1916 – Vdes në moshën 65 vjeçare, Herbert Kitchener. Kitchener, ishte një oficer i lartë i Ushtrisë Britanike dhe administratori kolonial, i cili fitoi fame të keqe për fushatat e tij perandorake, veçanërisht sidomos politikën e tij të djegur të tokës kundër Boerëve dhe krijimin e kampeve të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Boere.
1947 – Gjatë një fjalim në Universitetin e Harvardit, Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Marshall bën thirrje për ndihmë ekonomike për Evropën e shkatërruar nga lufta. Shtetet e Bashkuara transferuan mbi 12 miliardë dollarë në programet e rimëkëmbjes ekonomike në Evropën Perëndimore pas përfundimit të lufëts.
1958 – Lind në Kishinev, Avigdor Lieberman. Lieberman, është një politikan izraelit me origjinë sovjetike që shërbeu si Ministër i Mbrojtjes i Izraelit nga 2016 deri në 2018. Më 14 nëntor 2018, ai dha dorëheqjen për shkak të armëpushimit në Gaza të cilin e karakterizoi si “dorëzim i terrorit”. Ai shërbeu si Ministër i Jashtëm i Izraelit në vitet 2000.
1968 – Kandidati presidencial Robert F. Kennedy, vritet nga Sirhan Sirhan. Kennedy vdiq në Spitalin “Good Samaritan” 26 orë më vonë. Arma i përkiste 24-vjeçarit Sirhan Sirhan. Në 1969, Sirhan u dënua për vrasjen e senatorit dhe u dënua me vdekje. Dënimi i tij më pas u ndryshua, dhe u konvertua në burgim të përjetshëm në vitin 1972.
1975 – Mbretëria e Bashkuar mban referendumin e parë të vendit për anëtarësimin në Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE). Ky ishte referendumi i parë kombëtar që u mbajt ndonjëherë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të paktën deri pas 41 vitesh kur po në këtë vënd u mbajt referendumi tjetër. Kësaj here, ky votim do të bëhej për daljen nga BE.
1989 – Një person i paarmatosur, ndalon përparimin e një kolone avancimi të tankeve për më shumë se gjysmë ore pas protestave të Sheshit Tiananmen të vitit 1989. Ai konsiderohet një nga imazhet më ikonike të të gjitha kohërave. Nuk ka asnjë informacion për identitetitn dhe fatin e mëtejshëm të këtij personi apo të ekuipazhit ushtarak të tankeve.
1997 – Fillon Lufta Civile në Republikën e Kongos. Lufta shërbeu si vazhdim i luftës civile të 1993-94 dhe përfshiu trupat paraushtarake që përfaqësonin tre kandidatët politikë. Konflikti përfundoi pas ndërhyrjes së ushtrisë angolane, e cila riktheu në pushtet ish-presidentin Denis Sassou Nguesso. Në këtë luftë vdiqën mbi 25 mijë vetë.
2017 – Gjashtë vende arabe – Bahreini, Egjipti, Libia, Arabia Saudite, Jemeni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për destabilizimin e rajonit. Katar pranon se ka ofruar ndihmë për disa grupe islamike, por mohon të ndihmojë grupet militante të lidhura me al-Kaedën ose Shteti Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL).