• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, September 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Kur shkuam për të takuar Aleksandër Moisiun, bashkë me shkrimtarin e ri gjerman, Linke, ai sa na pa, na qasi në Odën e tij…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit shqiptar që takoi aktorin e famshëm

“Kur shkuam për të takuar Aleksandër Moisiun, bashkë me shkrimtarin e ri gjerman, Linke, ai sa na pa, na qasi në Odën e tij…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit shqiptar që takoi aktorin e famshëm
“Me njerëzit e mi besnik, arrita ta nxjerr gruan time nga qelitë e burgut të Krujës dhe pasi ndenjëm tre vjet maleve, u arratisëm nga Shqipëria…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
“Kur shkuam për të takuar Aleksandër Moisiun, bashkë me shkrimtarin e ri gjerman, Linke, ai sa na pa, na qasi në Odën e tij…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit shqiptar që takoi aktorin e famshëm
“Kur shkuam për të takuar Aleksandër Moisiun, bashkë me shkrimtarin e ri gjerman, Linke, ai sa na pa, na qasi në Odën e tij…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit shqiptar që takoi aktorin e famshëm
“Kur shkuam për të takuar Aleksandër Moisiun, bashkë me shkrimtarin e ri gjerman, Linke, ai sa na pa, na qasi në Odën e tij…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit shqiptar që takoi aktorin e famshëm

Nga Dalip Greca   

Memorie.al / Nelo Drizari, Editori i Gazetës “Dielli” pati fatin që të takonte dhe të intervistonte aktorin e madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu gjatë turneut, që trupa e teatrit të tij, bëri në ShBA.-ës. Po ndalemi gjatë tek përshkrimet e Drizarit, sepse, pas shkrimit, zbulohet adhurimi që ai kishte për aktorin e madh. Drizari, përshkruan  me emocion, pritjen e ngrohtë që i bënë amerikanët aktorit me origjinë shqiptare. Gazetari Nelo Drizari, e përcjell me një ndjenjë ngazëllimi: “Kur erdhi për të parën herë Aleksandër Moisiu në Amerikë, nëntor 1927, bota tha se erdhi vetëm për katër javë. Por lojërat e tij aktoriale, muarën bujë të madhe. Populli kërkonte kohë dhe rast që të shihte këtë aktor të famshëm. Programi i Reinhardit, ishte që të loste një dramë në javë, që ashtu të mbeste vent për të tjera. Kërkimi i popullit e shtrënguan drejtuesit e Trupës, që ta zgjaste kohën dhe ta mbajë protagonistin deri më 8 të këtij muaji (8 shkurt  1928).

Duke e përcjellë atmosferën që e rrethonte aktorin e famshëm gjatë shfaqjeve, Nelo Drizari, shkruan për lexuesit e ‘Diellit’: “Moisiu është me të vërtetë njeri i dashur. Tri herë që e kam bashkuar në back stage pas lodrave, jam habitur me sjelljet e admironjësve të tij. Shumë njerëz, shumica përbëhej prej grashë, suleshin si turma të tërbuara për t’i shtërnguar dorën Moisiut.

Të tjerë luanin rolin e gjuajtësve për dhurata (Souvenr hunters). Të fundit, kërkonin nënshkrimin e tij mbi programe, fytyra ose libra, që kishin lidhje me Moisinë. Aktori i madh i priste me buzëqeshje, e kalorësi të shquar dhe u mbushte dëshirën, kur nuk nxitohej për të shkuar gjëkundi. Këto sjellje të këndshme, kjo kalorësi e shquar, së bashku me talentin e tij, kanë fituar  miq të ngushtë dhe admironjës të shumtë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ditën, i vdekuri lihet në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet, prandaj ka mbetur shprehja; ‘me e qa me llahinka’, kurse ‘Lugati’ i Selitës…”! / Ritet e panjohura të dasmave dhe vdekjeve, në familjet tironse

“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët

…Me gjithë që thonë disa se Moisiu është i sertë, natyra e tij m’u duk si e butë. Moisiu ngjanë sikur është nga raca nordike: nga raca anglo-saksone ose Teutonike.Ata që nuk e dinë se edhe në Shqipëri ka plot njerëz të këtij tipi, s’e besojnë se të atin e kishte shqiptar dhe të ëmën italiane.

Kjo është e vërtetë. Moisiu u lind në Trieste më 1890. I ati ishte Kostandin Moisiu nga Durrësi, i  cili kishte tregti në Vienën dhe më vonë në Fiume, në Hungari.

Foshnjërinë e tij, Aleksandër Moisiu e shkoi në Shqipëri. Në Durrës, ky vajti në shkollë dhe më parë se të nisej për në Vjenë, dinte shqip mirë. Që kur e dërgoi i ati në Vjenë, në shkollë, s’pati rast të përdorte gjuhën e Atdheut, gjuhën shqipe. Ashtu që sot, mban mend vetëm disa fjalë të rralla.

Autori i shkrimit, Drizari, e merr në mbrojtje aktorin me origjinë shqiptare. E mbron nga ata shqiptarë, që e përflisnin se ai e kishte humbur identitetin shqiptar dhe nuk ndjente asgjë për racën e vet. Nelo kundërshtonte: “Por s’munt të themi që Moisiu ka humbur dhe ndjenjat ose dhembshurinë për Shqipërinë. Jo.

Sa kohë që ish në Vjenë, ky shoqërohej me shqiptarët. Veç kësaj, Moisiu vajti në Shqipëri për disa muaj pas Luftës Ballkanike. S’ka dyshim që Moisiu, ndjen gëzim të nxehtë, kur bashkohet me ndonjë shqiptar. Gjithashtu ay, mbahet madhështor kur kujton që i ati ishte shqiptar.

Nga ana tjetër, janë dhe disa sende të tjera që duhen marrë ndër sy. Moisiu, është një artist i mësuar në vende kulturale të Evropës. Ky përballi shpenzime dhe zor (mundim) të madh, duke tretur mësimet në gjuhë të huaj. Moisiu i është vënë artit të dramës me gjithë mish dhe shpirt.

Me fjalë të tjera, bëri ca sakrifica, pra e hodhi lumin. Si një shkencëtar, ose muzikant, ose çpikës, që la mënjanë çdo gjë tjetër, për të realizuar idealin, ashtu edhe Moisiu, mori ndër sy të arrijë në kulmin e fushës që zgjodhi; domethënë të  bëhet një aktor i shquar”.

Sipas argumentimit të Drizarit, artisti me origjinë shqiptare, nuk kishte kohë që të merrej me gjëra të vogla. Gazetari i ri për atë kohë, Nelo Drizari, entuziazmohet me famën e Moisiut: “Si aktor i shquar, artist i mbaruar, pranohet me brohoritje në qarqet e huaja. Domosdo gjermanët e quajnë të tyrin. Por bota e dramës, interesohet në interpretimin dhe talentin e personalitetin e Moisiut, dhe jo aq për kombësinë e tij.

Kudo që vete triumfon. Kudo bën përshtypje të shkëlqyera. Sepse, ka zotësi dhe talenti i tij, s’kufizohet vetëm si tragjedian. Moisiu është dhe komedian i mbaruar. Nga këto shkake, Moisiu s’mund të dalë sheshit dhe të thotë: “Unë jam shqiptar”! Kur e ka sjellë rasti, ai e ka thënë pa ndrojtur se, si qëndron fisi i tij.

Drizari tregon se si e takoi aktorin e madh dhe si e priti ai: “Desha ta ndjek, desha të fjalosem me të dhe një herë më parë se të nisej për në Evropë, me vaporin “New York”, shkova ta takoja. Për fat të mirë erdhi me mua edhe zoti Paul Linke, shkrimtar i ri gjerman dhe mik i ngushtë i Moisiut.

Kur shkuam në Back-stage një varg njerëzish po priste. Moisiu, posa na pa, na qasi në Odën e tij, odë e vogël që ka çdo Theatër, për krye-aktorin dhe na priti me një ngrohtësi gjeniale.

Me gjithë që ishte i lodhur, u gëzua pa masë kur mori vesh se shqiptarët i dëshirojnë përparim të madh dhe interesohen për triumfin e tij. Në këtë çast, fytyra e tij u çel, kur dëgjoi prapë se shqiptarët e nderojnë, jo vetëm si artist, por e njohin edhe si shqiptar nga ana e të atit. Atij i ndriti fytyra”!

Për t’ua bërë sa më të besueshme lexuesve të vet, Nelo Drizari shkruan: “Keni parë fytyrën e ndonjë të riu që lëvdohet prej prindërve, për ndonjë gjë të mirë që ka bërë? Keni vënë re se sa bukur tingëllojnë fjalët; “Bravo…! Të lumtë…! Dhe na nderove? Ashtu dhe Moisiu. Veçanërisht Moisiu, u gëzua kur pa që gazeta “Dielli”, ka bërë fjalë kaq herë për të.

Në përshëndoshjen e fundit, Moisiu më siguroi, që dëshiron t’u falet nderit shqiptarëve, për interesimin dhe dashurinë që rrëfejnë; dhe mbahet kryelartë, kur kujton që ati i tij, ish shqiptar dhe vjetët e foshnjërisë, i shkoi në Shqipëri. Kur hapi derën dhe doli jashtë, populli gjerman, e priti me “Hoch Moissi…! “Hoch Moissi”!(Rroftë Moisiu!)

Brenda qenies së tij, Nelo Drizari ndjen një sëmbim në zemër, që Moisiun shqiptar, e gëzonin kombe të tjerë, shtete të tjerë. Ai shkruan jo pa dhimbje: “Kur Moisiu shkoi përmes turmës gjer te automobili, m’u kujtuan ca shqiptarë të historisë: Pemët e punërave të tyre, janë shijuar prej Botës, ajo botë që i rriti dhe i nderoi.

Kur do t’i vijë koha që Shqipëria t’i mbajë për vete djemtë e saj”?  Për ironi të fatit dhe vetë Nelo, do të mbetej larg vendit të vet dhe do të ndërronte jetë në Amerikë. (Pjesë e studimit për editorët e Diellit ndër vite)./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur e pyeti Behar Shtyllën, për problemin e Kosovës, ai i’u përgjigj: Mjaft i kemi në Shqipëri, një milion injorantë, pa i shtuar edhe pesëqindmijë të tjerë...”! Historia e panjohur e kreut të mërgatës

Next Post

Kalendari Historik 11 Qershor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Ditën, i vdekuri lihet në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet, prandaj ka mbetur shprehja; ‘me e qa me llahinka’, kurse ‘Lugati’ i Selitës…”! / Ritet e panjohura të dasmave dhe vdekjeve, në familjet tironse
Art & Kulture

September 1, 2025
“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët
Art & Kulture

“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët

August 27, 2025
Do të vijë dita…
Art & Kulture

Do të vijë dita…

August 23, 2025
“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala…”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm

“Kudo në Burrel e shihje Adhamin, duke mësuar nxënës për kitarë, fizarmonikë, këngë dhe në të gjitha eventet festive ku talenti i tij në kompozim…”/ Historia e panjohur e muzikantit që realizoi vetë kitarën elektrike në vitet ’70-të

August 14, 2025
“Për portolanet mesjetare, bregdeti shqiptar fillon në veri me Tivarin, duke vijuar për në jug, deri rreth Butrintit ku jepen largësitë…”/ Studimi i detit Adriatik dhe Jon, në librat e autorëve të huaj   

August 13, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2023

Kalendari Historik 11 Qershor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme