• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur sekretari parë i Fierit, Pirro Gusho, gjatë mbledhjes i tha Koço Plakut, ‘ti je vëllai i armikut të popullit’, ai i’u përgjigj…”/ Dëshmia e kolegut që vuajti në burgjet politike

Nga Thanas Nasto

                                            Ky ishte veçse fillimi…!

Memorie.al/Pranvera, pa dyshim është stina më e bukur e vitit, por nganjëherë paraqitet dhe e pamëshirshme. Natyra bashkë me njerëzit zgjohet nga gjumi i dimrit. Gjeologet përgatiten për të dalë në terren, duke vendosur në çantat e tyre pajisjet e nevojshme: Hartën e rajonit, bllokun, busullën, çekiçin, etj.

Për mua ka qenë dhe është kënaqësi e veçante dalja në fushë, sepse ballafaqohesh direkt me gjeologjinë “e gjallë”. Në muajin mars; unë kam ditëlindjen, të cilën e kam  festuar si zakonisht në rrethin familjar, por jo rrallë dhe me kolegët e punës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Po në muajin mars të vitit 1975, unë me disa kolegë të mi, u përjashtuam nga Instituti Studimeve dhe Projektimeve të Naftës dhe Gazit. Pra ky muaj mbetet i paharruar për familjen time?!  ky ishte vetëm fillimi…! Ngjarjet u zhvilluan, sipas skenarit  të përpiluar nga diktatura e pamëshirshme komuniste.

Në situatën e një atmosfere të tensionuar, në një nga ambientet e Institutit, u mblodh organizata bazë e partisë. Kjo, nuk ishte mbledhje e zakonshme mujore, por ‘speciale’. Ajo organizohej me urdhër të Komitetit të Partisë së rrethit, por pa tjetër në bashkëpunim me Degën e Punëve të Brendshme.

Kjo mbledhje e organizatës bazë të partisë i ngjante seancave gjyqësore. Aty po ndëshkoheshin anëtarët e saj. Në qendër të goditjeve me akuza të sajuara, ishin gjeologët. Në sallën e mbledhjes, aty këtu, dalloheshin fytyra të panjohura, që me siguri ishin “delegate” nga Sigurimi i Shtetit. Ata lëviznin kokën sa majtas – djathtas, para dhe mbrapa, sikur ta kishin të  vendosur në kushineta. Njeri prej tyre në mënyrë brutale, më diktoi vendin ku të ulesha…?! Unë pa bërë naze u ula, ndërsa në krahun e djathtë, ngjitur me mua, u ul i pa njohuri.

Në krahun tim të majte, dy tre radhë para, ishte ulur Koço Plaku. Disa radhë prapa tij, qëndronin nëpër karrige: Beqir Aliaj, Protoko Murataj. Pas meje, anës murit, kishin zënë vend:  Rrapo Çela, Thanas Ziu etj.

Fytyrat e panjohura dalloheshin nga veshja dhe nga lëvizjet e shpeshta të kokës. Ata kishin pamje serioze. Në këto rrethana, secili prej nesh mendonte për veten e tij: A do të dilte “pa u lagur” nga kjo mbledhje me “ujë të qelbur”…!?

Prej disa ditësh, pëshpëritësh për veprimtari armiqësore në  ekonomi, veçanërisht në naftë, por asgjë nuk dihej me saktësi?! Në këtë periudhe kohe, unë kryesoja ekipin e paleogjeografisë. Në përbërjen e grupit ishin kolegët e mi: Rrapo Çela, Dhimitër Prifti, Irfan Bega.

Njerëz të mrekullueshëm, punëtore të palodhur, të sinqerte dhe me humor dhe si rrjedhojë i kësaj shoqërie e ndjeja veten të lehtësuar. Ekipi ynë nuk kishte detyrë primare për të projektuar puse kërkimi. Në fakt, unë gabohesha, sepse në akuzat “analizohej” e gjithë veprimtaria për kohën e punës si inxhinier.

