• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora
“Kur Operativi i Sigurimit, Resuli, e pyeti; A je gati të firmosësh një deklaratë, ku denoncon Arbërin, se gjoja ai do arratisej, ka folur kundra pushtetit, etj., Ibrahimi…”/ Historia e trishtë e kohës së diktaturës
“Ditën e lirimit në rrugët e Mirditës, gra e fëmijë të vegjël, na shihnin me urrejtje dhe bërtisnin; ‘armiqtë’, kurse sa kaluam Milotin e Laçin, njerëzit…”/Dëshmitë e rralla të shqiptaro-maqedonasit nga Korça
“Në Derjan të Matit, ku isha i internuar, u vendos që të demaskohej para fshatit, Hajriu, një plak që fshehurazi i lutej zotit tre herë në ditë dhe…”/ Rrëfimi i trishtë i ish- gazetarit të “Zëri i Popullit”
Dëshmia e poetit dhe ish-deputetit: “Ramiz Alia më dënoi 4 vjet në prodhim për një poezi, pasi Rrapi Gjermeni më sulmonte me kryesejmenin, Gazmend Kongoli”

Nga Bajram Karabolli

Memorie.al / Isha student dhe ndodhesha në fshat me pushimet e gjata të verës. Në këtë rast fjala ”pushime” është e kotë, pasi në fshat, qysh kur ai është krijuar, nuk dinë ç’janë pushimet. Im atë më nisi në qytet (Vlorë) për disa punë dhe më dha leje për të qëndruar nja dy-tri ditë në plazh. Nisem nga shtëpia dhe, pas një ore rrugë në këmbë, mbërrij në qendrën e lokalitetit.

I ulur mbi një bordurë, midis xhadesë dhe të vetmit klub aty, pres për makinë. Papritur, një mesoburrë i shoqëruar nga dy meshkuj më të rinj, me një sjellje tejet ushtarake dhe të egër, vjen e më qëndron mbi kokë.

Ishte sekretari i byrosë së kooperativës së bashkuar, një oficer i dalë në lirim, të cilin partia e kishte sjellë nga Tirana, për të revolucionarizuar dhe zhvilluar fshatin. Për këtë i kishte dhënë pushtet të pakufizuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

– Ç’bën këtu, ti? Nga vjen? Ku shkon?… – dhe, plot harbutëri, vetëm më pyet, pa pritur t’i kthej përgjigje.

Dhe përsëri më pyeti:

– Sa vjeç je, more dembel?

– Njëzet, – arrij t’i përgjigjem.

– Ne, more edepsëz, ishim më të vegjël, kur përlesheshim dhëmbë për dhëmbë me Hitlerin dhe me tradhtarët…! Pse rri këtu? Ç’bën këtu?

Gjeta kohë sa t’i them se prisja ndonjë makinë, për të shkuar në qytet.

– Pse shkon në qytet? E di ku janë shokët e tu? Po korrin grurin, po prashitin misrin…! Janë në aksion, aty ku i thërret partia dhe shoku Enver, ndërsa ti bredh! E di ti se shokët e tu në Veitnam (tha Veitnam dhe jo Vietnam) po japin jetën në luftë kundër imperializmit të egër amerikan? Dukesh nga surrati ti që je një koqe dembeli. Por, me siguri, ke edhe lakra në kokë. Ke mendime borgjeze. Po këtë libër ç’e ke? – dhe ma rrëmben librin nga dora.

Ishte një roman i Dymasit, në frëngjisht, të cilin e kisha marrë me vete, për ta lexuar ato dy-tri ditë që do të rrija në plazh. Ndërkohë që mua më kishte pushtuar frika dhe ligështia, ai e shikon mbarë e prapë librin dhe, pasi nuk mund ta lexojë dot, më pyet, tërë inat:

– Nuk është shqip?! Ç’dreq gjuhe është kjo?

– Frëngjisht, – mezi nxjerr të vetmen fjalë.

– Nuk të pëlqen shqipja ty? Të pëlqen gjuha e borgjezisë. Ti do arrestuar mu në vend. Pa dale pantallonat?

Asokohe, në qytete kishte pak të rinj kokëkrisur, që ndiqnin modën e kohës, të cilëve, kur i kapnin grupet e të rinjve revolucionarë, ua grisnin dhe ua shqyenin pantallonat. Njërit prej shoqëruesve, i thotë Perëndia në vesh se pantallonat e mia, nuk qenkëshin të modës (vërtet nuk ishin).

– Shoku R., nuk janë poture borgjeze, – i raporton ai.

Dhe unë, fare rastësisht, i shpëtova dhunimit fizik, aty, në mes të rrugës. Veç, dhunimi psikologjik e shpirtëror, tashmë, ishte kryer plotësisht.

– I kujt je ti? – pyet si i ndërkryer sekretari.

Kur i them emrin e tim ati, prishet në fytyrë dhe thotë:

– Hëm, yt atë ka qenë i pasur. Nga zemërgjerësia e partisë, shpëtoi pa u bërë kulak. Ama e dimë mirë se ai është i pakënaqur. Është me njolla në biografi. Edhe ti në gjurmët e tij do të ecësh. Por, po e lëvizët bishtin, partia do t’ua këpus kokën, si gjithë armiqve.

“Kulak”, “i pakënaqur”, “me njolla në biografi”, “reaksionar”, “armiku i klasës”, “borgjez”, “kontingjent i armikut”, “liberal”… O Zot, ç’terma të frikshme! Të kallnin datën.

Ndërsa po mundohesha të mblidhja veten, shikoj që sekretari, me një ecje nevrike dhe të tërbimtë, largohet tutje. Veç, unë kisha mbetur i plagosur.

S’kishte shumë që kisha lexuar “Pavioni Nr. 6”, të Çehovit. Nuk e kisha kuptuar dot Gromovin. Por, në ato çaste u ndjeva plotësisht Gromov.

Kështu pra, që kur isha njëzet vjeç, jeta ime filloi të shajtohet. Qysh atëherë nisi të më zymtohet edhe gjëja më e shtrenjtë, atdheu. Atë e sundonin një grusht njerëzish xhahilë, por të gjithëpushtetshëm. Ata ma rrethuan atdheun me tel me gjemba dhe banorët e tij i mjeruan e, i futën në bunkerë.

U ndjeva pa atdhe.

Dhe atëherë vendosa të arratisesha, të ikja sa më larg vendit tim të kthyer në burg. Ose do të vrisja veten. Por, çdo të ndodhte me të afërmit e mi, pas ikjes sime (s’kishte kurrfarë rëndësie nëse shpëtoja, më kapnin apo më vrisnin në kufi)? Ata i priste një kalvar i pambarimtë vuajtjesh dhe persekutimesh. Dhe nuk ika. Por as veten nuk e vrava. Sigurisht, nuk isha aq trim.

Dhe, për dekada të tëra, mbeta në mes të dhunës, përndjekjes dhe shkretisë shpirtërore. Injorantët, sakatët, mujsharët, mizorët i kisha kudo: mbi krye, përpara syve, pas shpine, në krah të majtë e të djathtë. Ata kontrollonin gjithçka tek unë: lëvizjet, veshjen, qethjen, ushqimin, fjalën, mendimet dhe ëndrrat e mia. Diktatura e egër e kishte nën kontroll absolut gjithë qenien dhe jetën time.

Ajo m’i gjakosi e m’i gjymtoi: rininë, energjinë, talentin…! Ajo vrau dashuritë e mia…! Ajo m’i burgosi mendimet, ndjenjat dhe shpirtin. Për të shpëtuar ç’më kishte mbetur, vendosa t’i ikja atij realiteti asfiksues dhe vrastar dhe të fshihesha në botën e librave. Ishte e vetmja arratisje që më mbetej.

Kësisoj, gjeta strehë tek realiteti plot ajër dhe dritë i Homerit, Servantesit, Shekspirit, Balzakut, Tolstoit, Pushkinit, Çehovit, Eseninit, Migjenit, Kadaresë, Jakov Xoxes, Hygoit, Mopasanit, Stendalit, Londonit, Gollsuorthit, Shollohovit, etj. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë, janë brutale, merren pleq peng, tue i shtrëngue, ja të bien djemtë, ja nuk i lëshojnë, kërkohet ushqim me imponim, mishra dhe...”! / Historia e panjohur e “Luftës Antifshatiste”

Next Post

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën...”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

Artikuj të ngjashëm

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos
Dossier

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 17, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 16, 2025
“Deli Janaqi dhe masakra e Paramithisë: Kush urdhëroi copëtimet dhe plaçkitjet në emër të hakmarrjes?”
Dossier

“Ish- ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; ‘çamët janë kriminelë lufte, se kanë bashkëpunuar me nazistët’, por a ishte bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia…”?!/ Refleksionet e studiuesit të njohur

July 16, 2025
Zbulohet biseda e Haxhi Lleshit: “Mehmeti qe gojtar dhe trim, por jo aq sa hiqej, ai vetëm Enverin e mua kishte frikë, se në Spanjë…”/ Proçes-verbali i takimit me historianin e njohur, korrik ‘82
Dossier

“Qëndrimi i Komitetit Qendror të PKSH-së ndaj Myslym Pezës, ka qenë negativ, shoku Miladin thoshte: ‘na duhen çetat partizane, mos humbim kohë e material për një kriminel…”/ Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 15, 2025
“Kur komandanti kampit, Çelo Arëza, e urdhëroi të lidhte një plak, kapter Mark ‘gjigandi’, iu kthye me fjalët që rrallë ndonjë xhelat i ka nxjerrë nga goja…”/ Historia e rrallë në burgun e Repsit
Dossier

“Gjatë mbledhjes, komisari i kampit të Spaçit, N. Kolithari, tha: kemi elementë armiq, si Uran Kalakulla, që ka ngritur këtu një parti social-demokrate, kurse B. Belishova dhe V. Lezho…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

July 16, 2025
“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
Dossier

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

July 14, 2025
Next Post
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën...”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme