torino , pa e furnizuar me karburant avionin, ishte kjo një nga mundësitë që mund të ketë shkaktuar përplasjen në kupolën e kishës në Superga. Por,një version tjetër jepet nga portieri rezerve i skuadrës së madhe ,Renato Gandolfi  , i cili shpjegon se thjeshtë  avioni transportues  “Fiat” G-212, ka pësuar defekt në motor ose rrjedhje karburanti. Versioni më I besuar jepet nga kryeprifti katolik i kishës së Superges , ku ndodhi ngjarja tragjike, i cili kujton se në çastin kur ndodhi tragjedia , ishte një mot shumë i  vrenjtur dhe rrebeshi  ishte faktori final që shkaktoi përplasjen. Në bordin e avionit ishin të pranishëm edhe lojtarë të veçantë si Raf Vallone, i cili më vonë u bë gazetar  sportive  dhe që intervistonte shkrimtarë të njohur për kohën , si Ernesto Hemingway etj. Në skuadrën e Torinos në atë kohë luanin edhe lojtarë të huaj si : Lusu ( rumun ), Schubert ( Hungarez ) dhe Bongiorni ( francez ), të cilët me lojën e tyre konsideroheshin si lojtarët më të mirë të huaj në kampionatin Italian për vitet 1945-1949. Por, që të gjithë ranë pre e katastrofës së papritur në alpet torineze.

Si ndodhi tragjedia në kishë  

Rrënjët e tragjedisë se madhe ajrore fillojnë në ndeshjen e fundit që zhvilloi ekipi i Torinos me skuadrën portugeze  Benfika në Lisbonë .Të mbijetuarit e vetëm të aksidentit ajror ishin Sauro Toma dhe Renato Gandolfi ,të cilët për shkak dëmtimesh nuk asistuan në atë ndeshje të fundit .Ndeshja bëhej për nder të kapitenit të madh Valentino Mazzola ( i ati i futbollistit të famshëm të përfaqësues italiane të viteve’60-70, Sandro Mazzola ) i cili donte t’i  jepte lamtumirën e fundit futbollit dhe Torinos. Në Porugali torinezët u mposhtën  me  vështirësi nga vendasit me rezultatin 4-3, pasi italianët e konsideruan atë një ndeshje të zakonshme për ekipin e tyre , duke mos i kushtuar ndonjë  rëndësi të madhe rezultatit. Por asnjë nga futbollistët nuk e mendonte që ajo ndeshje në Lisbonë do të ishte e fundi për ta, lojtarët dhe i gjithë stafi i ekipit morën valixhet dhe u nisën për në atdheun e tyre . Intenerari i udhëtimit të avionit ishte Lisbonë –Barcelonë-Torino, pasi ndalimet e avionit në keto qytete do të bëheshin për furnizim me karburant , por intenerari nuk u respektua nga piloti dhe avioni u nis direkt për në itali .Tragjedia ndodhi në orën 17:06, kur avioni  po udhëtonte në alpet torineze. Dhe në këtë kohë piloti raporton për një defekt  të parëndësishëm në motor , por askush nuk i dha rëndësi , pasi torinezët ishin duke festuar në avion largimin e Mazzoles nga sporti. Dhe në atë çast ndodh e papritura .Avioni përplaset me kupolën e bazilikës së kishës së  Supergës, duke e shembur atë në tokë  dhe duke i dëmtuar për vdekje të gjithë lojtarët legjendë të ekipit , së  bashku me trajnerët dhe anëtarët e tjerë të stafit përbërës të Torinos. Nga lojtarët që humbën jetën në vend në atë katastrofe ajrore ishin: Bacigalupo, Mazzola, Menti, vëllezërit Ballarini , Loik, Martelli, Operto , Maroso, Grezar, Grava, Fadini, Kastiliano, Gabetto, Ossola, Rigamonti, Bongiorni, Schubert ; trainerët Egri Erbstein dhe Lievesly ; drejtuesit Agnisetta dhe Civalleri ; masazhatori Corina dhe gazetarët Casalbore, Cavallero e Tosatti. Ndërsa nga pjesëtarët e ekuipazhit vdiqën ; pilotët  Meroni, D’inca , Pangrazi ,Biancardi .

Drejtuesi i fundit që  humbi jetën ishte Andrea Bonaiuti. Trupat e futbollistëve dhe gjithë pjesëtarëve të  tjerë  të stafit të Torinos, u zbritën me kujdes nga kupola e kishës nga grupet e shpëtimit e zjarrfikësit që  mbërritën në një kohë rekord në vendngjarje , ndërsa identifikimi i tyre, i cili paraqiti mjaft vështirësi , u bë nga trajneri i kombëtares italiane , Vittorio Pozzo ( kampion bote ).

Viktimave të  Supergës iu bë një varrim madhështor në qytetin e tyre , në Torino.Në sheshin kryesor të qytetit ishin mbledhur më shumë se një milion italianë, ndërsa trupat e pa jetë ishin vendosur në pallatin  “ Madama” , ku po u bëheshin homazhet e fundit nga delegacione të rangut më të lartë  evropian dhe botëror të futbollit. Trupat e futbollistëve ishin vendosur mbi kamion dhe një kortezh i gjatë njerëzish  marshonin në  bulevardet e Torinos. Fjalimi i  fundit mallëngjyes mbi futbollistët e vdekur u mbajt nga presidenti i Federatës së Futbollit Italian, Ottorino Barassi, i  cili qëndroi para trupit të Mazzoles dhe citoi fjalët e famshme : “ Kapiten Valentino, kjo është Kupa e madhe , Kupa e Torinos, që është në zemrën e të  gjithëve”. Dhe me këto fjalë u mbyll një epoke e lavdishme dhe tragjike e futbollit Italian./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share3TweetPinSendShareSend
Previous Post

Drejtorit i Sigurimit në 1968-ën: Katër shqiptarët që CIA po i stërvit në kurse në Kaliforni për t’i zbarkuar në Shqipëri…

Next Post

Imazhe të personaliteteve që vizituan Shqipërinë nga 1930-ta e deri më 1991

Artikuj të ngjashëm

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

January 23, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!
Sport

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres
Sport

“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

December 11, 2024
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares
Sport

“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

November 22, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar
Sport

“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar

October 13, 2024
Next Post
Imazhe të personaliteteve që vizituan Shqipërinë nga 1930-ta e deri më 1991

Imazhe të personaliteteve që vizituan Shqipërinë nga 1930-ta e deri më 1991

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!