Duhet të theksoj se gjatë procesit tim hetimor, unë dëgjova dhe kuptova shumë; dhe të gjitha ato, kam ndërmend t’i shtjelloj  në një shkrim të veçantë. Në sallë hyjnë si “triumfatorë”: sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit, Pirro Gusha, zëvendësministri i  Minierave dhe Gjeologjisë; Zenel Hamiti e nëndrejtori i Institutit, Petraq Xhaçka dhe zunë vend në presidium. Ata dukeshin me fytyra të vrenjtura dhe kërcënuese.

Këto figura të njohura, me siguri kishin njoftim të  hollësishëm; udhëzime konkrete dhe për masat që duheshin marrë  për persona të veçante. Piro Gusha dhe Petraq Xhaçka akoma nuk  e dinin, që dhe ata vetë, do të ishin në “tavën e armiqve”, por që i duhej të prisnin radhën?! Përkundrazi, tani për tani, Petraq Xhaçka duhej të merrej në mbrojtje, “nuk duhej ngatërruar me të tjerët”; theksohej në udhëzimet e ardhura nga lartë.

Koçua prej kohësh vuante nga zemra dhe nga shtylla kurrizore. Ai ecte me shpinë të përkulur dhe për këto ishte shtruar në spital disa here. Në një nga këto ditë, unë me Fatri Kadillin,  me vazo reçeli në duar, i shkuam për vizitë në spitalin e Fierit. Koçua kishte rënë shume moralisht; këtë e vërtetoi shprehja e tij: “Në qoftë se unë, nuk do dalë i gjallë nga spitali, ju lutem shumë, nga rroga ime, t’i jepni pesëqind leke Ilia Dhimullës, sepse ja kam borxh”. ‘Çfarë budallallëqe po thua ore Koço’?! U shprehëm njëherësh unë me Fatriun! Një gjigant si ti, e shemb spitalin, shërohu shpejt se na presin punët në Institut. Për ta ndryshuar bisedën i tregova një barcaletë. Ai qeshi pak, por përsëri mori pamje serioze.

Nuk me hiqet nga mendja akuza e shpikur për “grupin e sabotatoreve në naftë”. Unë isha nga gjeologet më të vjetër dhe vazhdimisht anëtar i Këshillit Shkencor, ku aprovoheshin puset e kërkimit. Në këtë këshillë çdo material, jepej me shkrim i shoqëruar me harta, profile të aprovuara nga grupet përkatëse, në bazë të një rregulloreje, shume rigoroze. Kush do ishte ai  burrë, që  t’i bënte gjeologet më të mirë të Institutit, në një mëndje për të aprovuar shpimin e një pusi në një rajon pa perspektiv?! Kjo është jashtë çdo llogjike.

Duke vazhduar fjalën e tij, Piro Gusha përsëriti disa herë, duke thënë se: “Në naftë ka veprimtari armiqësore dhe kryesisht në Institut. Specialistët këtu me dashje u janë shmangur zbulimeve të reja të vend-burimeve të naftës. Janë projektuar puse jashtë strukturave perspektive për naftë dhe gaz; me qëllim sabotues, duke dëmtuar ekonominë popullore”.

Akuzat ishin të fokusuara kryesisht në drejtim të Koço Plakut “Ti Koço Plaku, vëllai i armikut të popullit, do përgjigjesh për këto”, ju drejtua Pirrua, Koços. Koçua reagoi menjëherë: U ngrit nga vendi dhe me zë të dridhur tha: “Po të kisha mundësi, me dorën time, do t’ja shkulja gurgullin atij maskarai”!

Pastaj, Pirro Gusho, j’u drejtua Beqir Alisë, duke thënë se: “Edhe ty Beqir, çoç të dinim, por nuk dole gjë”!  Beqiri nuk reagoi. Duhet të përmend se, me ndërmjetësinë e Pirros, Beqiri, që banonte familjarisht në Patos, erdhi në Fier, komshi me sekretarin e parë, Pirro Gushon.

Pa dashje më shkuan sytë tek Koço Plaku. Ai, dukej shumë i shqetësuar dhe i nervozuar! Këtë gjendje shpirtërore ai e shprehte duke kafshuar buzën e poshtme. Kuptohej, që masa ndëshkimore më e rëndë, do t’i takonte Koço Plakut.

Sekretari i parë i rrethit, urdhëroi organizatën bazë të partisë, që të përjashtojë nga radhët e saj: Beqir Alinë, Koço Plakun dhe Protoko Muratin. Koçua j’u lutë organizatës bazë, që ta lejonin të bënte jetën e partisë si kandidat partie. Por si Koçua dhe Beqiri u përjashtuan unanimisht.

Përsa i përket Protoko Muratit, me qenë se Pirro Gusho, që i jepte tonin mbledhjes, nuk tha ndonjë gjë të veçante, pati diskutime, që ay mos të përjashtohej. Në mbrojtje të tij, diskutuan: Rrapo Çela, Thanas Ziu dhe ndonjë tjetër . Përkohësisht j’u arrit qëllimit, por pas disa ditësh dhe Protokua pati fatin e Koços dhe të Beqirit.

Pastaj u lexua lista e personave, të cilët përjashtoheshin nga Instituti. Të përjashtuarit, të nesërmen duhet të paraqiteshin  në Komitetin e Paritsë të rajonit Patos. Atje do të vendosesh për caktimin e tyre nëpër ndërmarrjet përkatëse. Këta ishin: Beqir Aliaj, Protoko Murati, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Thanas Nasto, Ded Marku, Dhimitër Stefa, Fatri Kadilli, Pal Nikolla, Bedri Kokomani, por siç tregoi jeta, ky ishte veçse fillimi i “shtegtimit” të gjeologeve.

Ditën e nesërme, qysh në mëngjes, shkuam në zyrat tona; për here të fundit. Në sirtarin tim të zyrës ku punoja; kisha disa  blloqe personale dhe një hartë gjeologjike të Shqipërisë. Gjatë  kësaj kohe, qëndronte pranë meje në këmbë, një ish miku im, por jo Irfani. Ai shikonte me kujdes se çfarë po merrja. Unë e kuptova, se ai kishte ardhur për mua, i dërguar nga “udhëheqja”; prandaj i tregova gjithçka dhe i thashë: po deshe kontrollo?!

Në Patos, për shpërndarjen tonë ishte caktuar një nga sekretarët e Komitetit te Partisë të rajonit: Kristaq Papa:  djalë shumë i mirë, me edukatë, i sjellshëm dhe me profesion inxhinier gjeofizik. Ai na shpërndau në ndërmarrjet e prodhimit:  Patos, Ballsh, Verri, Marinzë.

Protokon, Fatriun dhe mua, na caktuan në ndërmarrjen e prodhimit të Marinzës. Megjithëse në mbledhje për personin tim nuk u fol dhe nuk u diskutua fare, kjo mua nuk më qetësoi; sepse kushdo e  kuptonte, se përjashtimi nga Instituti, do të kishte avaze mbrapa. Duket, që unë isha në listën tjetër. Faktet e mëvonshme treguan, që kisha të drejtë.

Ajo që më lehtësonte sado pak, ishte fakti, që nuk isha i vetëm, por me shokë të devotshëm dhe të ndershëm. E kam provuar dhe në raste të tjera, se hidhërimi dhe dhimbja janë forta, kur je i vetëm. E ndjeja veten absolutisht pa faj, dhe shpresën e kisha tek Zoti i Madh./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 27 Janar

Next Post

“Oficerët e Sigurimit, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që inskenuan dënimin tim, duke më akuzuar se, UDB-ja…”/ Dëshmia e kosovarit që vuajti 20 vite në burgjet komuniste

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Oficerët e Sigurimit, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që inskenuan dënimin tim, duke më akuzuar se, UDB-ja…”/ Dëshmia e kosovarit që vuajti 20 vite në burgjet komuniste

“Oficerët e Sigurimit, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që inskenuan dënimin tim, duke më akuzuar se, UDB-ja…”/ Dëshmia e kosovarit që vuajti 20 vite në burgjet komuniste

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!