Memorie.al publikon disa shkrime të gazetave të Monarkisë së Mbretit Zog, si “Besa” me botues Fiqëri Rusin, etj., të cilat i bënin jehonë punës së madhe që bënte qeveria e asaj kohe për të promovuar turizmin kulturor me anë të miqve të Shqipërisë, si francezi Fernand Vaten, që kishte vizituar vendin tonë, i cili më 1935-ën, mbajti një konferencë me temë “Mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” në qytetin Sen Lloidt, ku ishte prefekt nderi, të cilat u pritën me mjaft interes, pasi ai pasqyroi resurset e mëdha turistike që ofronte vendi ynë për turistët e huaj, bëri dhe një historik të shkurtër që nga koha e ilirëve e deri më sot. Dhe konferencat publike të profesorit, Petraq Pepo në qytetin e Korçës, i cili çdo vit organizonte takime të ndryshme në sallën e kinemasë “Lluka”, me temë: “Turizmi dhe Shqipëria kulturore”, ku u fliste të pranishmëve mbi mënyrën se si duheshin thithur turistët e huaj në vendin tonë.
“Një konferencë mbi Shqipërinë”
Marrë nga gazetat frënge; “Le Courrier de la Manche” dhe “L’ Ouest-Eclair”
Në Sen-Elo (Saint-Le) qendër të Prefekturës së Manikës (Manche), të Mankës’ në të Vjeshtës’ së Tretë të vitit’ të kaluar, Zoti Fernand Vaten (Vatin) mbajti një konferencë mbi Shqipërinë përpara një rrethi të gjerë parajse Zonjash dhe Zotërinjsh. Zoti. F. Vaten, doktor në Drejtësi dhe Prefekt nderi, është nga të pakët të kombit’ të tij q’i ka shëtitur’ dhe shëtit botën, vetëm’ se vetëm’ që të shoh sa më shumë qytete njerëzish dhe t’u njoh mëndje dhe jetën. Përveç Francës dhe vendeve rreth e përqark. Zoti Vaten ka bërë rrugëtime të gjata në Europën’ e mezit’ në Europën e lemesë, në Sardenjë, në shumë krahina të Afrikës, duke qëmtuar lëndë të zgjedhur të qyshdo dore, që pastaj i bëhet gjësenda e vepravet’ të shuma që kanë dalur’ nga penda e tij. Përmbi dyzet vepra me lëndë të ndryshme, janë dëshmitarë të gjallë të zotësisë’ së tij si vëzhgimtar i thellë dhe si shkrimtar i palodhur.
“Udhëtimi në Shqipëri i francezit Vaten”
Në Shqipëri Zoti Vaten dhe Zonja e tij qëndruan për më shumë se një muaj kohë (në Gushtin e tërë gjer më 8 të Vjeshtës së Parë 1934) dhe shëtitën gjithë krahun e jugut duke pasur kështu ngeh dhe kohë të gjatë për të parë për së imti sende, që s’ka si shifen n’ një rrugëtim shkel e shko siç bëjnë shumica e të hujvet. Mu’ pra, këto kujtime shtroj para mbledhjes së zgjedhurë të Sen-Lloditë, duke zbukuruar fjalën e tij me pamje dhe fotografia që pat marrë në Tiranë, në Elbasan, në Berat, në Korçë e gjetiu. Konferenca që u zgjat për më se dy orë kohë, qe përkrahur nga Shoqëria e Arqeolohgjisë dhe u mbajt në sallën e madhe të festave të Bashkisë së qytetit. Bota që rrudhi për të dëgjuar fjalën plot hije dhe gjallnijë të ligjëruarit të shquar qe aq shumë, sa mezi mundi të gjej vend në atë sallë, përndryshe tepër e gjerë. Është me aftë të shënojmë se konferenca nisi me një përmbledhje të historisë, së vjetër dhe së vonë të Shqipërisë. Zoti Vaten nuk la në harrim as rrënim, e shkretimet që i kanë lënë luftërat të fundit, në të cilat bijtë e saj nuk patën dorë aspak, mu si nuk patën dorë as në luftat më të hershme kur sundimtarët të huajë erdhën e danë ngarravijat të vehta në fushat e Shqipërijsë. Zu në gojë luftën e Qesarit kundër Pompejt rreth e përqark Durrësit’ dhe luftën afër Sarandës’ ku Antoni që kishte me vehte dhe Kleopatrënë, mbretëreshën e fundit’ të Misritë, prej gjaku shqiptar. Për Shqipërijën e sotme Zoti Vaten tha se nga gjate e gjerë është afro një shkallë e mesme me Belgjikën e Shvicrrën; po sikur të qe të mblidhesh i tërë kombi shqiptar ndënë një të vetëm sundije kombëtare, kufizat e Mbretërinjës’ së tij’ së lirë gjan zgjeroheshin gjer dy fije më tepërë, nga që janë të shumtë shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijavet të sotme në Jugoslavijë dhe në Greqisë.
“Vend i bukur ku mbretëron qetësija”
Vëndi është i bukur për t’u shkruarë dhe cosa pika munt të vihet krah për krah me Shvicrënë. Toka është pëllore dhe me pak më shumë kujdes shpërblen me duarë plot djersën që i derth njeriu; gjithë prodhimeve të Europës së Perëndimit vijnë në Shqipërijë, dhe vijnë me vërshë dhe të dorës së mirë. Dhe gjith kafshët shtëpijake që njeh Evropa rriten dhe bëjnë ondije në tokën e Shqipërijës. Rrugët janë të shtruara për të lëvrijtur anë e mbanë automobilat, të cilat në Shqipërijë zënë vendin e udhëvet të hekurta që sot për sot i mungojnë. Qetësija dhe sigurija janë të plota. I huaji, pra, munt të rrugëtonjë dhe me lehtësijë edhe pa kurrë farë friket, qoftë ditën qoftë natën. Gjindja në mënyrë të përgjithshme është zemër e derëçelur për të huajtë, të cilët gjejnë gjithkund vënt për të bujtur, të pajuar, me shumën e herës me të gjitha lehtësijat të jetës së sotme; vetëm ndër vise të mënjanuara, o ndër malësija munt të shënohen mungesa mbi këtë pikë.
“Tirana, kryeqyteti duke u rritur”
Kryeqyteti i Mbretërijës është Tirana, një qytet i vogël që vete duke u rritur dhe duke u përsëritur dhe duke u zbukuruar dita për ditë. Projti i kryefillmë është Durrësi; pas tij vijnë Vlora, Saranda dhe Shën-Gjini; në të gjitha këto projte zënë tok për ditë vaporat të shoqërijavet detare të Italijës dhe Jugoslavijësë. Shqiptarët kanë rrënjën nga Pelëshgjetë q’ë shumë shekuj para kohës së Krishtërimit, patën zbritur nga Azija e afërt dhe zunë vënt në gjthë krahinat t’ë Ballkanisë duke ushtrirur gjatë Dalmacisë gjer në bregun e tejmë të Detit të Bardhë, në shumë krahina të Italijës. Peleshgjit, ushdukën’ nga gjithë këta vise, duke u tretur ndër kombe t’jerë që mësyjnë vendet njeri pas jetritë’ vetëm në Shqipërijë rrojnë sot nipërit e tyre.
“Shqiptarët burra trima, të shquar e të pashëm”
Shqiptarët janë burra të pashëm, të shëndoshë, zemërgjerë, derëçelur, trima me lëndijë të madhe për çdo sent që i takon lirijës dhe nderit. Ky komp që lëngojë për pesë shekujsh kohë ndënë zgjedhën e Tyrqvet, ka qitur në dritë njerëz të mëdhenj në çdo degë veprimi të njerzsisë. Fletët të historijës kujtojnë shumë emra Shqipëtarësh që ushquan si prijës ushtrijash si politikanë të hollë si qeveritarë të zotë. Pas shlirimit të vendit nga zgjedha e huaj dhe sidomos pasi u shpërndanë retë e zeza të luftës së madhe, Shqipërija u vu në rrugën e përparimit në të gjithë degat e jetës njerëzore. Ky përparim po zhvillohet me çapa viganjsh që ditën që mori frerin e qeverimit L. M. e Tijë, Mbreti Zogu i I-rë. Janë pemët të zotsijës së Tij të palodhura gjithë sa shifen sot në Shqipërijë, të cilën e pat mbuluar mjerimi pas luftavet të fundit. Është mëndja e gjërë e L. M.së Tij Mbretit dhe krahu i Tij i pushtetshëm që dijti me anën e një qeverrimi të fortë po njëherit dhe atëror, të zhvillojë dhe të rregullojë çapat’ të Kombit të tij’ në rrugën e jetës Kombëtare.
“Harmonia fetare”
Për nga ana e fes, Shqiptarët janë për dy të tretat Myslymanë dhe për nj të tretat të Krishterë (Ortodoksë e Katolikë) po të gjithë kanë sinjë të gjallë në zëmër mallin e atdheut, që i vëllazëron, dhe të gjitha janë prapa Mbretit të tyre në luftën e rrebtë së cilës i është përveshur L. M. e Tij Zogu i I-rë për të kaoatitur me çdo mënyrë jetën e kryembëvetës të kombit të Tijë dhe për të prijtur në rrugën e lumturijës”.
(Gazeta “Besa”, e Mërkurë 16 Nëndor 1935)
Konferencë e Z. Prof. Petraq Pepo, me themën “Turizmi dhe Shqipëria Kulturore”
Pardje të dielën, në lokalin e cinemasë “Lluka” të këtij qyteti. Z. Prof. Petraq Peppo, mbajti, para, një shumice populli dhe intelektualësh, konferencën e paralajmëruar me themën “Turizmi dhe Shqipëria kulturore”. Shqipëria-filloi të flasë z. Peppo-përpara Luftës Ballkanike ishte pak e njohur dhe e konsideronin këtë si një vend të shkretë ku banonte një popull kusarësh, por tani ka vjete që janë botuar shumë libra që flasin mi të vërtetën e këtij vendi, andaj Shqipërija po njihet më tepër. Po megjithë këtë vendi ynë nuk tërheq aq turistë sa tërheqin shtete të tjera të Ballkanit, megjithqë Shqipërija në mesjetë tërhiqte shumë më tepër të huaj, sepse vendi t’onë si fort mirë dihet, ndodhet në boshtin e Mesmë të Detit Mesdhe dhe është aq largë Sirisë sa edhe Gjibraltarit. Veç kësaj-vazhdoi Zoti Peppo-Shqipërija megjithqë është një vend malësor, nuk është një ndalim për udhëtarët se ka lugina që i bien kryq dhe është vendi në Ballkan që i afrohet miq tepër Evropës së qytetëruar. Andaj ndodhemi në një gjendje t’ë favorshme për të tërhequr turistët, pse sot turismi është zhvilluar shumë dhe shumë shtete kanë fitime të mëdha nga të huajt, sipër shembull zvicerianët dhe grekët. Për këtë qëllim-theksoi Zoti Peppo-u formua në Tiranë një Zyrë Turistike por që të sjellë kjo zyrë efektet e duhura, duhet që antarët e saj të sjellin një kujdesje të veçantë dhe të krijojnë punët me sistem. Midis shumë gjërave-thotë konferencieri–që tërheqin tursitë, është dhe arhelogjia dhe arti. Shqipërija në pikëpamjen e arheologjisë qëndron në dorën e parë, se në kohërta e vjetra guxojmë të themi, vendi tonë ishte zemra e qytetërimit dhe për këtë mjafton të kujtohen qytetet që lulëzuan asi kohe si Scodra (Shkodra) Metallum (Shën Gjini) Buthrotum (Butrintoja) Apollonia (Pojani) etj. Shqipërija që në kohrat prehistorike dhe protohistorike banohesh, se arheologët e ndryshëm e të shumtë kanë gjetur sende gjithfarësh që përdornin njersit e asaj kohe. Në Butrinte, shton konferencieri, janë gjetur sende që përdorin Ilirjanët, gjë interesante për ne se na provon që përpara se të huajt të vinin në vendin tonë, ky banohesh prej gjyshërve tanë Ilirjanë. Gjithashtu janë gjetur shumë tumuli në vënde të ndryshme të Shqipërisë dhe nuk duhet harruar se epoka greko-romane, sjell një kujdes të madh për vendin t’onë se qytetërimi arrin kulmin, arti, skalaktika dhe arkitektura u përhapën aq shumë, sa vlefta e tyre krahasohet me veprat e qyteteve më të famshme t ‘asaj kohe. Këtu konferencieri zhvilloj gërmimet arheologjike që janë bërë në Butrintio dhe në Apolloni, foli p.sh. mbi Portikën që është 77 m. e gjatë që u zbulua në Pojan, mbi kokën prej mermeri të Oktavit, mbi statujën e Ceres-it, mbi kokën e mermertë të një gruaje. Mbi Seramikët, mbi Mozaikët, Bas-relief që u zbuluan po ashtu në Pojan etj etj. Vazhdoi pastaj dhe përhapi gjat e gjerë mbi mithollogjinë e Butrintos “Buhtrati açedimus urben”, foli mbi Eneidën, Piron, Andromakën etj., si edhe mbi sendet e ndryshme që janë gjetur në gërmimet e bëra në këtë vend, të cilat rradhiten në moshën e gurit e të tunxhit, mbi epokën klasike, mbi muret e Akropolit, sidomos mbi portën monumentale q’i përngjan shumë Porta Scea të Trojës para së cilës u zhvillue dyeli legjendar midis Arhileut dhe Ektorit, duke u zgjatur edhe në gërmimet e vitit 1931, të cilave u dha rëndësi të veçantë sepse këto gërmimje zbuluan një Theatër madhështor, zhvilloj pjesët e kësaj theatroje dhe përshkoj në pikëpamjen poetike, kokën me një famë të përbotëshme, q’u zbulua në ato gërmime, e që u quajt, La Dea di Butrinto. Konferencieri përshkrojti përgjithsisht arhitekturën dhe pikturën e kishave dhe veçanërisht u tha se në disa kisha gjenden shënjtorë që kanë veshje Shqiptare, gjë që na provon se artisti ishte influencuar prej zakoneve të vendit t’onë. Foli gjithashtu edhe mbi Xhamitë edhe minaret të cilat i përshkojti si në pikëpamjen e arhitekturës ashtu dhe të pikturës dhe shpjegoj me mjeshtëri dekorin epigrafik të letrave arabe në Teqenë e Krujës. Zhvilloj bukur e mirë fortesat në Shqipëri, artin e grave, të qilimave, të tapetave, me të cilat i gjeti shumë interesante si nga subjekti ashtu dhe nga stili. Më pas shpejgoi edhe stolisjen e veshjes Shqiptare dhe zbukurimet e armëve, si dhe punimin e hollë të argjendit. Më në fund, konferencieri t’onë i çquar, me talentin e tij të bukur e me një gjuhë t’ëmbël, provoj se Shqipërija është vendi turistik i dorës së parë, si nga natyra që krahasohet me Zvicrrën, si nga aherollogjia që nuk ka frikë t’i dalë ballë hapur Greqisë, por duhet të bëhet një propagandë e madhe dhe e pareshtëshme që të tërheqim turistët, të cilët kur të vinë në Shqipëri, do të na kujtojnë, do të na duan e do të lënë miliona e do t’i tregojnë botës se jemi një popull që kemi vendosur të jetojmë të lirë dhe të lumtur. Shtojmë me këtë rast të bukur se vetë Zoti Prof. P. Peppo, është i vetmi nga arsimtarët e këtij qyteti, që vit për vit pa u kursyer as pak, mban nga dy tre konferenca publike, mbi subjekte të ndryshme q’i intersojnë shumë vendit t’onë. Por nuk duhet harruar se Profesori t’onë i mirnjohun edhe si arsimtar e ka përmbushur plotësisht detyrën e tij; me shumë sakrifica ka shpurë nxënësit të Lyceut në Berat, Muzeumin e Fierit, në Pojan, Mborje, Voskopojë e gjetkë, ku ka shpejguar në vënd qytetërimin e vendit t’onë në kohë të kaluar. Për të gjitha këto, Profesori t’onë i palodhshëm është për t’u lavdëruar dhe nuk i duhet kursyer përkrahja e duhur në raste të tilla./Memorie.al